
Kongresi amerikan dėnon shtypjen e demonstratave nė Iran
Ligjvėnėsit amerikanė miratuan njė rezolutė, e cila dėnon shtypjen e demonstruesve nė Iran dhe ndalimin e mediave tė lajmeve dhe tė komunikimit nė vend.
Dhoma e Pėrfaqėsuesve e Kongresit amerikan miratoi me 405 vota pro dhe 1 votė kundėr rezolutėn qė dėnon vazhdimin e dhunės kundėr demonstruesve nga ana e qeverisė dhe milicive pro-qeveritare.
Kjo rezolutė ėshtė pėrgjigja mė e ashpėr deri tani e zyrtarėve amerikanė, pas deklaratave tė kujdeshme pėr disa ditė me radhė nga e administrata Obama lidhur me zgjedhjet e kontestuara. Mbėshtetėsit kryesorė tė rezolutės i kanė kėrkuar administratės Obama qė tė mbajė njė qėndrim mė tė ashpėr ndaj shtypjes sė protestuesve nga qeveria e Teheranit.
Po sot, Bashkimi Evropian shfaqi shqetėsim serioz rreth pėrgjigjes sė qeverisė iraniane ndaj demonstruesve, duke vėnė nė pikėpyetje ligjshmėrinė e rizgjedhjes sė Presidentit Mahmoud Ahmadinejad.
Me anė tė njė deklarate tė pėrbashkėt sot, udhėheqėsit BE-sė i bėnė thirrje qeverisė iraniane qė tu njohė tė gjithė qytetarėve tė drejtėn pėr tė demonstruar dhe pėr tu shprehur nė mėnyrė paqėsore. /VoA/