Heqja e 28 nentorit nga kalendari i festave ne Kosove, reagojne qytetaretImage Qytetarėt e Kosovės nuk e kuptojnė Projektligjin e miratuar pėr Festat Zyrtare nga ana e qeverisė, ku Dita e Flamurit - 28 Nėntori nuk parashikohet si festė zyrtare nė Kosovė. Sipas tyre, kjo qeveri nuk mund tė vendos pėr gjėra tė tilla sepse ėshtė e qeveri e pėrkohshme. "Unė e vlerėsoj shumė keq. Sipas mendimit tim ky vendim i qeverisė ėshtė kryesisht I pabazė. Regjimet, qeveritė shkojnė e vijnė, por 1912 mbetet I padiskutueshėm dhe mė i gėzueshmi qė ka patur populli shqiptar nė historinė e tij tė stėrgjatė e tė stėrmunduar" u shpreh akademiku Ekrem Murtezai.
Nderkaq Ramadan Fejziu, qytetar i Prishtines shprehet se "pavarėsisht nga vendimi i qeverisė unė do ta festoj se ma ka festuar gjysh e babgjysh".
Ka nga ata qė mendojne se duhet lėnė anash emocionet pėr hir tė shtetformimit. "Nėse duam tė bėjmė shtet duhet tė sillemi nė bazė tė ligjeve tė shtetit.Nėse duam tė jetojmė me iluzione duhet tė kuptojmė qė 28 nėntori nuk mund tė jetė festė shtetėrore e Kosovės" tha nje tjeter qytetar, Ali Kryeziu.
Por pavarėsisht nga vendimi i qeverisė ata Ditėn e Flamurit do ta festojnė. "28 nėntori duhet tė festohet patjetėr, dhe duhet pushim te festohet se bashku me popullin" tha akademiku Ekrem Murtezai.
"Absolutisht, po flas per vete dhe familjen time. 28 Netori do te jete feste kombetare me shekuj" tha Ramadan Fejziu.
"Ne do ta festojmė, por jo nė mėnyrė shtetėrore" u shpreh Ali Kryeziu.
Projektligji pėr Festat Zyrtare nė Republikėn e Kosovės nuk e pėrfshin Ditėn e flamurit nė mesin e 11 festave zyrtare qė do t'i ketė Republika e Kosovės.