Collapse column



Njė rrėfim i fshehtė pėr "Tjetrin"

AlbStars/Njė rrėfim i fshehtė pėr "Tjetrin" => 22 shkrimtarė tė Evropės Juglindore, mes tė cilėve Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli vijnė nė njė antologji tė quajtur "Ata qė janė ndryshe dhe qė

Author Topic: Njė rrėfim i fshehtė pėr "Tjetrin"  (Read 1419 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline KeLi 27d

  • Team Admin
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 6845
  • Gender: Male
  • Imposible is nothig.
    • View Profile
    • ....:::...albstars...::::..
Njė rrėfim i fshehtė pėr "Tjetrin"
« on: June 20, 2008, 08:56:08 PM »
22 shkrimtarė tė Evropės Juglindore, mes tė cilėve Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli vijnė nė njė antologji tė quajtur "Ata qė janė ndryshe dhe qė i kemi pranė nesh"


"Njerėzimi nuk rri duarkryq para fantazmės sė ‘tjetrit‘. Ai nuk ka qėndruar kurrė duarkryq. Ai mund tė jetė kapur nė befasi, tė jetė mpirė pėrpara gjarprit, tigrit, tėrmetit, por asnjėherė pėrpara shėmbėllimit tė vet. Ai ka qenė syēelėt dhe ka dhėnė shumė herė kushtrimin kundėr vėrshimit tė lumit ose sulmit tė bishės, por ky kushtrim ka qenė i rėndomtė. Kushtrimin e vėrtetė atė mė tė madhin, atė mė tė thekshmin ai e ka dhėnė kundėr shėmbėllimit tė vet: njeriut. Ka bėrė gati rrėfenja tė gjata, libra, muzikė, emblema, mure, porta dhe sidomos armė". Shkrimtari ynė Ismail Kadare e rrėfen kėshtu "Tjetrin" nė antologjinė me 22 shkrimtarė tė Evropės Juglindore me autor Richard Swartz. Ky libėr i botuar fillimisht nė gjuhėn gjermane dhe i promovuar nė disa qytete tė Gjermanisė, si Berlin apo Frankfurt, dje ka pasur provimin e tij nė gjuhėn shqipe. Emra tė njohur tė letėrsisė kanė sjellė nė gjuhėn shqipe 19 autorėt nga rajoni qė rrėfyen "Tjetrin" nė kėtė antologji. Kim Mehmeti solli nė shqip rrėfimin e David Albahari, Vladimir Arsenijeviē, Slavenka Drakuliē, Miljenko Jergoviē, Biljana Srbljanoviē, Nenad Velickoviē, Dragan Velikiē, Planeti Milla. Shpėtim Ēuēka ka pėrkthyer autorė si Dimitre Dinev, Laslo Vegel, Sasa Stanisiē, apo autorin e kėsaj antologjie Richard Sėartz. Durim Taēe ka pėrkthyer Aleksandėr Hemon, Charls Simiē. Nikollė Berishaj ka sjellė nė shqip Marusa Krese, Vladimir Zarev ėshtė pėrkthyer nga Enkele Hajnaj. Libri ėshtė botuar nė shqip nga shtėpia botuese "Toena".

Po pėrse njė antologji pėr "Tjetrin"? Richard Swartz, si njeri i medias dhe i letrave, e di se "Tjetri" ka qenė gjithmonė kuptimi i jetės pėr ne. Por si perceptohet "Tjetri" nga shkrimtarėt mė nė zė tė Evropės Juglindore, ēfarė u shkakton atyre prania e hijes qė na ndjek gjithmonė pas.

Kadare bėn njė vėshtrim tė thellė tė "Historisė sė tjetrit", duke na ofruar njė udhėtim nė pėrfytyrimet kaq reale qė na ofron.

Fatos Kongoli bėn njė udhėtim pėrmes Shqipėrisė, pėr tė shpjeguar se ēfarė ėshtė pėr tė Evropa Juglindore dhe ku sipas tij duhet tė jetė e ardhmja e tė gjitha shteteve. Rrėfimi i Kongolit ėshtė perceptimi i njė shkrimtari qė vjen nga njė vend ku ende janė pasojat e izolimit tė gjatė, ku Evropa e Bashkuar dhe udhėtimi i lirė nėpėr botė vijon tė mbetet ėndėrr.

Beqė Cufaj, shkrimtar nga Kosova qė jeton nė Gjermani, rrėfen "Tjetrin" duke treguar humbjen e tė atit. Njė rrėfim i ndjerė nėpėrmjet tė cilit shohim "ikjen e njė burri", qė ai e ka dashur aq shumė, njė burri jeta e tė cilit ka qenė aty nė Kosovėn gjithnjė mes luftėrash.

Rrėfimet pėr "Tjetrin" nga njė autor nė tjetrin na sjellin perceptime nga mė tė ndryshmet, qė tė gjithė ne i ndjejmė pėrballė dikujt qė e kemi gjithnjė pranė, por dhe tė vėrteta vendesh qė ndryshe nga pjesa tjetėr e Evropės ka mė tepėr trishtim. Kjo antologji ėshtė njė udhėtim i padėgjuar nė brendėsi tė njė peizazhi tė copėtuar, njė urė e hedhur drejt nesh.

"Po pėrse nė kėtė antologji nuk ka asnjė autor nga Greqia, Rumania apo Turqia?" "T‘ishte pėr mua, mund tė ishin pėrfshirė edhe njė duzinė tjetėr shkrimtarėsh, mirėpo njė libėr duhet tė ketė jo vetėm fillim, por edhe mbarim. Pra, diku duhej tė hiqej njė vijė kufizuese dhe Jugosllavia e dikurshme, Bullgaria dhe Shqipėria (e cila kaq shpesh lihet pas dore) m‘u dukėn nga shumė pikėpamje si njė kufi i arsyeshėm dhe kuptimplotė, ndonėse fjalėn "kufi" nė tė vėrtetė do tė kisha dashur ta shmang. Sikur kėtė detyrė ta kisha parė me sytė e njė doganieri a tė njė gjeometri, atėherė pėrzgjedhja do tė kishte njė pamje fare tjetėr. Por sė paku kėtė radhė fjala ėshtė vetėm pėr letėrsi dhe asgjė tjetėr", thotė Swartz. Richard, i cili mė se tridhjetė vjet ėshtė korrespondent i gazetės "Svenska Dagbladet" pėr Evropėn Juglindore, nuk donte qė ta kthente kėtė antologji nė njė rrėfim politik. "Qėllimi i kėsaj pėrzgjedhjeje nga pikėpamja ime ėshtė thjesht letrar. Kėtu parashtrohet njė libėr me proza tė kohės sonė nga Evropa Juglindore, as mė shumė e as mė pak, dhe kjo mjafton. Vetėkuptohet, letėrsia ushton ndikim mbi shoqėrinė, kryesisht nė mėnyrė tė tėrthortė dhe pėrmes shtigjesh dytėsorė, pėr tė cilėt ne kemi shumė pak dijeni dhe rrallėherė ajo pranon tė kthehet nė vegėl pėr tė arritur qėllime politike. Por rėndėsia e saj nuk duhet as tė mbivlerėsohet. Kush dėshiron, qoftė edhe fare pak, tė ndikojė pėr tė tilla ndryshime, bėn mirė qė nė vend tė bėhet shkrimtar, tė bėhet bankier, boksier a gazetar", thotė ai.

Dhe kjo antologji pėrmes "Tjetrit" na ofron njė rrėfim tė vėrtetė letrar. Teoria e Swartz se "Tjetri" na i nxjerr mė lehtė sekretet brenda nesh, ka rezultuar pozitive pėr kėta shkrimtarė.

Ata kanė rrėmuar thellė brenda tyre, duke nxjerrė nė sipėrfaqe tė gjithė ato gjėra qė i fshehim me kujdes gjatė rrugėtimit tonė.





David Albahari, lindur nė Serbi mė 1948. Ka studiuar pėr gjuhėn angleze nė Beograd. Qė nga viti 1944 jeton nė Kanada. ėshtė i njohur kryesisht pėr tregimet e shkurtra.

Vladimir Arsenijevic, lindur nė Kroaci mė 1965. I diplomuar pėr kulinari dhe drejtim udhėtimesh turistike. Libri i tij "Kanalizimi kryesor, njė serial televiziv" u vlerėsua mė 1995 me ēmimin "NIN".

Bora Cosic, lindur nė Kroaci mė 1932. Ka studiuar pėr filozofi nė Beograd. Mė 1992 u largua nga Serbia dhe u vendos nė Rovinj tė Kroacisė, ndėrsa mė pas nė Berlin. Ka fituar ēmime tė ndryshme (ēmimin e librit nė Lajpcig pėr mirėkuptimin evropian, 2002).

Beqė Cufaj, lindur nė Kosovė. Ka kryer studimet filologjike nė Prishtinė. Sot jeton si gazetar dhe shkrimtar nė rrethinat e Shtutgartit.

DimitrĆ© Dinev, lindur nė Bullgari mė 1968. Mė 1990 ikėn nė Austri. Ka kryer studimet pėr filozofi dhe letėrsi ruse nė Vjenė. Qė nga viti 1991 shkruan prozė dhe drama nė gjuhėn gjermane

Slavenka Drakulic, lindur nė Kroaci mė 1949. Ka studiuar pėr letėrsi tė krahasuar dhe sociologji nė Zagreb. Sot punon si shkrimtare dhe gazetare nė Vjenė, Stokholm dhe Sovinjak (Istria). Ka shkruar romane dhe libra reference. Ka fituar ndėr tė tjera ēmimin e librit tė Lajpcigut pėr mirėkuptimin evropian (2005).

Aleksandar Hemon, lindur nė Bosnjė dhe Hercegovinė mė 1964. Jeton nė Ēikago. Qė nga viti 1995 shkruan nė anglisht. Vėllimi i parė me tregime "Ngjarja me Brunon" (nė gjermanisht mė 2000) ka njohur disa pėrkthime.

Drago Jancar, lindur nė Slloveni mė 1948. Jeton nė Lubjanė. Ka botuar njė numėr romanesh, tregimesh, studimesh dhe dramash. Ka fituar ēmimet letrare mė tė rėndėsishme sllovene.

Miljenko Jergovic, lindur nė Bosnje e Hercegovinė mė 1966. Sot jeton nė Zagreb dhe Sarajevė e punon si gazetar, poet dhe prozator. Ka dėrguar reportazhe nga Sarajeva e rrethuar pėr gazetėn e Zagrebit "Nedeljna Dalmacija".

Ismail Kadare, lindur nė Shqipėri mė 1936. Ka studiuar pėr letėrsi nė Tiranė dhe Moskė. Sot jeton nė Paris dhe Tiranė. Vepra e tij e gjerė nė prozė ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė. Ka fituar shumė ēmime (nė vitin 2005 si autor i parė ka fituar ēmimin ndėrkombėtar "Man Booker").

Fatos Kongoli, lindur nė Shqipėri mė 1944. Ka studiuar pėr matematikė nė Tiranė dhe Pekin. Jeton nė Tiranė si shkrimtar dhe redaktor pėr kulturėn i disa shtėpive botuese dhe periodikėve. Ka fituar ēmimet mė tė rėndėsishme letrare qė jepen nė Shqipėri si dhe ēmimin "Balkanika".

Marusa Kreze, lindur nė Slloveni mė 1947. Ka kryer studimet pėr filologji dhe histori arti nė Lubjanė. Ka qenė pėr studime pasuniversitare ndėr tė tjera nė Londėr dhe SHBA. Jeton si shkrimtare dhe gazetare nė Berlin.

Charles Simic, lindur nė Serbi mė 1938. Qė nga viti 1953 jeton nė SHBA, aktualisht nė Nju Hempshajėr si profesor i letėrsisė angleze. Boton qė nga vitet pesėdhjetė nė anglisht poezi dhe libra pėr fėmijė. Ka fituar mjaft ēmime, ndėr tė tjera ēmimin "Pulicer" pėr poezinė (1990).

Biljana Srbljanovic, lindur nė Suedi mė 1970. Ka studiuar nė Shkollėn e Lartė pėr artin dramatik nė Beograd. Jeton nė Beograd dhe Paris. Nė vitin 1999 u bė e njohur edhe jashtė vendit me "Ditarin beogradas tė luftės". Ka marrė njė sėrė ēmimesh si dramaturge dhe publiciste politike.

Sasa Stanisic, lindur nė Bosnje e Hercegovinė mė 1978. Qė nga viti 1992 jeton nė Gjermani. Ka studiuar nė Institutin e Letėrsisė nė Lajpcig. Shkruan nė gjuhėn gjermane.

Luan Starova, lindur nė Shqipėri mė 1942. ėshtė rritur nė Shkup, ku ka qenė profesor pėr gjuhėt neolatine. Ambasador nė UNESCO dhe ambasador i Maqedonisė nė Paris. Nga viti 1971 ka botuar romane, poezi dhe studime nė maqedonisht dhe shqip.

Laslo Vegel, lindur nė Serbi mė 1941 si pėrfaqėsues i pakicės hungareze nė Vojvodinė. Jeton nė Novi Sad, ku ka punuar si redaktor dhe dramaturg. Shkruan qė nga fundi i viteve gjashtėdhjetė romane, tregime, drama dhe studime nė serbisht dhe hungarisht.

Nenad Velickovic, lindur nė Bosnje e Hercegovinė mė 1962, ku jeton edhe sot e kėsaj dite. Punon si asistent nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Sarajevės. Ka shkruar mjaft pjesė radiofonike, drama, skenarė (filmash pėr fėmijė), tregime dhe tre romane.

Dragan Velikic, lindur nė Serbi mė 1953. Redaktor nė disa gazeta, sė fundmi kryeredaktor i "Radio 92" nė Beograd. Sot jeton nė Beograd dhe Vjenė si ambasador i Serbisė. Ka botuar vėllime me tregime, romane, dhe studime, qė janė pėrkthyer dhe vlerėsuar mjaft herė me ēmime.

Irena Vrkljan, lindur nė Serbi mė 1930. Mė 1940 u vendos nė Zagreb. Mė 1969 mbaroi studimet nė Shkollėn e Filmit nė Berlinin Perėndimor. Jeton nė Zagreb dhe nė Berlin. Ka botuar mjaft vėllime poezish, studime, tregime, skenarė, pėrkthime artistike. Ka fituar mjaft ēmime, ndėr tė tjera nė vitin 2006 ēmimin "Vladimir Nazor" pėr tė gjithė veprimtarinė e saj.

Vladimir Zarev, lindur nė Bullgari mė 1947. Ka studiuar pėr letėrsinė bullgare. Qė nga fillimi i viteve shtatėdhjetė ėshtė shkrimtar dhe redaktor i revistės "Savremennik" ("Bashkėkohėsi"), tė cilėn e drejton qė nga viti 1989 si kryeredaktor. Ka botuar njė sėrė tregimesh, romanesh dhe librash referimi.



Per te harruar nje jete ,Duhet te jetosh nje tjeter te barabarte me te!!



Njoftime | Regullorja | Regjistrimi | Na Kontaktonipasword i ri | FaCeBoOk

http://www.dvlottery.state.gov/application.aspx


AlbStars

Njė rrėfim i fshehtė pėr "Tjetrin"
« on: June 20, 2008, 08:56:08 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: