Collapse column



Ku fshihen burrat

AlbStars/Ku fshihen burrat => Ku fshihen burrat    Kėrkimi i atij mashkullit ideal po ju zgjat mė shumė nga sa e kishit parashikuar? Ne jemi pėrpjekur tė kuptojmė se ku fshihen

Author Topic: Ku fshihen burrat  (Read 1023 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
Ku fshihen burrat
« on: April 06, 2009, 10:39:56 PM »
Ku fshihen burrat
 

 Kėrkimi i atij mashkullit ideal po ju zgjat mė shumė nga sa e kishit parashikuar? Ne jemi pėrpjekur tė kuptojmė se ku fshihen burrat. Ja ē’kemi zbuluar dhe ua kėshillojmė atyre qė janė ende vetėm.

Nėse mendoni tė gjeni njė burrė qė ėshtė i lirė pasi tė keni kaluar tė tridhjetat, ėshtė si tė shkoni nė treg nė orėt e pasdites e tė gjeni ende fruta tė freskėta; kjo nuk ėshtė udhė qė bėn pėr ju. E vėrtetė ėshtė qė meshkujt janė me pakicė: nuk janė kurrė gati tė bėjnė jetė nė ēift apo kanė bėrė mė parė... dhe ata qė mbeten, nuk shihen mė vėrdallė.

Ne jemi pėrpjekur tė bėjmė njė lloj harte tė vendeve ku mund t’i gjejmė apo tė zbulojmė se ē’duhet bėrė apo shmangur pėr tė njohur njerėz interesantė. Problemi nuk ėshtė tė gjejmė njė njeri pėr tė bėrė seks. Problemi ėshtė tė gjejmė njė njeri me tė cilin ėshtė bukur tė darkosh. Njė njeri me tė cilin, kur njihesh, dėshiron tė dalėsh pėr darkė dhe pasi tė dalėsh, do qė ta takosh pėrsėri. Ja sugjerimet.

Hapi i parė: stop pretendimeve

I bukur, i pasur, sportiv, me shėndet tė mirė. Nuk ka tė tillė vėrdallė. Duhet tė dorėzohemi. Nė fakt, po tė mendoni historitė e shkuara, kur na i paskan plotėsuar kėto kritere?!... Mund tė kujtosh qė dikush qė e ke dashur shumė, e kishte lėnė shkollėn pėrgjysmė apo ai qė doje tė fejoheshe dhe tė theu zemrėn, nuk ishte i bukuri i dheut.

Harta Girls Generated

Nėse qėllimi ėshtė tė gjeni njė burrė, duhet qė mbi tė gjitha tė jeni tė vendosura tė qėndroni larg femrave pėr ca kohė. Palestra dhe kurset e kėrcimit, teatri, njė panair i librit... Mjafton tė vrisni pak mendjen dhe tė bėni njė hartė me dhjetė vendet mė tė mira nė qytet (duke pėrjashtuar kėtu lokalet dhe klube tė ndryshėm) ku mund tė njihni njerėz interesantė.

Internet me doza tė vogla

Mos humbisni kohė me agjencitė martesore online: mund tė gjeni vetėm njerėz me vese apo me flokėt e lyera me reflekse tė kuqe. Pastaj nėse nė fushėn pėrballė do tė fusnit kėrkesėn pėr t’u njohur vetėm me tė diplomuar, qė nuk pinė duhan dhe qė banojnė dhjetė hapa larg jush, sistemi do t’ju informonte se nuk ekzistojnė njerėz qė i kanė kėto kritere. Gjithsesi, interneti funksionon vetėm nėse jeni mė pak se tridhjetė vjeē, nėse doni vetėm tė argėtoheni dhe keni mjaft kohė pėr tė harxhuar. Por njė nga avantazhet ėshtė se nuk jeni tė detyruara tė takoni askėnd, derisa tė jeni gati.

Aktivitetet pėr beqarė

Deri tani pėr kėto gjėra kishim dėgjuar vetėm tė flitej... Por tashmė edhe tek ne kanė nisur tė promovohen tė tilla aktivitete, si vrapi i organizuar pėr njohje tė reja. Pėrvoja tregon se pėrgjithėsisht nė kėto aktivitete ka femra tė mrekullueshme dhe meshkuj zhgėnjyes. Mosha mesatare mund tė jetė e lartė ose moshė e deklaruar – siē ndodh online – paksa e ndryshme nga ajo reale. Problemi tjetėr i kėtyre aktiviteteve ėshtė se mund tė bėjnė tė ndihesh si “nė kurthin e dėshpėrimit”. Por gjithsesi mund tė kalosh njėherė andej... “in incognito”, me justifikimin se po shoqėroni njė mikeshė.

Kurset ideale

Tani besoj se e keni kuptuar qė meshkujt nuk bėjnė joga. Do tė ishte ideale ta bėnin: mund tė fillonit njė bisedė tė kėndshme teksa qėndroni ulur mbi tapet, se sa i rėndėsishėm ėshtė meditimi dhe sesa tip me kėmbė nė tokė jeni (pra mė se e pėrshtatshme pėr martesė)... Nejse, kjo ėshtė fjali kushtore... Ajo qė dimė me siguri, ėshtė se nėse nuk preferojnė jogėn, ka mjaft djem qė ndjekin tė tjera kurse. Gjuhėt e huaja apo kompjuteri dhe fotografitė janė argumente tė mira pėr tė krijuar miqėsi tė reja. Dhe frekuentimi i shpeshtė i tyre ėshtė rast ideal pėr tė gjetur kėto mundėsi. Nė fund tė fundit, dhe nėse nuk do arrinit qėllimin qė i keni vėnė vetes, do dilnit me njė tjetėr diplomė nė xhep, qė do t’ju shėrbejė jo pak nė tė ardhmen.

Zhytuni nė... sport!

Nėse dėshironi njė lidhje tė lumtur me njė burrė, duhet tė dini se sportet ndahen nė dy grupe: ato qė edhe ju mund t’i bėni dhe ato qė nuk mund t’i bėni. Futbolli ėshtė sigurisht shembulli mė i keq i grupit tė dytė. Njė sport qė s’tė ngjall aspak shpirtin konkurrues dhe qė ėshtė mė se i pėrshtatshėm pėr kėtė “hallin” tonė, ėshtė zhytja nė ujė nė ndonjė pishinė: njė ambient mjaft mashkullor, por qė u pėlqen edhe femrave. Pastaj, kur vjen puna te sportet, mund tė pėrftoni edhe nga vendet ku ato bėhen pa u pėrfshirė edhe vetė.

 

IkubInfo
 
 

Offline ♥lepurushe♥

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 14351
  • Gender: Female
  • jam fisnike kam zemren gur
    • View Profile
Ku fshihen burrat
« Reply #1 on: June 27, 2009, 11:15:00 PM »
poshte krevateve

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
Ku fshihen burrat
« Reply #2 on: September 06, 2009, 12:23:54 AM »
mbas grave diku :p: :p:

AlbStars

Ku fshihen burrat
« Reply #2 on: September 06, 2009, 12:23:54 AM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: