Collapse column



Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani

AlbStars/Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani => Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani      Nė Gjermani opinioni publik filloi t“i kushtojė vėmendje kėtij problemi pas vrasjes nė

Author Topic: Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani  (Read 1313 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani
 
 
 Nė Gjermani opinioni publik filloi t“i kushtojė vėmendje kėtij problemi pas vrasjes nė mes tė rrugės sė vajzės me origjinė kurde, Hatun Surucu, nė shkurt tė vitit 2005. Ajo u qėllua me plumba pėr vdekje nga vėllezėrit e saj, sepse ishte larguar nga familja, qė donte ta martonte kundėr dėshirės sė saj.


Strehimoret e grave ofrojnė ndihmė pėr vajzat qė i ikin martesės sė detyruar

Ėshtė njė shtėpi e fshehur nė njė rrugė tė ngushtė nė mes tė qytetit. Muret e lartė mbulohen nga gjethet e dendura qė shtrihen pothuajse edhe mbi derėn kryesore. Njė derė qelqi qė ėshtė e kyēur. "Kėtu nuk hyn dot kushdo. Unė mora mė parė nė telefon dhe tani mė presin. Dhe kjo ėshtė diēka shumė e mirė, sepse po tė hynin tė gjithė njerėzit kėtu, do e dinin tė gjithė kėtė vend".

Sana ėshtė 19 vjeēe dhe ka prejardhje turke. Nuk do ta tregojė emrin e saj tė vėrtetė, sepse ka 6 muaj tashmė qė ka ikur nga shtėpia, duke u larguar kėshtu nga familja e saj. Ajo ka njė fytyrė tė butė dhe tė qeshur: "Po ta dinin vėllezėrit ose babai im ku jam, atėherė do isha e vdekur tashmė. Nuk do tė ma falin kurrė qė ika nga shtėpia".

Ajo iku sepse donin ta martonin me detyrim dhe kėrkoi ndihmė nė njė strehimore pėr gra qė rrezikohen nga martesa e detyruar nė Bielefeld tė Gjermanisė. Birgit Hoffmann Reuter, drejtoresha e kėtij institucioni, njeh qindra raste tė tilla. Qysh prej 10 vitesh punon kėtu: "Vajzat janė midis moshės 12 dhe 27 vjeē. Ato mund tė na marrin nė telefon, por mund tė na kontaktojnė edhe online. E dimė tashmė se komunikimi online ėshtė njė mundėsi e mirė pėr vajzat qė tė vendosin kontakt me ne, sepse ato mund tė na shkruajnė nė ēdo orė. Ne i kėshillojmė ato nė gjuhėn gjermane, angleze, turke, kurde, arabe dhe nė gjuhėn shqipe".


Mes vajzave, edhe shqiptare

10 bashkėpunėtore kėshillojnė dhe ndihmojnė vajza qė janė keqtrajtuar fizikisht dhe nė mėnyrė psikike nga prindėrit e tyre. Shumė prej tyre janė detyruar tė martohen me dhunė. Shumica e vajzave vijnė nga Turqia, por ka edhe nga Kosova, Irani, Pakistani dhe Sri Lanka. Rreth 200 vajza kėrkuan gjatė vitit tė kaluar ndihmė te kjo strehimore.


Detyrimi pėr martesė fillon aty ku fillon presioni

60 prej tyre ndodheshin nė prag tė njė martese tė detyruar. Drejtoresha Birgit Hoffmann-Reuter shpjegon: "Detyrimi fillon nė momentin kur ushtrohet presion. Pak rėndėsi ka se nė cilėn formė shfaqet ky presion. Mund tė jetė dhunė fizike, por mendoj se kur prindėrit ushtrojnė presion ndaj fėmijėve tė tyre, duke thėnė do martohesh me kėtė apo atė, atėherė ky presion ėshtė detyrim. Kur vajzat nuk pranojnė, ato e vuajnė atė nėpėrmjet mungesės sė dashurisė, ose duke dėgjuar se po shkelin me kėmbė nderin e familjes".

Edhe Sanės iu desh tė dėgjonte shpesh akuza tė tilla. Familja e saj erdhi pėrpara 15 vitesh nė Gjermani. Sana ishte 4 vjeēe. Ajo u ambientua shpejt me atdheun e ri, kishte shoqe gjermane dhe ndonėse familja e saj ishte shumė konservatore, ajo nuk mbante shami koke dhe shkonte edhe nė shtėpitė e shoqeve gjermane pėr vizitė. Deri sa mbushi 17 vjeē. Aty ndryshoi gjithēka: "Papritur duhet tė kthehesha menjėherė pas shkolle nė shtėpi. Nuk mė lejonin tė bėja mė asgjė. Prindėrit mė thoshin se isha njė grua tashmė. Por nuk mė tregonin gjė. Kur fillova tė pyes pėrse po na vinin kaq shumė njerėz pėr vizitė nė shtėpi, mamaja mė tha se po kėrkonin njė burrė pėr mua".

Por Sana nuk donte tė martohej. Sidomos jo me njė burrė qė nuk e njihte. Ai vinte nga Turqia, nga e njėjta zonė si familja e saj. Por kur mėsoi se pas martese do tė jetonte nė Turqi, te familja e burrit, ajo nuk dinte ca tė bėnte: "Isha e dėshpėruar. Nuk doja ti mėrzisja prindėrit, ndaj pranova tė martohesha pėr hatėr tė tyre. Por kur mė thanė se do shkoja nė Turqi pas dasmės, nuk munda mė. Mė duhej tė dilja qė aty".

Tani. qysh prej 6-muajsh jeton nė njė strehimore pėr raste tė tilla. Prindėrit e saj nuk e dinė ku ėshtė dhe Sana ėshtė e pikėlluar mbi kėtė gjė: "Mė merr malli pėr ta, por ēa mund tė bėj. Nuk mund tė jetoj dot nė njė familje qė s‘e njoh e qė jeton nė Turqi".


Marre nga  : Gazeta Shqip

 
 


Offline Sunshine

  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1350
  • Gender: Female
    • View Profile
Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani
« Reply #1 on: April 03, 2009, 12:34:58 AM »
Kjo dukuri vehet ne pah me se shumti ne Turqi ne andolli qe e quajne "tyre"


Offline paajttimi

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 687
  • Gender: Male
    • View Profile
Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani
« Reply #2 on: April 16, 2009, 05:46:11 PM »
Po me Ēudit shume fakti qe gjera te tilla te ndodhin ne nje shtet demokratik sic eshte Gjermania.

Offline Sunshine

  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1350
  • Gender: Female
    • View Profile
Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani
« Reply #3 on: April 16, 2009, 05:53:06 PM »
Po me Ēudit shume fakti qe gjera te tilla te ndodhin ne nje shtet demokratik sic eshte Gjermania.

Po vetem se kjo nuk ndodh gjermanve,por azilantve qe vijne nga jashte sikur eshte ne shkrim pra bartin mentalitetin ku do qe shkojne.

AlbStars

Martesa e detyruar - Fenomen i hidhur edhe nė Gjermani
« Reply #3 on: April 16, 2009, 05:53:06 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: