
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė pas armėpushimit mes Izarelit dhe Hamasit tė ketė tė tjera pėrpjekje.
Tani ėshtė fjala qė armėpushimi tė jetė i qėndrueshėm, tha Merkel pas njė Samiti pėr Lindjen e Afėrt qė u zhvillua nė Egjipt me pėrfaqėsues tė vendeve nga BE-ja dhe tė vendeve arabe. Gjermania ėshtė e gatshme qė tė ndihmojė pėr kėtė.
Para gazetarėve nė qytetin egjiptian Scharm el Scheich, ajo tha : "Tani ėshtė fjalė qė tė veprojmė pėr njė armėpushim tė qėndrueshėm. Ėshtė po ashtu bindja nga ne tė gjithė, qė duhet tė sigurohet qė kontrabanda me armė pėrmes kufirit detar ose tokėsor tė ndėrpritet. Dhe qė tė arrijmė kėtė, ne duhet tė kontribuojmė pėrherė me ndihma teknike".
Edhe ndihmat humanitare pėr popullsinė nė nevojė nė Rripin e Gazės duhet tė depėrtojnė nė vend, theksoi Merkel