
Ndoka do tė denoncojė Topallin dhe Policinė e Shtetit
Kryetari i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka, ka ripėrsėritur akuzat se vrasja e kryetarit tė kėsaj partie nė Malėsinė e Madhe, Aleks Keka, ėshtė bėrė me urdhėr tė politikės.
Nė njė konference pėr shtyp, Ndoka ka theksuar se PDK do tė padisė kryeparlamentaren Topalli pėr shpifjet dhe akuzat qė beri pak dite para vrasjes sė Kekės dhe Policinė e Shtetit pėr shpifjet ndaj Kekės si trafikant dhe person me precedente penale.
Jam i sigurt se e vetmja piste qe mund tė ndėrtohet pėr kėtė vrasje ėshtė ajo politike. PDK ka pėrgatitur njė denoncim pėr shpifjet e bėra nga Topalli dhe pėr Policinė e Shtetit pėr pėrbaltjen e drejtuesit te PDK-se, ėshtė cituar Ndoka nga Top Channel.
Nė mbėshtetje tė Ndokės ka ardhur edhe europarlamentari Luigi Barruffi, pėrfaqėsues i UDC-sė italiane, i cili ka theksuar se ngjarje tė tilla po e largojnė Shqipėrinė nga BE.
Aleks Kekaj humbi jetėn paraditen e sė enjtes ndėrsa po shkonte nė drejtim tė qytetit tė Shkodrės nė njė takim me kryetarin demokristian Nard Ndoka. /tch/