
Ambasadorja e ODIHR-it nė Shqipėri, Audrey Glover ka bėrė thirrje qė zgjedhjet tė zhvillohen tė qeta, nė mėnyrė qė qytetarėt tė votojnė tė lirė dhe vota e tyre tė shkoje atje ku duhet.
Duke folur nė emisionin Top Story, nė Top Channel, pėr situatėn gjatė fushatės pėr zgjedhjet e 28 qershorit, ajo ėshtė shprehur se duhet tė bėhet kujdes tė mos ekzagjerohet me rastet ku ka shfaqje tė dhunės.
Duhet tė jemi tė kujdesshėm tė mos e ekzagjerojmė situatėn pėr kėto raste dhune. Kemi vetėm tre raste, tė cilat janė raste tė izoluara dhe nuk e dimė nėse kėto kanė lidhje me zgjedhjet apo jo. Ne duam qė dita e zgjedhjeve tė jetė e qetė ku qytetarėt tė votojnė tė lirė dhe vota e tyre tė shkojė aty ku duhet, ėshtė shprehur Glover.
Shpresoj qė tė gjitha partitė politike dhe autoritetet nė Shqipėri tė sigurojnė qė tė mos ketė dhunė ditėn e zgjedhjeve. Duhet qė qytetarėt tė besojnė nė procesin zgjedhor dhe tė gjithė personat qė kanė aplikuar pėr karta tė shkojnė ti tėrheqin ato, shtoi Glover.
Ambasadorja e ODIHR-it theksoi se misioni do tė ketė 350 persona qė do tė vėzhgojnė zgjedhjet, tė cilėt do tė raportojnė pėr ēdo parregullsi qė do tė bėhet ditėn e diel.
Duke folur pėr punėn e KQZ-sė gjatė kėsaj periudhe, Glover tha se KQZ po bėn njė punė tė mirė pėrsa i pėrket administrimit tė zgjedhjeve, por shtoi: Unė mendoj se ka njė shkėputje mes KQZ-sė dhe rajoneve tė tjera tė vendit. /TCH/