
Kryetari i Deēanit paralajmėron padi kundėr kryeministrit Thaēi
Kryetari Deēanit, Musa Berisha, ka paralajmėruar padi pėr shpifje kundėr kryeministrit Hashim Thaēi.
Berisha nuk ka komentuar mė shumė pėr atakimin qė i ka bėrė atij kreu i qeverisė. Ai i ka thėnė KTV-sė se nesėr sė bashku me kryetarin e AAK-sė, Ramush Haradinaj, do tė dalė nė njė konferencė pėr media, pėr tė demantuar Thaēin dhe aty do tė jepen tė gjitha argumentet kundėr deklarimeve tė kryeministrit.
Kreu i ekzekutivit ka thėnė dje nė Kuvendin e Kosovės se kryetari i Deēanit nuk e njehė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, pėr faktin se nuk ka pranuar shumė investime pėr zhvillimin e komunės qė drejton ai.
Thaēi, ka theksuar se kryetari i Deēanit i ka refuzuar investimet e qeverisė nė rrugė, pėr shkolla dhe pėr ujėsjellės.
Edhe deputetėt qė vijnė nga Deēani kanė reaguar ndaj deklaratės sė kryeministrit. Ata i kanė kėrkuar kryeministrit qė tė japė llogari pėr kėtė, ndėrsa kanė thėnė se qytetarėt e Deēanit janė ndier tė ofenduar.
Ndėrsa, ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė pranė ēdo qytetari tė Kosovės dhe se edhe nė tė ardhmen do tė mbėshtesė ēdo iniciativė tė tyre.
Deklarata e kryeministrit Thaēi ka vėnė nė pah bashkėpunimin nė nivelin jo tė duhur ndėrmjet qeverisė dhe komunave, tė cilat udhėhiqen nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. /Kohavision/