
OSBE: Tė zhvendosurit tė kthehen nė Kosovė
OSBE paralajmėron liderėt e Kosovės se rikthimi dhe ri integrimi i personave tė zhvendosur nė Kosovė mbetet njė sfidė e madhe pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut, pavarėsisht pėrpjekjeve tė autoriteteve kosovare.
Nė njė deklaratė tė kreut tė misionit OSBE nė Kosovė, ambasadori Werner Almhofer, tė bėrė me rastin e Ditės Botėrore tė Refugjatėve, qė shėnohet mė 20 qershor, bėhet thirrje pėr mė shumė veprim, pėr tė nxitur rikthimin e tė shpėrngulurve.
Sipas OSBE-sė, kthimi i personave tė larguar gjatė luftės, nė shtėpitė e tyre duhet tė jetė ēėshtje prioritare e qeverisė sė Prishtinės. Misioni i OKB nė Kosovė monitoron tė drejtat e njeriut dhe ēėshtje tė zbatimit tė ligjit pėr kthimin e tė zhvendosurve, por edhe tė drejtat e tyre tė strehimit, punėsimit, pranimit nė shėrbimet publike etj.
Sipas OSBE, autoritetet lokale duhet tė krijojnė njė mjedis tė qėndrueshėm qė tė shpėrngulurit tė kthehen. Nė kėtė thirrje tė OSBE pėrfshihet dhe kthimi i 700 romėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe nė gjithė zonat e tjera nė Kosovė.
Pak ditė mė parė edhe Amnesty International publikoi njė raport pėr tė zhdukurit e luftės nė Kosovė si pėr serbėt dhe pėr shqiptarėt, duke u bėrė thirrje autoriteteve tė Prishtinės dhe tė Beogradit tė bashkėpunojnė pėr kėtė ēėshtje prioritare dhe fajtorėt tė nxirren para drejtėsisė. /News24/BW/