Collapse column



Lajmet nga teknologia

AlbStars/Lajmet nga teknologia => 204 milion? dollar? p?r zhvillim t? televizor?ve OLED Sony ka paralajm?ruar se do t? shpenzoj? 204 milion? dollar? p?r p?rshpejtimin e

Author Topic: Lajmet nga teknologia  (Read 5861 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #30 on: June 03, 2008, 10:12:39 PM »
iPhone 2 do tė jetė edhe mė i hollė, thonė thashethemet



Ka mbetur edhe njė javė deri nė konferencėn WWDC tė Applet nė tė cilėn, siē supozohet, do tė paraqitet iPhone-i i ri, e thashethemet janė bėrė me bollėk. Tė gjitha gjėrat konsolidohen rreth disa funksioneve tė reja, mirėpo informatat e fundit tė pakonfirmuara pohojnė se iPhone 2 do tė jetė edhe mė i hollė se versioni i parė i tij.

Leander Kahney nga faqja e internetit Cult of Mac pohon se ka marrė specifikat e sakta tė iPhonet tė ri. Nėse i kthehemi iPhonet tė fundit, shumica e thashethemeve tė tilla kanė qenė krejt tė pasakta, prandaj na mbetet vetėm tė presim pėr tė kuptuar tė vėrtetėn.

Sido qė tė jetė, Cult of Mac pohon se iPhone i ri do tė ketė mbėshtetje pėr 3G, GPS, dy herė mė shumė memorie (16 GB nė modelin mė tė dobėt dhe 32 GB nė atė mė fuqishėm), se do tė jetė 22 pėr qind mė i hollė dhe do tė ketė mė shumė kohėzgjatje tė baterisė.

Tė gjitha kėto nuk duken edhe aq interesante, mirėpo ėshtė interesant pohimi se iPhone i ri do tė jetė mė i lirė dhe do tė kushtoj gjithsej 200 dollarė amerikanė dhe se Apple do tė humb para nė vet harduerin, por do tė kompensojė humbjet nė parapagimin mujor. Nėse kjo ndodhė edhe nė tė vėrtetė, nuk do tė ankohemi shumė.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #31 on: June 04, 2008, 01:23:26 PM »
Harrojeni miun e kompjuterit



Nga gjiganti softuerik, Microsoft, mė nė fund kanė arritur pak mė shumė informata mbi versionin e radhės tė sistemit tė tyre operativ. Pra, Windows 7 do tė ketė mbėshtetje pėr aplikacionet touch screen, tė cilat do tė paraqesin alternativė pėr udhėheqjen me mi.

Opsioni i dedikuar pėr ekranet e ndjeshme nė prekje, ėshtė vetėm njė pjesė shumė e vogėl e mundėsive tė reja tė cilat i sjellė Windowsi i ri, derisa aftėsitė e tij nė njė konferencė pėr media i ka demonstruar njė nga punėtorėt, i cili me ndihmėn e Windowsit dhe prekjes nėpėr ekran ka zmadhuar dhe zvogėluar fotografitė dhe ka lėvizur nėpėr hartėn interaktive tė San Diegos.

Bill Gates vlerėson se ky ėshtė evolucion i cili do t’i lirojė shfrytėzuesit nga nevoja pėr pėrdorimin e miut dhe mėnyrės sė navigimit tė tillė nė tė ardhmen – sot i tėrė navigimi me kompjuter zhvillohet me ndihmėn e miut dhe tastierės, derisa nė tė ardhmen rolin kyē do tė duhej ta kishin ekranet e tilla tė ndjeshme nė prekje dhe nė tė folur.

Versioni i ri i Windows do tė duhej tė paraqitej nė treg nė fund tė vitit 2009

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #32 on: June 06, 2008, 11:31:28 PM »

BE-ja e brengosur pėr mungesėn e adresave IP nė internet


Numri i adresave tė protokollit tė internetit (Internet protocol - IP) pothuajse ka arritur maksimumin e tij, ka tėrhequr vėmendjen Bashkimi Evropian.
Adresa IP, e cila ėshtė e domosdoshme pėr tu qasur nė internet, nė version e saj tė tanishėm IPv4 pėrmban vargun e katėr numrave nga 0 deri nė 255, tė ndarė me pika, e cila identifikon secilin kompjuter tė qasur nė rrjetin global tė internetit.

Pėr shkak tė rritjes jashtėzakonisht tė shpejtė tė shfrytėzuesve tė internetit, pėr 290 pėr qind gjatė periudhės 2000 deri mė 2008, sipas tė dhėnave tė faqes ndėrkombėtare tė internetit pėr statistikat e rrjetit kompjuterik "Internet World Stats" – Komisioni Evropian vlerėson se tė gjitha adresat tjera nė dispozicion do tė pėrdoren deri nė vitin 2011.

Komisioni Evropian, si organ ekzekutues i BE-sė, mu pėr kėtė vlerėson se ėshtė e nevojshme qė shpejt tė kalohet nė protokollin IPv6, qė ėshtė normė e re pėr identifikimin e kompjuterit nė rrjetin global, me mė shumė numra

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #33 on: June 06, 2008, 11:32:33 PM »
Firefox i afrohet pjesėmarrjes prej 20 pėr qind



Lufta nė tregun e shfletuesve tė internetit definitivisht po nxehet, mirėpo si qėndrojnė gjėrat aktualisht, fituesit mė tė mėdhenj janė Firefox dhe Safari nga Apple, derisa humbėsi i vetėm nė kėtė fushė duket tė jetė Internet Explorer i Microsoftit.
Tė dhėnat mė tė reja tė analistėve nga Net Applications tregojnė se pjesėmarrja e Firefoxit nė tregun e shfletuesve gjatė muajit maj tė kėtij viti ka qenė 18.41 pėr qind, qė ėshtė njė rritje prej 0.65 pėr qind pėr dallim nga muaji paraprak.

Shfletuesi tjetėr, ai Safari nga Apple nė tė njėjtėn periudhė kohore ėshtė ngritur nė pėrqindjen e pjesėmarrjes prej 6.25 pėr qind, derisa njė muaj mė herėt ka ‘numėruar’ 5.81 pėr qind.

I vetmi humbės nė kėtė periudhė kohore ėshtė Internet Explorer i cili ka humbur 1.08 pėr qind shtesė dhe sipas Net Applications pėrmban 73.75 pėr qind tė tregut.

Firefox depėrtimin e tij mė tė madh nė treg e ka shėnuar para dy vitesh qėkur popullariteti po i rritet vazhdimisht, derisa pikėrisht nė atė kohė ka filluar ‘rėnia pėrfundimtare’ e Internet Explorerit. Nė fakt, shfletuesi mė i pranishėm i internetit para dy vitesh ka pasur pjesėmarrje, sipas tė dhėnave tė kėsaj kompanie analitike, madje 84.1 pėr qind tė tregut dhe qysh prej atėherė kjo shifėr nga muaji nė muaj po bie.

Siē raportojnė nė Net Applications, kufirin prej 20 pėr qind tė pjesėmarrjes nė treg Firefox do tė mund tė kalojė nė fund tė kėtij muaji, duke marrė parasysh se nė mesin e muajit qershor nga tabori i Mozillas do tė duhej tė paraqitej versioni final i shfletuesit tė internetit Firefox 3. Dje, mė 4 qershor, ėshtė paraqitur Firefox 3 RC2 i cili deri mė tani ėshtė kandidati mė i pėrafėrt me versionin pėrfundimtar tė Firefoxit.

Sa u pėrket vizitorėve tė telegrafi.com, megjithatė Internet Explorer mbetet dominues me 84.46 %, i pėrcjellė nga Firefox me 14.22 % derisa Safari mbetet me pėrqindje tė ulėt prej 0.61 %

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #34 on: June 06, 2008, 11:33:44 PM »
Nokia E71, fjala e fundit e teknologjisë



Flasim sërish për teknologji dhe luks. Nëse është vendosur zyrtarisht paraqitja e modelit më të ri nga Nokia E71, fjala e fundit e teknologjisë kompania finlandeze Nokia e cila është gati të prezantojë në publik modelin e ri E71. Ky është smartphone me tastierë QWERTY i cili logjikisht është fjala e fundit e teknologjisë dhe dizajnit të punuar me detaje. Me përmasa 112 x 57 x 10 milimetra, celulari është i pajisur me një fotokamera 3.2 megapixel, lidhje Wi-Fi, marrës GPS dhe lexues MP3 dhe radio. Çmimi nuk është bërë ende publik. (INFOSOT)

« Last Edit: June 13, 2008, 11:15:39 PM by billis_2™ »

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #35 on: June 07, 2008, 07:40:18 PM »
Arrijnė disqet me 20.000 rrotullime



Evolucioni i disqeve tė forta disi ka rėnė nė gjumė gjatė viteve tė fundit: pėr njė kohė tė gjatė nė shumicėn e kompjuterėve tė tavolinės (desktop) gjenden disqet tė cilėt kanė 7.200 rrotullime nė minutė, derisa entuziastėt dhe profesionistėt shfrytėzojnė ata prej 10.000 rrotullimesh. Mirėpo depėrtimi ēdo ditė e mė i madh i SSD-sė nė treg i ka shtyrė prodhuesit drejt inovacioneve tė reja.

Sipas informacione ende tė pavėrtetuara, kompania Western Digital ėshtė duke punuar nė diskun e fortė, disqet magnetike e tė cilit do tė rrotullohen hiē mė pak se 20.000 herė nė minutė.

Detajet janė bukur tė paqarta pėr momentin, mirėpo flitet se kėto disqe do tė jenė tė ngjashme me modelin e ri tė WD-sė Velociraptor, i cili nė realitet ėshtė disk 2.5 inēėsh nė shtėpizė 3.5 inēėshe. Ajo qė ėshtė mė e mira, disqet e reja tė cilėt janė dy herė mė tė shpejtė, do tė duhej tė ishin shumė tė qetė, nė tė cilėn gjė dyshojmė, por edhe nuk mund ta vėrtetojmė dyshimin derisa ta dėgjojmė me veshėt tonė

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Lajmet nga teknologia
« Reply #36 on: June 07, 2008, 07:42:50 PM »
Paraqitet Nokia E90 e dekoruar me diamante




Celulari i fundit nė serinė Communicator tė Nokias prej tani e tutje ėshtė edhe mė i adhuruari. Natyrisht, vetėm pėr njė numėr tė caktuar tė shfrytėzuesve tė cilėt pėr kėtė variant me diamante janė tė gatshėm tė ndajnė njė shumė tė theksuar tė parave.
Qysh kur i ėshtė paraqitur publikut, nė muajin shkurt tė vitit tė kaluar, Nokia E90 tėrheq vėmendjen e njerėzve tė dashuruar nė pajisjet smartphone. Kėsaj here nė ballafaqim me kėtė top model tė Nokias ka vendosur tė merret edhe dizajnuesi austriak.

Studioja e Aloissonit paraqet versionin me diamant tė Nokias E90, tė dekoruar me 408 diamante tė pėrpunuara nė mėnyrė tė pėrsosur dhe disa shtojca aty-kėtu prej 18-karatėsh. Sa i pėrket anės teknike, pajisja ka mbajtur karakteristikat e saj bazike, formėn mbyllėse, tėrė tastierėn, mundėsitė e shumta multimediale dhe lidhjet e tjera.

Krejtėsisht e pritur, versioni me diamant i Nokias E90 e ka ēmimin e lartė prej hiē mė pak se 52.000 euro.


Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Re: Lajmet nga teknologia
« Reply #37 on: June 10, 2008, 01:17:54 PM »
iPhone 2.0 WWDC 2008




Sapo ka mbaruar WWDC 2008  dhe pas shume te rejash, surpriza iPhone 3G ne me shume shtete.

Gjysem cmimi per versionin 8GB 199$Dollar per versionin me 16GB 299$Dollar.

Nqs doni me shume info vizitoni http://www.apple.com/hotnews/

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Re: Lajmet nga teknologia
« Reply #38 on: June 11, 2008, 10:12:27 AM »
Nokia E66 dhe E71 arrijnė sė shpejti!

Djelmoshat nga Nokia nė faqet zyrtare tė kompanisė kanė publikuar, e mė pas kanė tėrhequr, demonstrimin pėr dy pajisjet krejtėsisht tė reja. A ėshtė ky njė tentim i tėrheqjes sė vėmendjes nga iPhone, i cili do tė mund tė paraqitet shpejt, apo rastėsi, nuk e dimė.

Dy modelet tė cilat janė paraqitur janė shumė interesante, por jo edhe tė mjaftueshme pėr tė pėrzier planet e Applet. Bėhet fjalė pėr modelet afariste E66 e E71, tė cilėt nga aspekti softuerik janė shumė tė ngjashėm, derisa dallimi mė i madh ėshtė sepse E71, sikurse edhe vėllai i tij i madh E70, ka tastierė QWERTY..




Pėr fat tė keq, pos asaj qė edhe vet mund tė shihni nė fotografi, nuk kemi arritur tė marrim specifika tjera precize, sepse Nokia ka tėrhequr tė gjitha informacionet mbi kėto dy pajisje. Megjithatė, pasi qė demonstrimi i tyre ka qenė i kompletuar mund tė pritet qė Nokia shumė shpejt tė paralajmėrojė kėto modele, prandaj edhe do tė mėsojmė edhe karakteristikat e plota.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Re: Lajmet nga teknologia
« Reply #39 on: June 11, 2008, 10:13:13 AM »
SHBA: Superkompjuteri mė i shpejtė nė botė

Shkencėtarėt amerikanė e kanė promovuar superkompjuterin mė tė shpejtė nė botė.

Makina e kompanisė IBM, e quajtur Roadrunner, ėshtė nė gjendje tė bėjė 1 bilionė (1 mijė miliardė) kalkulime nė sekondė dhe ėshtė dy herė mė e shpejtė se superkompjuteri mė i shpejtė aktualisht nė botė.

Makina do tė instalohet nė Laboratorin Kombėtar nė Los Alamos, dhe kryesisht do tė pėrdoret pėr t'i monitoruar stoqet bėrthamore nė Shtetet e Bashkuara.

Kompjuteri gjithashtu do tė shfrytėzohet pėr kėrkime nė astronomi, gjenomikė dhe ndryshimet klimatike.

Roadrunner ka nė vete komponentė, tė cilėt fillimisht ishin dizajnuar pėr tė famshmin Sony PlayStation 3

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Re: Lajmet nga teknologia
« Reply #40 on: June 13, 2008, 11:06:34 PM »
Tetė megapikselė nė telefon celular





Kanė rrjedhė informatat se Sony Ericsson sė shpejti do tė mund tė paraqes celular rrėshqitės i cili do tė ketė kamerė tė integruar me rezolucion prej 8.1 megapikselash.

Emri i ri i Sony Ericssonit tė ri, i cili sipas thashethemeve tė pavėrtetuara do tė duhej tė publikohej mė 17 tė kėtij muaji, ėshtė C905, derisa lista e mundėsive tė tij ėshtė aq e gjerė saqė tingėllon pak si tepėr mirė.

Siē edhe e pėrshkruan shenja nė emėrtim, bėhet fjalė pėr fotoaparat Cybershot, e kėtė e konfirmon edhe kamera me rezolucion prej 8.1 megapikselė – qė ėshtė edhe mė sė shumti qė ėshtė integruar deri mė tani nė ndonjė celular. Kamerės i janė bashkuar edhe blici ksenon pėr fotografi dhe foto-ndriēim pėr incizimin e video dosjeve. Fotoaparati nuk mbetet aspak prapa pajisjeve tjera tė pavarura CyberShot sipas teknologjive qė mbėshtet, prandaj kėtu gjenden Face Detection, stabilizimi i fotografisė, largimi automatik i ngjyrės sė kuqe nga sytė dhe Smart Contrast.

Fotografitė dhe filmat e punuar me C905 pronarėt e ardhshėm do tė mund t’i shfletojnė nė ekranet me rezolucion prej 240 x 320 piksela, por edhe nė televizorė, falė daljes sė integruar TV. Fotoaparati mbresėlėnės digjital nuk ėshtė gjėja e vetme me tė cilin C905 do tė mund tė krenohej, celulari do tė duhet tė posedojė pranues GPS dhe adapter WiFi.

Duket se Nokia N95 mė nė fund do tė bėhet me njė konkurrent tė fuqishėm, mirėpo do tė pėrmbahemi nga gjykimi i fundit derisa nuk tė kemi marrė specifikat e plota pėr tė.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Re: Lajmet nga teknologia
« Reply #41 on: June 13, 2008, 11:11:54 PM »
DELL zbulon detajet e laptopit tė vet ultraminiatural


Tregu i laptopėve ultraminiatural po bėhet ēdo ditė e mė i pasur, derisa pas disa varianteve tė EeePC-ve, pajisjeve tė holla tė kėtij lloji si ai MacBook Air nga Apple apo Lenovo X300, nė garė ėshtė pėrfshirė edhe Dell.[/COLOR]

Kah fundi i muajit tė kaluar ju kemi informuar pėr laptopin miniatural tė vėrejtur nėn dorėn e njeriut tė parė tė Dell-it, Michael Dell. Siē po del, bėhej fjalė pėr pajisjen e emėruar Dell E.

Pajisja ėshtė paraqitur nė dy variante - Dell E me ekran prej 8.9 inēėsh, i cili ka pėr qėllim tė konkurrojė me atė Eee 900 tė kompanisė Asus dhe 12.1-inēėshi Dell E Slim, i cili megjithatė vė nė shėnjestėr pjesė tė tregjeve tė cilėt i sundojnė MacBook Air e[/B]





Tė gjitha modelet mund tė blihen nė variantet Windows apo Linux, do tė pėrmbajnė procesorin Diamondville tė Intelit, RAM sipas dėshirės sė shfrytėzuesve, derisa do tė jetė e mundur tė zgjidhen edhe disa variante tė hapėsirės sė dhėnave flash. Ēmimi fillestar i Dell E nis nga 299 dollarė.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Re: Lajmet nga teknologia
« Reply #42 on: June 13, 2008, 11:13:32 PM »
Projektor mobil pėr iPhone



Ėshtė e vėrtetė se iPhone ka ekran tė madh, mirėpo kur dėshironi tė shikoni ndonjė film me shoqėrinė, ky ekran nuk do tė jetė i mjaftueshėm as pėr ju, e lėre mė pėr ata. Prandaj kėtu ėshtė projekti mobil me ndihmėn e tė cilit do tė mund tė kėnaqeni me tė vėrtetė me pėrmbajtjet video, tė cilat i keni ruajtur nė iPhone.

Pajisja e kompanisė Honlai quhet QingBar MP101 dhe punon krejtėsisht thjeshtė: kyēni iPhone (apo iPod Touch) nė tė dhe ajo punon. Me tė vjen edhe dizajni i shkėlqyeshėm, prandaj kjo pajisje do tė duket shumė bukur nė tavolinėn tuaj, dhe ėshtė nė pajtueshmėri me kėrkesat e mėdha tė produkteve tė kompanisė Apple.

Fakteqėsisht, nuk kemi arritur tė gjejmė detajet specifike, mirėpo ajo qė dimė ėshtė se ka kontrast 200:1, qė nuk ėshtė edhe ndonjė gjė shumė e jashtėzakonshme.

Offline DaRliN

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 66
  • Gender: Male
    • View Profile
    • -
Lajmet nga teknologia
« Reply #43 on: January 29, 2009, 09:50:04 PM »
Edhe njė celular me dy SIM kartela




Kohė pas kohe nė treg prodhues tė ndryshėm paraqesin zgjidhjet e tyre telekomunikuese tė cilat janė nė gjendje qė njėkohėsisht tė pranojnė nga dy SIM kartela. I fundit nė vargun e kėtij lloji vjen nga kompania e Malajzisė – DuoSim.

Siē mund tė pritej, kompania DuoSim pajisjen e vet tė emėruar DuoSim 228 e reklamon si celularin e parė e cila njėkohėsisht shfrytėzon tė dy SIM kartelat, mirėpo kjo definitivisht nuk ėshtė ashtu. Nė fund tė vitit 2007, kėtu nė Telegraf, ju kemi njoftuar pėr tri pajisje tė kėtij lloji, dhe atė pėr modelin Samsung SGH-D880 si dhe dy modele tė celularėve nga kompania Verzio.

Sa u pėrket ēėshtjeve tjera teknike, DuoSim 228 ėshtė pajisje GSM 900/1.800 me ekran 2.6 inēėsh tė ndjeshėm nė prekje, player multimedial, qasje pėr kartele tė memories, kamerė dymegapikselėshe, Bluetooth dhe karakteristika tjera qė pėrkojnė me kėtė lloj tė pajisjes. DuoSim 228 ka dimensione prej 115.7 x 51 x 15.4 milimetra, peshon 85 gramė, e mund tė blihet me njė ēmim prej 199 dollarėsh.

si ky telefon jane shume difektoz sepse jane kinez

AlbStars

Lajmet nga teknologia
« Reply #43 on: January 29, 2009, 09:50:04 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: