
Duart flasin pėr ne shumė mė tepėr se ē mendojmė. A e keni ditur se duart tuaja tregojnė pėrparėsitė dhe tė metat tuaja?
Duart janė vazhdimisht nė pėrdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojnė ngarkesa tė pėrditshme. Prandaj, kėto janė disa nga arsyet e shumta pse duhet tė keni kujdes tė veēantė pėr duart tuaja.
Filloni me krem
Lėkura e duarve ėshtė shumė e hollė, ajo pėrmban numėr mė tė vogėl tė gjėndrave dhjamore dhe ēdo ditė i ekspozohet rrezeve tė diellit, tė ftohtit etj... A e keni ditur se larja e duarve pėrveē se largon papastėrtinė, largon edhe yndyrėn mbrojtėse? Pėr kėtė arsye ėshtė me rėndėsi qė duarve tu ofrojmė kujdesin e duhur me anė tė kremit pėrkatės, i cili ėshtė i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminė E.
Mos hezitoni qė ti lyeni duart me kremin mbrojtės dhe ushqyes, ēdo ditė pas larjes sė tyre. Kjo nuk do tju merr shumė kohė dhe me kalimin e viteve do ta falėnderoni veten pėr kujdesin qė ua keni kushtuar.
Duart e plasaritura dhe tė thata kanė nevojė pėr kujdes shtesė. Para gjumit lyeni ato me krem pėr lėkurė tė thatė me shtresė tė trashė. Gjatė natės duart do tė pėrfitojnė mė shumė nga kremi, pasi qė derisa ne flemė, lėkura rigjenerohet. Pėr duart e thata dhe tė dėmtuara ilaē i mirė janė edhe maskat ushqyese dhe serumet.

Fitnes pėr duar
Ekspertėt kanė treguar se ekziston njė lidhje e drejtpėrdrejtė nė mes duarve dhe trurit. Pėr kėtė arsye artistėt dhe muzikantėt i ushtrojnė ēdo ditė gishtat e tyre. Nuk ėshtė keq qė sė paku njėherė nė javė tė ushtrohen duart. Pėr ta realizuar kėtė, mė sė miri do tju shėrbejnė dy toptha. Rrotulloni ato ndėrmjet shuplakave dhe nganjėherė ndėrrojeni kahun e lėvizjes.
Kėshillė: Mė tė mirė janė topthat e gomės qė pėrmbajnė bulbe ovale, tė cilat njėkohėsisht masazhojnė shuplakat tuaja dhe reagojnė si masazh refleksiv nė trupin tuaj.
Larja me parafinė
Njė mėnyrė shumė e thjeshtė, por shumė e efektshme ėshtė larja e duarve me parafinė. Nė kėtė mėnyrė do tu ofroni kujdes dhe mbrojtje tė plotė duarve tuaja tė lodhura dhe tė plasaritura. Gjatė larjes me parafinė tė ngrohtė hapen poret dhe lėkura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur kėshtu qarkullimin me tė mirė tė gjakut. Gjatė trajtimit me parafinė, aroma e mirė relakson gjithė trupin. Trajtimi nuk kėrkon shumė kohė dhe pėrgatitje, zgjat vetėm njėzet minuta, ndėrsa nė tė njėjtėn mėnyrė mund tė pėrkujdeseni edhe pėr shputat.

Pėr larjen me parafinė nuk keni nevojė tė vizitoni ndonjė sallon tė veēantė kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe nė sallonet mė tė thjeshta, madje edhe nė ato ku i rregulloni flokėt. Prandaj duke i zbukuruar flokėt mund tė kėnaqeni edhe nė kujdesin e kėndshėm tė duarve. Larja me parafinė mund tė jetė trajtim pėrfundimtar i njė trajtimi tjetėr, ose si trajtim i veēantė.
Ėshtė shumė thjeshtė: Duart zhytni nė parafinė tė nxehur. Pastaj nė duar vendosen dorėza tė mėndafshta ku parafina dalėngadalė ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive tė cilat veprojnė nė mėnyrė terapeutike. Pėrveē efektit regjenerues, larja me parafinė nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nxit qarkullimin sipėrfaqėsor tė gjakut. Pas trajtimit, lėkura e duarve ėshtė e rrafshėt, e butė dhe bukur e rinuar.
Shpesh ndodh qė mjekėt rekomandojnė larjen me parafinė tė shputave si terapi pėr diabetikėt, me ērast trajtimet e rregullta me parafinė pengojnė vdekjen e indeve nė kėmbė.