Si tė theksojmė buzėt me ngjyrėn qė u japim? Buzė me volum tė plotė, tė vijėzuara mirė me efekt tė njomė. Ja si tė zgjedhėsh e tė aplikosh masėn dhe ngjyrėn sipas rezultatit qė kėrkon tė marrėsh.kisskiss
Buzėkuqi MAT
Kjo lloj e kuqe ėshtė njė nga nuancat mė trendy tė stinės dhe shkon shumė nė kontrast me njė lėkurė tė pastėr dhe sy tė shndritshėm.
Kėshilla
Nga buzėkuqi ngjyrė mat, merr ngjyrė me furēėn e sheshtė tė buzėve dhe vendose fillimisht nė buzėn e sipėrme, pastaj nė atė tė poshtme, duke u pėrqendruar mė pas nė qendėr pėr tė dhėnė njė efekt zemėr. Pėrsėriteni dy herė pėr tė intensifikuar ngjyrėn.

Ngjyra e pjeshkės
Njė truk i butė, por i realizuar mirė: buzėt e lyera, nė nuancė rozė nė pjeshkė natyrale, tė japin nė efektin final njė pamje klasike.
Kėshilla
Apliko njė buzėkuq stick dhe pėr ta zmadhuar dritėn e ngjyrės mbivendos njė shkėlqyes transparent me anė tė njė peneli, sidomos nė qendėr tė gojės.

E kuqja e thellė me shkėlqim
Njė buzėkuq i errėt por shumė i shndritshėm, me konturet e vijėzuar mirė ėshtė i kėshillueshėm dhe pėr ato qė kanė buzė tė holla.
Kėshilla
Pėr tė pėrfituar efektin volum, zgjidh njė laps mė tė errėt pėr ta pėrhapur vetėm anash buzėve. Nėse bėhet fjalė pėr njė trukim darke, mbi ngjyrėn e ndezur kaloni njė shkėlqyes tė tejdukshėm, gjithmonė nė qendėr tė gojės.

Rozė e lehtė
Ideale pėr ditėn, u shkon biondeve dhe atyre qė kanė lėkurėn e fytyrės tė pastėr.
Kėshilla
Pėr tė pasur buzė tė lyera me njė tė kuqe natyrale, butėsi dhe volum tė plotė, zgjidh njė xhel dhe aplikoje me gishtėrinj, nė fillim sipėr dhe pastaj poshtė, nga qendra.
