Nėse pėrkujdeseni mirė pėr lėkurėn tuaj, atėherė mund ta ruani pėr njė kohė tė gjatė shkėlqimin dhe butėsinė e saj.
Pėrkujdesja e vetėdijshme e lėkurės dhe njė mėnyrė e shėndetshme jetese vonon procesin e plakjes dhe parandalon problemet e lėkurės. Dermatologu specialist nė spitalin Medical Park tė Goztepes, Dr. Xhan Xhengiz, theksoi se me ardhjen e pranverės lėkura ka nevojė pėr njė pėrkujdesje tė veēantė dhe tė mbrohet nga dielli, cigarja dhe stresi.
Tek personat tė cilėt janė ekspozuar ndaj diellit nė mėnyrė tė pavetėdijshme qė nė fėmijėri shfaqen njolla dhe njė ngjyrė e ērregullt lėkure. Dr. Xhan, pohoi se edhe cigarja shkakton ngushtimin e enėve tė gjakut mė pranė lėkurės dhe qarkullimi i gjakut rrjedhimisht pakėson ushqimin dhe oksigjenin pėr tė cilin ka nevojė lėkura. Dr. Xhan tėrhoqi vėmendjen duke theksuar se pėr tė pasur njė lėkurė tė shėndetshme duhet tė ushqehemi mirė.