
Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėrkrahu tė hėnėn vendimin e presidentit tė Republikės, Fatmir Sejdiu, pėr kohėn e mbajtjes sė zgjedhjeve nacionale nė vend.
Kryesia e LDK-sė, siē thuhet nė njė komunikatė pėr media, konsideron se presidenti Sejdiu kėtė vendim e ka marrė duke u mbėshtetur nė pėrgjegjėsitė e tij kushtetuese si president, si dhe nė pajtueshmėri tė plotė me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe nė aktet e tjera juridike tė saj.
"Ne mbėshtesim vendimin e presidentit Sejdiu pėr kohėn e mbajtjes sė zgjedhjeve tė ardhshme nacionale, sepse konsiderojmė se pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga vota e lirė e qytetarėve tė Kosovės kanė mandat katėrvjeēar", tha nėnkryetari i parė i LDK-sė, Eqrem Kryeziu.
"Ne mbrojmė parimin pėr cikėl normal katėrvjeēar tė tė zgjedhurve nė institucionet qendrore tė Kosovės", tha nė fund Kryeziu.
Kryesia e LDK-sė, po ashtu ka bėrė tė ditur se ēmon vlerėsimin e pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtar, Piter Feith, pėr vendimin e presidentit Sejdiu si vendim i cili buron nga interpretimi i drejtė i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe i Propozimit Gjithėpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari