Collapse column



"Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar"

AlbStars/"Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar" => "Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar" Perkthyesi Shpetim Cucka rrefen pse ju desh një cerek shekulli për shqiperimin e një prej

Author Topic: "Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar"  (Read 1194 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikë Për Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
"Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar"
« on: April 25, 2008, 02:50:11 PM »
"Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar"
Perkthyesi Shpetim Cucka rrefen pse ju desh një cerek shekulli për shqiperimin e një prej kryeveprave boterore, "Fausti" te Getes. "Ajo që me ka shtyre te perkthej këtë veper-tregon Cucka, është fakti se ai ka vetëm një version te perkthimit ne shqip, si një pjese e mirë e tragjedive te antikitetit dhe veprave klasike. Ka një moment kur një perkthyes i sheh te gjitha keto dhe pyetja që i ben vetes është: A ka mundesi që te kemi një tjeter perkthim, një version te ri te ketyre kryeveprave, pasi jam i mendimit që kryeveprat boterore duhet te jene te perkthyera ne me shume se një variant". Gjithashtu ai tregon edhe misionin për kolanen 12 vellimshe te Tolstoit ne një riperkthim te tij.

një cerekshekulli për perkthimin e "Faustit" është shume apo pak?

Po vepra si "Fausti" i Getes, apo "Komedia Hyjnore", që nga ana formale dhe ideore jane shume komplekse, me shume probleme për te kapercyer, duan te pakten një dekade që te shqiperohen. E duke qene se jeta jone nuk varet perhere nga ne, atehere shtyhet. "Faustin" e kam perkthyer me ritme te tilla, 1/3 e vepres e perktheva për 3 vjet e gjysme, e pjesen tjeter për me se 19 vjet, dhe po te mos isha larguar nga Ministria e Jashtme nuk dihet se kur do ta perfundoja. Vepra te tilla duan pune fizike dhe padyshim një pergatitje shume specifike. Pra, pergatitje leksikore shume te mirë, metrike kur kemi te bejme me poezi dhe padyshim pergatitje kulturore.

Atehere pse "Fausti"?

Kur e kam nisur perkthimin, vite me pare, kam pasur prirjen individuale për te bere perkthime serioze, ato që qendrojne dhe jo perkthime veprash që mund te kene një sukses te castit, por që nuk kane vijueshmeri. E veprat që letersia i njeh e që kane vijueshmeri, jane veprat klasike, pra vlere te qendrueshme. Por, edhe sepse kam pasur një pervoje jo te vogel me vargun. "Fausti" është me vargje dhe s'mund ta ndermarre perkthimin e tij dikush që njeh mirë ate, pasi është njesoj si te hysh ne muzike dhe nuk njeh solfezhin. Por, ajo që me ka shtyre te perkthej këtë veper është fakti se ai ka vetëm një version te perkthimit ne shqip, si një pjese e mirë e tragjedive te antikitetit. Ka një moment kur një perkthyes i sheh te gjitha keto dhe pyetja që i ben vetes është: A ka mundesi që te kemi një tjeter perkthim, një version te ri te ketyre kryeveprave, pasi jam i mendimit që kryeveprat boterore duhet te jene te perkthyera ne me shume se një variant. Dhe "Fausti" erdhi ne këtë kompleks idesh. Po kuptohet që është veper me domethenie, e cila i tejkalon te gjitha koherat, pasi ne te shtrohen problemet filozofike për ate që është ne thelb vete kuptimi i jetës. E për këtë me vjen mirë, pasi jo vetëm ne ate kohe kur kam nisur perkthimin, por, sidomos sot, kuptimi i jetës është relativizuar se tepermi. Njerezit tanime nuk mendojne te jetojne dikur, por jetojne sot për sot.

Ju i keni qendruar strikt dhe besnik gjithë filozofise që percjell "Fausti"?

Kjo është një pyetje që është normale t'i behet jo vetëm një perkthyesi, por edhe një shkrimtari. Ne rast se ne nisim te shkruajme, c'raport kemi ne me vepren?! Dhe une mundohem te zgjedh vepra, te cilat nuk bien ndesh me botekuptimin, formimin dhe pikepamjet e mia ne jetë. Ndaj, edhe "Fausti" nuk mund te mos beje pjese ne këtë udhe, qofte për parimin e perkthimit që është: Besnikeria ideo-formale ndaj vepres, por edhe sepse ai kishte ide shume te shendetshme dhe nuk me krijonin kurrfare alergjie intelektuale.

Ju jeni duke sjelle te plote ne shqip vepren e Tolstoit e kalojme nga një gjuhe ne një tjeter, dhe ne realitete te ndryshme jetesore. Do i qendroni besnik edhe ketyre veprave?

Te perkthyerit nga disa gjuhe për një perkthyes është një plus shume i madh, pasi, nese di disa gjuhe, ka mundesi te shohe ndervaresite që ekzistojne ne psikologjine e njerezve te ndryshem që flasin keto gjuhe te ndryshme. Te themi gjuha ruse edhe ajo gjermane, kultura ne dukje secila e vecanta, por me një lidhje te thelle te brendshme, dhe mjafton te kujtojme se një pjese e perandoreve ruse vinin nga familje gjermane. E ndikimi i Gjermanise ne zhvillimi politik te Rusise ka qene i madh nder shekuj, deri edhe mes dy lufterave boterore. Por, sa i takon Tolstoit, ai hyn ne ate grup shkrimtaresh boterore që koha nuk i nenvlereson, por perkundrazi. Pasi e kane pare misionin e te shkruarit ne funksion te zhvillimit, por rendesi ka që te kuptojme se cili është zhvillimi i drejte e cili është pseudo-zhvillimi. Te Tolstoi, ne leximin e veprave te tij, ndonese ka pikepamje ku shumekush nuk është dakord, mbizoteron ideja se ne lufte midis se mires dhe se keqes. E mira që duhet te jetë perhere shoqerore dhe jo individuale, dhe te triumfoje dhe i sherben asaj. Ndaj edhe perkthimi i Tolstoit, hyn ne këtë kategori pune timen, te perkthimit te atyre veprave që mendoj se vlejne zhvillimit te kultures sone. Tolstoi vertet është perkthyer, është autori rus me i perkthyer, por ne 50 vitet e shkuara. Kultura gjuhesore shqiptare, mendesia shqiptare, por edhe gjendja e puneve te kultures ne Shqiperi me shtyjne te mendoj se një riperkthim dhe një riparaqitje ndaj publikut te sotem do te ishte vetëm ne dobi. Ndaj edhe ne bashkerendim me botuesin e "Toena", menduam te sillnim ne 12 vellime vepren e plote te Tolstoit.

Cka do te thote se do te këtë edhe vepra që lexuesi shqiptar nuk i ka prekur?

Po sigurisht që ka edhe vepra te reja. Mjafton te themi që për te paren herë do te shqiperohen dramat e tij, që publiku shqiptar nuk i njeh deri me tani. Po ashtu do te jetë edhe një vellim i tere me letersi për femije, i cili nuk është aspak i njohur deri me tani për lexuesin tone. Por, do te këtë edhe shume riperkthime, pasi Tolstoit ne shqip nuk i jane perkthyer shume nga gjërat kryesore dhe ato patjeter do perfshihen. Ajo që une them se do ndryshoje është interpretimi, e nese bejme një paralelizem me muziken, ju them se, kur degjojme një koncert te Moxartit, te luajtur nga instrumentiste te ndryshem, ne na mbetet ne mendje vetëm njeri prej tyre. Mendoj se kryeveprat kane nevoje te perkthehen ne cdo kohe, sepse i pergjigjen me mirë mendesise dhe kohes ne te cilen jetojme.

Keni punuar edhe ne fushen e diplomacise, si e keni nderthurur perkthimin me diplomacine?

Njeriu duhet te nxjerre perfitime nga puna që ben, ka qene apo jo i vullnetshem një vendim. Po te qenit ne Ministrine e Jashtme me ka ndihmuar shume, pasi kontakti me te huajt, ti dallon se si zbehet ose forcohet mesazhi i pales tende ose pales se huaj ne një bisede.

E njohja e mentalitetit dhe kultures te një vendi te caktuar, është thelbesore për perkthyesin që ta sjelle vepren me mesazh me te forte?

Edhe diplomati perfitoi nga perkthyesi, pasi nepermjet veprave perfitohet një informacion për vendin ne te cilin shkon, me te cilin mund te operosh gjatë punes tende. Por edhe perkthimi ka fituar shume nga diplomati, pasi veren që ne qyteterim te caktuar, ironia nuk shkon aspak e ne një tjeter, ajo është shume e theksuar.



Tolstoi vjen me kolanen 12 vellimshme

Tolstoi është padyshim shkrimtari rus me i perkthyer ne shqip për me se gjysme shekulli. Por shpejt, ai do te vije ne shqip edhe me te tjera vepra, pos kryeveprave te tij, ne një kolane 12 vellimshme. Perkthyesi Shpetim Cucka dhe "Toena" e kane ndermarre këtë iniciative, e cila për te paren herë ne tregun e librit shqip sjell edhe dramat e Tolstoit, por edhe një vellim te tere me librat e tij për femije. Perkthyesi Cucka rrefen se, "do te këtë edhe shume riperkthime, pasi Tolstoit ne shqip nuk i jane perkthyer shume nga gjërat kryesore dhe ato patjeter që do perfshihen ne këtë kolane. Ajo që une them se do ndryshoje është interpretimi". Cka do te thote se vepra e tij do te mbaje veshur petkun e kohes ne te cilen ne jetojme.



Realiteti shqiptar i perkthimeve

Jo rralle hapen debate për cilesine aspak te denje te perkthimeve ne shqip, ne kohen kur botimet pak kontrollohen. për një perkthyes, gjendja e perkthimeve ne shqip është edhe me e qarte. për perkthyesin Shpetim Cucka, gjendja është me komplekse sesa thjesht ceshtje e perkthimeve aspak te denja ne shqip. "Ka dy aspekte, pohon ai, njeri ka te beje me faktin se ne çfarë niveli është kultura jone aktualisht, dhe cilat drejtime e ushqejne ate, e ku synon te arrije. E se dyti, është kritika ne kuptimin e gjere te fjales. Une kam verejtje për te dyja ceshtjet". Por, për t'u fokusuar te perkthimet, Cucka shprehet se, "edhe ne fushen e perkthimit, nese kemi probleme, ato nuk burojne vetëm nga papergatitja e perkthyesve konkret, por kemi mjedis shoqeror që e pengon aftesimin e tij. Nese një perkthyes merr vepra serioze, ka pak mundesi tregu". Ai vijon logjiken duke thene: "Jam dakord që te kemi kritike pozitive, pasi kemi shume nevoje për afirmimin, por duhet te këtë edhe kritike te një tjeter lloji, kritike mohuese për proceset negative, dhe pse une kuptoj se ne kushtet e ekonomise se tregut, kritika është e veshtire".

AlbStars

"Kryeveprat boterore duhen rishqiperuar"
« on: April 25, 2008, 02:50:11 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: