
Khamenei mbėshtet Ahmedinejadin
Udhėheqėsi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ėshtė drejtuar lutjeve tė sė premtes pėr tė qetėsuar protestat masive tė paprecedenta lidhur me rezultatin e debatueshėm tė zgjedhjeve presidenciale.
Ai ka shprehur mbėshtetjen pėr presidentin Ajmedinejad pas protestave.
Ajatollahu po mban njė fjalim tė pazakontė nė Universitetin e Teheranit. Kjo po ndiqet me interes jo vetėm pėr atė qė do tė thotė, por edhe pėr mėnyrėn sesi iranianėt do ta dėgjojnė Udhėheqėsin Suprem.
Nė komentet e tij tė para nė fjalimin e tij qė kishte tė bėnte drejtpėrdrejtė me zgjedhjet Khamenei lavdėroi popullin iranian pėr pjesėmarrjen e lartė nė votime. Ai e quajti atė njė demonstrim tė fuqishėm tė faktit se populli i Iranit e donte shtetin e vet.
Udhėheqėsi suprem akuzoi armiqtė e Iranit se po pėrpiqeshin tė hidhnin dyshime nė zgjedhjet dhe tė thyenin besimin midis njerėzve dhe shtetit tė tyre. Ai tha se zgjedhjet ishin zhvilluar nė njė frymė tė konkurrencės sė lirė dhe transparente.
Udhėheqėsi suprem tha se mendimi i tij nuk i ishte pasqyruar njerėzve - ata vendosėn pėr vete se kush do tė dėshironin tė bėhej president, dhe miliona nė secilėn anė kishin vendosur pėr kandidatin e tyre. /bbc/