
Kleriku kritik vritet nė sulm vetėvrasės
Njė sulm, vetėvrasės nė njė shkollė tė njohur islamike nė qytetin Lahorė tė Pakistanit ka shkaktuar vrasjen e njė kleriku qė ishte pėrgjegjės atje.
Dr Sarfaraz Naeemi, njė prej akademikėve mė tė njohur sunitė tė Pakistanit, ishte i njohur pėr qėndrimet e tij tė hapura kundėr sulmeve vetėvrasėse dhe ka denoncuar aktivitetet e talebanit si joislamike.
Ai gjithashtu ka shprehur mbėshtetjen pėr ushtrinė pakistaneze nė operacionet e fundit ushtarake nė luginėn Swat dhe nė vendet e tjera.
Kryeinspektori i policisė nė rajonin Penxhab, Saleem Dogar qė e njihte klerikun, tha se incidenti nuk pėrfaqėsonte njė lėvizje pėr mė shumė sulme ndaj xhamive. Ai tha se asnjė mysliman nuk do tė mund ta sulmonte vendin e lutjeve.
"Mund tė jetė njė reagim pėr ēdo gjė. Asnjė mysliman nuk mund ta bėnte kėtė jashtė shtėpisė sė lutjeje apo njė xhamie, qė janė parajsa e njohurisė dhe qė na mėson ne gjėra e mira pėr besimin", tha kryepolici. /BBC/