Collapse column



Pashallėqet e mėdha shqiptare

AlbStars/Pashallėqet e mėdha shqiptare => PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831) Vėshtrim i pėrgjithshėm i periudhės Si nė tė gjithė Perandorinė Osmane, edhe nė tokat shqiptare, gjatė

Author Topic: Pashallėqet e mėdha shqiptare  (Read 3793 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallėqet e mėdha shqiptare
« Reply #15 on: April 13, 2008, 01:09:36 PM »
Organizimi i brendshėm i pashallėkut

Nė tė vėrtetė, pas njė vargu veprimesh kryesisht tė paligjshme, por tė mbuluara me vellon e akteve tė ligjshme, qė kinse bėheshin pėr forcimin e pushtetit osman, Ali Pasha kishte vėnė nėn sundimin e vet, nė fillim tė vitit 1819, njė territor mjaft tė madh tė banuar pjesėrisht nga shqiptarė dhe pjesėrisht nga popullsi greke, sllave, vllahe e hebraike, qė sė bashku arrinin nė rreth 1,5 milionė frymė. Kufijtė e kėtij territori fillonin nga lumenjtė Shkumbin e Vardar nė Veri dhe mbaronin nė gjirin e Korinthit nė Jug, pasi i vinin rrotull njė pjese tė deteve Adriatik e Jon nė Perėndim dhe njė pjese tė detit Egje nė Lindje. Pashallėku i Janinės pėrfshinte sanxhakėt e Tėrhallės, Lepantit, Janinės, Delvinės, Vlorės, Elbasanit dhe tė Ohrit, 14 kaza tė sanxhakut tė Manastirit dhe 3 kaza tė sanxhakut tė Selanikut.
Pėr tė qeverisur kėtė territor tė madh, veziri i Janinės kishte bėrė pėrpjekje qė ushtrinė e tij tė viteve tė para tė sundimit ta zmadhonte, ta organizonte mė mirė dhe ta armatoste edhe me mjete mė tė reja tė kohės. Tashmė ai kishte ngritur dhe mbante nė kėmbė njė ushtri tė pėrhershme, repartet e sė cilės shėrbenin nė tė gjitha pjesėt e pashallėkut nėpėr grykat e urat e rrugėve, nėpėr kullat e fortifikimet e shumta tė kufijve dhe sidomos nėpėr kėshtjellat gjatė bregdetit dhe brenda vendit. Efektivi i kėsaj ushtrie nė vitin 1819 arrinte deri nė 15 000 veta. Nė kohė lufte Ali Pasha mund tė grumbullonte brenda dy-tri ditėve njė ushtri prej 50 000 vetash dhe brenda dy-tri javėsh kėtė forcė ushtarake mund ta dyfishonte dhe ta mbante nė kėmbė pėr njė kohė mjaft tė gjatė me mjetet e veta financiare, me armatime dhe me kuadro komanduese tė sprovuara. Duke ndjekur sistemin e rekrutimit vullnetar me pagesė, qė e bėnte me anėn e bylykbashėve, kapedanėve dhe tė bajraktarėve, dhe duke qenė se kėta ushtarė sidomos ata shqiptarė, ishin tė stėrvitur pėr punė armėsh qė nė vogėli, Ali Pasha nuk e kishte problem tė veēantė pėrgatitjen pėr luftė tė forcave qė i nevojiteshin. Pėrveē kėsaj, kėta ushtarė duke qenė qitės tė mirė, marshues tė shpejtė e tė qėndrueshėm dhe nė pėrgjithėsi trima, mbaheshin si ushtarėt mė tė mirė tė Perandorisė Osmane. Pėrveē armės sė kėmbėsorisė, nė ushtrinė e tij bėnin pjesė si reparte mė vete kaloria dhe artileria. Ali Pasha kishte edhe njė numėr mė tė madh anijesh luftarake. Pėr aftėsimin dhe pėrdorimin sa mė tė mirė tė armėve moderne, Aliu mori nė shėrbim instruktorė tė aftė evropianė dhe ngriti nė Bonila edhe njė fonderi pėr prodhim armėsh, sidomos topa e bombarda.
Nė krye tė kėtyre forcave tė armatosura qėndronte Kėshilli i Lartė ushtarak. Komandant ushtarak ishte krijuesi dhe financuesi i tyre Ali Pasha. Anėtarė tė kėtij Kėshilli ishin mėkėmbėsit e tij nėpėr sanxhakė, si Myftar Pasha, Veli Pasha, Xheladin bej Ohri, Abdullah pashė Taushani etj., dhe nga bashkėluftėtarėt e vjetėr qė kishin mbetur, Meēo Bono, Ago Vasjari, Thanas Vaja, Mehmet agė Muhyrdari, Tahir Abazi etj. Nė tė bėnin pjesė edhe komandantė tė rinj, si Omer bej Vrioni, Iljaz bej Poda, Elmas e Selfo Bono etj., por fjalėn e fundit edhe nė kėtė forum e thoshte vetėm Aliu.
Mėkėmbėsit e Ali Pashės kryenin nė sanxhakėt e pashallėkut, pėrveē funksioneve ushtarake, edhe funksione administrative; zėvendėsit e tyre nėpėr krahinat e sanxhakėve, myteselimėt, ushtronin pushtetin e tyre duke u mbėshtetur, sikurse edhe mė parė, te ajanėt e koxhabashėt.
Pėrveē kėtij rrjeti administrativ qė kishte ngritur e qė pėrbėnte themelin e administratės sė tij, Ali Pasha kishte ruajtur e zgjeruar nė Janinė edhe aparatin qendror. Ai solli aty zyrtarė tė zgjuar e me pėrvojė, myslimanė e tė krishterė, qė i shėrbenin si kėshilltarė e sekretarė pėr ēėshtjet e brendshme, pėr lidhjet me Portėn dhe pėr marrėdhėniet me jashtė. Kėta zyrtarė ishin zgjedhur nga gjiri i parisė sė pashallėkut, sikurse Mehmet Efendiu, Said Ahmeti, Haxhi Shehriu, Hysen bej Konica, Sali Ēami etj. Kurse Kosta Gramatikoi, Spiro Kolovoi, Mantho Konomi, Lluka Vaja etj., ishin zgjedhur nga borgjezia e pasur e krishtere me kombėsi shqiptare, greke, vllahe etj. Pėr punė tė veēanta me karakter ekonomik, fetar e politik, Ali Pasha shfrytėzonte edhe arkondėt Stavro Capallano e Dhimitėr Dhroso, peshkopėt e Janinės e tė Artės, profesorin Athanas Psalidha etj. Ndėr kėshilltarėt mė tė afėrt, qė kryenin detyrėn e sekretarėve, tė cilėt mbrojtėn pėr njė kohė tė gjatė interesat e vezirit tė Janinės pranė Portės sė Lartė, ishte edhe Hysen bej Konica, njė i afėrt i tij nga e ėma.
Duke pėrqendruar gjithnjė e mė shumė pushtetin nė duart e veta, Ali Pasha ushtroi mė me kujdes edhe tė drejtėn e gjyqit tė apelit, me tė cilin ai kontrollonte veprimtarinė e gjykatave dhe titullarėt e tyre, kadilerėt.
Ndryshe nga qeveritarėt e tjerė tė perandorisė, Ali Pasha krijoi ndėrkohė njė armė tė re, atė tė policisė. Kjo i shėrbeu kryesisht pėr ta informuar lidhur me veprimtarinė sekrete tė kundėrshtarėve tė tij brenda dhe jashtė pashallėkut, me planet e qeverisė qendrore nė Stamboll dhe me pikėpamjet e qeverive evropiane lidhur me politikėn ndėrkombėtare.
Shpenzimet pėr ushtrinė dhe administratėn, pėr ngritjen, pajisjen dhe pėr mbajtjen e pallateve e tė vilave, si dhe rezervat e thesarit pėr ditėt e vėshtira, Ali Pasha e djemtė e tij i siguruan nė sajė tė dy burimeve kryesore tė ardhurash, prej pasurisė private tė tyre dhe prej monopoleve. Pasuria private e familjes sė Ali Pashės erdhi duke u rritur vazhdimisht nga konfiskimet e pronave tė familjeve kundėrshtare, nga “blerja” e tokave tė njė vargu fshatrash, nga tregtimi i prodhimeve bujqėsore e blegtorale brenda e jashtė vendit, nga veprimtaria bankare etj. Prodhimi e tregtimi i kripės, i ziftit etj., qė tradicionalisht kanė qenė monopole shtetėrore, i sillnin arkės sė Ali Pashės tė ardhura tė mėdha.
Megjithėse shpenzimet ushtarake e administrative ishin mjaft tė mėdha nė krahasim me ato tė vezirėve tė tjerė, sepse Aliu pėrgatitej qė njė ditė tė mund tė shpallej sundimtar i pavarur ose autonom, ai mundi tė krijonte njė thesar tė konsiderueshėm, i cili nė vitet 1819 vlerėsohej nė 250 milionė piastra.
Nė varėsi tė synimeve qė Ali Pasha kėrkonte tė arrinte me anė tė pushtetit tė vet tė fuqishėm e tė organizuar, ai zbatoi edhe njė politikė tė tolerancės fetare. Nuk ishte i rastit fakti qė njė pjesė e klerit, sidomos bektashinjtė, propagandonin se ai ishte njeri me fat tė madh, se ishte caktuar tė themelonte dinastinė e mbretėrisė shqiptare. Nuk ishte e rastit as edhe prirja e disa klerikėve pėr tė futur nė shėrbesat kishtare edhe gjuhėn shqipe. Mė sė fundi, nuk ishte e rastit as propaganda e njė vargu oborrtarėsh qė e krahasonin atė me Pirron e Epirit.
__________________

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallėqet e mėdha shqiptare
« Reply #16 on: April 13, 2008, 01:10:12 PM »
Shembja e Pashallėkut tė Janinės (1822)

Sulltan Mahmudi II, e kuptoi rrezikun e madh qė i vinte Perandorisė Osmane nga ngritja dhe fuqizimi i pushtetit tė Ali Pashės dhe sidomos nga pėrpjekjet e tij pėr tė nėnshtruar gjithė Shqipėrinė e Veriut, prandaj kur pa qartė se veziri i Janinės nuk arriti tė bėjė pėr vete pashallarėt e kėsaj treve, mė 1819 vendosi tė vinte nė jetė planin e vet kundėr tij, tė ndėrprerė mė 1810. Atė e ndihmoi nė kėtė vepėr edhe qėndrimi i vezirit tė Shkodrės, i cili pranoi tė vihej nė shėrbim tė Portės sė Lartė pėr tė luftuar e shkatėrruar Ali Pashėn. Pėr rrjedhim, nė fillim tė vitit 1820 sulltani i dha goditjen e parė; e emėroi tė birin e Aliut, Veli pashė Tepelenėn qeveritar tė sanxhakut tė vogėl tė Lepantit, kurse sanxhakun e rėndėsishėm tė Tėrhallės ia dha njė besniku tė perandorisė, Sulejman Pashės.
Pasi mėsoi se ky qėndrim ishte rrjedhim edhe i kėshillave tė favoritit tė sulltan Halit Efendiut, qė ishte nxitur nga intrigat e Pasho Beut, njė feudal janinjot i dėbuar prej tij, Ali Pasha vendosi qė kėtė ngatėrrestar ta zhdukte. Por atentati qė organizoi nė muajin mars kundėr tij nė Stamboll dėshtoi, ndėrsa njerėzit qė u kapėn treguan se ishin dėrguar nga Janina prej Ali Pashės.
Sulltan Mahmudi II e quajti atentatin njė fyerje ndaj autoritetit tė vet. Duke marrė shkas nga ky veprim, i hoqi vezirit tė Janinės detyrėn e derbend-pashės dhe dėboi nga Stambolli Hysen bej Konicėn bashkė me vartėsit e tij si mbėshtetės tė atentatorėve. Po nė kėtė kohė iu dha urdhri valiut tė Rumelisė, Hysen Pashės, tė shpėrngulej nga Sofja, tė kalonte nė Manastir, ku tė vendoste pushtetin e vet dhe tė shkatėrronte ndikimin e Aliut nė kėtė zonė, duke i rimarrė 14 kazatė qė tepelenasi i qeveriste nė emėr tė tij. Edhe Veli Pashės, i akuzuar se ishte larguar nga Lepanti pa leje pėr tė takuar Aliun nė Prevezė, Porta e Lartė i hoqi gradėn e vezirit dhe komandėn e Lepantit, tė cilėn ia dha Pehlivan Ibrahim pashės. Ndėrkohė sulltani nuk mori parasysh protestėn e Ali Pashės lidhur me postin e derbend-pashės dhe nuk lejoi qė komisioni i tė krishterėve, i cili do t’i parashtronte lutjen pėr t’ia kthyer Aliut atė post, tė hynte nė Stamboll. Meqenėse veziri i Janinės nuk kishte larguar forcat e veta nga derbendet, por pėrkundrazi kishte filluar tė rekrutonte ushtarė, Porta e Lartė vendosi t’i hiqte sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, tė cilat ia dha vezir Mustafa pashė Bushatlliut. Veziri i Madh i shkruante Aliut se sulltani e dėnoi pėr fajet e tij dhe, duke pasur mėshirė pėr tė e besim se do tė largonte forcat ushtarake nga sanxhakėt e kazatė qė tashmė u pėrkisnin vezirėve tė tjerė, po i linte atij sanxhakun e Janinės, Sali Pashės sanxhakun e Vlorės dhe Mehmet Pashės (nipit) sanxhakun e Delvinės.
Ali Pasha, qė e kuptoi se masat e lartpėrmendura do tė pasoheshin nga tė tjera, kėrkoi nga Porta anulimin e tyre. Me kėtė rast ai e njoftoi Stambollin se pranonte mė mirė luftėn se sa tė hiqte dorė vullnetarisht nga pushteti, tė cilin Porta po ia merrte nga duart gradualisht me metoda tinėzare. Ai kishte kohė qė po pėrgatitej pėr njė luftė tė tillė dhe nuk i largoi forcat as nga derbendet, as nga sanxhakėt. Pėrkundrazi, Ali Pasha urdhėroi shpejtimin e ritmit tė rekrutimit ushtarak duke shpallur mobilizimin “njė burrė pėr shtėpi”, si dhe duke marrė masa tė tjera ushtarake. Nė mesin e muajit maj 1820 ai thirri Muhtar Pashėn e Veli Pashėn pėr tė biseduar e pėr tė vendosur. Tri ditė zgjatėn bisedimet e tyre nė ēifligun e Rapēishtės. Muhtar Pasha kėrkoi qė pajtimi me sulltanin tė arrihej me ēdo kusht. Por Aliu nuk ia pranoi njė qėndrim tė tillė kapitullues, duke menduar se po tė tėrhiqte forcat e tė ngushtohej nė tre sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore, do tė bėhej e pamundur mbrojtja e vendit dhe e pushtetit. Ky ishte edhe qėllimi qė kėrkonte tė arrinte sulltani. Prandaj vendosi tė mos i lėshonte kėta sanxhakė e kaza pa luftė. Vetėm kjo rrugė do ta shpėtonte pushtetin e tij dhe vendin. Ai e lidhi kėshtu fatin e tij dhe tė familjes sė tij me fatin e vendit.
Nė pėrputhje me kėtė vendim, Aliu mblodhi nė sarajet e veta, nė Janinė, krerėt e krahinave shqiptare e greke tė pashallėkut dhe u kėrkoi kėtyre, si pėrfaqėsues tė popullsisė myslimane e tė krishterė, qė ta pėrkrahnin nė luftėn kundėr sulltanit. Ai shpalli mė 23 maj 1820 se, nė rast fitoreje, do tė krijonte njė shtet monarkik konstitucional shqiptar, tė pėrbėrė nga zotėrimet shqiptare dhe nga Thesalia, nė krye tė tė cilit do tė vihej vetė. Greqia qendrore dhe Moreja mund tė formonin njė shtet grek autonom, i cili do tė vihej nėn protektoratin e tij. Grekėve, pėr t’i nxitur tė fillonin luftėn, u premtoi njė milion e gjysmė piastra. Njėkohėsisht Ali Pasha shpalli heqjen e disa taksave nė Pashallėkun e Janinės pėr tė bėrė pėr vete shtresat popullore dhe filloi propagandėn e luftės.
Mirėpo programi i shpallur nga Ali Pasha nuk kėnaqte interesat e tė gjithė pjesėmarrėsve nė mbledhje. Duke ruajtur nė kufijtė e “shtetit konstitucional shqiptar” krahinėn e pasur tė Thesalisė dhe duke shpallur protektoratin e tij nė shtetin grek qė do tė krijohej, Ali Pasha nuk kėnaqte kėrkesat e borgjezisė greke, e cila, me luftėn nacionalēlirimtare qė po pėrgatitej tė shpėrthente, synonte tė vendoste pushtetin e vet tė paktėn mbi tė gjithė territorin nacional grek. Nė tė njėjtėn kohė, premtimi i Ali Pashės pėr njė “shtet konstitucional shqiptar”, ndonėse nuk cenonte pasuritė e feudalėve shqiptarė, cenonte nė njė farė mase monopolin e pushtetit tė tyre, prandaj nuk i nxiste as kėta tė hynin nė luftė kundėr Stambollit. Meqė masat e Portės sė Lartė synonin tė godisnin vetėm Ali Pashėn dhe nuk preknin privilegjet e feudalėve vendas dhe, meqė nuk ekzistonte rreziku i shembjes sė Perandorisė Osmane, tek e cila shihnin njė garanci mė tė sigurt pėr interesat e tyre se sa te “shteti konstitucional”, feudalėt shqiptarė u treguan pak tė interesuar pėr ta mbėshtetur Aliun nė kryengritjen e tij. Edhe shtresat popullore, mbi tė cilat rėndonte pesha e sistemit ēifligar dhe e regjimit fiskal tė vezirit tė Janinės, nuk arriti t’i frymėzonte premtimi i “shtetit konstitucional” pėr tė hyrė nė luftė, edhe pse nė programin e shpallur bėhej fjalė pėr heqjen e disa taksave. Kėshtu, mbėshtetja shoqėrore e Ali Pashės nė luftėn kundėr Stambollit ishte e kufizuar dhe pėrbėhej kryesisht nga fshatarėsia malore e lidhur me tė me anė tė sistemit tė rekrutimit me rrogė. Por edhe kjo mbėshtetje ishte e pasigurt, mbasi ajo varej nga qėndrimi i shtresės sė feudalėve bylykbashė, qė tashmė ishin bėrė edhe pronarė tokash e tufash blegtorale dhe me tė cilėt kjo fshatarėsi ishte lidhur drejtpėrdrejt. Meqė nuk u pėrgjigjej interesave tė shtresave tė ndryshme shoqėrore tė Pashallėkut tė Janinės, programi i 23 majit nuk luajti ndonjė rol me rėndėsi nė konfliktin e Janinės me Stambollin. Pa pasur tjetėr rrugėdalje dhe duke u mbėshtetur nė forcat ushtarake qė dispononte e qė ishin tė mjaftueshme pėr t’i bėrė ballė njė ekspedite tė Portės sė Lartė, Ali Pasha nuk bėri hapa prapa dhe deklaroi se ushtria e tij e fuqishme nuk do tė lejonte forcė tjetėr tė shkelte vendin. Por, tashmė, gjithēka varej nga qėndrimi qė do tė mbante kjo ushtri.
Me besim se do t’i bėnte ballė rrethimit tė vezirėve kundėrshtarė, Ali Pasha filloi tė zbatonte menjėherė edhe planin luftarak qė vendosi nė Rapēishtė bashkė me dy djemtė e tij. Veli Pashėn e dėrgoi nė Prevezė, ku gjendej edhe flotilja prej 40 njėsish luftarake, pėr tė drejtuar qėndresėn nga jugu e deti. Muhtar Pashėn e nisi nė Berat, qė tė mbronte kufijtė verilindorė, kurse vetė qėndroi nė Janinė pėr tė drejtuar qėndresėn nė drejtimet juglindore duke pasur nėn komandė Omer bej Vrionin, tė cilin e dėrgoi nė Tėrhallė. Ai vuri gjithashtu nė lėvizje njerėzit e vet tė besuar nė Mal tė Zi, nė Serbi e sidomos nė Vllahi, pėr tė nxitur e acaruar lėvizjen ēlirimtare nė ato vende. Plani luftarak i vezirit tė Janinės i pėrshtatej gjendjes sė krijuar dhe mbėshtetej nė forcėn e konsiderueshme ushtarake tė pashallėkut. Por, edhe ky plan, nė vend qė tė vihej nė jetė me guxim, u minua nga vetė bijtė e Aliut, prandaj ishte i destinuar tė dėshtonte.
Mė 2 qershor 1820, edhe pse i druhej sulmit tė malazezėve, Mustafa pashė Bushatlliu, i inkurajuar nga qėndrimi i favorshėm i Portės sė Lartė kundrejt tij, u nis me njė ushtri tė madhe prej Shkodre drejt jugut. Duke mos ndeshur nė ndonjė kundėrshtim serioz nga ana e forcave tė Muhtar Pashės, tė cilat morėn rrugėn pėr nė Berat, Bushatlliu shtiu nė dorė sanxhakėt e Elbasanit dhe tė Ohrit. Muhtar Pasha, duke synuar qė tė pajtohej me ēdo kusht me sulltanin, nuk ndėrmori ndonjė veprim pėr ta penguar ose ndaluar Bushatlliun.
Nė fillim tė muajit qershor valiu i Rumelisė u nis nga Sofja pėr nė Manastir, ku mbėrriti mė 26 tė atij muaji, duke mbledhur rrugės njė forcė ushtarake mjaft tė madhe. As ai nuk e pati tė vėshtirė tė vinte nėn pushtetin e vet tė 14 kazatė e sanxhakut tė Manastirit qė Ali Pasha ia kishte shkėputur. Krerėt e kėtyre kazave, me pėrjashtim tė asaj tė Kosturit, shkuan nė Manastir dhe i kėrkuan falje. I udhėzuar nga Stambolli, ai i fali qė tė gjithė. Me krerėt qė kėrkuan falje prej tij u radhit nė fundin e muajit qershor edhe Iljaz bej Poda, kur valiu vajti nė Korēė. Kėshtu veproi edhe Pehlivan Ibrahim pasha, qė mori nė dorė, pa kundėrshtim serioz, qeverisjen e sanxhakut tė Lepantit, si edhe Siri Selim pasha i Selanikut, qė futi nėn pushtetin e vet tri kazatė e shkėputura nga sanxhaku i tij prej Ali Pashės.
Ndėrkohė, meqenėse Sulejman Pasha i Tėrhallės nuk pranoi tė dėbonte forcat e Aliut nga Thesalia, dhe i dha mundėsi atij tė dėrgonte atje Omer bej Vrionin me 2 000 veta, sulltani e shkarkoi nga tė gjitha funksionet, duke e akuzuar pėr bashkėpunim me Ali Pashėn dhe e zėvendėsoi me armikun e betuar tė tepelenasit, Mahmud Pashėn e Dramės. Kėtė qeveritar tė ri e nisi menjėherė pėr nė Tėrhallė qė tė merrte pushtetin me ndihmėn e ushtrisė, tė cilėn do ta grumbullonte, nė rrugė e sipėr, me ndihmėn e vezirėve fqinjė.
Realizimi i kėsaj faze tė sulmit tė sulltanit kundėr Ali Pashės, qė u arrit pa hasur kundėrshtim serioz nga forcat vartėse tė vezirit tė Janinės, i dha dorė Stambollit qė tė pėrcaktonte orientimet e veta ndaj feudalėve shqiptarė, duke shpallur me solemnitet se nuk do t’u prekte pasurinė dhe privilegjet e tyre. Kjo propagandė bėri efektin qė pritej dhe krijoi kushtet qė sulltan Mahmudi II tė urdhėronte zbatimin e fazės tjetėr tė planit tė vet, asgjėsimin e Pashallėkut tė Janinės
Nė tė njėjtėn kohė sulltani nėnshkroi fermanin pėr likuidimin e Pashallėkut tė Janinės, tė cilin nuk e shpalli menjėherė. Me kėtė ferman iu dha Ismail Pasho beut qeverisja e sanxhakėve tė Janinės e tė Delvinės dhe grada e vezirit, si dhe kryekomanda e ekspeditės ushtarake tė drejtuar kundėr Ali Pashės, djemve dhe nipave tė tij, po qe se kėta nuk do t’i bindeshin urdhrit qė i shkarkonte nga tė gjitha funksionet e gradat zyrtare dhe nuk do tė pranonin tė shkonin nė Tepelenė ku duhej tė banonin kėtej e tutje. Mirėpo nga frika se mos Ali Pasha kalonte nė sulm pa u pėrgatitur ende ushtritė e Dramalliut dhe tė Ismail Pasho beut, sulltan Mahmudi II nuk e shpalli kėtė ferman, ndėrsa Ismail Pasho beun e nisi, bashkė me vjehrrin e tij, Mahmud Pashėn e Dramės, me detyrėn e hazinedarit.
Nė mesin e korrikut 1820, kur u duk se erdhi koha e pėrshtatshme, sulltani shpalli papritur fermanin pėr likuidimin e Pashallėkut tė Janinės, i cili u lexua edhe nė Janinė. Ali Pasha nuk iu bind urdhrit dhe deklaroi se do tė mbrohej me luftė. Atėherė Porta e Lartė e shpalli “fermanlli”, jashtė ligjit, dhe Shejhylislami miratoi fetvanė e ndėshkimit tė tij me vdekje. Filluan njėkohėsisht veprimet luftarake tė ushtrive qeveritare nė tokė e nė det dhe u shpallėn premtimet e Stambollit, sipas tė cilave, me pėrjashtim tė Ali Pashės, tė gjithė tė afėrmit dhe pasuesit e tij do tė faleshin dhe nuk do t’u prekeshin privilegjet qė gėzonin po t’i nėnshtroheshin padishahut dhe tė braktisnin Aliun. Kaq prisnin pasuesit e Ali Pashės, tė cilėt, duke filluar nga djemtė e nipat e tij, nga motra dhe deri te bashkėpunėtorėt e tij mė tė vjetėr, vendosėn qė nė rastin mė tė parė ta braktisnin Aliun nė fatin e vet. Kėshtu shtresa feudale vendase, duke u dhėnė pėrparėsi interesave tė ēastit, mori njė rrugė qė nuk u pėrgjigjej as synimeve tė saj tė ardhshme, as atyre tė tė gjithė vendit. Kėtė veprim kaq tė gabuar ajo do ta kuptonte me vonesė dhe do tė pėrpiqej ta ndreqte pas vdekjes sė Ali Pashės, por hapi i hedhur i kushtoi shumė shtrenjtė.
Gjatė muajit gusht filloi sulmi i ushtrive tė vezirėve qė ishin ngarkuar me ripushtimin e Shqipėrisė Jugore dhe me asgjėsimin e Pashallėkut tė Janinės. Pas rėnies sė Tėrhallės nė duart e vezir Mahmud pashė Dramės dhe vezir Ismail Pashės, qė ndodhi pėr shkak se forcat e Aliut, tė nxitura nga krerėt e lėkundur, u tėrhoqėn, i erdhi radha Beratit. Muhtar Pasha e Salih Pasha iu dorėzuan vezirit Mustafa pashė Bushatlliut, kur ky rrethoi kėshtjellėn e Beratit. Nė pėrputhje me fermanin sulltanor, Bushatlliu i dėrgoi nė Tepelenė tė shoqėruar nga vėllai i Ismail pashė Plasės, i cili gjithashtu mori pjesė nė rrethimin e kėshtjellės sė Beratit nė krye tė njė force ushtarake tė nisur nga Korēa. Ata qenė dėrguar nga valiu i Rumelisė, i cili filloi veprimet luftarake pėr tė mbėrritur sa mė parė nė Janinė bashkė me vezirėt e tjerė.
Pas rėnies sė Beratit, Mustafa Pasha u urdhėrua tė nėnshtronte gjithė sanxhakun e Vlorės dhe tė vendoste njė myteselim derisa tė mbėrrinte aty vezir Nurullah Pasha, qė ishte emėruar qeveritar. Nė shtator 1820, kur ky vezir mbėrriti nė Vlorė, motra e Ali Pashės, Shanishaja, me djemtė e saj, Izet Beun e Maliq Beun, si dhe komandanti i kėshtjellės sė Gjirokastrės, Ago Myhyrdari, kėrkuan falje. Porta e Lartė miratoi faljen pa prekur pasuritė e tyre. Kėshtu vepruan edhe Veli Pasha me djemtė e tij, Mehmet Pashėn e Selim Beun. Kėta iu dorėzuan kapedan Ali Beut, duke i lėshuar pa luftė qytetet e bregdetit nga Vlora nė Pargė. Mė 1 shtator kėta dorėzuan edhe Prevezėn, tė cilėn kapedani mundi ta merrte me shumė sakrifica pasi kaloi njė kohė e gjatė. Vetėm qyteti i Artės i rezistoi me luftė pėr 25 ditė forcave tė vezirit tė Lepantit.
Nė muajin gusht gjithēka qė pėrbėnte Pashallėkun e Janinės, me pėrjashtim tė kryeqytetit tė tij, kishte rėnė nė duart e ushtrive tė sulltanit. Veziri plak, megjithėse humbi pjesėn kryesore tė ushtrisė, tė bashkėluftėtarėve mė tė ngushtė dhe thuajse tė tė gjithė territorit qė sundonte, nuk e humbi shpresėn pėr njė pėrmbysje tė kėsaj gjendjeje tepėr tė dėshpėruar. Kėtė shpresė ai e mbėshteti nė njė varg faktorėsh qė ishin nė dobi tė tij: kishte dy kėshtjella tė fuqishme me 250 gryka zjarri, me njė garnizon ushtarak tė fortė dhe me rezerva tė shumta ushqimore e municione; ushtria osmane nuk u grumbullua me kohė dhe nuk ishte nė gjendje tė organizonte ndonjė sulm tė pėrgjithshėm para se tė vinte dimri; banorėt e larguar nga qyteti i Janinės nuk do t’i shėrbenin Turqisė, kurse shkatėrrimi i pjesės mė tė madhe tė ndėrtesave tė vendit e linte ushtrinė osmane pa strehė; ajo do ta kishte tė vėshtirė tė siguronte edhe furnizimet e domosdoshme, pėr shkak tė luftės sė organizuar tė ēetave shqiptaro-greke.
Frytet, qė Ali Pasha parashikonte tė korrte, nuk vonuan. Mosmarrėveshjet nė shtabin drejtues tė forcave osmane morėn hov aq sa i paralizuan veprimet e rėndėsishme ushtarake. Pehlivan Ibrahim pasha njė mėngjes tė muajit tetor 1820 u gjend i vdekur nė ēadrėn e tij, i helmuar si tradhtar, me urdhrin e kryekomandantit dhe me pėlqimin e Portės sė Lartė, pėr shkak se kishte hyrė nė lidhje me Ali Pashėn dhe kėrkonte tė merrte kryekomandėn.
Sulmi i parė i pėrgjithshėm, qė mezi u organizua pas njė kohe mjaft tė gjatė grindjesh, u zmbraps me trimėri nga tė rrethuarit dhe u shoqėrua me njė kundėrsulm qė e kryesoi vetė Ali Pasha. Ky sukses luftarak, dhuna e ushtarėve armiq e grabitjet e tyre nė popull, mungesa e furnizimeve, mospagimi i rrogave dhe tė ftohtėt e dimrit shkaktuan dezertime tė forta nė radhėt e trupave perandorake. Nė tė njėjtėn kohė komanda osmane kishte filluar tė trajtonte keq krerėt shqiptarė, si Tahir Abazin, Iljaz Podėn, Ago Vasjarin, Dervish Hasanin, Aleks Nuēe Marinogllun etj., tė cilėt e kishin braktisur Aliun dhe ishin bashkuar me osmanėt. Nė kėto rrethana ata, tė pakėnaqur nga komanda osmane e veprimet e saj, vendosėn tė ktheheshin tek Aliu.
Pėr tė shfrytėzuar pakėnaqėsinė e popullit qė sa vinte e rritej, Ali Pasha i dėrgoi kėta krerė tė penduar nėpėr krahinat shqiptare qė tė grumbullonin ushtri dhe tė sulmonin osmanėt. Edhe suliotėt, tė cilėt ishin bashkuar me ushtritė e Portės pėr t’u hakmarrė ndaj Ali Pashės dhe pėr tė ēliruar vendlindjen, tė dėshpėruar nga vezir Ismail Pashoja, i cili jo vetėm nuk e mbajti fjalėn pėr t’i kthyer nė malėsinė e tyre, por mendonte t’i shfaroste krejt, u morėn vesh me Ali Pashėn. Pasi u premtoi suliotėve t’i linte tė lirė nė malėsinė e tyre dhe pasi u dha njė shumė tė hollash, Aliu ra nė marrėveshje me ta pėr tė sulmuar forcat armike, duke shkėmbyer mė 12 dhjetor pengjet e rastit sikurse ishte zakoni. Nė kėtė mėnyrė Ali Pasha filloi tė shpresonte se lufta e tij kundėr Stambollit jo vetėm nuk do tė mbetej pa mbėshtetje, por edhe mund tė sillte fitoren.
Ndėrkaq, Ismail Pashoja dhe shtabi i tij, tė nxitur edhe nga njė i dėrguar i Portės sė Lartė, u pėrgatitėn tė sulmonin e tė pushtonin kėshtjellėn e vogėl tė Litharicės. Nė murin e saj ishte hapur njė ēarje e rėndėsishme ku mund tė hynin 30 veta njėherėsh. Ali Pasha, qė mėsoi synimin e shtabit armik, nuk i la kohė atij ta vinte nė jetė planin e vet. Nė njė natė me stuhi tė 14 dhjetorit, Aliu doli me forcat e tij dhe sulmoi nė befasi rrethuesit qė u zmbrapsėm me humbje tė mėdha dhe qė braktisėn jo vetėm pozicionet e pėrparuara, por edhe bateritė e topave qė ishin mė pranė kėshtjellės sė Litharicės.
Pas 12 dhjetorit 1820, bashkė me Ali Pashėn, edhe suliotėt filluan luftėn e ēetave nė rrugėn Artė-Janinė kundėr karvaneve qė furnizonin ushtrinė osmane. Ali Pasha qysh mė parė kishte vėnė nė krye tė tyre kapedan Odhise Andrucon, duke e nxjerrė atė dhe trimat e tij jashtė nga kėshtjella. Kjo luftė u zgjerua nga fillimi i vitit 1821, kur me Aliun u bashkuan repartet e reja qė krerėt shqiptarė i kishin mobilizuar e pėrqendruar nė krahina tė ndryshme. Labėria, Myzeqeja dhe Ēamėria, si edhe krahinat e Zagorit dhe Agrafės, u vunė nė pėrkrahje tė luftės sė Ali Pashės. Kjo kthesė me rėndėsi u konkretizua me pėrfundimin e njė besėlidhjeje tė krerėve dhe kapedanėve shqiptarė, si Iljaz Poda, Ago Vasjari, Tahir Abazi, Aleks Nuēo, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Xhavella etj. Kėta udhėheqės tė kryengritjes popullore u zotuan “se do tė jenė vėllezėr me trup e me shpirt dhe sė bashku do tė derdhin gjakun pėr tė shpėtuar Ali Pashėn”. Frytet e kėsaj besėlidhjeje forcat osmane i ndien thellė jo vetėm me shkatėrrimin e disa karvanėve, por edhe me rritjen e qėndresės popullore, qė tashmė po organizohej e po drejtohej nga njerėzit e vezirit tė Janinės.
Porta e Lartė u detyrua tė dėrgonte nė krye tė ushtrisė sė saj nė Janinė ish-Vezirin e Madh, Hurshid Pashėn, tė cilin e hoqi nga Moreja bashkė me trupat qė komandonte. Ky veprim u dha mundėsi udhėheqėsve tė lėvizjes nacionalēlirimtare greke tė fillonin kryengritjen. Ndėrsa nė muajin mars 1821, Hurshid Pasha pėrpiqej tė vinte rregull nė ushtrinė qė rrethonte Janinėn dhe kėrkoi pėrforcime tė reja, Aleksandėr Ipsilanti shpalosi nė Moldavi flamurin e kryengritjes. Edhe nė More shpėrtheu kryengritja, e cila me tė shpejtė, nėn drejtimin e “Shoqėrisė sė Miqve” (“Filiqi Eteria”)?, shėnoi fillimin e luftės pėr ēlirimin kombėtar dhe formimin e shtetit grek.
Nė kushtet e zgjerimit tė kėsaj lufte, Porta e Lartė mendoi tė merrej vesh me Ali Pashėn, por duke kėrkuar kapitullimin e tij, ndėrsa ai vuri si kusht kryesor largimin e forcave osmane nga Pashallėku i Janinės dhe shpalljen e tij si qeveritar i pėrjetshėm i kėtij pashallėku. Porta e Lartė nuk pranoi, prandaj lufta filloi pėrsėri. Aliu ndėrmori veprime luftarake me qėllim qė Hurshid Pasha tė mos organizonte njė sulm tė pėrgjithshėm kundėr tij dhe tė mos shkėpuste ndonjė pjesė tė forcave, qė dispononte pėr t’i dėrguar kundėr kryengritjes greke. Edhe para kėtyre ngjarjeve Ali pashė Tepelena u kishte lėnė dorė tė lirė eteristėve tė zhvillonin veprimtarinė e tyre propagandistike dhe organizative nė pashallėkun e vet. Me kėtė veprimtari Aliu ndihmoi grekėt dhe lėvizjen e tyre ēlirimtare. Ai hyri nė bisedime me kryengritėsit grekė duke shpresuar se ata mund tė bėheshin aleatė nė luftėn kundėr sulltanit dhe se me kėtė rrugė do tė siguronte ndihmėn e Rusisė. Ndonėse ishte nė dijeni tė letrės qė Aleksandėr Ipsilanti u kishte dėrguar krerėve tė kryengritjes, ku i porosiste ta shfrytėzonin Ali Pashėn duke i zhvatur tė holla e armatime dhe ta linin nė fatin e vet pėr tė rėnė mbi tė goditja e ushtrive osmane, ai i dha udhėzime Aleks Nuēos qė tė takohej me pėrfaqėsuesin e “Shoqėrisė sė Miqve”, H. Porevos, dhe tė fillonte bisedimet pėr marrėveshje. Kėto bisedime filluan nė qershor 1821 dhe iu kushtuan pėrgatitjes sė njė bashkėpunimi luftarak kundėr armikut tė pėrbashkėt. Vetė Ali Pasha, me qėndresėn e tij tė patundur dhe me prirjen pėr bashkėpunim, krijoi besim te njė pjesė e mirė e krerėve grekė, tė cilėt i njoftoi se kishte dėrguar njerėz tė nxitnin pėr kryengritje edhe popujt e tjerė ballkanikė.
Nė vjeshtė tė vitit 1821 Ali Pasha dėrgoi nė Misolongji, qė ishte njėra nga qendrat kryesore tė luftės greke, dy nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, Tahir Abazin e Aleks Nuēon pėr tė bashkėrenduar veprimet me kryengritėsit grekė. Por, megjithėse u arrit marrėveshja, kryetari i lėvizjes nė Greqinė Perėndimore, A. Mavrokordato, ndryshe nga njė varg krerėsh tė tjerė qė ishin pėr bashkėpunim, nuk e respektoi atė dhe, duke vepruar nė kundėrshtim me interesat e tė dy popujve fqinjė, bėri krime tė shėmtuara ndaj popullsisė myslimane shqiptare. Duke parė kėtė qėndrim, Tahir Abazi e krerėt e tjerė shqiptarė e hoqėn shpresėn pėr bashkėpunim me kryengritėsit grekė.
Krerėt shqiptarė e vazhduan luftėn. Pasi ra kėshtjella e Tepelenės nė duart e kryengritėsve shqiptarė, Iljaz Poda, qė arriti tė grumbullonte rreth 6 000 veta myslimanė e tė krishterė nga krahinat e Myzeqesė, Tepelenės dhe Gjirokastrės, u nis nė drejtim tė Zagorit, ku nė bashkėpunim me kryengritėsit e rrethit tė Janinės synonte tė ēante rrethimin e Ali Pashės. Mė pas iu drejtuan rrethinave tė Artės, ku vepronte pjesa tjetėr e tė besėlidhurve. Nė kohėn kur Arta ishte e rrethuar nga larg prej suliotėve dhe forcave tė Tahir Abazit dhe Ago Vasjarit, njėsitė e Iljaz Podės u hodhėn drejt saj duke e ndarė ushtrinė nė reparte tė vogla, qė u shkrinė me ēetat suliote dhe ato tė kleftėve. Ēlirimi i Artės do ta bėnte mė tė lehtė sulmin pėr ēlirimin e Ali Pashės nga rrethimi. Ky, pasi kėshtjella e Litharicės pati rėnė mė 16 nėntor nė duart e Hurshid Pashės, ishte pėrqendruar i vetėm nė kėshtjellėn e Kastros. Por gjendja e garnizonit osman nė Artė ishte aq e vėshtirė, sa nuk mund tė qėndronte gjatė. Pėrveē mungesės sė ushqimeve ndikoi edhe qėndrimi i njėrit prej komandantėve shqiptarė tė ushtrisė osmane, Mehmet Beut, qė ishte lidhur me forcat shqiptare, tė cilat pas mbėrritjes sė Iljaz Podės, arritėn nė 10-12 000 veta. Gjendja e garnizonit osman u vėshtirėsua mė shumė, kur kjo forcė mjaft e madhe shqiptare iu afrua me luftė qytetit mė 25 nėntor dhe mė 28 nė mėngjes u gjend nė portat e tij.
Ndėrsa pritej qė tė ēlirohej Arta me urdhėr tė Mavrokordatos, mbėrriti aty kapedan Makriu me 2 000 grekė, i ngarkuar qė tė mos lejonte qė qyteti tė binte nė duart e forcave shqiptare. Pikėrisht nė kėtė kohė suliotėt shkelėn zotimet e besėlidhjes, u bashkuan me lėvizjen greke dhe u vunė nėn komandėn e kapedan Makriut. Ndėrkaq, nė ndihmė tė garnizonit tė Artės mbėrritėn dy reparte tė fuqishme osmane, njėri nga tė cilėt u doli nga prapa forcave shqiptare. Suliotėt braktisėn pozitat e tyre nė Pesė Puset, ndėrsa forcat shqiptare, qė u rrezikuan tė mbeteshin tė gozhduara midis dy zjarresh, u detyruan tė hiqnin dorė nga rrethimi i Artės dhe tė kalonin nė pozitat qė kishin pasur para sulmit tė 25 nėntorit. Por luftimet u ndėrprenė nga tė dyja palėt, sepse komandantėt kryengritės shqiptarė, duke parė se po dėshtonin synimet e tyre dhe duke ndjerė rrezikun qė u kanosej trojeve shqiptare nga veprimet aneksuese greke, nuk ngurruan t’i dorėzoheshin Omer pashė Vrionit nė Pesė Puset, tė siguronin faljen nga Hurshid Pasha dhe tė viheshin pėrsėri nėn komandėn e tij.
Kjo ngjarje shėnoi afrimin e fundit tė qėndresės sė Ali Pashės. Pas kėsaj, i ndodhur pėrballė forcave shqiptare tė Mustafa pashė Bushatlliut, qė dėrgoi nė Janinė njė fuqi prej 3 000 vetash, tė pashallarėve dhe krerėve tė tjerė shqiptarė, edhe garnizoni i Kastros nuk vonoi tė braktiste vezirin plak dhe tė hapte dyert e kėshtjellės. Kėshtu mė 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kėshtjellėn me pėrjashtim tė njė pjese tė brendshme tė saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikė dhe me gruan e tij, Vasiliqinė. Nė kėto kushte Ali Pasha nuk mundi tė qėndronte gjatė. I mashtruar edhe nga njerėzit e vet, qė ishin vėnė nė shėrbim tė Hurshid Pashės dhe qė i premtuan se do tė falej, Aliu ra nė kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrė fermanin e faljes, i cili nuk mund tė zbatohej para se ai tė tėrhiqej nė ishullin e liqenit dhe tė dorėzonte fortesėn e fundit, ku po vazhdonte qėndresėn i vetmuar. Ali Pasha e priti me plumb tė ngarkuarin e Hurshid Pashės, i cili, nė vend tė fjalės sė premtuar, lexoi dėnimin me vdekje. Mė 5 shkurt 1822, Ali pashė Tepelena. u vra me armė nė dorė nė manastirin e Shėn Pandelemonit, nė ishullin e liqenit tė Janinės. Koka e tij u ekspozua mė pas nė oborrin e sulltanit..

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallėqet e mėdha shqiptare
« Reply #17 on: April 13, 2008, 01:10:44 PM »
Karakteri i Pashallėkut tė Janinės

Me vrasjen e Ali Pashės mori fund konflikti ndėrmjet pushtetit qendror osman dhe sundimtarit tė fuqishėm shqiptar tė Pashallėkut tė Janinės, i cili kishte pėr qėllim tė arrinte shkėputjen e kėtij pashallėku nga varėsia e Stambollit dhe ta shndėrronte atė nė njė shtet shqiptar tė pavarur ose autonom.
Edhe ky vezir shqiptar, si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė shtresės sė pronarėve tė mėdhenj tė tokės dhe tė komandantėve tė reparteve ushtarake, qė shtinė nė duart e tyre pushtetin politik e ushtarak krahinor nė Shqipėrinė Jugore, nė sajė tė pushtetit ekonomik synonte tė siguronte vetėqeverisjen e vendit. Qysh nė vitet e para tė sundimit tė vet, Ali pashė Tepelena formoi bindjen se Perandoria Osmane po shkonte drejt greminės. Pėr rrjedhim, ai dhe shtresa e ēifligarėve qė pėrfaqėsonte, pėr tė shpėtuar pasuritė dhe pushtetin e vet, ndoqi rrugėn e shkėputjes sė pashallėkut. E gjithė veprimtaria e Ali Pashės, si nė politikėn e brendshme, ashtu edhe nė atė tė jashtme, tregoi se ai u pėrpoq “tė jetė sundimtar i pavarur”. Duke ngritur nė gjithė hapėsirėn nga Thesalia nė Shkumbin njė aparat administrativ e ushtarak tė posaēėm, qė vepronte brenda pashallėkut sipas vendimeve tė tij, duke lidhur marrėveshje politike, ushtarake e ekonomike me shtete tė huaja pa pėlqimin e dijeninė e Portės sė Lartė dhe duke shtrirė pushtetin e vet nė territore tė qeverisura nga funksionarė tė emėruar prej sulltanit, Ali Pasha qeverisi nė mėnyrė autonome. Prandaj Pashallėku i Janinės, ashtu si dhe ai i Shkodrės kishte nga pikėpamja organizative dhe nga pikėpamja e mėnyrės sė ushtrimit tė pushtetit tiparet e njė shteti nė fakt autonom.
Megjithėkėtė, edhe nė Pashallėkun e Janinės, ashtu sikurse nė atė tė Shkodrės, pushteti ishte i deleguar nga sulltani sovran dhe ushtrohej nė emėr tė tij. Prandaj edhe Pashallėku i Janinės mbeti njė zotėrim autonom pa u kthyer ende nė njė shtet shqiptar.
Deri mė 1812, edhe pse rreziku i copėtimit tė Perandorisė Osmane ishte nė rendin e ditės, Ali Pasha nuk u shpall dot sundimtar i pavarur, sepse mungonin pėr kėtė akt kushtet e brendshme. Ai nuk kishte mundur tė shtrinte e tė konsolidonte pushtetin e vet mbi sanxhakėt e tjerė tė Shqipėrisė Jugore, dhe nuk kishte mundur t’i jepte fund anarkisė feudale. Ndėrsa pas vitit 1812, kur u pa qartė se rreziku i jashtėm po mėnjanohej, Aliu nuk e hodhi hapin vendimtar, sepse gjendja e pėrgjithshme politike ndėrkombėtare nuk e favorizonte. Nė kėto kushte, as feudalėt shqiptarė, mbi tė cilėt mbėshtetej Aliu, nuk u treguan tė gatshėm si mė parė pėr t’u shkėputur nga Stambolli dhe parapėlqyen tė ruanin gjendjen ekzistuese tė pashallėkut. Ja pėrse deri nė muajin prill tė vitit 1820 Ali Pasha nuk guxoi tė hidhej nė kryengritje pėr t’u shpallur sundimtar i pavarur ose edhe vasal i sulltanit. Por kur sulltan Mahmudi II filloi zbatimin e reformave centraliste, me qėllim qė tė pėrqendronte pushtetin nė duart e veta dhe ta ushtronte atė me funksionarė turq, Ali Pasha pa qartė se shtresa feudale shqiptare do tė humbiste privilegjet politike dhe ekonomike qė kishte mundur tė fitonte, kurse vendi do tė ndiente nė kurrizin e tij gjithė peshėn e pushtimit tė ri osman. Prandaj, edhe pse tė bijtė dhe bashkėluftėtarėt mė besnikė e kėshilluan tė pajtohej me Stambollin, ai nuk pranoi tė nėnshtrohej, por u ngrit mbi interesat e veta dhe luftoi deri nė fund pėr njė ēėshtje mė tė madhe: pėr shkėputjen e vendit me luftė nga sunduesit shekullorė osmanė.
Me qartėsinė e njė politikani tė shquar tė kohės, Ali Pasha u pėrpoq ta bashkėrendiste kryengritjen kundėr Stambollit me lėvizjen ēlirimtare tė popujve ballkanikė duke e parė kėtė si tė vetmen rrugė drejt fitores. Ai u pėrpoq qė tė nxiste luftėn e popujve nė Mal tė Zi, nė Serbi e nė Vllahi, ndihmoi drejtpėrsėdrejti kryengritjen e popullit grek (1821) dhe kėrkoi bashkėpunimin luftarak me udhėheqėsit e saj, duke u mbėshtetur kryesisht tek ajo pjesė e krerėve grekė qė e vlerėsonin drejt faktorin shqiptar nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane.
Veprimtaria e Ali Pashės pėr formimin e Pashallėkut tė Janinės dhe lufta e tij pėr mbrojtjen dhe pėr shndėrrimin e kėtij pashallėku nė njė shtet tė pavarur ose me statusin e vasalitetit, ishte njė hap i madh pėrpara drejt bashkimit ekonomik e politik tė vendit, ishte njė kthesė me rėndėsi nė historinė e Shqipėrisė.
“Pushtimi i dytė i Shqipėrisė”, qė erdhi si pasojė e shembjes sė Pashallėkut tė Janinės, me pasojat e tij tė rėnda materiale e shpirtėrore, vėrtetoi se sa e drejtė kishte qenė pėrpjekja e Ali Pashės pėr njė kryengritje tė tė gjitha forcave shoqėrore tė vendit. Ky pushtim, qė nuk u mėnjanua as nga lėvizja feudale e viteve 20 tė shek. XIX, tregoi qartė se nė Shqipėri ende nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, shoqėrore e politike pėr tė hedhur poshtė robėrinė shekullore osmane.
Shembja e Pashallėkut tė Janinės i hapi rrugėn zbatimit tė reformave centraliste nė Shqipėri, por dhe njė periudhė tė re qėndrese ndaj sunduesit osman.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallėqet e mėdha shqiptare
« Reply #18 on: April 13, 2008, 01:11:14 PM »
LĖVIZJA NĖ SHQIPĖRINĖ JUGORE PĖR VETĖQEVERISJEN E VENDIT
Shqiptarėt dhe kryengritja ēlirimtare greke

Me shembjen e Pashallėkut tė Janinės u duk sikur politika e reformave centralizuese u kufizua me asgjėsimin e shtėpisė sė fuqishme feudale tė tepelenasve. Duke i dhėnė Omer pashė Vrionit gradėn e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakėve tė Janinės, tė Delvinės dhe tė Vlorės, Porta e Lartė synonte tė provonte se po e vinte pėrsėri qeverisjen e Shqipėrisė Jugore nė duart e feudalėve vendas. Por kjo qe njė dukuri e pėrkohshme, sepse sulltani pasi ia arriti qėllimit tė tij tė parė me asgjėsimin e pushtetit krahinor tė Ali Pashės, nuk hoqi dorė nga synimi i tij kryesor pėr tė rrėnjosur, jo vetėm nė Shqipėrinė Jugore, por nė tė gjithė Shqipėrinė, sundimin e vet tė tėrėfuqishėm. Pėr kėtė dėshmoi edhe fakti qė nga fundi i vitit 1822 sulltani i hoqi Mustafa pashė Bushatlliut sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit.
Nevoja pėr tė pėrdorur tė gjithė potencialin ushtarak tė Shqipėrisė Jugore pėr tė shtypur kryengritjen greke ishte shkaku qė detyroi Mahmudin II tė sillte nė pushtet Omer pashė Vrionin dhe tė mbante pėrkohėsisht premtimet pėr tė mos cenuar privilegjet e feudalėve toskė. Porta e Lartė kėrkonte tė grumbullonte rreth 40 000 ushtarė shqiptarė, kryesisht nga Shqipėria Jugore, qė do tė viheshin nėn komandėn e pėrgjithshme tė Hurshid Pashės kundėr kryengritjes nacionalēlirimtare greke. Pėr kėtė, qysh nė muajin mars 1822, u shpall nė tė gjithė Shqipėrinė fermani pėr mobilizimin e njė burri pėr shtėpi.
Mirėpo ky mobilizim ndeshi nė dy pengesa tė mėdha: sė pari, popullsia e sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore ishte dėmtuar rėndė nga fatkeqėsitė qė i kishin rėnė mbi shpatulla gjatė pushtimit osman. Si rrjedhim, e mėrzitur nga lufta popullsia nuk donte tė jepte ushtarė. Pėrveē kėsaj, pa i vėnė rėndėsi tė posaēme fesė, shqiptarėt toskė, shumica e tė cilėve ishin myslimanė, dėshironin tė mbanin marrėdhėnie miqėsore me grekėt, me vllahėt etj., me tė cilėt i afronte bashkėjetesa paqėsore shumėshekullore, njohja e ndėrsjelltė dhe bashkėpunimi si fqinjė, si dhe mjaft zakone qė i kishin tė ngjashme e tė pėrbashkėta, si popuj fqinjė e si ballkanas. Sė dyti, bejlerėt shqiptarė, tė dėshpėruar nga humbja e pushtetit pas vrasjes sė Ali Pashės (tė cilin e varrosėn me nderime tė mėdha), nuk ia vunė veshin thirrjes pėr mobilizim, megjithėse Hurshid Pasha nuk ngurroi tė ofronte paga tė larta pėr ēdo ushtar.
Ky qėndrim bėri qė planet luftarake tė Hurshid Pashės pėr tė shtypur kryengritjen greke ende tė dobėt, tė dėshtonin njėri pas tjetrit; edhe ata ushtarė shqiptarė, qė detyroheshin tė shkonin pėr tė shėrbyer, shpesh herė hynin nė grindje me ushtarėt e komandantėt osmanė, duke hapur atė plagė tė madhe qė karakterizoi ushtritė osmane gjatė viteve tė kryengritjes greke, dezertimin nė masė. Si rrjedhim i qėndrimit tė ftohtė e mospėrfillės qė shqiptarėt shfaqėn qysh nė vitin 1822, Stambollit iu deshėn tė paktėn 6 muaj qė tė grumbullonte njė ushtri pėr fushatėn ndėshkimore kundėr kryengritjes greke. Por edhe kjo ushtri ishte shumė mė e vogėl nga sa pritej. Kjo vonesė nė mobilizimin e ushtrisė ishte njė ndihmė pėr kryengritjen greke, sepse u dha mundėsi e kohė krerėve tė saj tė grumbullonin forca tė mjaftueshme, madje tė arrinin edhe epėrsi numerike ndaj ushtrive osmane. Por kjo epėrsi nuk solli rezultatet qė priteshin, sepse midis udhėheqėsve grekė filloi grindja, ndėrsa synimet shoviniste tė krerėve fanariotė ndaj Shqipėrisė Jugore e paralizuan ndihmėn e atyre forcave shqiptare, tė cilat u bashkuan atėherė me suliotėt dhe bėnė qė tė dėshtonte plani i nėnshtrimit tė malėsisė sė Sulit nga divizioni osman, i komanduar nga Mehmet Reshit Pasha.
Kėto ngjarje i dhanė dorė Hurshid Pashės qė tė vinte theksin te rreziku grek pėr Shqipėrinė, tė shpallte faljen e dezertorėve dhe tė grumbullonte forca tė mjaftueshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn ndėshkimore tė vitit 1822. Nė muajin shtator, ushtria e komanduar prej tij mundi tė depėrtonte nė More ku ishte vatra e kryengritjes greke, kurse ai vetė me njė ushtri tjetėr, arriti suksesin e parė kundėr mbrojtėsve tė Termopileve. Kjo i dha shpresė se do tė mund tė nėnshtronte Morenė, ku gjendej e robėruar edhe familja e tij. Ky rrezik i detyroi krerėt grekė tė hidhnin prapa krahėve grindjen dhe t’u kushtoheshin luftimeve. Ata korrėn suksese, sidomos duke bllokuar ushtritė osmane nė More. Por njė rol tė dorės sė parė luajtėn edhe shqiptarėt. Njė pjesė e tyre, u morėn vesh me kapedanėt grekė pėr t’u hapur rrugėn dhe dezertuan, ndėrsa pjesa tjetėr, qė kishte mbetur nė garnizonet e kėshtjellave tė Moresė si dhe nė ushtrinė e komanduar nga vetė Hurshid Pasha, u rebelua pėr shkak tė pagave tė prapambetura dhe paralizoi gjithēka. Kėshtu kryengritėsit grekė mundėn tė ndėrprisnin lidhjet midis kryekomandantit nė Larisa dhe Omer pashė Vrionit e Mehmet Reshid pashės nė Prevezė e nė Artė, dhe e bėnė tė pamundur hyrjen e tyre nė Akarnani. Mirėpo ky sukses nuk dha fryt, sepse kapedan Varuskioti tradhtoi e kaloi nė anėn e dy pashallarėve. Tradhtia e tij bėri tė mundur sulmin e forcave tė Omer Pashės e tė Mehmet Reshid pashės drejt Akarnanisė e sidomos drejt qytetit tė Misolongjit.
Mė 3 nėntor 1822 artileria osmane filloi tė godiste forcat greke tė mbyllura nė Misolongji. Por osmanėt nuk ndėrmorėn atėherė sulmin e pėrgjithshėm, i cili filloi vetėm mė 6 janar 1823. Ndėrkaq tė rrethuarve u erdhėn ndihma nga deti, me tė cilat u pėrgatitėn pėr tė pėrballuar sulmin e 6 janarit. Sulmi i pėrgjithshėm dėshtoi dhe pas njė jave, mė 12 janar filloi tėrheqja. Gjatė largimit Mehmet Reshid pasha ndėrmori njė fushatė terrori duke grabitur fshatrat pėrgjatė rrugės. Por edhe grekėt masakruan gjithė myslimanėt qė u ranė nė dorė. Shqiptarėt, tė mėrzitur nga kėto veprime, dezertuan nė masė dhe u morėn vesh me kapedanėt grekė qė u hapėn rrugėt. Kėshtu nga 12 000 ushtarė qė u nisėn nga Preveza, mbetėn nė ushtri vetėm 1 500.
Pėrgjegjėsia e dėshtimit tė ekspeditės iu ngarkua Hurshid Pashės, i cili u dėnua me vdekje me helmim. Sulltani e ruajti Omer pashė Vrionin me shpresė se ai do tė mund tė grumbullonte forca tė reja. Kėto ngjarje treguan se pėrkrahja e kryengritjes greke nga shqiptarėt qe njė faktor i rėndėsishėm nė dėshtimin e ekspeditės sė vitit 1822 kundėr kryengritjes greke, qė nė atė kohė ishte ende e dobėt.
Pa pėrfunduar mirė ekspeditėn e parė, Porta vendosi tė organizonte njė tė dytė, por kėtė herė duke shpresuar nė mobilizimin nė masė tė shqiptarėve me ndihmėn e krerėve tė tyre feudalė. Kjo detyrė iu ngarkua sė pari Omer pashė Vrionit.
Ky vezir u bėri thirrje shqiptarėve qė nė “emėr tė fesė dhe tė sulltanit” tė hynin me forcat e tyre nė radhėt e ushtrisė osmane pėr tė nėnshtruar Akarnaninė. Mirėpo krerėt shqiptarė tė mbledhur nė kuvend vendosėn tė mos dėrgonin forcat e tyre jashtė sanxhakėve shqiptarė dhe tė rrėmbenin armėt vetėm po qe se trojet e tyre do tė sulmoheshin prej grekėve. Nė fakt synime tė tilla shoviniste ndaj trojeve shqiptare u shfaqėn atėherė nė udhėheqjen greke, tė kryesuar nga princi Dh. Ipsilanti. Pėrveē kėsaj nė sanxhakun e Vlorės ziente lufta pėr pushtet midis shtėpisė sė madhe feudale tė Vlorajve, tė kryesuar nga Ismail Beu, qė kėrkonte marrjen e pushtetit nga Sulejman Pasha, tė birit tė vezir Ibrahim Pashės, dhe shtėpisė sė Vrionasve, partizanėt e sė cilės pretendonin qė pushteti i sanxhakut tė vihej nė duart e Hasan Beut, vėllait tė vezirit tė tre sanxhakėve. Nė janar 1823, para se tė mbėrrinte nė Berat thirrja e Omer Pashės, Hasan Beun e dėbuan nga qyteti. Kjo tregoi se bejlerėt shqiptarė nuk e pėrfillėn autoritetin e vezirit dhe se mobilizimi nuk do tė kishte sukses.
Meqenėse thirrja e Omer Pashės nuk dha rezultatet e pritura, sulltan Mahmudi II kėrkoi nga krerėt shqiptarė tė paraqiteshin me forcat e tyre nė Larisė, ku do tė grumbullohej ushtria perandorake. Fermani iu drejtua Iljaz Podės, Ismail bej Vlorės, Shahin bej Delvinės, Haxhi Ismail Pronjės, Tahir e Mehmet Ēaparit dhe Abdyl bej Kokės. Nė mars tė vitit 1823 sulltani, pasi ia kishte kthyer pėrsėri sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit vezir Mustafa pashė Bushatlliut, e urdhėroi edhe kėtė tė nisej me forcat e Gegėrisė pėr tė nėnshtruar Akarnaninė. Me pėrjashtim tė Iljaz Podės, qė kishte dalė fitimtar nė grindjen me Taho Podėn, ungjin e vet, dhe qė druhej nga ndėshkimi i Omer Pashės, deri nė muajin maj asnjė feudal toskė, lab apo ēam, nuk shkoi nė Larisė. Disa prej tyre, duke pėrfituar nga fakti se Portės sė Lartė i mungonin tė hollat, vunė si kusht pėr pjesėmarrjen nė ushtri akordimin e njė paradhėnieje pėr disa muaj dhe tė njė page mujore prej 100 piastrash pėr ēdo ushtar. Sidoqoftė pas Iljaz Podės u paraqitėn nė Larisė disa bejlerė tė tjerė toskė e gegė, por edhe pas kėsaj nė radhėt e reparteve tė ushtrisė qė u grumbulluan nė Larisė ndodhi diēka e paparė. Ushtarėt, meqė nuk u paguan rrogat, ngritėn krye, rrahėn komandantėt e tyre, kurse kryekomandanti Ahmet Pasha mezi shpėtoi kokėn duke dalė nga dritarja prapa shtėpisė.
Pas pėrfundimit tė paqes me Persinė, Porta e Lartė nė mesin e vitit 1823 arriti tė gjente fonde dhe tė dėrgonte edhe ushtarė turq. Kėshtu ajo formoi ushtrinė e vet nė Larisė, qė do tė hynte nė veprim menjėherė pas Bajramit. Por edhe nė gjirin e saj, pėrveē mungesės sė disiplinės, u shtua edhe urrejtja e ndėrsjelltė midis shqiptarėve dhe turqve qė shiheshin si tė huaj e armiq.
Kur ushtria osmane e grumbulluar nė Larisė, por pėrgatitej tė fillonte veprimet luftarake, u nis nga Shkodra pėr nė Akarnani edhe ushtria e vezirit tė Shkodrės. Ndėrkohė, nė Prevezė u formua prej Jusuf Pashės sė Patrasit edhe njė ushtri tjetėr mercenare prej 6 000 vetash, e cila pasi tė bashkohej me atė tė Mustafa pashė Bushatlliut, do tė sulmonte Akarnaninė. Hyrjen e kėtyre dy ushtrive nė Akarnani ishin ngarkuar ta ndalnin kapedanėt kryengritės grekė, qė ishin caktuar tė mbronin krahinėn. Nė tė vėrtetė, atė e ndalėn shqiptarėt e rekrutuar nėn komandėn e Jusuf Pashės. Pasi u morėn vesh me kapedanėt grekė, ata dezertuan nė masė dhe u ndanė nė dy pjesė nga 3 000 veta secila. Kėshtu kjo ushtri u shkri dhe komandanti i saj, i mbetur vetėm, u detyrua tė hipte nė njė barkė e tė strehohej nė njė anije tė flotės osmane qė tė shpėtonte kokėn dhe tė mos binte nė duart e grekėve. Ky dezertim, i paparė ndonjėherė, siē shkruante konsulli francez nė Korfuz, dė Shantal, vėrtetoi plotėsisht “se shqiptarėt myslimanė nuk deshėn tė luftonin kundėr grekėve”. Kėshtu, shqiptarėt ndihmuan edhe njė herė kryengritjen greke.
Pas kėsaj ngjarjeje tė jashtėzakonshme, forcat e kapedanėve grekė shkuan nga Akarnania nė rrethin e Agrafės qė tė pengonin marshimin e forcave tė vezirit tė Shkodrės pėr nė Akarnani. Por kėto orvatje tė kapedanėve grekė dėshtuan. Ushtria e vezirit shkodran, e cila me qėllim tė paramenduar nuk u nxitua tė arrinte nė Akarnani dhe nuk pėrdori dhunėn gjatė rrugės sė vet derisa u sulmua nė Karpenisi, mbėrriti pėrpara Misolongjit pa ndonjė pengesė tjetėr. Me kėtė ushtri u bashkua edhe njė forcė prej 3-4 mijė vetash qė solli aty Omer pashė Vrioni. Por, kėto reparte shqiptare tė prirura pėr tė mos luftuar kundėr kryengritėsve grekė, vazhduan tė mbanin qėndrim pasiv, ashtu si edhe ushtria shkodrane dhe, pasi u plotėsua afati gjashtėmujor i pajtimit tė ushtarėve me pagė, filluan tė tėrhiqeshin dhe tė ktheheshin nė vendlindje. “Heqja e rrethimit tė Misolongjit, - shkruante konsulli dė Shantal - nga pashai i Shkodrės sė Shqipėrisė, nuk ėshtė aspak rezultat i ndonjė luftimi ushtarak tė grekėve. Kjo ngjarje ėshtė vetėm fryt i tėrheqjes sė trupave tė pashait nė fjalė, tė cilat ... vendosėn tė kthehen secila nė shtėpi tė vet”.
Qėndrimi i forcave shqiptare qė u endėn rrugėve ose qė nuk ndėrmorėn thuajse asnjė veprim serioz luftarak si gjatė marshimit, ashtu dhe gjatė “rrethimit” tė Misolongjit, minoi ekspeditėn e vitit 1823.
Me dėshtim tė plotė pėrfundoi edhe ekspedita e vitit 1824 kundėr kryengritjes greke qė iu ngarkua Dervish pashė Pejės, i cili sulmoi nga ana e Larisės, dhe Omer pashė Vrionit qė u hodh nė anėn e Akarnanisė. Ajo dėshtoi nė radhė tė parė, ngaqė Mustafa pashė Bushatlliu dhe krerėt kryesorė tė Shqipėrisė Jugore kundėrshtuan tė merrnin pjesė nė tė. Pėrveē kėsaj, masakrimi i 300 shqiptarėve nga komanda osmane nė Eube (Negropont), shkaktoi dezertimin e mė shumė se 300 luftėtarėve shqiptarė tė grumbulluar nga veziri Vrionas. Pas kėsaj hemorragjie, ky vezir nuk paraqiste mė ndonjė rrezik pėr forcat greke. Duke u pėrqendruar kundėr Dervish Pashės, ato e thyen edhe atė. Kėshtu, pėr shkak tė qėndrimit dashamirės tė shqiptarėve ndaj kryengritjes greke, pėrfundoi me dėshtim edhe kjo fushatė ndėshkimore osmane.
Qėndrimi i shqiptarėve, qė me tė drejtė u konsiderua si shkaku kryesor, i cili bėri qė “ushtritė e Rumelisė nuk kryen asnjė shėrbim tė frytshėm”, u kthye nė njė “problem shqiptar”, tė cilin Porta e Lartė e shtroi pėr zgjidhje. Stambolli vendosi atėherė qė Omer pashė Vrioni tė hiqej si i paaftė nga posti qė mbante nė Shqipėrinė Jugore dhe tė transferohej nė sanxhakun e Selanikut; qeverisja e sanxhakut tė Vlorės ku kishte ndikim mė tė fortė shtėpia e vjetėr e Vlorajve, t’i jepej Sulejman pashė Vlorės, kurse derbendėt t’i jepeshin Iljaz bej Pashės. Sanxhakėt e Janinės dhe tė Delvinės si dhe posti i valiut tė Rumelisė e kryekomanda e ekspeditave kundėr Greqisė, t’i jepeshin Mehmet Reshid pashės.
Me kėto masa, qė pėrbėnin hapin e parė drejt rivendosjes sė funksionarėve osmanė nė Shqipėrinė Jugore, u pajtuan shumica e krerėve tė Shqipėrisė. Kėshtu, Mehmed Reshid pasha, ngriti njė ushtri prej 15 000 vetash, shumica e tė cilėve ishin shqiptarė. Por, kur kjo ushtri hyri nė Akarnani dhe rrethoi Misolongjin, shqiptarėt u trajtuan keq prej kryekomandantit osman. Nė kėto rrethana ata filluan pėrsėri tė dezertonin dhe kundėrshtuan tė merrnin pjesė nė sulmin e pėrgjithshėm qė u ndėrmor nė shtator 1824. Atėherė Mehmet Reshid pasha, tė cilit sulltani i kishte kėrkuar ose Misolongjin ose kokėn, dėrgoi Haxhi bej Gegėn, Veli bej Jaēen dhe Banush aga Sevranin tė merreshin vesh me kapedanėt suliotė pėr t’i bindur qė tė dorėzonin qytetin me tė mirė, sa pa ardhur i biri i Mehmet Ali Pashės sė Egjiptit, i cili kishte zbarkuar nė More. Mirėpo, nė vend qė t’u mbushnin mendjen mbrojtėsve tė Misolongjit pėr tė dorėzuar qytetin, anėtarėt e delegacionit u thanė kapedanėve suliotė tė vazhdonin tė qėndronin, pasi ashtu si Mehmet Reshid pasha, do tė dėshtonte edhe Ibrahim pasha i Egjiptit. Atėherė kryekomandanti osman urdhėroi arrestimin e Haxhi bej Gegės. Me kėtė masė e acaroi gjendjen dhe shpejtoi dezertimin. Ushtarėt gegė u rebeluan, nxorėn nga burgu komandantin e tyre dhe u larguan. Kėshtu bėnė edhe tė tjerėt e sidomos Sulejman pashė Vlora, i cili mėsoi se ndėrkohė ishte shkarkuar nga qeverisja e sanxhakut, i cili i ishte dhėnė Ismail pashė Plasės.
I mbetur me njė ushtri tė pakėt nė numėr, Mehmet Reshid pasha e hoqi rrethimin e Misolongjit, u tėrhoq nė pozita tė tjera dhe e njoftoi Mahmudin II pėr disfatėn e ekspeditės, dhe se kishte vendosur tė dimėronte aty dhe do tė priste pėrforcime nga qendra.
Masat qė u morėn pėr likuidimin e “ēėshtjes shqiptare” nuk dhanė rezultat. Feudalėt shqiptarė, siē kishte thėnė Sulejman pashė Vlora nė komisionin qė shqyrtoi kėtė ēėshtje vitin e kaluar, kėrkonin ta qeverisnin vetė vendin e tyre si nė kohėn e Ali pashė Tepelenės. Veprimet e Stambollit u treguan atyre se sjellja nė fuqi e Mehmet Reshid pashės nė sanxhakėt e Janinės dhe tė Delvinės ishte njė hap i madh kundėr vetėqeverisjes sė vendit nga shqiptarėt. Por kjo u duk mė qartė kur nė qershor tė vitit 1826 filloi reforma ushtarake, me asgjėsimin e korpusit tė jeniēerėve.
Porta e Lartė mbajti njė qėndrim tė veēantė ndaj shqiptarėve, tė cilėt treguan se ishin kundėr sistemit tė ri ushtarak tė quajtur nizami xhedid (nizam-i cedid). Ajo e ndaloi Mehmet Reshid pashėn tė pėrdorte dhunėn pėr tė zbatuar reformėn ushtarake nė Shqipėri dhe urdhėroi ta shtynte atė pėr mė vonė. Sulltani theksonte atėherė se “mė parė duhej zgjidhur problemi grek, prandaj detyra kryesore ishte tė nxirreshin sa mė shumė trupa shqiptare pėr t’i hedhur nė Greqi”. Pas pushtimit e shkatėrrimit nė prill 1826 tė qytetit tė Misolongjit nga trupat egjiptiane-osmane, Stambolli shtroi si synim tė nėnshtronte pjesėn tjetėr tė Greqisė e nė radhė tė parė kėshtjellėn e Akropolit tė Athinės, pėr tė hapur rrugėn drejt Moresė. Nė kėto rrethana Mehmet Reshit pasha e ndryshoi qėndrimin ndaj feudalėve shqiptarė e sidomos ndaj Iljaz Podės, komandantit tė derbendėve, tė cilit filloi t’i paguante rregullisht rrogat e ushtarėve. Pėrveē kėsaj, Porta e Lartė emėroi si myteselim tė sanxhakut tė Janinės Ismail bej Tepelenėn, nipin e Ali Pashės. Qėllimi ishte qė t’u krijohej pėrshtypje shqiptarėve se synimet e tyre pėr vetėqeverisjen e Shqipėrisė Jugore po realizoheshin. Kėtė bindje pati formuar edhe Iljaz Poda, i cili e festoi me gėzim tė madh lajmin e emėrimit tė Ismail bej Tepelenės nė Janinė.
Luftimet pėr pushtimin e kėshtjellės sė Akropolit, qė filluan nė muajin gusht 1826, pėrfunduan nė qershorin e vitit 1827. Nėn komandėn e gjeneralit anglez Kurē, mbrojtėsit e jashtėm tė kėshtjellės luftuan pa zell, bėnė gabime tė rėnda dhe humbėn betejėn e 6 majit me dėme tė shumta. Ndėrkaq edhe ushtria e Mehmet Reshid pashės nga 18 000 ushtarė qė kishte nė fillim, tani ishte katandisur me 8 000 veta, pėr shkak tė dezertimeve tė shqiptarėve. Nė pamundėsi tė vazhdonte mbrojtjen, garnizoni grek i kėshtjellės kapitulloi dhe ia dorėzoi atė Mehmet Reshid pashės.
Pas kėsaj fitoreje ky ngriti zėrin kundėr silahdar Iljaz Podės, tė cilin e akuzoi se nuk kishte zbrazur asnjė pushkė kundėr kryengritėsve grekė, madje, i kishte ndihmuar ata fshehurazi. Ai nuk i kishte shkuar nė ndihmė as Ismail bej Tepelenės kur ky ishte rrethuar nė Salona, dhe as Musa bej Qafėzezit nė Rahovė tė Livadhisė ku edhe u vra. Iljaz Poda kishte liruar pengjet e zonave tė Agrafės e tė Patėrxhikut.
Krerėt shqiptarė iu vunė punės pėr tė diskredituar e hequr Mehmet Reshid pashėn nga pushteti i Shqipėrisė Jugore dhe pėr ta detyruar sulltanin qė t’u linte atyre vetėqeverisjen e vendit. Kėto veprime lehtėsuan kryengritėsit grekė. Qėndrimi i krerėve shqiptarė dhe dezertimet e ushtarėve e penguan kryekomandantin anadollak tė vazhdonte marshimin pėr nė More. Meqė i mbetėn pak forca, ai ra moralisht deri nė atė shkallė sa kėrkoi dorėheqjen nga postet e tij.
Pėr tė kapėrcyer kėtė gjendje tė vėshtirė qė u krijua nė Shqipėrinė e Jugut, Porta e Lartė i propozoi sulltanit, qė Iljaz Poda tė gradohej pashė dhe t’i jepej qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės, ndėrsa Omer pashė Vrionit t’i jepej qeverisja e tre sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore, por me kusht qė tė dy tė siguronin bashkimin e feudalėve tė tre sanxhakėve shqiptarė rreth tyre pėr tė sulmuar Greqinė dhe tė zbatonin reformėn ushtarake. Silahdar Iljaz Poda, si ēdo feudal tjetėr shqiptar, autoriteti i tė cilit mbėshtetej nė radhė tė parė nė forcat ushtarake me rrogė, nuk e pranoi detyrėn e re. Ai propozoi qė sanxhaku i Tėrhallės t’i jepej Omer pashė Vrionit, kurse ai vetė do tė shėrbente nėn urdhrat e tij. Nga ana tjetėr, ai e njoftoi Portėn e Lartė, me anė tė pėrfaqėsuesit tė vet qė dėrgoi nė Stamboll, se feudalėt shqiptarė nuk mund tė bashkoheshin pėr tė shkuar kundėr grekėve. Kėtė nuk mund ta bėnin jo vetėm pse ishin kundėr zbatimit tė reformės ushtarake, por edhe sepse ky bashkim konsiderohej thuajse i pamundur nė kohėn kur Fuqitė e Mėdha, me protokollin e 4 prillit 1827, kishin vendosur tė pėrkrahnin ēėshtjen greke. Ai i bėri tė qartė Portės sė Lartė se nė kėto kushte nuk duhej tė shpresonte nė pjesėmarrjen e shqiptarėve nė luftėn kundėr Greqisė.
Ndėrkaq, Fuqitė e Mėdha evropiane qė kishin kėrkuar pezullimin e veprimeve luftarake tė Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Moresė dhe Hidrės, mė 19 tetor 1827 shkatėrruan flotėn osmane nė gjirin e Navarinit.
Porta e Lartė refuzoi kushtet e Fuqive tė Mėdha pėr tė njohur pavarėsinė e popullit grek, dhe, duke shpresuar se do tė gjente pėrkrahje nga shtetasit e vet myslimanė, nga kleri dhe feudalėt, filloi pėrgatitjet pėr tė kundėrvepruar. Pėr tė tėrhequr feudalėt shqiptarė, sulltani emėroi Omer pashė Vrionin nė krye tė sanxhakut tė Tėrhallės, mirėpo qeverisjen e Shqipėrisė Jugore, duke pėrfshirė edhe sanxhakun e Vlorės, ia la pėrsėri Mehmet Reshid pashės. Ky vazhdoi tė ngulte kėmbė qė Shqipėria Jugore tė mos binte nė duart e feudalėve vendas. Pas kėsaj, shumica e krerėve shqiptarė nuk u bashkua me Portėn. Pakėnaqėsinė e tyre ata e shfaqėn hapur, veēanėrisht gjatė luftės ruso-turke qė u shpall mė 14 mars 1828.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallėqet e mėdha shqiptare
« Reply #19 on: April 13, 2008, 01:12:22 PM »
Kuvendi i Beratit (nėntor 1828)

Gjatė pėrgatitjeve qė Porta e Lartė po bėnte pėr tė pėrballuar presionin e Fuqive tė Mėdha nė favor tė ēėshtjes greke, sulltani, ashtu si gjithė myslimanėve tė perandorisė, edhe myslimanėve shqiptarė u bėri thirrje tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur “fenė e shtetin”.
Mehmet Reshid pasha urdhėroi krerėt feudalė tė Shqipėrisė Jugore tė paraqiteshin nė Janinė bashkė me luftėtarėt e tyre. Kėtij urdhri nuk iu bind sė pari Iljaz Poda, megjithėse veziri anadollak i kishte dėrguar njoftime se e kishte falur pėr qėndrimet e kaluara. Pėr ta bindur Iljaz Podėn, ndėrhyri edhe Porta e Lartė, e cila, nė tė njėjtėn kohė, e kėrcėnoi se do ta ndėshkonte po tė mos bindej. Iljazi nuk iu bind as Portės dhe, bashkė me krerėt e tjerė qė ndoqėn shembullin e tij, filloi punėn pėr t’i dėbuar Mehmet Reshid pashėn dhe funksionarėt e tjerė nga Shqipėria Jugore.
Ndėrkohė kryengritja greke, qė ishte ēoroditur nga goditjet e forta tė ushtrive osmane-egjiptiane, me pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha filloi tė ringjallej. Meqė nė kėtė kohė dhe ushtritė e Portės ishin larguar nga Moreja, ndėrsa forcat e tjera osmane duke pėrfshirė edhe ato tė Omer pashė Vrionit e tė Ismail pashė Plasės ishin pėrqendruar nė luftėn me rusėt, Stambolli urdhėroi Valiun e Rumelisė tė organizonte njė ekspeditė tė re kundėr grekėve. Por edhe kjo ekspeditė mund tė ndėrmerrej vetėm me ndihmėn e feudalėve shqiptarė.
Feudalėt shqiptarė, jo vetėm pse ushqenin simpati pėr ēėshtjen greke, por edhe sepse ishin tė bindur se ajo do tė triumfonte, dhe pse e quanin me rrezik pėr interesat e tyre dhe pėr vendin, pjesėmarrjen nė ekspeditė, nuk pranuan tė angazhohen nė luftėn kundėr Greqisė. Ata e shihnin kėtė veprim si njė nga rrugėt pėr tė dėbuar Mehmet Pashėn dhe funksionarėt e tjerė osmanė nga Shqipėria Jugore. Iljaz Poda, Ismail bej Vlora dhe Shahin bej Delvina, vendosėn qė pėr kėtė ēėshtje tė thirrej njė kuvend i gjerė i pėrfaqėsuesve tė krerėve shqiptarė. Ndėrkaq, para se tė mblidhej kuvendi, ata hynė nė bisedime me qeverinė greke pėr tė pėrcaktuar qėndrimin qė do tė mbanin tė dyja palėt nė konfliktin qė kishte shpėrthyer. Gjatė bisedimeve tė dyja palėt u zotuan tė mos sulmonin trojet e njėri-tjetrit.
Pas kėsaj marrėveshjeje, nė javėn e parė tė muajit nėntor 1828, u mblodh nė Berat kuvendi i krerėve shqiptarė. Kuvendi i zhvilloi punimet e veta nė mbledhje tė fshehta, qė zgjatėn nga 6 deri mė 8 tė atij muaji dhe u mbajtėn nėn kryesinė e Ismail bej Vlorės, Iljaz Podės dhe Shahin bej Delvinės. Nė kuvend u diskutua kryesisht pėr ēėshtjen e qeverisjes dhe u theksua se funksionarėt osmanė kishin pėrqendruar nė duart e tyre tė gjitha privilegjet, duke dėbuar vendasit. Prandaj u vendos qė tė thyhej autoriteti i vezirit nga Kytahijaja e Anadollit, ta largonin atė nga qeverisja e Shqipėrisė dhe nėse ai do tė zėvendėsohej me tė tjerė, edhe kėta tė dėboheshin duke u krijuar pengesa, derisa pushteti i vendit tė pėrqendrohej nė dorėn e shqiptarėve. Mendohej qė ky synim tė arrihej para se Stambolli tė zgjidhte mosmarrėveshjet e veta me Fuqitė e Mėdha, sepse kur Mehmet Reshid pashės t’i liroheshin duart, u tha nė kuvend, ai do tė hakmerrej ashpėrsisht ndaj tyre dhe do ta nėnshtronte vendin duke pėrdorur shqiptarėt kundėr shqiptarėve.
Mė 9 nėntor, tė dėrguar nga Mehmet Reshid pasha, mbėrritėn nė Berat, Sulejman bej Konica dhe Tahir aga Abazi, qė kėrkuan pėrgjigjen e shqiptarėve ndaj thirrjes sė vezirit. Krerėt e kuvendit i kthyen prapa duke u kumtuar se pėrgjigjen do t’ia jepnin vezirit me gojė nė Zicė, ku do tė paraqiteshin me forcat e tyre. Ata mendonin t’i njoftonin Mehmet Reshid pashės se pranonin tė merrnin pėrsipėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipėrisė Jugore me forcat e tyre, por me kusht qė, pėrveē sigurimit tė ushqimit dhe municioneve, t’i jepej sanxhaku i Vlorės pėr qeverisje Ismail bej Vlorės, sanxhaku i Delvinės Shahin bej Delvinės dhe derbendėt e sanxhaku i Tėrhallės, Iljaz bej Podės. Ndėrsa pėr trupat qė do tė nevojiteshin pėr t’u pėrdorur jashtė kufijve tė Shqipėrisė Jugore, kundėr trupave franceze ose greke, kėrkonin sigurimin e pagave tė ushtarėve. Kėrkesat e krerėve tė kuvendit synonin nė tė vėrtetė dėbimin e Mehmet Reshid pashės dhe tė funksionarėve osmanė nga Shqipėria Jugore.
Mehmet Reshid pasha, qė u informua mbi vendimet e kuvendit nga njė agjent i tij i fshehur nė radhėt e pjesėmarrėsve tė kuvendit, nuk u paraqit nė Zicė, por dėrgoi tre pėrfaqėsues tė tij. Krerėt e kuvendit tė Beratit e kuptuan kėtė shmangie tė vezirit, ndaj u larguan dhe nuk morėn pjesė nė ekspeditė, qė nuk u arrit tė ndėrmerrej. Sipas shembullit tė tyre edhe feudalėt ēamė, qė kishin pranuar nė njė farė mėnyre tė shkonin nėn urdhrat e Mehmet Reshid pashės, jo vetėm hoqėn dorė, por dėbuan forcat dhe pėrfaqėsuesit e tij nga Paramithia. Ky veprim shėnoi fillimin e lėvizjes feudale shqiptare pėr vetėqeverisjen e vendit si nė kohėn e Ali pashė Tepelenės.
I demoralizuar nga dėshtimi qė pėsoi dhe i shqetėsuar se mos dėbohej me forcė, Mehmet Reshid pasha edhe kėtė herė kėrkoi tė hiqej nga postet qė mbante. Mirėpo Porta e Lartė nuk e pranoi kėtė kėrkesė dhe, meqenėse feudalėt shqiptarė u mjaftuan vetėm me kėto akte dhe nuk ndėrmorėn veprime pėr tė pastruar sanxhakun e tyre nga funksionarėt osmanė, Stambolli hartoi njė plan tjetėr, pėr tė vrarė krerėt kryesorė shqiptarė - Ismail bej Vlorėn dhe Iljaz Podėn, dhe tė shpėrndante kėshtu besėlidhjen e Beratit, ta shtypte atė ose ta detyronte t’u bindej urdhrave tė pushtetit qendror. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, u pėrhap fjala se Mehmet Reshid pasha do tė hiqej nga detyra e vet pėr shkak se u tregua i pazoti pėr ta bėrė Besėlidhjen Shqiptare njė mbėshtetje tė perandorisė nė periudhėn e krizės sė asaj kohe. Njėkohėsisht iu dėrguan Ismail bej Vlorės fermani i emėrimit tė tij si qeveritar i sanxhakut tė Vlorės me gradėn pashė me dy tuja dhe Iljaz bej Podės, fermani i emėrimit tė tij si komandant i pėrkohshėm i Janinės derisa tė mbėrrinte aty Ismail bej Tepelena.
Ismail bej Vlora ra nė kurthin e kurdisur dhe shkoi nė Janinė, ku mė 5 janar 1829, kur po ngjiste shkallėt e sarajit, u vra nga njerėzit e Mehmet Reshid pashės. Ndėrsa Iljaz Poda shpėtoi, sepse nuk shkoi nė Janinė. Por vrasja e Ismail bej Vlorės nuk i vėrtetoi shpresat e Portės sė Lartė pėr tė nėnshtruar shqiptarėt. Pėrkundrazi, lėvizja mori karakterin e njė revolte tė vėrtetė, qė u shoqėrua me dėbimin e funksionarėve osmanė dhe me vendosjen e pushtetit tė parisė shqiptare nė krahinat pėrreth Janinės, nė Zagori, Konicė, Mecovė. Qėllimi ishte qė Mehmet Reshid pasha tė largohej. Ky i fundit, pasi i kumtoi Portės se pėr tė nėnshtruar shqiptarėt duheshin pėrdorur forca tė mėdha ushtarake, u pėrgatit tė largohej nga Shqipėria. Ndėrkohė, sulltani e ngarkoi me detyrėn e Vezirit tė Madh dhe tė kryekomandantit tė ushtrisė nė luftėn kundėr Rusisė. Ky vendim u shpall nė Janinė mė 6 shkurt 1829.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallëqet e mëdha shqiptare
« Reply #20 on: April 13, 2008, 01:13:13 PM »
7. LËVIZJA PËR VETËQEVERISJE NË SHQIPËRINË VERIORE. SHEMBJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS

Mustafa pashë Bushatlliu në luftën ruso-osmane të viteve 1828-1829

Porta e Lartë, që kërkonte me çdo kusht të shuante kryengritjen greke, në pranverën e vitit 1824 e urdhëroi vezirin Bushatlli, pa mbërritur mirë në Shkodër nga Akarnania, të nisej përsëri kundër lëvizjes greke. Por ky nuk pranoi jo vetëm pse kërkonte të ruante forcat e veta për t’u bërë ballë turbullirave brenda pashallëkut dhe për t’u mbrojtur nga rivali i tij, Dervish pashë Peja, që ishte emëruar vali i Rumelisë, por edhe sepse ushtarakët shkodranë e malësorët nuk dëshironin të ktheheshin në Greqi ku, krahas të tjerave, kishin shpërthyer edhe epidemitë.
Megjithatë, më 1825, si Bushatlliu, ashtu dhe pashallarët kosovarë u detyruan të dërgonin nën komandën e valiut të Rumelisë, Mehmet Reshid pashës, kontingjentet e tyre ushtarake, por kur panë trajtimin e keq të shqiptarëve nga kryekomandanti osman, që po i përdorte ata si mish për top, i tërhoqën forcat e tyre. Kjo shkaktoi zemërimin e valiut, që ra sidomos mbi Mustafa Pashën e Shkodrës.
Veziri Bushatlli, pushteti i të cilit ende nuk ishte konsoliduar si duhej, u mundua t’u shmangej sa më shumë detyrimeve ndaj pushtetit qendror. Kështu veproi atëherë edhe shumica e pashallarëve kosovarë. Mirëpo Mehmet Reshid pasha përsëri shkaktoi ngatërresa midis tyre. Me kryengritjen që nxiti në marsin e vitit 1826 në Prishtinë kundër Jashar Pashës, kunatit të Tahir pashë Bushatlliut, dhe me një komplot që organizoi në muajin maj të të njëjtit vit në Shkodër për të vrarë Mustafa Pashën e për të sjellë në fuqi Tahir Pashën, ai arriti të përçante pashallarët gegë. Përçarja u thellua më shumë me shpalljen e reformës ushtarake, pasojat e rënda të së cilës për pushtetin e tij, veziri shkodran, edhe pse me vonesë, i kuptoi dhe e kundërshtoi së bashku me krerët feudalë boshnjakë, të cilët u shpallën gjithashtu haptazi kundër saj. Mirëpo, edhe pse sistemi i ri ushtarak binte ndesh gjithashtu me interesat e pashallarëve kosovarë, këta jo vetëm nuk ndoqën veprimin e Bushatlliut, por iu kundërvunë atij duke ndihmuar përfaqësuesin e Portës së Lartë në Bosnjë, vezir Abdurrahman Pashën. Ky mundi ta paralizonte për një kohë lëvizjen boshnjake dhe pas kësaj filloi të vepronte kundër Mustafa Pashës duke bërë presion në kufijtë e pashallëkut të tij me anën e forcave të pashallarëve të Shkupit e të Prizrenit. Por edhe këto veprime u ndalën, pasi Bushatlliu dërgoi kundër këtyre dy pashallarëve shqiptarë një ushtri prej 14 000 vetash. Pas kësaj Porta e Lartë, u detyrua të ndërhynte për ndërprerjen e konfliktit.
Në vitin 1826 veziri Bushatlli kundërshtoi të dërgonte forca ushtarake në Greqi. Mirëpo Porta e Lartë, që po shkonte drejt një konflikti të madh me Fuqitë e Mëdha evropiane, të cilat filluan të ndërhynin hapur në favor të njohjes së Greqisë si shtet më vete, nuk hoqi dorë nga përpjekjet për ta tërhequr atë dhe për të përdorur me ndihmën e tij potencialin ushtarak të Gegërisë. Porta kërkoi prej Mustafa Pashës të ngrinte një ushtri prej rreth 40 000 vetash të përbërë prej ushtarësh shqiptarë gegë, duke i dërguar edhe listën e pashallarëve, të bejlerëve dhe të kapedanëve që do të hynin nën komandën e tij. Ai u porosit me këtë rast, që t’i trajtonte si kryengritës të gjithë ata krerë që nuk do t’i bindeshin.
Ky urdhër e joshi Bushatlliun, sepse do t’i shërbente para së gjithash, forcimit të autoritetit të tij në Gegëri. Por këtij urdhri kundërshtuan t’i bindeshin Abaz Pasha i Dibrës dhe Mehmet Pasha i Matit. Kapedani i Mirditës, që u ngarkua për t’i bindur këta të bashkëpunonin, tërhoqi pas Bushatlliut feudalin e Matit, kurse atë të Dibrës nuk arriti ta bindte. Në këto rrethana, në nëntor të vitit 1827, Mustafa Pasha nisi kundër tij 18 000 ushtarë. Ndërkaq edhe feudalët dibranë u përçanë. Kundër Abaz Pashës u ngritën malësorët dibranë. I shqetësuar se mund të vritej nga njerëzit e vet, Abaz Pasha u arratis. Kështu Mustafa Pasha mundi të konsolidonte pozitën e vet edhe në këto treva. Ndërkohë Porta e Lartë gradoi si mirmiran djalin e tij të madh, Mahmud Beun, dhe vazhdoi ta joshte këtë kundërshtar të reformave për aq kohë sa pati nevojë për mbrojtjen e kufijve tokësorë e detarë të perandorisë. Këto ishin rrethanat në të cilat u gjend Pashallëku i Shkodrës dhe përgjithësisht Shqipëria e Veriut dhe ajo e Verilindjes në prag të fillimit të luftës ruso-turke të vitit 1828-1829.
Fillimi i kësaj lufte solli pushtimin nga ushtria ruse të Vllahisë dhe të Moldavisë. Ushtria osmane në kushtet kur nuk i erdhi në ndihmë as kontingjenti i fortë ushtarak boshnjak që ishte paraparë të dërgonte veziri i Bosnjës, nuk e ndali dot vrullin e rusëve. Ndërkaq, më 8 qershor 1828 shpërtheu kryengritja e krerëve boshnjakë kundërshtarë të reformave. Kjo bëri që edhe kontingjenti ushtarak i Bosnjës që ishte në rrugë drejt frontit rus, të mos arrinte atje dhe të shkrihej krejtësisht.
Në këtë gjendje të vështirë Porta i drejtoi sytë në Shqipëri. Duke pasur si synim që forcat e Shqipërisë Veriore t’i përgatiste për frontin e Danubit, Porta dërgoi në Shkodër një funksionar të Lartë, i cili u ngarkua të formonte një ushtri të fortë dhe sipas sistemit të ri ushtarak. Por urdhri u anulua, kur Mustafa Pasha i deklaroi sulltanit se shqiptarët gegë e urrenin atë sistem, dhe për rrjedhojë ishte rrezik që të hidheshin në kryengritje sikurse ndodhi në Bosnjë. Atëherë Porta pranoi që përgatitja e ushtrisë të bëhej sipas sistemit të vjetër, por me kusht që pashai shkodran të nisej drejt Danubit për të zhbllokuar në radhë të parë Vidinin, që rrezikohej të rrethohej prej rusëve e të binte në duart e tyre.
Për të mënjanuar humbjet e mëdha që do të pësonin forcat e tij ushtarake në një luftë fundi i së cilës po dukej qartë, Mustafa Pasha bëri të gjitha përpjekjet për të vonuar nisjen e tyre në frontin e Danubit. Për këtë i dhanë dorë disa ngjarje jo të parëndësishme. E tillë ishte kërkesa që Mali i Zi i bëri carit rus për të dërguar kuadro e të holla për të gozhduar në vend pashallarët e zonave kufitare shqiptare dhe për t’i penguar të niseshin për në front. Një ngjarje tjetër e tillë ishte kryengritja e zonës së Peshterit, ku Bushatlliu dërgoi një forcë prej 4 000 vetash. Më në fund, ai përfitoi edhe nga fakti që as pajisjet dimërore dhe as fondet e të hollave e për pasojë, as forcat e vartësve të tij, nuk i mbërritën me kohë. Në këto rrethana, Bushatlliu kërkoi shtyrjen e kohës së nisjes së tij për në pranverën e vitit 1829, të cilën Porta u detyrua ta pranonte.
Sapo mori vesh se Mehmed Reshid pasha u emërua Vezir i Madh dhe kryekomandant, Mustafa Pasha me qëllim që të mos vihej nën vartësinë e tij të drejtpërdrejtë, kërkoi nga Porta e Lartë ta lejonte që me forcat e veta, me ato të pashallarëve kosovarë dhe me 20 000 ushtarë boshnjakë, të formonte një ushtri të madhe prej 60 000 vetash, që do të vepronte në sektorin e Vidinit. Sulltani e pranoi këtë propozim duke menduar se kjo, edhe pse mund të mos i sillte dobi ushtarake, do t’i sillte përfitime me karakter politik, do t’i duhej për bisedimet për paqe që kishte ndërmend t’i fillonte së shpejti.
Në literaturën e huaj e sidomos në atë franceze është pohuar se fermani i sulltanit për të caktuar Bushatlliun si komandant të pavarur në sektorin e Vidinit, u nxor falë ndërmjetësisë që princi Milosh i Serbisë bëri pranë Portës. Ky pohim nuk qëndron, sepse në dokumentacionin osman nuk bëhet fjalë fare për një ndërmjetësim të tillë për këtë emërim. Edhe vonesa e nisjes së Bushatlliut për në front, në këtë literaturë lidhet me princ Miloshin, i cili e paska siguruar atë se rusët do ta ndihmonin të bëhej sundimtar i pavarur po qe se nuk do të merrte pjesë në luftën kundër tyre. Por, siç treguan ngjarjet e mëvonshme, edhe ky pohim është po aq i pabazuar sa edhe i pari.
Bushatlliu duhej të ishte nisur më 15 maj, por doli nga Shkodra vetëm më 6 qershor. Kjo ndodhi për shkak se në atë kohë banorët e Ljeshko Poljes, të Kuçit dhe të Piprit, jo vetëm nuk pranuan të dërgonin ushtarët, për të cilët kishin marrë edhe paradhëniet, por sulmuan kështjellën e Shpuzës dhe të Zhabjakut. Mustafa Pashës, para së gjithash, iu desh të sqaronte, se mos këto sulme i kishte organizuar Vladika dhe të dërgonte kundër tri krahinave rebele një forcë prej 5 000 vetash.
Më 6 qershor, pasi la si zëvendës djalin e vet, Mahmud Pashën, dhe këshilltar të tij Xheladin Beun e Ohrit dhe, pasi mbylli në pallat kushërinjtë rivalë, Tahir Pashën e Dervish Beun, Bushatlliu u nis për në frontin e Danubit. Duke menduar se ndërkaq do të sheshoheshin mosmarrëveshjet ruso-turke, për të cilat kishin filluar bisedimet për paqe, ai i imponoi ushtrisë së tij prej 20-25 000 vetash (me të nuk u bashkuan as boshnjakët e as forcat e disa pashallarëve shqiptarë), një marshim të ngadalshëm dhe vetëm më 6 korrik mbërriti gjysmë ore afër Vidinit, ku vendosi kampin e vet.
Ndërsa ndërmjetësit e të dy perandorive ndërluftuese kishin filluar bisedimet për paqe, ushtritë osmane pësuan disfata të rënda. Pasi dogjën flotën osmane në Detin e Zi, pasi pushtuan kështjellën e Silistrës dhe e detyruan Mehmet Reshid pashën të futej në kështjellën e Shumlës, rusët kërkuan si kusht për përfundimin e paqes dorëzimin e një numri fortesash, ndër të cilat edhe atë të Shumlës. Në rast të kundërt, e kërcënuan ata Portën, paqja do të nënshkruhej në Stamboll. Këto fitore u dhanë mundësi rusëve të drejtoheshin në Edrene dhe prej aty drejt Stambollit, prandaj i ndërprenë bisedimet.
Shthurja në ushtri dhe paniku që u përhap në perandori, e detyruan Portën e Lartë të shpejtonte përfundimin e paqes dhe të dërgonte të plotfuqishmit e saj në Radost, ku gjendej Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse. Por, meqenëse Mustafa Pasha arriti të detyronte ushtrinë ruse, që ndodhej 18 orë larg Vidinit, në qytetin Orahovë, ta braktiste këtë qytet të pushtuar qysh në maj, sulltani vendosi ta përdorte këtë fitore si mbështetje për dërgatën e tij diplomatike. Mustafa Pashën e emëroi kryekomandant të korparmatës së Rumelisë Qendrore, duke e urdhëruar që të vendosej midis Edrenesë e Stambollit për të mbrojtur kryeqytetin. Por, ndërsa Bushatlliu filloi marshimin nga Vidini për të zbatuar urdhrin e sulltanit, Edreneja ra më 22 gusht 1829 në duart e rusëve, të komanduar nga gjenerali Dibiç. Kjo ngjarje u dha rusëve mundësinë që të kërkonin zhvillimin e bisedimeve për paqe në këtë qytet.
Diplomatët osmanë, që ishin vënë në dijeni për lëvizjen e forcave të Mustafa Pashës, kërkuan prej tij t’i afrohej Edrenesë deri në vendin Haskëj, me qëllim që ta bënin më të efektshëm vringëllimën e armëve. Por gjenerali Dibiç protestoi, duke deklaruar se afrimi i tij do të sillte ndërprerjen e bisedimeve.
Rusët ishin të shqetësuar, sepse, përveç 40 000 ushtarëve që solli me vete nga Vidini, Mustafa Pasha e shtoi potencialin ushtarak edhe me repartet e vezirëve të ndryshëm që u vunë nën komandën e tij.
I bindur se as ushtria vullnetare, që u ngrit për mbrojtjen e Stambollit dhe as ajo e Mustafa Pashës nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë forcave ruse, sulltan Mahmudi II nxori vendimin e divanit për të nënshkruar paqen me çdo kusht. Sulltani, edhe pse Mustafa Pasha mund t’ua merrte përsëri Edrenenë rusëve, nuk pranoi zgjatjen e luftimeve për të mos pësuar ndonjë humbje më të rëndë dhe urdhëroi nënshkrimin e Traktatit të Paqes.
Megjithëse e ndiente veten të fyer për shkak se përfundimin e traktatit të paqes dhe kushtet e tij i mësoi nga gazetat dhe jo nga kanalet zyrtare, Mustafa Pasha nuk diskutoi më tej dhe me të marrë pëlqimin e qeverisë, u kthye në vendlindje. Sulltani jo vetëm i dërgoi rrogat e prapambetura të ushtarëve, por i dha atij si dhuratë një shpatë të stolisur me xhevahire. Dhurata të ngjashme ai u dërgoi edhe pashallarëve kosovarë.
Gjatë luftës së Turqisë me Rusinë, të viteve 1828-1829, Bushatlliu, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të perandorisë, forcoi pozitën e vet në sy të shqiptarëve e krerëve të tyre, e shtriu pushtetin edhe në sanxhakët e Ohrit dhe të Elbasanit, dhe, duke mbetur kundërshtar i reformave centralizuese, u afrua me krerët boshnjakë dhe ata të Rumelisë, u bë një qeveritar krahinor i rrezikshëm për Portën e Lartë, një pengesë që ajo vendosi ta zhdukte sa më parë.
Krahas fuqizimit të pushtetit të Bushatllinjve në Pashallëkun e Shkodrës, në fundin e shek. XVIII e sidomos gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XIX, u forcuan edhe mjaft familje feudale në Shqipërinë Verilindore (Kosovë) dhe në atë Lindore (trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme). Disa prej këtyre familjeve të fuqishme ishin me origjinë të hershme feudale, ndërsa të tjerat u shfaqën rishtas si rezultat i fitores në rivalitetet e ashpra me familje të tjera kundërshtare. Kështu në Prizren u ngrit familja e Rrotullajve, të cilët, të paktën që nga viti 1794, kur mundën të mposhtin e të dëbojnë kundërshtarët e vet, Sali Pashitët, sunduan si të plotfuqishëm në këto anë, duke i dhënë sanxhakut të Prizrenit karakterin e një pashallëku të vogël. Më të njohurit e kësaj familjeje në dekadat e para të shek. XIX u bënë Rustem Pasha dhe Mahmud pashë Rrotulla, të cilët qeverisën këtë sanxhak përkatësisht gjatë viteve 1801-1806 dhe 1809-1836. Gjurmë të thella la në historinë e viseve veriore të Shqipërisë sidomos veprimtaria politike e familjes së fuqishme të Begollajve të Pejës. Pinjollë të shquar të saj që nga shek. XVII patën qeverisur në mënyrë periodike, jo vetëm rajonin e Pejës, por edhe sanxhakun e Shkodrës.
Ndikim të veçantë në zhvillimet politike të Kosovës gjatë kësaj kohe kishte edhe familja e Gjinollëve e vendosur në Prishtinë. Nga kjo familje u shquan sidomos Maliq Pasha dhe i nipi Jashar Pasha, të cilët gjatë këtyre viteve sunduan me dorë të hekurt në qytetin e Prishtinës dhe rrethinën e tij.
U dalluan gjithashtu për nga fuqia e tyre politike dhe ekonomike familje të tjera në qytete të ndryshme shqiptare, si në Vuçiternë, Tetovë etj. Megjithatë, fuqizimi i familjeve shqiptare në viset verilindore dhe lindore nuk arriti atë shkallë ndikimi dhe atë pushtet që patën fituar Bushatllinjtë në Shqipërinë Veriore dhe Ali pashë Tepelena në atë Jugore.
« Last Edit: October 28, 2008, 02:08:05 PM by TiGeR™ »

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Pashallëqet e mëdha shqiptare
« Reply #21 on: April 13, 2008, 01:13:56 PM »
Shembja e Pashallëkut të Shkodrës (1831)

Vendosja e Mehmet Reshid pashës në Manastir dhe sidomos masakrimi i njëkohshëm në këtë qytet dhe në Janinë i krerëve kryesorë të Shqipërisë së Jugut, si dhe futja e saj në binarët e sistemit të reformave centralizuese, u treguan krerëve të Shqipërisë së Veriut se, me vezirin Bushatlli në krye, pushteti politik dhe ekonomik i tyre si dhe vetë jeta e tyre ishin vënë në rrezik. Tashmë, nuk kishte dobi qëndrimi i lëkundur që kishin mbajtur deri atëherë. Duhej zgjedhur një nga dy rrugët: ose të pranonin zbatimin e reformave me gjithë pasojat e tyre, ose të ngrinin krye me armë në dorë kundër reformave për të mbrojtur sistemin vetëqeverisës, pushtetin e tyre krahinor.
Pa kaluar më shumë se një vit, më 4 janar 1831, mbërriti në Shkodër fermani i sulltanit që e kufizonte pushtetin e vezirit Bushatlli vetëm në sanxhakun e Shkodrës. Qeverisja e sanxhakut të Ohrit, të Dukagjinit dhe të Elbasanit iu dha Mehmet Reshid pashës, i cili e kishte kërkuar si kusht për të shtrirë reformat në krahinat e Gegërisë. Përveç kësaj, ky ferman e detyronte Mustafa Pashën të pranonte në sanxhakun e tij, vendosjen e garnizoneve ushtarake të rregullta dhe çarmatosjen e banorëve.
Këtij urdhri të sulltanit nuk pranuan t’i bindeshin paria feudale, tregtarët e pasur, krerët e esnafeve, bajraktarët e malësive dhe klerikët kryesorë myslimanë të sanxhakut të Shkodrës. Ata e shihnin atë si një masë që do të çonte në zhdukjen e vetëqeverisjes krahinore, ose e asaj gjysmë lirie që kishin fituar në rrjedhën e kohës, dhe, njëherazi në një nënshtrim të plotë ndaj sundimit osman. Në të vërtetë urdhri i sulltanit i vitit 1831 ishte një pushtim i ri i vendit, i cili ndonëse po realizohej pa luftë, do të sillte më pas konfliktin e armatosur, sepse populli nuk do të pranonte as vendosjen në vend të garnizoneve osmane, e as të çarmatosej. Prandaj përfaqësuesit e popullsisë së Shkodrës, vendosën që, në rast se do të përdorej dhuna nga Porta e Lartë për zbatimin e reformave në vendin e tyre, të rrëmbenin armët. Hapi i parë i kundërshtimit ndaj vullnetit të sulltanit u bë kur ata veshën përsëri kostumet kombëtare dhe zhveshën rrobat e hoqën festet që u ishin imponuar nga Stambolli para tre vjetëve. Në të njëjtën kohë krerët e sanxhakut të Shkodrës i shprehën vezirit Bushatlli mirënjohjen dhe bindjen e tyre.
Pasi siguroi mbështetjen e tyre dhe pasi bëri për vete pashallarët kosovarë, që nuk e miratuan fermanin e 4 janarit 1831, Bushatlliu hodhi një hap të dytë, urdhëroi zëvendësit e vet në tre sanxhakët që i hiqeshin, të mos ua dorëzonin pushtetin përfaqësuesve të Vezirit të Madh. Por Mehmet Reshid pasha, që e kishte parashikuar një qëndresë të tillë, i doli përpara kësaj dhe i dërgoi zëvendësit e vet para se Bushatlliu të mund të fillonte të kundërshtonte. Për rrjedhim, ata jo vetëm morën në duart e tyre pushtetin duke i dëbuar përfaqësuesit e vezirit të Shkodrës, por konfiskuan dhe pasuritë e këtyre. Përveç kësaj, në Ohër u bastis e u plaçkit saraji i Xheladin bej Ohrit dhe familja e tij u nxor jashtë. Kurse në Dibër të njëjtin fat pësoi motra e vezirit Bushatlli. Vetëm në Pejë zëvendësi i Vezirit të Madh Abdurrezak Pasha, hasi në kundërshtimin e banorëve të qytetit dhe e mori pushtetin me shumë vështirësi, pasi i la Sefedin pashë Gjakovës qeverisjen e Gjakovës dhe Alltun-Ilisë.
Mustafa Pashës, kundër të cilit u organizua edhe një atentat për ta vrarë, i dolën nga duart tre sanxhakët dhe me këtë akt pashallëku i Shqipërisë Veriore pësoi një goditje të rëndë. Në këto kushte Bushatlliu arriti në përfundimin se rruga e vetme për rimëkëmbjen e pashallëkut, për mbrojtjen e pushtetit dhe të vetes së tij, ishte organizimi i kryengritjes së armatosur kundër pushtetit qendror, duke i dhënë asaj karakterin e një lëvizjeje të gjerë kundër reformave, e cila do t’i siguronte aleatë më të shumtë. Kështu do të mund të dëboheshin nga Shqipëria Mehmet Reshid pasha e njerëzit e tij dhe pushtuesit osmanë në përgjithësi. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kryengritjes. Ndonëse në dukje kryengritja, për të tërhequr në të dhe në ndihmë të shqiptarëve edhe kombësitë e tjera të Rumelisë, paraqitej si antireformiste, në të vërtetë kishte për qëllim mënjanimin e pushtimit osman, pra kishte karakter çlirimtar. Shqiptarët nuk pranonin t’u nënshtroheshin më tej sundimtarëve osmanë, që i mbanin të robëruar prej disa shekujsh. Mustafa Pasha hyri në rrugën e kryengritjeve pasi nuk u mor parasysh ankesa që i drejtoi sulltanit kundër Mehmet Reshid pashës, të cilin krahas të tjerave e akuzoi edhe për atentat kundër tij. Pas këtyre orvatjeve Bushatlliu u hodh në rrugën e luftës. Porta e Lartë, duke këmbëngulur në zbatimin e reformave centralizuese, jo vetëm nuk e mori parasysh ankesën e tij, por edhe përligji si të drejtë e në dobi të përforcimit të pushtetit qendror dhënien e tre sanxhakëve Vezirit të Madh. Bushatlliut i kërkohej të sakrifikonte pushtetin e vet në vendin e vet, ndërsa shqiptarëve të pranonin pa kundërshtim rivendosjen e sundimit të ushtrisë dhe të funksionarëve të sulltanit osman.
Në muajin shkurt, Mustafa Pashës, nëpërmjet qehajait Dervish bej Koplikut, i erdhi përgjigjja e feudalëve boshnjakë, kundërshtarë të reformave, që i kumtuan se do të bashkëpunonin me të në kryengritjen e armatosur dhe do t’i vinin në ndihmë me ushtritë e tyre. Përgjigje me të njëjtën përmbajtje mori Mustafa Pasha edhe nga mjaft feudalë të Rumelisë, ku ziente pakënaqësia ndaj reformave.
Por, që të mund të ngrinte në këmbë një ushtri të madhe, me të cilën do të sulmonte forcat osmane të Vezirit të Madh në Manastir apo në Janinë, Mustafa Pasha kishte nevojë edhe për mjete financiare. Ai gjeti mbështetje te Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, që u tregua i gatshëm ta ndihmonte me mjete financiare dhe fshehurazi, edhe me ushtri. Por pashallarët kosovarë refuzuan ndihmën e pashait të Egjiptit, jo vetëm pse repartet ushtarake egjiptiane ishin organizuar sipas modelit evropian, por edhe sepse e quanin të rrezikshme praninë e një ushtrie të valiut të Egjiptit në Shqipëri, i cili po të vinte këmbë në një vend, vështirë se largohej me vullnetin e vet. Mehmet Ali Pasha i siguroi se merrte përsipër shpenzimet e një ushtrie prej 40 000 vetash. Ai ishte i interesuar për shpërthimin e një lëvizjeje të gjerë në Rumeli, sepse në këtë mënyrë do të fitonte mundësinë të forconte më tej pushtetin e tij të pavarur dhe të sulmonte e të pushtonte Sirinë.
Edhe Milosh Obrenoviqi, princi i Serbisë, premtoi t’i jepte Bushatlliut 500 000 groshë duke shpresuar se, në rast fitoreje, veziri shkodran do t’i kthente krahinat që i ishin shkëputur Serbisë, të cilat sulltani ia kishte premtuar, por nuk po ia dorëzonte. Mirëpo ky princ u tregua dhe i pabesë. Duke pasur si qëllim të vetëm të aneksonte treva të Kosovës, ai synonte ta arrinte këtë pavarësisht se kush do ta fitonte luftën, ndaj i ofroi edhe Portës së Lartë ndihmën e tij ushtarake kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve që u bashkuan me ta.
Ndërkaq, Mustafa Pasha siguroi asnjanësinë e Malit të Zi në këtë konflikt me Stambollin. Kështu u krijuan kushtet që Bushatlliu të fillonte veprimet ushtarake të kryengritjes. Por, derisa u plotësuan kushtet për t’u hedhur në sulm kundër Vezirit të Madh në Manastir, Bushatlliu humbi një kohë mjaft të çmuar.
Më 27 mars 1831, pasi la në Shkodër si zëvendës të birin, dhe pasi dërgoi në kështjellën e Lezhës municione për të përballuar ndonjë zbarkim detar të forcave qeveritare, Mahmud Pasha doli nga qyteti. Meqë më 31 mars kishte parashikuar të ndodhej në Prizren, u dërgoi fjalë boshnjakëve të arrinin gjatë kësaj kohe në Prishtinë për t’u bashkuar me të. Ata nuk e respektuan afatin, por kjo nuk e pengoi Bushatlliun ta çonte përpara kryengritjen. Çdo lëkundje a vonesë do të sillte dështimin e kryengritjes.
Po në këtë kohë Bushatlliu shpërndau një thirrje, në të cilën grishte popullsinë për kryengritje. Thirrja u prit me miratim kudo. Për të pasur përkrahjen e shtresave të gjera popullore, në thirrje, ndër të tjera, kërkohej që të mos prekej rajaja, që nevojat e ushtrisë të plotësoheshin duke blerë sendet e domosdoshme dhe jo duke vënë dorë mbi pronat shtetërore. Për të mos shkaktuar zemërimin e qeverive evropiane, ai deklaroi se edhe posta evropiane nuk do të cenohej.
Me Bushatlliun u bashkua popullsia e Nishit, ndërsa ajo e Sofjes, Filipopolit e Pazarxhikut, sipas lajmeve që vinin prej andej, priste mbërritjen e vezirit për t’u bashkuar me të.
Në Prizren u bashkuan me Mustafa Pashën pashallarët kosovarë, Mahmud pashë Prizreni, Jashar pashë Prishtina, Hysen pashë Vranja etj. Pashai shkodran shpalli se pagesat e rekrutimit të ushtarëve do të jepeshin sipas sistemit “burrë për shtëpi”. Për t’i përballuar ato kishte marrë premtimin e Mehmet Ali pashës së Egjiptit për një ndihmë financiare, ndërsa princi Millosh Obrenoviqi do t’i jepte 250 000 groshë. Në këtë kohë edhe Kara Fejzi Ali beu, aleati i Bushatlliut, u gjend në rrethin e Sofjes, me një forcë të rëndësishme kryengritëse, me të cilën u bashkuan forcat e Bali Efendiut të Pazarxhikut, që e kishin braktisur atë. Në rreshtat e forcave qeveritare nuk pranonte, atëherë, të rekrutohej njeri.
I shqetësuar për shpërthimin e kryengritjes shqiptare, Mehmet Reshid pasha u nis më 4 prill me 5 batalione nga Janina për në Manastir, ndërsa 3 të tjerë i la në Janinë, në Prevezë dhe në Ohër. Gjatë rrugës kërkoi nga Porta e Lartë përforcime të tjera në ushtarë të rregullt e në armatime. Me të mbërritur në Manastir kërkoi nga sulltani shpalljen “fermanli” dhe dënimin me vdekje të Mustafa Pashës, por jo të pasuesve të tij. Këtë e bëri me qëllim që t’u lihej atyre shteg për të kërkuar falje e për ta braktisur vezirin e Shkodrës. Ai kërkoi njëkohësisht dërgimin e 4 batalioneve nga Edreneja në Sofje dhe të një pjese të flotës ushtarake në bregdetin shqiptar.
Ndërkaq, sipas kërkesës së Vezirit të Madh, sulltani miratoi e shpalli fermanin, ku për Mustafa Pashën thuhej se “ai kishte në gjak tradhtinë, asnjëherë s’ka qenë besnik e i bindur me të vërtetë dhe tani e tregoi hapur natyrën e fshehtë të tij”. U arrestua edhe përfaqësuesi i Mustafa Pashës në Stamboll, Sulejman Beu. Ndërkohë Shejhylislami, Abdyl Vehabi, nënshkroi fetvanë, në të cilën miratonte dënimin me vdekje të vezirit kryengritës shqiptar të Shkodrës.
Më 10 prill 1831 forcat kryengritëse të Gegërisë mbërritën në Shkup. Shtabi i vezirit përpiloi planin e veprimeve luftarake, pavarësisht se boshnjakët nuk e mbajtën premtimin dhe nuk u paraqitën. Prej andej Mustafa Pasha u dërgoi letra mjaft feudalëve rumeliotë si dhe atyre të Shqipërisë Jugore ku kërkonte të bashkoheshin me të. Përveç të tjerëve, ai ftoi të merrnin pjesë në kryengritje edhe Tahir Abazin, Xhelil aga Picarin. Mjaft feudalë, si Emin agai i Qyprylisë, Jusuf agai i Përlepit, Ali agai i Matit dhe Iljaz Poda, pranuan të merrnin pjesë në kryengritje, kurse Tahir Abazi e Xhelil aga Picari, duke pritur zhvillimin e ngjarjeve, nuk dhanë ndonjë përgjigje.
Sipas planit të veprimeve luftarake, ushtria shqiptare prej rreth 16-18 mijë vetash duhej të nisej më 15 prill nga Shkupi e ndarë në këtë mënyrë: 4 000 veta të pararojës, nën komandën e Hasan Hotit do të çanin rrugën drejt Qyprylisë e Përlepit, 7-8 000 veta, të komanduar nga Sejfedin Pasha i Gjakovës do të niseshin në drejtim të Sofjes për të pushtuar atë qytet bashkë me forcat e Kara Fejzi Ali beut. Pas marrjes së Sofjes do të zihej derbendi Dudnicë-Samoko për të vënë nën kontroll rrugën e Manastirit. Luftëtarët e tjerë, nën komandën e Hivzi Pashës së Shkupit, Emin Pashës së Prizrenit, Jashar Pashës së Prishtinës dhe Hysen Pashës së Vranjës, do të ndiqnin pararojën dhe do të gjendeshin në Përlep më 20 prill. Pas tyre do të mbërrinte veziri, i shoqëruar prej Mahmud pashë Prizrenit, Asllan pashë Pejës, Abdurrahman pashë Tetovës dhe Ismail pashë Leskovcit.
Beteja e parë me forcat osmane të Mehmet Reshit pashës, u zhvillua më 21 prill 1831. Ky, i informuar se gjysma e forcave shqiptare ishte drejtuar për në Sofje, vendosi të sulmonte në befasi gjysmën tjetër me një ushtri dy herë më të madhe.
Sulmi filloi në të gdhirë të 21 prillit, kur forca të mëdha ushtarake osmane goditën, gjysmë ore larg Përlepit, pararojën e ushtrisë shqiptare, që nuk i bëri dot ballë mësymjes dhe u detyrua të lërë pajisjet në duart e armikut dhe të tërhiqej tri-katër orë më tej, deri te hani i Babunës, ku gjendej pjesa kryesore e ushtrisë shqiptare si dhe shtabi i saj me Mustafa pashë Bushatlliun në krye. Por ky sukses i Mehmet Reshid pashës, lajmi për të cilin turqit e përhapën me shpejtësi në përfaqësitë diplomatike evropiane, nuk vazhdoi më tej. Siç theksonte veziri bushatlli në letrën dërguar princ Miloshit më 24 prill, ushtria shqiptare prej 10 000 vetash e kundërsulmoi ushtrinë osmane, e theu dhe e dëboi nga derbendi (gryka, vendkalimi - shën. i aut.) i Përlepit. Ky kundërsulm u ndërmor nga kryengritësit shqiptarë në Përlep më 21 prill. Kurse pjesa tjetër e ushtrisë, që ndodhej në afërsi të Sofjes e pushtoi këtë qytet më 23 prill. Me urdhrin e posaçëm të Mustafa Pashës që mban datën 30 prill 1831, u arrestuan dhe u dërguan në Nish krerët kryesorë të ushtrisë osmane të Sofjes.
Por edhe fitoret e ushtrisë shqiptare nuk zgjatën më shumë se 14-15 ditë. Ndërkohë, Mustafa Pasha, meqë Stambolli hodhi kundër Sofjes së pushtuar nga shqiptarët forca të shumta osmane, i dërgoi Kara Fejziut që komandonte ushtrinë e atjeshme, pjesën më të madhe të forcave që dispononte dhe qëndroi në Babunë vetëm me 3 000 veta. Ai mendoi gabimisht se Veziri i Madh nuk do të guxonte ta sulmonte për shkak të disfatës që kishte pësuar, të dezertimeve të shumta në radhët e ushtrisë dhe pasi kishte shpërthyer, më 18 prill, kryengritja në Toskëri. Mirëpo Mehmet Reshid pasha, pasi mësoi se Bushatlliu kishte rreth vetes një forcë ushtarake të vogël, vendosi ta sulmonte në vendqëndrimin e tij në Babunë. Më 3 apo 4 maj, u zhvillua midis Përlepit e Qyprylisë një betejë e përgjakshme, e cila qe vendimtare për fatet e kryengritjes së Gegërisë. Pas 5 orë lufte, forcat e Bushatlliut, duke qenë të pakta në numër pësuan disfatë të plotë. Vetë veziri shkodran, i shoqëruar nga 100 kalorës, u detyrua të largohej nga fusha e betejës në drejtim të Shkupit.
Megjithëse kjo disfatë e paparashikuar solli një humbje të pjesshme për ushtrinë shqiptare, shumica e së cilës ndodhej në Sofje, lajmi për të u përhap si rrufe në të gjithë Rumelinë dhe demoralizoi përkrahësit e kryengritjes dhe veçanërisht forcat e armatosura shqiptare në Sofje e në Shqipëri. Duke synuar të ruanin të paktën privilegjet që kishin, pashallarët shqiptarë ndoqën shembullin e Hifzi Pashës së Shkupit, hoqën dorë nga vazhdimi i luftës dhe shpejtuan të kërkonin falje duke përfituar nga fermani i sulltanit, si edhe nga premtimet që Mehmet Reshid pasha u kishte dërguar fshehurazi. Veziri i Madh nuk ngurroi t’i falte menjëherë.
I braktisur nga pashallarët që i kthyen forcat nëpër krahinat e tyre, Kara Fejzi Ali beu u detyrua të largohej nga Sofja dhe në krye të 2 000 luftëtarëve u drejtua për në Nish. Por edhe aty morali i kryengritësve kishte rënë, sepse në hyrje të qytetit qenë vendosur forcat osmane të pashës së Vidinit. Prandaj ai mori rrugën e maleve për të dalë në krahinat e Leskovcit. Në Nish u kap edhe i besuari i Bushatlliut, Anton Jubani, me 250 000 groshë të tjera që i kishte dhënë princi Milosh, pas fitoreve të 21-23 prillit.
Orvatjet që Mustafa pashë Bushatlliu bëri në Shkup dhe në Prizren për të ngritur një ushtri të re, nuk dhanë fryt. Në këto kushte ai u nis drejt Shkodrës, ku mbërriti më 17-18 maj 1831. Këtu gjeti mbështetje te përkrahësit e programit të tij, ndaj filloi përgatitjen për t’i bërë ballë sulmit të ushtrive osmane që mund të vinte nga toka e deti, furnizoi me armatime e rezerva ushqimore kështjellat e Shkodrës dhe të Lezhës dhe u kërkoi edhe boshnjakëve të bashkëpunonin me të.
Ndërkaq ishin nisur nga Stambolli 5 anijet e para të flotës luftarake osmane që do të bllokonin bregdetin shqiptar, kurse nga Sofja u hodhën drejt Shkodrës rreth 30 000 ushtarë nën komandën e Izet Pashës.
Pasi nisi këto forca kundër vezirit kryengritës të Shkodrës, Porta e Lartë më 23 maj u komunikoi përfaqësuesve diplomatikë evropianë se kishte vendosur ndëshkimin e Bushatlliut dhe kërkoi prej tyre që të mos e strehonin në vendet e tyre nëse do të orvatej të arratisej. Përgatitjet e Mustafa Pashës për qëndresë përkuan me lëvizjen kryengritëse të Iljaz Podës dhe me ndërhyrjen e një ushtrie boshnjake në Kosovë, që korri fitore mbi forcat e Haxhi Ahmet pashës në afërsi të Prishtinës. Në muajin korrik 1831 Prishtina ra në duart e kapedan Hysen Gradashçeviçit. Të gjitha këto ngjallën shpresa te shumica e shqiptarëve, që ishin kundër ripushtimit ushtarak të vendit nga Veziri i Madh. Për këtë dëshmoi edhe fakti se të gjithë ushtarët shqiptarë, që ishin mobilizuar në radhët e forcave qeveritare të Haxhi Ahmet pashës, kaluan në anën e forcave boshnjake, duke kontribuar në fitoren e këtyre të fundit.
Mirëpo, zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve solli zhgënjimin e forcave kryengritëse. Nën trysninë e flotës luftarake osmane, që kërcënoi me bombardim qytetet bregdetare dhe nën presionin e artilerisë së rëndë të ushtrisë osmane që mbërriti përreth kështjellës së Lezhës, garnizoni i këtij qyteti u largua drejt Matit pa luftë. Pas kësaj u dorëzuan edhe qytetet e Ulqinit dhe të Tivarit. Ndërkohë edhe komanda e ushtrisë boshnjake, që e kishte njoftuar Mustafa Pashën se do t’i vinte në ndihmë për ta nxjerrë nga rrethimi me 25 000 kalorës, nuk e mbajti fjalën.
Sipas marrëveshjes që ajo komandë kishte bërë me Dervish bej Koplikun, ushtria boshnjake dhe forcat shqiptare të vezirit të Shkodrës do të godisnin bashkërisht forcat osmane. Por Mehmet Reshid pasha i doli përpara këtij rreziku, duke i premtuar kapedan Hysen Gradashçeviçit postin e vezirit të Bosnjës dhe përjashtimin e këtij ejaleti nga sistemi i reformave centraliste. Në këto kushte feudalët kryengritës boshnjakë hoqën dorë nga ndihma që do t’i jepnin aleatit të tyre shqiptar dhe ranë në kurthin e Vezirit të Madh, i cili, pasi të nënshtronte lëvizjen kryengritëse në Shqipëri, që sipas vlerësimit të sulltanit përbënte rrezikun kryesor, do të hidhej me të gjitha forcat kundër kryengritësve boshnjakë.
Në këto rrethana Stambolli përqendroi rreth Shkodrës forca të shumta. Ushtrisë së Izet Pashës iu shtuan edhe ajo e Gjiritzade Mehmet pashës, si dhe ato të Hysen pashë Çermenit, që u afruan në Shkup nga Edreneja.
E bindur se qëndresa e Bushatlliut do të zgjaste, Porta e Lartë u orvat ta shuante sa më parë kryengritjen, që mund të përhapej jo vetëm në gjithë Shqipërinë, por edhe në Bosnjë e prej andej në tërë Rumelinë. Prandaj Stambolli, qysh në muajin korrik, kur forcat osmane po ngushtonin gjithnjë e më shumë rrethimin e Mustafa Pashës, bëri traktativa për marrëveshje me të. Si fillim i tyre shërbeu një letër e Hysen pashë Çermenit, drejtuar Bushatlliut, në të cilën kërkonte të dinte shkaqet dhe qëllimet e kryengritjes shqiptare. Mustafa Pasha, që kishte filluar të lëkundej, përfitoi nga rasti dhe duke mbuluar shkaqet e vërteta të kryengritjes, parashtroi si shkak qëndrimin armiqësor të Vezirit të Madh ndaj popullit shqiptar dhe ndaj tij. Kjo, shkruante ai, i bëri shqiptarët të bashkoheshin dhe të ngriheshin në luftë për ta dëbuar atë me forcë. Edhe bashkëpunimi shqiptaro-boshnjak, theksonte Mustafa Pasha, nuk përfaqësonte ndonjë komplot kundër pushtetit, dhe se, krerët shqiptarë dhe ata boshnjakë, të përfshirë në këtë bashkëpunim, i uronin sulltanit gjithë të mirat dhe shpresonin se ai nuk do të lejonte shkatërrimin e popujve shqiptarë e boshnjakë për interesat e një njeriu, të Vezirit të Madh. Bushatlliu theksoi kështu se ishte për mbylljen e konfliktit në mënyrë paqësore. Por në të njëjtën kohë, tregoi se ishte ende i fortë dhe se kishte mbështetjen e përkrahësve të vet jashtë kështjellës.
Natën e 5 gushtit 1831, 2 000 malësorë, duke bashkëpunuar me disa qindra qytetarë, mundën të hynin në qytetin e Shkodrës. Ky veprim përbënte më tepër një orvatje për të mbjellë farën e dezertimit në radhët e ushtrisë osmane, sesa një përpjekje për çlirimin e të rrethuarve.
Përgjigjja që veziri kryengritës i Shkodrës i dha Hysen pashë Çermenit, lehtësoi marrëveshjen e Stambollit me Mustafa Pashën. Edhe ky, pasi ra rrufeja më 25 gusht në një depo municionesh, e shihte marrëveshjen si të vetmen rrugë shpëtimi. Drejt saj po i shtynin të dyja palët edhe Fuqitë e Mëdha që i këshilluan të merreshin vesh. Sulltan Mahmudi II nuk ngurroi t’i kumtonte Bushatlliut, me anë të Vezirit të Madh, se po të dorëzohej, të hiqte dorë nga pushteti i tij në Shqipëri dhe të pranonte të jetonte në Stamboll, ai do ta falte dhe do ta mbante në shërbim me nderime në përputhje me pozitën e tij të lartë. Megjithëse mund ta vazhdonte qëndresën edhe për disa kohë dhe t’i shkëpuste kështu Portës faljen duke ruajtur qeverisjen e vendit, Mustafa Pasha pranoi të kapitullonte, ashtu siç kishte bërë edhe Iljaz Poda në Jug pak kohë para tij. Më 7 nëntor ai u dorëzua në duart e kundërshtarit të tij të vjetër, Mehmet Reshid pashës. Sipas urdhrave të sulltanit, ky e trajtoi me nderime dhe e përcolli për në Stamboll bashkë me dy djemtë dhe me 10 shërbëtorë, duke e vënë nën kujdesin e komandantit të gardës perandorake, Ahmet Pashës, që ishte dërguar në Shkodër posaçërisht për këtë mision. Edhe në Stamboll Mustafa Pasha u prit me nderime si një personalitet me rëndësi e jo si rebel dhe u strehua në një pallat të përgatitur posaçërisht për të e familjarët e tij. Vetë sulltani e priti disa herë në audienca të veçanta.
Me kapitullimin e Mustafa pashë Bushatlliut, ashtu siç njoftuan edhe përfaqësuesit e shteteve evropiane, mori fund “revolta e Shqipërisë”, mori fund kryengritja e armatosur për vetëvendosje në Shqipëri, kurse pas dorëheqjes së tij nga pushteti krahinor i trashëguar, u shemb përfundimisht Pashallëku i Shkodrës si një formacion shtetëror shqiptar, që kishte hyrë në rrugën e shndërrimit në një shtet shqiptar.
Dështimi i lëvizjes për vetëqeverisjen tregoi se feudalët shqiptarë, në kushtet kur në vend mungonin edhe premisat e nevojshme ekonomike, shoqërore dhe politike për një lëvizje të përgjithshme çlirimtare, nuk qenë në gjendje të përmbushnin detyrën historike të bashkimit politik të popullsisë shqiptare dhe të territoreve të saj në një njësi të vetme shtetërore dhe t’i shkëpusnin ato nga sundimi osman. Ata nuk arritën as edhe të marrin ato të drejta vetëqeverisëse, të cilat disa nga krahinat e Shqipërisë i gëzonin prej kohësh. Pasi shtypën lëvizjen e feudalëve shqiptarë për vetëqeverisjen e vendit, osmanllinjtë vendosën në Shqipëri “një pushtet të dytë”, pasi ai i mëparshmi ishte tronditur nga lufta që zgjati disa dhjetëra vjet.
Në mënyrë të veçantë, me dështimin e orvatjes që Mustafa pashë Bushatlliu bëri në vitet 30 për të ngritur në kryengritje popujt e shtypur të Ballkanit (të Rumelisë), që vuanin ende nën zgjedhën osmane, jo vetëm shqiptarët, por edhe këta popuj të Ballkanit humbën një nga mundësitë që u krijua për çlirimin nga zgjedha osmane, për të dëbuar nga Ballkani pushtuesin shekullor osman dhe për të formuar shtetet e tyre të pavarura kombëtare.
Në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit, detyra e çlirimit kombëtar të popullit shqiptar i kaloi për zgjidhje epokës së re historike që çeli shek. XIX, Rilindjes Kombëtare Shqiptare
« Last Edit: October 28, 2008, 02:07:47 PM by TiGeR™ »

AlbStars

Pashallëqet e mëdha shqiptare
« Reply #21 on: April 13, 2008, 01:13:56 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: