
Stina e bukur sjell me vete risi pėr paraqitjen e jashtme. Grim i lehtė pėr fytyrėn, tone vibrues pėr sytė dhe nuanca tepėr tė ēelura pėr buzėt.
Pranvera, si zakonisht, ėshtė periudha mė e mirė pėr tė filluar rinovimin e kutisė sė bukurisė, edhe sepse duhet tė jetė njė prelud pėr gjallėrinė e verės. Me fjalė tė tjera, tė natyrshme, por me njė grim tepėr tė shndritshėm.
Fytyra
Para sė gjithash, ėshtė mirė tė kesh pėrherė njė lėkurė tė shėndetshme dhe pėr tė cilėn je kujdesur; kjo nuk do tė thotė tė nxirė nga dielli, tendencė jashtė mode pėr kėtė stinė, nė tė cilėn do tė mbizotėrojnė kryesisht tonet e ftohta dhe tė ēelura, edhe atėherė kur lėkura ka ngjyrė tė ngrohtė dhe tė zėnė. Paraqitja qė shkon mė shumė nė modė duhet tė japė njė efekt tė ėmbėl dhe tė lehtė, disi tė qelibartė, por tepėr natyral. Nė mollėza, mė mirė njė krempudėr, pėr tė nėnvizuar sa mė tepėr pamje tė natyrshme. Pėr pėrdorim tė pėrditshėm, ngjyra tė ndritshme, ngjyra pastel dhe tone tė natyrshėm. Ndėrsa pėr nė mbrėmje mund ta teproni pak mė shumė, duke shkėlqyer nė tonet e arta, argjendta dhe shkėlqyes me xixa.

Sytė
Fjalėkalimi ėshtė tė shkėlqejnė. Jo vija tė drejta pra, por harkore dhe linja tė rrumbullakosura. Qepallat duhet tė kufizohen me njė laps tė errėt, tė grimosur nga njė penel, pėr njė hijezim mė tė ngrohtė. Pėr tonet, tendenca ėshtė pėr ngjyrat vibruese dhe tepėr tė gjalla. Dritė jeshile edhe pėr ngjyrat e ftohta dhe pastel, qė nga lejla, roza, roza e ndezur me efekte tė ngurta. Ton gri perle dhe rimel i zi pėr ato qė pėlqejnė njė vėshtrim mė intrigues.

Buzėt
Risia dhe vėmendja e tualetit pėr stinėn e ardhshme ėshtė pėrqendruar e gjitha mbi buzėt. Pas rikthimit tė tė kuqes kohėt e fundit, prirja ėshtė zhvendosur nė ngjyrat e gjalla, pėr buzėt mė tė ēelura dhe mė pak tė kuqe se ngjyra e vet natyrale. Me pėrparėsinė se ėshtė mė e lehtė pėr tė zmadhuar buzėt duke kapėrcyer lehtėsisht kufijtė natyralė tė buzėve. Pėr tė marrė kėtė efekt, pėrdor nuanca tė ēelura siē ėshtė roza e zbehtė, mbi tė cilat mund tė bėsh vetė formėn e buzėve. Mund tė pėrdorėsh ndoshta edhe pak shkėlqyes buzėsh, por jo gjithmonė. Nė fund, pėr ato qė kanė buzėt e holla, pak shkėlqyes tė lėngshėm, protagonisti i vėrtetė i kėsaj stine, pėr tė marrė njė efekt mė voluminoz.
