
Media Temple, kompania e hostingut pėr shumė faqe tė njohura botėrore tė internetit si Adobe, ABC, LG, NBC, Time, Volkswagen, Starbucks, ku gjendet edhe portali Telegrafi.com, tė martėn ka qenė cak i njė sulmi tė ndėrlikuar DDos (Distributed denial-of-service). Si rrjedhojė e kėtij sulmi, shumė faqe kanė pasur ngarkesė nė hapje, derisa tjerat ishin ndėrprerė tėrėsisht.
Sipas pėrfaqėsuesit pėr mbėshtetje teknologjike tė kėsaj kompanie me bazė nė Los Angeles, ndėrprerja kishte filluar rreth orės 3:50 pasdite tė sė martės, kur serverėt e MediaTemple ishin mbingarkuar nga trafiku qė vinte jashtė Shteteve tė Bashkuara dhe ai zgjati rreth dy orė e gjysmė.
Pėr shkak tė ndėrlikueshmėrisė tė sulmit, teknikat tona pėr mbrojtjet normale tė DDoS nuk kanė bllokuar sulmin nė mėnyrė adekuate, pasi qė trafiku dukej si legjitim, raportohet nga kompania.

Kompania ka raportuar se sė pari ishte bllokuar i tėrė trafiku nga Azia, Amerika e Jugut dhe Meksika pėr tė zvogėluar rrjetin e mbingarkuar, por mė vonė i ka hequr kėto bllokime. Rreth orės 6:10 pasdite rrjeti ėshtė raportuar si stabil.
Nė pėrgjithėsi, rrjeti ėshtė duke u normalizuar, sidoqoftė duhet bėrė shumė punė pėr tė zbutur efektet e kėtij incidenti dhe parandalimin e kėtyre dukurive nė tė ardhmen, thuhet nė pėrmbyllje tė deklaratės tė lėshuar nga MediaTemple.