
Cila ėshtė fshehtėsia e njė martese tė lumtur? Mashkulli i cili ėshtė i gatshėm ti ndihmojė gruas nė punėt e shtėpisė!
Meshkujt, mos tė themi burrat, tė cilėt janė tė gatshėm ti pėrvjelin mėngėt dhe tu ndihmojnė grave tė tyre nė punėt e shtėpisė dhe tė pėrkujdesen rreth fėmijėve janė ēelės i njė martesė tė suksesshme dhe tė lumtur, dėshmon njė hulumtim mė i ri. Sa mė i gatshėm qė mashkulli tė jetė pėr tu marrė me punė tė shtėpisė, gjasat pėr shkurorėzim tė martesės bėhen mė tė vogla.

Kėto rezultate sigurisht do tua kėnaqin veshėt shumė grave nė mbarė botėn dhe do tė jetė njė argument i mirė pėr tua sqaruar burrave tė tyre pse ėshtė e rėndėsishme qė ata tė pėrfshihen nė punė tė shtėpisė dhe nė rritje tė fėmijėve. Megjithatė, gratė do tė duhet tė bėjnė shumė pėrpjekje pėr tua mbushur mendjen meshkujve, sepse, sipas studimit, ata nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė rol tė rėndėsishėm tė tyre.
Hulumtimi ka pėrfshirė 3.500 ēifte bashkėshortore, derisa ėshtė vėrtetuar se martesat mė tė suksesshme janė ato nė tė cilat meshkujt u ndihmojnė grave tė tyre rreth rritjes sė fėmijėve dhe punėve tė shtėpisė. Sipas ekspertėve, gratė nuk e kanė aspak lehtė, sepse ato duhet tė dėshmohen si nė punė ashtu edhe nė shtėpi, prandaj ndihmesa e burrave tė tyre gjithsesi ėshtė e rėndėsishme