Collapse column



Origjinaliteti i folklorit shqiptar

AlbStars/Origjinaliteti i folklorit shqiptar => Origjinaliteti i folklorit shqiptar ________________________________________ Me tremin folklor kuptojme krijimtarine popullore orale. Folklori i

Author Topic: Origjinaliteti i folklorit shqiptar  (Read 2831 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline KeLi 27d

  • Team Admin
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 6845
  • Gender: Male
  • Imposible is nothig.
    • View Profile
    • ....:::...albstars...::::..
Origjinaliteti i folklorit shqiptar
« on: September 16, 2008, 07:03:47 PM »

Origjinaliteti i folklorit shqiptar
________________________________________
Me tremin folklor kuptojme krijimtarine popullore orale. Folklori i nje populli shpreh vlerat kulturore autoktone te nje kombi. Eshte krijimtaria e hershme para lindjes se shkrimit. Folklori ka disa tipare:
1-Tipari kolektiv
2-Tipari anonim
3-Tipari kombetar

Krijimtaria folklorike (kenget popullore, gjèegjèzat, fjalet e urta, perrallat, vallet popullore, instrumentet popullore, lojrat popullore) eshte frut i nje individi te vetem, por tipari kolektiv i tije buron nga fakti se kjo krijimtari e individit percillet ne menyre gojore brez pas brezi. Keshtuqe c'do brez e riprodhon kete produkt sipas shijeve te veta, prandaj i humbet ketij krijimi popullor autorsia. Prej tiparit kolektiv buron edhe tipari anonim i folklorit. Marim si shembull nje kenge popullore, ajo e ka nje krijues mirepo ajo kenge duke u kenduar brez pas brezi peson ndryshime sepse kolektivi(shoqeria) e pershtat kengen me shijet e veta, ndaj dhe humbet rendesia e autorit.
Folklori ka edhe tipar kombetar sepse ai shpreh shpirtin e nje populli te caktuar: traditat, zakonet, menyren e gezimit dhe hidherimit te nje populli, shijet e nje populli, temperamentin e tyre. Madje mund te themi se krijimtaria popullore ka jo vetem tipar kombetar por edhe krahinor. Vallet dhe kenget popullore shprehin veçorite origjinale te shpirtit dhe temperamentit te popullit sipas krahinave. P.sh marim vallet popullore te veriut, karakteristika dalluese e tyre eshte gjalleria e levizjeve, ritmika, vringellimi i shpatave, perplasja kembeve fort ne toke, ndonjehere fluturimi ne ajer, mbeshtetja tek supet e njeri tjetrit, gjuhe kjo qe tregon vendosmerine per te luftuar deri ne fund per qellimet e tyre. Pra vallet e veriut jane valle epike trimerie.
Marim vallet e Shqiperise se mesme, te cilat ndryshojne kryekeput nga vallet e veriut. Ato jane valle lirike(shprehin ndjenje). Levizjet e ketyre valleve jane te lira me shume embelsi dhe te japin nje emocion te veçante gezimi, entuziazmi edhe kercehen dyshe. Vallet e Shqiperise se mesme shprehin temperamentin e qete edhe te gezueshem qe ka qytetari i Shqiperise se mesm, sepse vete pozita gjeografike qe ka nuk i ka shkaktuar probleme lufte.
Marim vallet e Shqiperise se jugut. Ato shprehin dramacitet(dhimbje) ashtu sic edhe ka qene jeta e banoreve te kesaj krahine. Ato kercehen ne grup, jane edhe te vrullshme.
Per ta studiuar me lehte folklorin ne do ta ndajme ate ne disa grupe:
1-Folklori letrar(tekstet e kengeve popullore, fjalet e urta, gjèegjèzat, perrallat, anekdodat).
2-Folklori muzikor(muzika e kengeve, valleve dhe e instrumenteve popullore).
3-Folklori dramatik(lojrat e ndryshme popullore)
4-Folklori koreografik(vallet popullore)
Keto kater grupe te folklorit kane sherbyer me vone per lindjen e letersise, muzikes dhe valleve qytetare(te kultivuara).
Marrim folklorin letrar dhe e krahasojme me letersine qytetare, ku dallojne ndermjet tyre: nje perralle qe ben pjese tek folklori letrar dhe nje tregim te shkruar nga nje autor i letersise qytetare(te kultivuar). Dallimi midis tyre qendron ne faktin se perralles nuk i njihet autori, perrallen mund ta ndryshosh si te duash, mund ti ndryshosh emrat e personazheve, kohen e zhvillimit te ngjarjes. Nuk mund te ndodhin keto ndryshime tek tregimi i krijuar nga nje autor i vetem, nuk mund te ndryshosh as edhe nje fjale, as edhe nje emer personazhi, sepse e drejta e autorit ne krijimtarine letrare artistike mbrohet me ligj. Ky eshte ndryshimi midis letersise popullore(orale) dhe letersise se kultivuar(te shkruar).
Folklori yne eshte origjinal, qe do te thote se ne nuk kemi kopjuar folklorin e asnje populli tjeter, ndoshta te tjeret mund te kene shfrytezuar folklorin tone, sepse jemi populli
Per te harruar nje jete ,Duhet te jetosh nje tjeter te barabarte me te!!



Njoftime | Regullorja | Regjistrimi | Na Kontaktonipasword i ri | FaCeBoOk

http://www.dvlottery.state.gov/application.aspx


Offline KeLi 27d

  • Team Admin
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 6845
  • Gender: Male
  • Imposible is nothig.
    • View Profile
    • ....:::...albstars...::::..
Origjinaliteti i folklorit shqiptar
« Reply #1 on: September 16, 2008, 07:04:17 PM »
me i hershem ne trojet ku jetojme sot. Fakti qe shqiptaret i mbijetuan shume invazioneve te huaja shume me potencial se ne, tregon se qe pikerisht ky folklor qe mbajti gjalle shpirtin e popullit dhe jo armatimi i tije. Ismail Kadareja ne librin e tije "Autobiografia e popullit tim ne vargje" thote: "Kulturen e nje populli nuk mund ta grabitesh naten si kuajt ne stalle", qe do te thote se shqiptareve vertete i zaptuan trojet, i mohuan gjuhen e shkruar, por shqiptari i kendoi shqip ninullat(kenget e djepit), i kendoi shqip nuses edhe dhenderrit(kenget e dasmave), i kendoi shqip njeriu te zemres qe vdiq(kenget elegjiake). Shume jane munduar te hedhin balte mbi historiografine shqiptare sikur, gjoja, ajo nuk eshte origjinale por ka kopjuar eposin(kenge epike, tregimtare per heronjte) sllav, por Kadareja ne librin qe permendem me siper i jep veçori origjinale te eposit shqiptar:
1-Ngjarjet e heronjeve te epikes legjendare shqiptare zhvillohen ne treven e veriut te Shqiperise, konkretisht ne Jutbine, ne nje mjedis alpin dhe te mbuluar me debore.
2-Kullat shqiptare ku jane strehuar heronjte legjendare shqiptar(Muji dhe Halili, Ymer Aga, bashke me treqind heronj te tjere jane tipike shqiptare). Ato sherbejne jo vetem per bani, por edhe per mbrojtje, ato brenda kishin mjedise te mjaftueshme per te ruajtur per nje kohe te gjate edhe ushqimet edhe armatimet.
3-Emrat e vendeve(toponimet) ruajne sot edhe kesaj dite emrat e tyre.
4-Motivet per te cilet ata luftojne: mbrojtjen e trojeve dhe te kullotave, si dhe mbrojtjen e nderit vetjak dhe te familjes.
5-Ne ato kenge shprehen traditat dhe zakonet tipike shqiptare.
Nje gje eshte e vertete, se midis eposeve te popujve fqinje(Shqiperi, Greqi, Serbi) ka ngjashmeri, sepse dikur popujt leviznin lirshem(pa dogane, pa pashapaorte) tek njeri tjetri, keshtuqe kane mare dhe kane dhene pjese nga kultura njeri tjetrit. Kjo eshte arsyeja e vertete e ngjashmerise se eposeve te popujve te Ballkanit. Le te marim nje motiv qe e gjejme ne kenget e popujve te Ballkanit: motivin e rrembimit te vajzes nga pushtuesi dhe clirimi i saj prej thonjeve te tij nga nje kreshnik(trim) dhe marrja e saj per nuse nga vete trimi qe e shpetoi. Kjo eshte arsyeja e ruajtjes se zakonit neper dasma, qe nusja nuk duhet te kaloi dy here ne te njejten rruge, sepse kreshniku kishte frike se nusja mesonte rrugen edhe ikte. Kete rit e pershkruan bukur Kadareja tek libri qe permendem me lart.
Per te harruar nje jete ,Duhet te jetosh nje tjeter te barabarte me te!!



Njoftime | Regullorja | Regjistrimi | Na Kontaktonipasword i ri | FaCeBoOk

http://www.dvlottery.state.gov/application.aspx


AlbStars

Origjinaliteti i folklorit shqiptar
« Reply #1 on: September 16, 2008, 07:04:17 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: