
Nė rritje lėndimet nga pjesėt e kompjuterit
Dhimbjet nė shpinė dhe pengesat nė shikim janė pasoja tė njohura nga puna nė kompjuter, ndėrsa nga viti 1994 ėshtė rritur dukshėm numri i lėndimeve nga pjesėt e kompjuterit, sidomos te fėmijėt e vegjėl, pohon njė hulumtim i ri i botuar tė martėn.
Nė bazė tė kėtij hulumtimi, i cili do tė botohet nė revistėn American Journal of Preventive Medicine, numri i tė lėnduarve qė ėshtė pasojė e pjesėve tė kompjuterit ėshtė rritur shtatėfish nga viti 1994 deri nė vitin 2006.
Ekspertėt amerikanė nga Ohio kanė numėruar 78.000 raste tė lėndimeve tė rėnda nga kompjuteri dhe pjesėt e tij, tė cilat gjatė periudhės sė lartpėrmendur (1994-2006) janė trajtuar nė shėrbimet emergjente tė spitaleve amerikane.
Kėshtu llogaritet se brenda kėtyre 13 viteve numri i tė lėnduarve ėshtė rritur nė masė tė madhe, ndėrsa numri mė i madh i kėtyre lėndimeve (93%), sipas National Electronic Injury Surveillance System database, kanė ndodhur nė shtėpi.
Numri mė i madh i tė lėnduarve me pjesėt e kompjuterit janė fėmijėt deri nė moshė pesėvjeēare (43.4%).
Pjesėt e trupit qė lėndohen mė shpesh te tė gjitha moshat janė ekstremitetet- duart dhe kėmbėt (57.4%), ndėrsa te fėmijėt deri nė moshė pesėvjeēare, mė sė shpeshti ėshtė vėrejtur lėndimi i kokės (75.8%).