Prishtinė, 17 shkurt Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn morėn pjesė edhe kryetarėt e grupeve parlamentare tė partive nė Kuvend, miratoi njėzėri dy mocionet e propozuara nga Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi, qė nė Kuvendin e Kosovės, tė caktuar pėr orėn 15:00 tė shqyrtohet Deklarata e pavarėsisė sė Kosovės dhe miratimi i simboleve shtetėrore. Presidenti Sejdiu theksoi se nė bashkėpunim me Kryeministrin Thaēi kanė proceduar kėtė kėrkesė tė pėrbashkėt nė séancėn e jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės, qė tė shqyrtojė kėto dy pika tė rėndėsishme. Ndėrkaq, Kryeministri Hashim Thaēi tha se vendi ndodhet nė prag tė momentit mė tė rėndėsishėm tė historisė sonė, nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Tani duhet tė merren vendime, tė cilat do tė bėjnė vendin pjesė tė kombeve tė lira, sovrane dhe tė pavarura. Ai nėnvizoi se ky vendim bazohet edhe fakti se bisedimet pėr statusin e Kosovės kanė pėrfunduar dhe nė kėtė mėnyrė rikonfirmohet zotimi i Kosovės pėr zbatimin e propozimit gjithėpėrfshirės tė tė dėrguarit tė Kombeve tė Bashkuara, duke mirėpritur misionin e ri ndėrkombėtar tė udhėhequr nga Bashkimi Evropian, i cili do tė ndihmojė zhvillimin demokratik dhe mbikėqyrjen e zbatimit tė planit tė Marti Ahtisarit.