
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nė njė deklaratė pėr shtyp tė hėnėn, bėri thirrje publike qė tė mos pengohen monitoruesit e shoqėrisė civile.
Nė deklaratė theksohet se, gjatė ditės sė sotme nė KZAZ nr. 8 tė qytetit tė Durrėsit, vėzhguesja e KSHH nuk u lejua tė hyjė nė ambientet e numėrimit tė votave dhe njė tjetėr vėzhguese e kėsaj organizate, nuk u lejua tė hynte nė vendin e numėrimit tė votave nė KZAZ nr. 48, nė Tiranė. Sipas KSHH, tė dyja vėzhgueset janė tė akredituara pranė KQZ dhe disponojnė, pėr kėtė qėllim, dokumentin pėrkatės.
Veprime tė tilla vijnė ndesh me Kodin Zgjedhor, nenet 6, 7 dhe 121 tė tij, nė tė cilėt sanksionohet e drejta e organizatave jofitimprurėse pėr tė monitoruar dhe vėzhguar ēdo fazė tė procesit zgjedhor, duke pėrcaktuar se pėr kėtė qėllim ato duhet tė kujdesen pėr akreditimin e vėzhguesve tė tyre pranė KQZ, thuhet nė deklaratė.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka bėrė thirrje Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, qė merren me ruajtjen dhe mbarėvajtjen e procesit tė numėrimit, tė lejojnė vėzhguesit tė kryejnė punėn e tyre.
Sipas KSHH-sė, theksohet se edhe procesi i numėrimit tė votave dhe vėzhgimi i kėtij procesi shėnon standard.