
Kremrat hidratuese tė cilat ēdo ditė i pėrdorin miliona njerėz kanė shtuar rrezikun pėr zhvillimin e llojeve tė ndryshme tė kancerit tė lėkurės.
Hulumtimet e realizuara nga njė grup shkencėtarėsh nė Universitetit Rutgers nė New Jersey kanė treguar se kremrat hidratuese kanė shtuar veprimin kancerogjen tė rrezeve tė diellit, gjegjėsisht tė rrezeve ultravjollce, ndaj tė cilave janė ekspozuar minjtė eksperimentalė.
Eksperimentet janė realizuar nė atė mėnyrė qė minjtė janė ekspozuar ndaj njė sasie tė madhe te rrezeve ultravjollce, aq sa njeriu mund tė absorbojė gjatė jetės sė tij, dhe pastaj janė lyer me kremra hidratues. Rezultatet kanė treguar se kėto kremra kanė rritur rrezikun pėr shfaqjen e ndonjė lloji tė tumorit pėr 69%.
Pas kėtij eksperimentimi, autorėt e studimit kanė pohuar se nė tė ardhmen veprimi negativ i kėtyre kremrave duhet tė vėrtetohet edhe te njeriu. Ndėrsa deri sa tė ndodh kjo ata rekomandojnė qė kėta kremra duhet tė pėrdoren sa mė rrallė.