Collapse column



Krimet Komuniste Nė Shqiperi

AlbStars/Krimet Komuniste Nė Shqiperi => Dėshmia e 82-vjeēarit Haziz Toro, lidhur me historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist. Nga arratisja e vėllait, Qaniut, ekzekutimi

Author Topic: Krimet Komuniste Nė Shqiperi  (Read 3825 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« on: April 17, 2008, 04:47:49 PM »
Dėshmia e 82-vjeēarit Haziz Toro, lidhur me historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist. Nga arratisja e vėllait, Qaniut, ekzekutimi i Rrushitit dhe burgosja e tre nipėrve

"Si e ekzekutuan vėllanė tim para naftėtarėve tė Patosit"



Dashnor Kaloēi

I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė pa u internuar, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Nė kėtė kohė, vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi bėri pesė vjet internim me gjithė familjen e tij nė Krujė, u lirua dhe shkoi nė Patos ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė se pas pak ditėsh atė e nxorrėn pėrpara kolektivit dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe akuzuar si sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit me gradėn e togerit (L.S.) nxorri pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vėnd, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 82-vjeēari Haziz Toro me banim nė qytetin e Fierit, i cili rrėfen tė gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij me origjinė nga Kurjani i Mallakastrės, qė pėr afro gjysėm shekulli me radhė u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po kush ėshtė, Haziz Toro, cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut dhe nė periudhėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė? Pėrse regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nė fundin e vitit 1944 filloi hakmarrjen ndaj tyre dhe cili ishte fati i pjesėtarėve tė asaj familje mallakastriote nga viti 1944 e deri nė shėmbjen e regjimit komunist?

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #1 on: April 17, 2008, 04:48:09 PM »
 Torot, mbėshtetės tė Monarkisė

Haziz Toro u lind nė vitin 1920-tė nė fshatin Kurjan tė Mallakastrės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Njė ndėr burrat mė tė dėgjuar tė asaj familje, ka qenė Emin Toro, i cili u lind rreth viteve 1850-tė dhe pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Turqi ku dhe u diplomua nė Jurisprudencė. Nė atė kohė qė Emini studjoi nė Turqi, po nė degėn e Jurisprudencės tė Universitetit tė Stambollit, ishte dhe njė nga kushėrinjtė e tij, i quajtur Salih Toro. Pas diplomimit me rezultate tė shkėlqyera, Salihu u kthye nė Shqipėri dhe nė vitin 1921 ai u thėrrit nė Tiranė dhe u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Degės Civile nė Gjykatėn e Diktimit, siē quhej Gjykata e Lartė asokohe. Nė vitet e fundit tė jetės, Emini u kthye nė vėndlindjen e tij nė Mallakastėr ku dhe ndėrroi jetė rreth viteve tė para tė shekullit tė kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, tė cilėt pas vdekjes sė tė jatit, u morėn me administrimin e pasurisė sė familjes sė tyre qė ishte mjaft e madhe. Nga tė dy djemtė e Emin Toros, vetėm Rizai bėri emėr tė madh pasi u mor me politikė dhe nė atė kohė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė krahinėn e Mallakastrės. Ndėrsa djali tjetėr i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua pėr Financė nė Turqi, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, shėrbeu si toger i Financave nė doganėn e fshatit Bllatė tė Prefekturės sė Dibrės. Rizai qė ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe tė tre vėllezėrit, studjuan e u diplomuan nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Ndėrsa pas diplomimit nė atė shkollė, Qaniu me Rrushitin filluan punė tė ndryshme, nė fundin e viteve '30-tė, Hazizi fitoi njė tė drejtė studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe dhe shkoi nė Itali ku u regjistrua nė Fakultetin e Agronomisė pranė Universitetit tė Bolonjės. Por pas mbaroi vitin e parė me rezultate shumė tė mira, Hazizi i ndėrpreu mėsimet dhe u kthye nė Shqipėri, me synim pėr tė marrė pjesė nė Lėvizjen Antifashiste.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #2 on: April 17, 2008, 04:48:27 PM »
 Familja Toro e gjitha me Luftėn

Gjatė periudhės sė Luftės, nė vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro e Kurjanit, e cila asokohe bėhej rreth 12 shtėpi, u lidh me Lėvizjen Antifashiste. Ajo familje nė atė kohė kishte miqėsi tė ngushtė me disa nga shtėpitė e para tė Mallakastrės, si atė tė Bektash Bej Ēorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Ēorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirėt, Klosėt etj. Po kėshtu pėrveē kėtyre familjeve tė njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirė miqėsinė e saj edhe me familje tė tjera tė njohura si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atė tė Ali Maliq Agollit nė Dibėr. Lidhur me kėto e qėndrimin e asaj familje gjatė periudhės sė Luftės, 82-vjeēari Haziz Toro, dėshmon: "Qė nė prillin e vitit 1939-tė, e gjithė familja jonė e shprehu hapur indinjatėn kundėr pushtimit fashist tė vėndit dhe aty nga viti 1942, vėllai im Qaniu, u muar me organizimin e Grupit tė Parė partizan tė krahinės sonė tė Mallakastrės, duke u emėruar dhe komandant i atij formacioni tė armatosur. Nė atė kohė nė pėrbėrje tė atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckėn, tė cilėt mė pas u bėnė udhėheqės kryesorė tė formacioneve mė tė mėdha tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare. Gjatė periudhės sė Luftės, familja jonė kishte disa hasmėri tė vjetra me familjen e Isa Toskės dhe ato u shtuan akoma dhe mė shumė, pasi vėllai ynė, Qaniu, doli nė mal nė krye tė Grupit tė Parė partizan tė Mallakastrės. Nisur nga ky fakt, IsaToska i cili kishte edhe mbėshtetjen e italianėve, shfrytėzoi rastin dhe na i dogji shtėpitė tona nė fshatin Kurjan. Aty nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrėveshjen e Mukjes dhe filloi pėrplasja e hapur nė mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonė u tėrhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kėsaj ne mbajtėm anėn e forcave nacionaliste dhe vėllai ynė, Qaniu, qėndroi me disa forca nacionaliste ku bėnte pjesė dhe Ismail Ēorushi, tė cilat kishin ndėrprerė ēdo lloj bashkėpunimi me partizanėt", kujton 82-vjeēari Haziz Toro, lidhur me periudhėn e Luftės, ku familja e tij mbajti anėn e forcave nacionaliste.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #3 on: April 17, 2008, 04:48:47 PM »
 1945, internimi i Torove

Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, regjimi komunist qė erdhi nė fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atė me tė gjitha mėnyrat. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: " Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, qė nė dhjetorin e vitit 1944, familja jonė u gjend nėn terrorin e komunistėt qė erdhėn nė pushtet, tė cilėt menjėherė filluan hakmarrjen ndaj familjes sonė. Qė nė fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht nė qytetin e Krujės, ku bashkė me shumė familje tė tjera, na mbanin nėn kontroll tė vazhdueshėm. I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė nga viti 1943 kur ai u distancua nga partizanėt dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qėndroi disa kohė nėpėr male, aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Aty nga viti 1950-tė, Qaniu u inkuadrua nė rradhėt e Kompaninisė 4000, e cila ishte instaluar nė disa kodrina nė periferinė e qytetit tė Mynihut. Ajo kompani qė kishte njė efektiv prej 4000 personash nga tė gjitha vėndet e Europės Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarė, tė cilėt stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. Qaniu qėndroi nė atė kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri fare pas tradhėtisė qė kishte bėrė, Kim Filbi, agjenti britanik qė punonte pėr sovjetikėt. Pak kohė mė vonė, vėllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos nė SHBA-ės ku jetoi deri nė vitin 1982", kujton Haziz Toro atė kohė pas mbarimit tė Luftės, kur komunistėt filluan hakmarrjen ndaj familjes sė tyre dhe i internuan nė qytetin e Krujės.

Ekzekutimi i Qaniut nė Patos

Deri aty nga viti 1950-tė, familja Toro vazhdonte tė qėndronte nė internime sė bashku me shumė familje tė tjera tė cilat komunistėt i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por nė vitin 1950-tė, kur Qani Toro u inkuadrua nė formacionet e bazave ushtarake qė stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr t'u hedhur si diversantė nė Shqipėri, ndaj asaj familje filloi njė goditje akoma dhe mė e ashpėr. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: "Nė fillimin e vitit 1950-tė, pasi plotėsuam pesė vjetėshin e parė tė dėnimit nė internim, ne na hoqėn nga Kruja dhe na internuan pėrsėri duke na shpėrndanė nėpėr vėnde tė ndryshme. Mua me gjithė familjen time mė ēuan nė Kalanė e Porto-Palermos, ndėrsa vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi u lirua shkoi nė Patos, ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė, sepse si duket iu mėsua biografia qė ai nuk e kishte treguar. Pas kėsaj Rrushitin e nxorrėn pėrpara kolektivit ku kishte filluar punė dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit tė Degės sė Brendshme tė Mallakastrės, i cili mbante gradėn e togerit, (L.S.) nxori pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vend, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi tė gjithė ata puntorė qė i kishin mbledhur apostafat aty, por asnjėri nuk mund tė reagonte pasi i gjithė vėndi ishte i rrethuar qė mė pėrpara nga forca tė shumta policore", kujton Haziz Toro, lidhur me vrasjen tragjike tė vėllait tė tij, Rrushitit, nė fillimin e vitit 1950, kur atė e ekzekutuan barbarisht nė sy tė naftėtarėve nė periferitė e qytezės sė Patosit.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #4 on: April 17, 2008, 04:49:08 PM »
 Burgoset Ēezari, Qazimi e Ylviu

Vrasja barbare e Rrushit Toros nė atė kohė, e rėndoi akoma dhe mė shumė gjėndjen e fisit tė tij, pasi tė gjitha familjeve Toro qė nė atė kohė ishin tė internuara, u pėrmėndej shpesh duke u thėnė se kishin njė njeri tė pushkatuar nga Partia. Lidhur me kėtė, Haziz Toro, dėshmon: "Pas vrasjes sė Rrushitit, unė qėndrova i internuar nė Porto-Palermo,deri nė vitin 1956. Nė atė vit, mua mė ēuan nė fshatin Plug ku dhe u krijova familje duke u martuar me vajzėn e Ali Maliqit (Agollit) me tė cilėt ne kishim miqėsi tė vjetėr. Nė atė fshat ne qėndruam tė internuar deri nė vitin 1967 dhe nė atė vit ne na liruan nga internimi e na kthyen nė fshatin tonė Kurjan. Nė atė kohė aty u grumbulluam tė gjitha familjet e fisit tonė qė kishim qenė nėpėr internime. Edhe nė fshatin tonė Kurjan, ne na ēuan si tė internuar dhe lufta ndaj nesh ishte akoma dhe mė e fortė pasi aty na njihnin tė gjithė. Si rezultat i kėsaj, aty nga viti 1976, regjimi komunist filloi edhe njė goditje tjetėr ndaj familjes sonė. Nė atė vit u arrestua nipi im, Ēezar Toro, (djali i Qaniut) i cili punonte nė kooperativė dhe u dėnua me dhjetė vjet burg politik. Pas arrestimit dhe dėnimit tė Ēezarit, u arrestua dhe u dėnua po me dhjetė vjet burg, edhe Qazim Toro, djali i kushėririt tim tė parė. Hakmarrja e komunistėve ndaj familjes sonė nuk mbaroi me kaq, sepse pas tyre u arrestua dhe u dėnua po me dhjetė vjet burg politik, edhe njė kushėri tjetėr i yni, Ylvi Toro. Ai u bashkua me Ēezarin dhe Qazimin nė kampin e Spaēit, ku tė tre vuajtėn dėnimet deri aty nga viti 1986", kujton Haziz Toro atė kohė kur u burgos, nipi i tij, Ēezari dhe dy kushėrinjtė e tjerė: Qazimi dhe Ylviu.

Vazhdon persekutimi i familjes

Edhe pas daljes nga burgu tė Ēezarit, Qazimit dhe Ylviut, persekutimi dhe lufta e klasave ndaj asaj familje tė njohur mallakastriote vazhdoi pėrsėri deri nė rrėzimin e regjimit komunist nė fillimin e viteve 1990-tė. Nė atė kohė e gjithė familja Toro, i mbėshteti pa rezerva ndryshimet demokratike qė u bėnė nė vėnd dhe djemtė e asaj familje filluan tė integroheshin disi nė jetėn shoqėrore. Nė atė kohė, djali i Hazizit, Kastriot Toro, qė kishte lindur nė vitin 1957 dhe kishte punuar rreth 18 vjet nė koperativė, me sakrifica tė mėdha mundi qė tė shkollohej duke mbaruar studimet e larta. Lidhur me kėtė, Hazizi dėshmon: "Djali im, Kastrioti, u diplomua si oficer dhe shėrbeu nė organet e Ministrisė sė Rendit, duke u punuar si Shef-Qarkullimi dhe Shef Rendi nė qytetin e Peshkopisė. Duke pasur rezultate tė larta nė punė, ai u dėrgua dhe bėri disa specializime jashtė vėndit dhe kur u kthye u emėrua me detyrėn e Shefit tė Komisariatit nė rrethet e Mallakastrės dhe tė Lushnjes. Nė ato qytete ai shėrbeu deri nė fillimin e vitit 1977 kur filluan trazirat pėr shkak tė rėnies sė firmave piramidale. Nė atė kohė ai pati disa kėrcėnime nga bandat e armatosura qė kishin mbėshtetjen e disa segmenteve tė majta, tė cilat i bėnė dhe njė atentat duke e qėlluar me snajper nga pallatet qė ndodheshin pėrballė Komisariatit tė Lushnjes. Kastrioti shpėtoi pėr mrekulli nga qė ishte nė njė makinė tė blinduar dhe pas kėsaj ai u detyrua e u largua pėrfundimsiht nga Shqipėria sė bashku me gruan e fėmijėt", e mbyll rrėfimin e tij, 82-vjeēari, Haziz Toro, lidhur me persekucionin e familjes sė tij, i cili filloi qė nė vitin 1945 dhe pėr tė, vazhdon ende.
__________________

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #5 on: April 17, 2008, 04:49:27 PM »
Ja dhe nje figure impresionuese, DUDUJA e Beratit.

..........





Motra qe sakrifikoi dashurine per vellane.


Yzedin Haznedari u ridenua me 20 vjet burg ne vitin 1951 nga regjimi i atehershem. Por e motra, Duduja, sakrifikoi gjithcka. Si u betua para varrit te nenes per te mos u martuar kurre, si shiti pajen e nuserise dhe orendite shtepiake per te mbijetuar e per t'i sherbyer Yzedinit. Udhetimet e gjata drejt Burrelit 15 vjet me radhe, cesma e ndertuar ne oborr qe rrjedh lotet e vajzes beratase dhe vdekja para se vellai te lirohej nga qelia.

Berat- Yzedin Haznedari u lind ne Berat me 1919 ne nje familje te degjuar beratase. Por jeta e tij shkoi mes vuajtjesh e mundimesh, ashtu sikurse dhe jeta e se motres, Dudes, e cila deri ne vdekje i sherbeu te vellait, duke u betuar per te mos u martuar. Sakrifikoi dashurine per burgun e vellait qe per vite te tera vuajti denimin ne Burrel. Por nuk mundi ta shihte te lire. Kur Yzedini mbushi vitin e 15-te te denimit, Dude Haznedari nderroi jete pa mundur ta takonte. Yzedini, pasi perfundoi gjimnazin ne Shkoder ne vitin 1940, filloi studimet universitare ne Firence te Italise per ekonomi. Nga fundi i vitit 1942, si shume studente te tjere, kthehet ne atdhe per te dhene ndihmesen ne luften antifashiste. Ne formimin e Qeverise Demokratike provizore me 1944 ne Berat emerohet ekonomist ne seksionin e Finances ne Komitetin Ekzekutiv. Ne prill 1945 zgjidhet delegat i rinise se qytetit Berat ne Kongresin e dyte te Bashkimit te Rinise Antifashiste (BRA). Ketu fillon tragjedia e jetes. Ne dhjetor 1947 arrestohet dhe denohet me akuzen armik i popullit me 20 vjet burg. Pas nje viti arrestohet perseri, (mbase nuk u tregua mirenjohes duke i sherbyer partise si shperblim per uljen e denimit), dhe ne vitin 1951 ai denohet perseri per vuajtjen e denimit te meparshem. Yzedini vdiq ne korrik 1992. E filloi jeten si patriot antifashist, e mbylli si antikomunsit i palekundur.

Tregon kusheriri Etmir Berati

"Dudja flijoi veten ne emer te dashurise per vellain", tregon Etmir Berati, nje i aferm i familjes. Mbi cdo kenaqesi, deshire, enderr te jetes se saj ne emer te dashurise per vellane zgjodhi vetmohimin. Zbatoi diktaturen ndaj vetes, e bindur se ne kete menyre do te lehtesonte sadopak vuajtjet e vellait te denuar dy here ne burgjet e diktatures komuniste. Bukuria e saj e rralle, fjala dhe shpirti i saj i bute,misheronte vjazen e virtytshme, Duden. Gjate pesembedhjete vjete burg qe vuajti i vellai i saj, e shnderroi per se gjalli ne nje heroine te heshtur. Ajo refuzoi disa here te behej bashkeshorte, te krijonte familjen e te lumturohej duke u bere nene. Enderronte te lumturohej shume here kur nga goja e niperve apo mbesave do te degjonte me pare fjalen halle. Ajo e ndjente dhe jeta e kishte provuar se duke u bere me pare nene, kur vellai ishte ne burg, ajo do te humbiste dicka, pak apo shume, mbase edhe gjithcka, nga dashuria e perkushtimi ndaj vellait. Ate nate dhjetori, pas asaj dite ogurzeze ne syte e saj ishte shfaqur vula e deshperimit te pashlyeshem. Dudja, kur vellai Yzedini u burgos per here te dyte me 1951, u betua mbi varrin e nenes se vet, Bules, se do te ishte nje moter e denje, por edhe nje nene e madhe. Ajo qe dikur jeta e kishte premtuar celesat e "Parajses", tani per vite te tere do te mbante celesat e "Ferrit", por me dinjitet. Nje nga bashkevuajteset dhe bashkeudhetaret e saj per ne burgun e Burrelit, tregon: "Pasi zbritem nga kamioni qe do te vazhdonim rrugen per ne Bulqize, marrim te perpjeten per ne qender te Burrelit. Para se te shkonim ne burg qe te rregjistronim emrat vendosem te hanim dreke ne nje restorant. Futemi te gjithe bashke dhe pa zene vend mire Dudja na thote: "hani ju, une do te kthehem pas pak". Ajo nuk u kthye ne restorant. Ne u ngutem, dolem jashte dhe u takuam perseri me Duden. Mbante ne dore vec torbave me ushqim qe kishte sjelle per vellane, nje leter qese me molle. Sa na pa, na pyeti:- "Nga sa paguat per dreken".- "Nga dyzet leke u pergjigjem nje zeri".- "Kurse une tek kasaxhiu pagova pesembedhjete leke dhe me njezetepese leke qe me tepruan bleva edhe molle per Yzedinin", shtoi. Kush doli me i fituar, une apo ju?". Per cdo vit dymbedhjete muaj dhe per cdo muaj qindra kilometra rruge bente Dudja vajtje-ardhje nga Berati ne Durres e nga Durresi ne Burrel e gjithe ku i degedisnin te burgosurit. Niseshin qe pa gdhire, disa motra tek disa vellezer te burgosur, hipnin e ne karroceri te kamioneve apo sipas rastit ne kabine pas shoferit apo shofereve, se ata ishin te ndryshem. Ajo shkonte me shpresen se nga kamarja e asaj porte te mallkuar, ose matane brezave te rrethuar me tela me gjemba te kampit te stermundimit, nga larg do te shihte fytyren e vellait. Ajo lumturohej ku nepermjet asaj kamare apo atyre telave do te thithte buzeqeshjen e hidhur te vellait te shtrenjte. Por nuk arriti dot ta takonte te lire.

Konaku i nene Zilies, strehe per vizitoret e burgut

Ne hyrje te Burrelit nje grua e quajtur Zelie i ndihmonte here pas here udhetaret e larget. E kishte shnderruar shtepine e saj ne konak per vizitoret e burgut. Nje here ne shtepine e nene Zelies ishin grumbulluar shume bujtes. Ate nate vende per te fjetur te gjithe nuk kishte, as mbulesa. Atehere Duduja edhe pse ishte errur iu drejtua te pranishmeve qe ndodheshin ne konak: "Kete radhe me takon mua te shkoj lart ne Burrel ne hotel per te fjetur", dhe doli. Ne te vertete thote motra Diana ajo kishte gdhire gjithe naten perjashte, mbledhur kruspull nen strehen e catise, se nuk kishte leke te flinte ne hotel.

Motra qe shet pajen per vellane

Per vite me Radhe Duduja, cdo te shtune dilte pazari, mbulontekoken me nje burulluk, shiste plackat e shtepise qilima, batanije, velenxhat, sixhadet flokjet e orendite shtepiake. Pastaj i erdhi radha pajes se saj. Ajo tashme kishte mbledhur mendjen e mbetur fillikat, te gjithe qenien e saj e pershkonte dashuria e perkushtimi ndaj te ardhmes se vellait. Kuptimi i jetes se saj permblidhej ne nje fjale te vemte, Yzedin. Duduja gjithe diten punonte me makine qepese per te siguruar shpenzimet qe duheshin per te perballuar burgun e vellait. Nuk njihte pushim, vetem kur keputeshin krahet e mpiheshin kembet, pushonte zhurma e makines.

Cezma qe rrjedh lotet e mi

Ne nje nga keto dite Duduja therret Lemanin, nje kusheriren e vet dhe i lutet. "Te ndertojne nje cezme ne oborr. Sa here ta hapni te me kujtoni. Uji qe do te rrjedhe prej saj jane lotet e mi qe kam derdhur per vellane". Ky ishte amaneti i fundit i Duduse. Ajo u nda nga kjo bote para se vellai t'i kthente shpinen deres se burgut. Nuk arriti te realizonte endrren e saj, te shohe te vellane te lumtur ne vatren e tij familjare dhe vete te lumturohej kur t'i therrisnin halle. Ajo, duke u shkrire ne flaken e dashurise per vellane, mori me vete dhimbjen e atyre pesembedhjete vjeteve, mijera dite vetmie e nete lotesh. Dhe ne keto kalvare dashurie lotesh figura e saj u rrit deri ne nje mase heroine, por te heshtur.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #6 on: April 17, 2008, 04:50:06 PM »
 Nga libri"Post-scriptum per komunizmin"shkruar nga Vasil Qesari



E denuar me vdekje !

... Reona Peterson, nje vajze nga Zelanda e re, adhuruese e flakte e Bibles dhe Jezuit, u njoh per here te pare me emrin e Shqiperise gjate nje konference evangjelistesh ne Zvicer, ne vitin 1970. Unė u tmerrova kur mėsova se, nė atė vend regjimi komunist kish shkatėrruar gjithė objektet e kultit dhe, njerėzve u ndalohej me dhunė ēdo lloj veprimtarie fetare - tregon ajo, nė librin e saj Edhe po tė duhej tė vdisja, botuar ne Lozanė me 1976 - Pas kėsaj, nisa t'i lutem Zotit ēdo ditė pėr atė vend krejt tė panjohur, dhe vendosa qė tė shkoj aty pėr tė ēuar mesazhin e Fjalės sė Tij.

Natyrisht, njė ide e tillė ishte ēmenduri, po tė kihej parasysh pamundėsia absolute pėr tė hyrė nė Shqipėri e mė keq akoma, pėr tė kryer njė mision tė tillė tepėr tė rrezikshėm. Por, Reona Peterson, ishte e vendosur. Ajo qe e gatėshme tė bėnte ēdo lloj sakrifice pėr realizimin e misionit tė saj. Nė verėn e vitit 1973, me ndėrhyrjen e njė tė afėrmi, anėtar i njė grupi maoist nga Suedia, ajo dhe shoqja e saj e ngushtė, Evey Muggleton arritėn t'i bashkohen njė grupi tė rinjsh marksistė-leniniste francezė, tė cilėt, nė bashkėpunim me Albturizm-in do tė bėnin njė udhėtim dy javor nė Shqipėri. Tė dy shoqet, fshehėn nė njė ēantė me fund tė dyfishtė, 50 bibla tė botuara nė format tė vogėl, nė gjuhėn shqipe. Pėr fat, gjatė hyrjes nė kufi, mundėn t'u shpėtojnė kontrolleve nė doganėn shqiptare duke kaluar mrekullisht thesarin e tyre tė ēmuar.

Qysh nė ditėt e para tė qendrimit nė Tiranė, kudo qė shkuan, nė stolat e parkut pėrballė Hotel Dajtit, nė shkallėt e Pallatit tė Kulturės, nė parmakėt e xhamisė sė Et'hem Beut, ato harronin padashje, nga njė egzemplar tė Biblės.Ēdo gjė dukej se po shkonte pėr mrekulli, gjer atė ditė kur, mbas njė nate tė kaluar nė Hotel Adriatik tė Durresit, ndodhi e papritura. Reona Peterson, tregon: 1)

Atė natė nuk mbylla dot sy nga ca dhembje tė forta nė stomak. Nė mėngjez u binda se nuk isha nė gjendje tė shkoja nė eskursionin dy ditor qė ish organizuar pėr tė vizituar Beratin e Sarandėn. Megjithatė, mendova tė prisja dhe pak, me shpresėn se ndofta pėrmirėsohesha. Por, pėr fat tė keq, spazmat mė filluan pėrsėri. Atėhere, shoqja ime Evey, shkoi tek pėrgjegjsja e grupit e i tha se do tė ish mė mirė qė unė tė qendroja nė hotel.

Nė orėn tetė grupi u nis, ndėrsa unė u pėrpoqa tė flija pakėz, pėr tė plotėsuar kėshtu kohėn e humbur tė gjumit. Aty, rreth mesditės, dėgjova njė trokitje nė portė. Ashtu, e pėrgjumur siē isha, me gjysėm zeri u pėrgjegja : Hyrė !. Nė dhomė u fut njė burrė, i cili me njė frengjishte tė keqe, mė tha se duhej tė ngrihesha nga shtrati e tė vija me tė. Tė shkoja me tė ?! ... I thashė se isha semurė e s'mundja. Ai, pėrsėriti prerė se mė priste jashtė, deri sa tė vishesha e t'a ndiqja pas. Nuk kundėrshtova. Vesha fustanin, kėpucet e dola. Duke ecur pėrgjatė korridorit, u pėrpoqa tė merrja me mend se ē'mund tė kish ndodhur, por qe e pa pamundur. Burri u ndal para portės 201 e mė tha tė futesha brenda.

Dhoma qe e errėt, me perde tė mbyllura, mbushur plot tym duhani. Brenda saj ndodheshin pesė vetė. Dikush mė zgjati njė karrige e mė ftoi tė ulesha. Siē mėsova mė pas,

1) Reona Peterson " Et s'il fallait mourrir". Lausanne. 1976

- 2 -

njė prej tyre qe pėrkthyes, tjetri pėrfaqėsues i Albturizmit e tre tė tjerėt, tė ministrisė sė Puneve tė Brendėshme nė Tiranė. Hetimi filloi me pyetjet e njohura: emri, mbiemri, kombėsia, profesioni ...

Pastaj, njė burrė thinjosh, i cili me sa dukej qe shefi i grupit, nxorri nga ēanta e vendosi mbi tavolinė njė egzemplar tė Biblės. Pėrkthyesi, mė pyeti, nė se e njihja atė libėr. I thashė se njė tė tillė e kisha parė por nuk qe i imi. Atėhere, shefi, qetėsisht, m'u pėrgjegj: Zonjushė! Eshtė e kotė t'a mohoni. Ky ėshtė libri juaj!. Kundėrshtova kategorikisht. Atėhere, ai nuk e pėrmbajti dot vehten e bėrtiti: Ne, nuk do tė lejojmė tė luani teatėr me ne! Sepse kemi prova qė ky libėr ėshtė i juaji... Mė pas, duke parė se unė vetėm heshtja, ai ndryshoi taktikė. Mė sugjeroi se, nėqoftėse do tė tregohesha e sinqertė, s'do kisha asnjė pasojė e do tė mė linin tė lirė.

Gjatė hetimeve, ata ishin tė interesuar tė dinin sidomos, se nga vinin kėto lloj librash, ku botoheshin e si kishin hyrė nė Shqipėri. Me ato pyetje tė tėrthorta, ata mendonin se do bija nė kurth. Por, unė bėja gjithmonė tė paditurėn e u shmangesha pyetjeve provokuese. Atehere, shefi nuk duroi por, i nevrikosur, i ra me grusht tavolinės, duke bėrtitur pėrsėri: Mashtruese! Gėnjeshtare! Nuk flisni, hė?! Atėhere, kėtu do t'i u mbajmė! Mos t'i u shkojė mendja, se do tė dilni nga kjo dhomė, pa treguar...

Orėt kalonin e mezi mbahesha nė kembė. Dy prej hetuesve dolėn. Ndofta pėr tė ngrenė diēka. Pasi ata u kthyen, dolėn tre tė tjerėt. Hetimi rifilloi. Pse kisha ardhur nė Shqipėri? Kush mė kish dėrguar me mision? A e dija se Bibla aty ishte e ndaluar? Se Shqipėria qe vendi i vetėm ateist nė botė?... Dikush trokiti nė portė. Nė dhomė hyri njė fotograf ngarkuar me ca aparate e blica jashtė mode. Duke iu bindur urdhėrave, ai mė fotografoi ulur, duke ecur, pėrballė e nė profil. Pas ikjes sė fotografit, dera u hap pėrsėri e dikush futi brenda dy burra tė veshur keq, tė ndrojtur e tė frikėsuar. Pasi shkėmbeu ca fjalė me ta, shefi i pyeti duke treguar diēka nė drejtimin tim. Ata pohuan duke aprovuar me kokė. Atėhere, ai mė pyeti, nė se i njihja ata persona. Kur i'u pėrgjegja nė mėnyrė mohuese, ai shpėrtheu pėrsėri: E pa cipė ! Kėta janė dėshmitarėt e krimit tuaj ! Ju do tė dėnoheni, pikėrisht, mbi bazen e deponimeve tė tyre...

Ndėrkohė, kish renė mbremja e tė gjithė po jepnin shėnja lodhjeje. Njė nga hetuesit porositi tė mė sillnin njė gotė ujė. Shefi u afrua pėrsėri pranė meje dhe pyeti nė se i kisha prindėrit gjallė. Ju pėrgjegja se po. Atėhere, ai bėrtiti pėrsėri: Mirė, pra! Dijeni! Ju, s'keni pėr t'i parė kurrė mė, ata !... Sepse, ju jeni armike e Republikės Popullore tė Shqipėrisė. E, tek ne, njerėz si ju, pushkatohen ! Nesėr, nė orėn nentė, do vijme pėrsėri...

Kuptova qė e kish me gjithė mend, por nuk e shfaqa tronditjen. Shefi vazhdoi pėrsėri: E morre vesh, ē'tė thashė?!. Mblodha vehten e i'u pėrgjegja: Po, zotėri! Ju thatė se, nesėr, do tė vini pėr tė mė pushkatuar!... Heshtje. Askush nuk foli. Qe ora njė e mengjezit. Kisha kaluar plot 13 orė pa venė gjė nė gojė. Aty, nė njė dhomė tė vogėl me ajėr mbytes, e terrorizuar nga pesė burra tė panjohur. Mė pas, mė ēuan nė dhomėn time e aty, para syve tė mi, kontrolluan ēdo gjė me imtesi. Hoqėn ēarēafėt e krevatit, kėllėfėt e jastėkeve, sirtarėt e komodinės, shqyen astarin e ēantės dhe nxorrėn qė andej gjithė biblat qė gjetėn brenda. Mbasi mbaruan punė, para se tė delnin nga dhoma, shefi me tha: Ne, e dimė qė ju jeni agjente e Vatikanit, por kėtė dėshirojmė t'a dėgjojmė nga vetė goja jote... Pra, mendohu mirė. Nesėr do tė vijmė pėrsėri. Nuk hapa gojė. Pėrse mė akuzonin si agjente? Unė s'kisha asnjė lidhje me Vatikanin ...

Kalova njė natė plot endėrra tė kėqija. Nė orėn 9 tė mėngjezit mė ēuan pėrsėri nė dhomėn 201. Ēuditėrisht, atė mengjez, shefi kish ndėrruar mend rreth qenjes sime si agjente e Vatikanit. Ai mė paraqiti njė variant tjetėr akuze: Ne e dinim qysh nė fillim qė ju nuk jeni agjente e Vatikanit. Nė fakt, ju punoni pėr njė tjetėr shėrbim tė huaj, i cili ju ka ngarkuar tė mblidhni informata sekrete pėr vendin tonė.

Ai "arsyetim", m'u duk aq qesharak, sa qė mblodha buzėt me pėrēmim e ironi. Shefit nuk i shpėtoi reagimi im e m'u drejtua plot nervozizėm: Nė se nuk do tregoni tė vėrteten, atėhere do t'ju dėnojmė me burgim tė pėrjetshėm !. Njė drithmė m'a pėrshkoi trupin nga kėmbėt gjer te koka. Burgim tė pėrjetshėm? Nė Shqipėri?! Oh, jo!... Do preferoja mė mirė tė mė pushkatonin ...

Tė nesėrmen nė mesditė, fill mbas kthimit tė grupit nga eskursioni dy ditor, mė urdhėruan tė zbrisja nė hollin e hotelit. Aty qe vendosur njė tavolinė e madhe, ku kishin zenė vend hetuesit e mi, pėrkthyesi shqiptar si edhe njė person tjetėr, i cili u prezantua si Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė. Pėrballė, rradhitur nė formė gjysėm rrethi, qenė ulur nėpėr karrige gjithė pjestaret e grupit, e para tyre, nė qendėr, zumė vend unė e shoqja ime, Evey.

Sė pari, e mori fjalėn prokurori i cili, me njė pamje tepėr serioze e solemne, shprehu pakėnaqesinė qė, pikėrisht mes njė grupi tė huajsh qė vendi i tij i konsideronte " miq", kishin penetruar dy " kriminele", tė cilat kryenin veprimtari spiunazhi nė dėm tė Shqipėrisė Socialiste. Nė fund tė fjalimit, prokurori urdhėroi: Dy kriminelet tė ngrihen nė kembė!. I'u bindėm menjėherė urdhėrit. Ai nisi tė lexojė akt-akuzėn. Nė tė thuhej se, ne kishim kaluar ilegalisht nė Shqipėri botime fetare dhe i kishim shpėrndarė ato nė mjedise publike, duke kryer kėshtu njė krim tė rendė.

Nė fund, prokurori na u drejtua me kėto fjalė: Jemi menduar gjatė pėr tė vendosur mbi masėn e denimit. Sipas provave qė ne disponojmė, ju jeni plotėsisht fajtore dhe meritoni burgim. Por, duke marrė parsysh moshėn tuaj tė re, kemi vendosur t'i u lėshojmė. Qysh nga ky ēast ju konsideroheni " persona non grata" e, brenda 12 orėve, duhet tė largoheni nga territori i vendit.

Mbas gjysėm ore, sė bashku me Eveyn, na hipėn nė njė makinė policie dhe na nisėn drejt kufirit shqiptar...

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #7 on: April 17, 2008, 04:50:37 PM »
 Arratisja e dy tė burgosurve nė Fushė-Krujė

Nisur nga kushtet ēnjerzore nė tė cilat ndodheshin tė burgosurit politikė nė kampet e punės sė detyruar qė regjimi komunist i kishte hapur pothuaj nė ēdo skaj tė Shqipėrisė, shumė prej tyre nuk i duronin dot ato vuajtje dhe tentonin qė tė arratiseshin qė andej apo t'i jepnin fund jetės duke u hedhur nė telat e rrethimit tė kampit ku i sharronte automatiku i rojve ushtarake. Edhe nė kampin e Fabrikės sė Ēimentos nė Fushė-Krujė, ngjarje tė tilla ishin mė se tė zakonshme. Lidhur me kėto, Tanush Kaso dėshmon: "Njė nga ngjarjet mė tė bujshme nė Kampin e Fushė-Krujės, ishte arratisja spektakolare e Ylli Tabakut nga Tirana dhe Maksut Xhomakės nga Margėlliēi i Ēamėrisė. Kishte disa ditė qė ata rrinin bashkė dhe silleshin rrotull kantierit, sidomos aty ku shkarkoheshin makinat me tulla e materiale tė tjera ndėrtimi. Ata si duket studionin dhe pėrgatisnin planin e arratisjes nga ferri. Ajo gjė ishte njė ndėrrmarje e guximėshme, qė mund ta paguaje me jetėn. Kisha vėnė re se Ylli, si romantik qė ishte, ato ditė kėndonte herė pas here njė kėngė tė muzikės sė lehtė, e cila nuk kishte shumė kohė qė kishte dalė, me refrenin "Harro, gjithmonė harro…" Dhe ja njė ditė, papritmas, ndėrsa tė gjithė ishin shpėrndarė nėpėr frontet e punės, njė makinė me rimorkio iu vėrsul me shpejtėsi portės sė madhe, tė cilėn e shqeu dhe e kaloi pa vėshtirėsi. Rojet pėr njė ēast u befasuan dhe u hutuan: pastaj ata derdhėn breshėri tė gjata automatiku e mitrolozėsh nė drejtim tė makinė e cila dukej se ishte pa shofer, mbasi qė tė dy tė burgosurit kishin ulur kokat. Treqind metra mė tej, nė kthesėn e parė, makina u batua, pėr shkak se rimorkio kishte mbetur frenato.Tė dy djemtė mė pas zbritėn nga makina dhe u larguan me vrap nė drejtim tė kodrave . Ndėrkaq, njė numėr i madh ushtarėsh, policėsh e civilėsh, u vu nė nė ndjekje tė tyre. Tė burgosurit kishin lėnė punėn dhe ishin ngjitur nėpėr skela, duke vėshtruar zhvillimin e ngjarjes. Nga aty ku ishim ne pamė se shokėt tanė u larguan pėrtej kodrave, por pa kaluar as tre ēerek ore, vume re se nga majat e kodrave po zbrisnin njė numėr i madh njerzish. Kuptohej se ata ishin kapur. Dhe s'mund tė ndodhte ndryshe. Kur u afruan, pamė se i kishin lidhur me tela dhe vazhdonin t'i qėllonin me grushta e me shqelma, nė ecje e sipėr, duke i shoqėruar edhe me sharje e fyerje. I sollėn brenda nė kamp, ku puna ndėrkaq ishte ndėrprerė. U bė apeli i pėrgjithshėm dhe ata tė dy, Yllin dhe Babaushin, (siē e thėrrisnin Maksutin) i lidhėn me tel mbas shtyllave dhe vazhduan t'i rrahin dhe t'i pėshtyjnė. Ai qė godiste e shfrynte mė shumė nė drejtim tė tyre, ishte Komisari, Besnik Ēomo, njė cinik i pėshtirė. Yllit i ra tė fikėt. E tėrhoqėn zvarrė dhe e futėn nė birucė. Babushi ende qėndronte dhe sharjeve tė kapterrave, iu pėrgjigjej me sharje nga mė ordineret. Ishte bėrė si i ēmėndur. Pastaj e ēuan edhe atė nė birucė. Mbas njė muaj e nxorrėn nė gjyq dhe e ridėnuan, por ajo qė nuk mund tė harrohet lehtė, ishte shpirti i sakrificės qė treguan pėr ta shokėt e tyre dhe sidomos tė dėnuarit ordinerė qė shkonin fshehurazi nga rojet, madje duke rrezikuar dhe jetėn dhe iu fusnin tek biruca ushqime, vitamina dhe cigare", kujton 68-vjeēari Tanush Kaso, lidhur me tentativėn pėr arratisje tė dy bashkėvujatėsve tė tij, Ylli Tabakut dhe Maksut Xhomakės, nė kampin e Fabrikės sė Ēimentos tė Fushė-Krujės, nė vitin 1966

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #8 on: April 17, 2008, 04:50:56 PM »
 Nė Kampin e Elbasanit

Pėrveē kampeve tė Uzinės sė Superfosfatit nė Laē dhe atij tė Fabrikės sė Ēimentos nė Fushė-Krujė, nė fundin e viteve '60-tė, regjimi komunist i Enver Hoxhės kishte hapur dhe njė kamp tjetėr pėr tė burgosurit politikė nė periferi tė qytetit tė Elbasanit, ku punohej pėr ndėrtimin e Fabrikės sė Ēimentos nga specialistėt kinezė dhe "skllevėrve tė shtetit" shqiptar. Lidhur me ngjarjet nė atė kamp, Tanush Kaso dėshmon: "Aty nė atė kamp nė atė kohė ishim rreth 1000 tė burgosur politikė dhe ndėrtesat e kampit, tė cilat pėrbėheshin nga disa barraka dėrrase, ishin ngritur fare pranė kantierit tė punės. Ato ishin tė vendosura fare pranė njera-tjetrės, duke krijuar nė mes njė oborr nė formė drejtkėndėshi. Si kampi ashtu dhe vėndi i punės ishin tė rrethuar me njė gardh tė lartė teli me gjėmba e trupėroje tė shumta. Ai rrethim kontrollohej herė pas here pėr sigurinė e tij nga oficerėt dhe komandanti i kampit. Familjet e tė burgosurve nuk e kishin tė lehtė qė tė arrinin atje, mbasi duhej tė bėnin disa kilometra rrugė nė kėmbė nė mes shkurresh dhe gėmushash, nėpėr baltė dhe me kalime kanalesh dhe pengesa tė tjera. Nga ana e komandės herė pas here bėheshin kontrolle pėr libra e sende tė ndaluara. Nga njė herė shfaqeshin filma tė kontrolluar me autokinemanė qė vinte nga Elbasani. Punimet aty drejtoheshin nga specialistė kinezė dhe shqiptarė. Nė atė periudhė nė tė gjithė vėndin pati njė krizė buke, e cila u ndie mė shumė nė kamp. Mbas politikės, "patatja kishte dalė nė plan tė parė". Jepeshin vetėm 300-400 gram bukė dhe pjesa tjetėr patate. Edhe buka gatuhej e pėrzier me patate. Tė burgosurit vuajtėn shumė nga uria dhe disa prej tyre u sėmurėn, pasi nuk i hanin dot patatet. Pėr fat kjo nuk zgjati shumė, veēse disa muaj. Shėrbimi shėndetėsor nė kamp ishte nė gjėndje tė vajtueshme. Kur dikush nga tė dėnuarit sėmurej rėndė, mund ta ēonin nė spitalin e Elbasanit ose tė Tiranės. Myzafer Domnorin, njė ish mėsues nga Shkodra, qė u sėmur nga verdhėza, e nisėn me shumė vonesė dhe vdiq nė spital. Njė ish mėsues tjetėr, nga Berati, Reshat Ago, e vranė rojet e rrethimit tė punės, mbasi ishte vonuar tė rreshtohej e tė hynte nė kamp, nė njė kohė me shokėt. Njė i burgosur i vjetėr, shumė i nderuar e i respektuar nga shokėt, Ali Maliqi (Agolli), nga Peshkopia, u vra disa muaj para lirimit, nga njė bashkėkrahinor i tij. Njėzetvjeēari Mitat Allushi, nga Dukati i Vlorės, u vra nga rojet e rrethimit tė kampit, disa metra pėrtej telave me gjemba, tė cilat arriti t'i kalonte. Kishin mundur ta kapnin, por nuk deshėn. Roja qė e vrau, u shpėrblye nga komanda. Kjo ngjalli njė revoltė tė pėrgjithshme nė kamp. Me kėtė rast, disa u transferuan nė Burrel. Pėr tė tjerėt qė mbetėn, nisi keqtrajtimi: rrahjet, dėnimet me izolim, ndalimi i takimeve me familjet etj… Duhet ta themi se nė kėtė kohė, ėshtė bėrė njė pėrpjekje pėr tė organizuar njė dalje masive nga kampi, por u vonua shumė dhe ra nė vesh tė Komandės. Shquhen pėr egėrsi nė kėtė kamp, operativėt e Sigurimit: Remziu, mik e bashkėfshatar i ish Ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiut, dhe Fehmi Mullaj, nga fshatrat e Korēės. Nuk mbetej as tyre edhe i ashtuquajturi mjek, major Filip Ēunga, i cili nė vend qė t'i shėronte tė burgosurit, i rrihte dhe i dėnonte me izolim nė birucė. Dorėn e tij tė rėndė e kanė provuar shumė tė burgosur, midis tė iclėve edhe unė. Vetėm pse demaskova njė agjentin e tij, brigadierin D. DH, "doktori" mė futi "nė dhomėn e sqarimit" ku kėrciste dajaku dhe mė dėnoi me njė muaj birucė. Atje, midis tė tjerėve, gjeta edhe Ali Hoxhėn, i cili gjithashtu ishte "kashaisur" nga major Lipja dhe qe dėnuar prej tij me njė muaj birucė, sepse kishte goditur me grusht njė brigadier, i cili po keqtrajtonte njė shokun tonė tė pafuqishėm pėr punė. Fryma vėllazėrore, bisedat, shakatė, kėngėt e kėnduara me zė tė ulėt dhe kujtimet e largėta, na e lehtėsonin vuajtjen e izolimit. Aliu kishte mall pėr njė vajzė, qė kish njohur dikur, me emrin Margarita. Krijoi njė melodi nė kujtim tė saj. Unė i thura vargjet. Kėshtu lindi "Margarita", njė kėngė qė u bė mjaft e dashur pėr ne e qė do tė na shoqėronte ashtu si "Lili Marlen", nė marshimin e gjatė e tė dhimbshėm drejt lirisė. Kėnga ishte sfida, qė tė burgosurit iu bėnin grabitėsve tė lirisė", kujton Tanush kaso me dhimbje ato pak "ēaste tė lumtura", nė mes atij mjerimi tė tmershėm qė kishte gatuar regjimi i Enver Hoxhės pėr mijra shqiptarė tė cilėt i kishte kundėrshtarė politik.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #9 on: April 17, 2008, 04:51:14 PM »
 Nė Kampin e Spaēit


Njė nga kampet e tjera tė regjimoit komunist dhe ndoshta nga mė tė tmerėshmit, ka qenė edhe ai i Spaēit, ku punohej pėr nxjerrjen e lėndės sė parė pėr Industrinė e Bakrit. Lidhur me kėt, Tanush Kaso dėshmon: "Italianėt dhe mė vonė sovjetikėt, kishin projektuar hapjen e disa minierave nė krahinėn e Mirditės, pėr shfrytėzimin e nėntokės sė pasur me minieral bakri e piriti. Njė nga kėto ishte edhe vend-burimi i Spaēit, njė fshat i ashpėr malor. Mbas prishjes me sovjetikėt, punimet i vazhduan inxhinierėt dhe teknikėt gjeologė shqiptarė. Ishin ēelur mjaft galeri kėrkimi dhe qe pėrgatitur terreni pėr shfrytėzimin e mineralit. Mė 1967, Ministria e Punėve tė Brendėshme, e gjeti me vėnd ndėrtimin e njė kampi tė punės sė detyruar nė atė zonė tė thellė malore, nė njė gropė, ku dielli shifej vetėm nė pak orė tė ditės. U dėrguan fillimisht rreth njėqind tė burgosur politikė, tė cilėt pėrfunduan punimet e mbetura, rrethuan me tel me gjemba njė zonė tė madhe, ku gjendeshin galeritė dhe nė "gropėn e vdekjes". Pikėrisht atje ata ndėrtuan kampin ku do tė vendoseshin skllevėrit e shtetit, tė cilėt do tė punonin me tre ndėrresa e me orar tė zgjatur, nėpėr galeritė e thella, me pluhur, gaz, lagėshtirė dhe rrezikun e jetės mbi krye. Mbas tyre, tė lidhur dy nga dy me tel dhe tė hedhur si kafshėt mbi karroceritė e disa kamioneve ushtarake, tė shoqėruar nga roje tė armatosura me automatikė e mitralozė, nė fillim e nė fund tė autokolonės, udhėtuan nga kampi i Elbasanit pėr nė Spaē tė Mėrditės, disa qindra tė burgosur politikė. Gjatė asaj rruge tė mundimshme prej mė shumė se njėqind kilometrash, makinat nuk u ndalėn as pėr tė kryer nevojat personale tė burgosurit. Mbas shumė vjetėsh, ishte e para herė qė tė burgosurit politikė dėrgoheshin pėr tė punuar nė miniera. Pati reagime nga ana e tyre dhe disa refuzuan kategorikisht tė punonin nė galeri e shpallėn grevė urie. Ai qė u shqua pėr qėndresėn mė tė gjatė nė grevė, rreth pesėmbėdhjetė ditė, ishte Dilaver Radeshi, (nga fshati Radėsh i Skraparit) njeri i nderuar dhe i respektuar nga tė gjithė. Kishte qenė kolonel nė ushtri, dhe vetėm se i kish shprehur haptaz pikpamjet e tij, pėr strategjinė e gabuar tė bunkerėve, e kishin burgosur. Disa tė tjerė u pėrpoqėn t'i shmangeshn galerisė me ndonjė raport mjekėsor; por as kėto nuk merreshin parasysh nga komanda e kampit, sė cilės i kėrkohej nga Ministria e Punėve tė Brendėshme, realizimi me ēdo kusht i planit tė bakrit dhe piritit. Prandaj ajo e shtoi dhunėn mbi tė burgosurit, qė refuzonin tė punonin nėntokė. Rrahja ishte njė nga torturat mė tė zakonshme. Gjithashtu edhe dėnimi me izolim nė birucė, pa batanije dhe me njė minimum ushqimi, nėn acarin e dimrit tė ashpėr; nganjėherė ditėn me polic mbi krye nė galeri dhe natėn nė qeli me muaj tė tėrė. Galeria nuk ishte e kėndėshme as pėr policėt, qė na kishin shoqėruar nėpėr kampet e tjerė dhe qė i kishin detyruar tė vinin nė Spaē. Ata nuk guxonin tė futeshin thellė nė tokė. Kur nga tavani i galerisė shkėputej ndonjė copė shkėmb (ose kur ndonjė i burgosur e hidhte qėllimisht), ata ishin tė parėt qė ia mbathnin vrapit pėr tė shpėtuar lėkurėn. Shpejt komanda i transferoi dhe i zėvėndėsoi me ish-minatorė tė veshur me unifomė, pa kryer kurrėfarė specializimi. Shumica e tyre ishin kafshė tė pamėshirshme. Ata mė njerzorėt siē ishte "Murgesha" njė mirditor me fytyrė femre dhe mjaft i butė, nuk mundėn qė tė qėndronin gjatė nėn uniformė. Shquhej pėr egėrsi "Lleshi i zi", Kapter Prenga e tė tjerė. Komandant kampi ishte Ēelo Arrėza, ndėrsa Komisar Shahin Skuraj, i cili mė pas u zėvėndėsua nga Niko Kolitari, i mbiquajturi "zgėrbonja". Numri i tė burgosrve nė kėtė kamp qė qėndroi i hapur pėrgjatė njė ēerek shekulli, luhatej mga 800 deri 1200 persona.. Edhe nė atė kamp, ndoshta shumė mė tepėr se nė kampet e tjerė, ka pasur vazhdimisht aksidente nė punė. Mė kujtohen si tani, Hamdi Popovci nga Peja e Gjakovės, i cili mbeti me njė kėmbė, (pas burgut u kthye nė Kosovė) apo Gani Qeraxhiu, nga Tirana, (tani ndodhet familjarisht nė Itali) i cili mbeti i paralizuar gjithė jetėn. Aty pati edhe shumė raste qė tė dėnuarit vdisnin nga sėmundjet profesionale. Po kėshtu aty pati edhe disa tentativa pėr arratisje, siē ishte rasti i tė riut Mustafa Bajraktari, njė djalė mjaft energjik dhe inteligjent nga Tropoja. Ai duke shfrytėzuar daljen e bllokuar tė njė galerie tė vjetėr e tė harruar, mundi tė arratisej, por u kap nė afėrsi tė Pukės dhe u ridėnua. Mė pas pati edhe dy tentativa tė tjera me tė dėnuarit, Lefter Balldovani nga minoriteti grek dhe Rexh Alia nga Mitrovica e Kosovės, tė cilėt kaluan rrethimin, por u kapėn pa shkuar shumė larg. Mbasi u rrahėn barbarisht nga forcat policore tė kampit, ata u nxorrėn nė gjyq dhe u ridėnuan. Lefteri i cili ishte njė djalė shumė i mirė dhe tepėr i pėrvuajtur, vdiq mė pas nė burg. Pėr shkak tė kushteve tepėr ēnjerzore nė atė kamp, disa kohė mė pas shpėrtheu njė revoltė mjaft e madhe e cila tashmė ėshtė e njohur si "Revolta e Spaēit", e pėrfundon rrėfimin e tij 68-vjeēari Tanush Kaso, Kryetari i Shoqatės sė tė Dėnuarėve Politikė tė Tiranės, lidhur me vuajtjet e tmerret e tė dėnuarėve politikė nė Kampet e Laēit, Fushė-Krujės, Elbasanit dhe Spaēit, ku ai kaloi mė shumė se dhjetė vjet tė jetės sė tij, nė periudhėn mė tė bukur, rininė.

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9787
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #10 on: April 17, 2008, 08:03:34 PM »
Nuk kam fjale per krimet komuniste... :-X  Me vjen shume keq per ata njerez qe kane kaluar keta gjera!

Offline KeLi 27d

  • Team Admin
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 6845
  • Gender: Male
  • Imposible is nothig.
    • View Profile
    • ....:::...albstars...::::..
Krimet Komuniste Nė Shqiperi
« Reply #11 on: April 17, 2008, 09:12:46 PM »
Cte besh keto na la komunizmi
kujtime te hidhura prapamebetje ,
varferi , persekutime ,etj ska shume koment per ta ,
flet vete ''fjala komunizem''
te ben ta  harrosh .
po ja qe disa gjera nuk harrohen,.
Per te harruar nje jete ,Duhet te jetosh nje tjeter te barabarte me te!!



Njoftime | Regullorja | Regjistrimi | Na Kontaktonipasword i ri | FaCeBoOk

http://www.dvlottery.state.gov/application.aspx


Offline Donnie Brasco

  • AlbStars Newbie
  • *
  • Posts: 1
    • View Profile
Krimet Komuniste Në Shqiperi
« Reply #12 on: August 10, 2009, 06:35:55 PM »
ehh
« Last Edit: August 10, 2009, 07:12:37 PM by ★billis_2★ »

AlbStars

Krimet Komuniste Në Shqiperi
« Reply #12 on: August 10, 2009, 06:35:55 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: