PE miraton: Hiqen vizat pėr ShqipėrinėParlamenti Europian miraton me shumicė viotash liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen. Me 538 vota pro dhe 47 kundėr eshte miratuar raporti i paraqitur nga europarlamemtarja Tanja Fajon pėr liberalizimin e vizave me dy vendet ballkanike.
Raporti thekson se Shqipėria dhe Bosnje-Hercegovina i kanė pėrmbushur tre kriteret kryesore pėr liberalizimin e vizave dhe se ato do tė vazhdojnė tė monitorohen pėr pjesėn e mbetur tė pėrpjekjeve qė duhet tė bėjnė.
Sipas dokumentit, Shqipėria ka bėrė progres nė pėrmbushjen e kushteve kryesore pėr heqjen e regjimit tė vizave, por vendi duhet tė vazhdojė pėrpjekjet nė luftėn ndaj korrupsionit, integrimin e tė riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.
Para votimit eurodeputetja Fajon i bėri thirrje eurodeputetėve tė votojnė pro heqjes sė vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen.
Njė shumicė tė konsiderueshme e eurdeputetėve ishin nė favor tė propozimit tė Komisionit Evropian pėr heqjen e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnje Hercegovinėn.
Raporti ka marrė tashmė viston e Komisionit tė Ēėshtjeve tė Brendshme dhe Drejtėsisė si dhe Komisionit tė Jashtėm tė PE-sė.
Pas votimit nė PE Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit Europian duhet tė miratojė me dy tė tretat e anėtareve liberalizimin e regjimit tė vizave me Shqipėrinė. Nėse rezoluta e Fajon miratohet edhe nga Ministrat e Brendshėm tė BE-sė, nė fillim tė nėntorit, ajo do tė hyjė nė fuqi pas botimit nė fletoren zyrtare, me gjasė para Krishtlindjeve 2010.
(s.g//BalkanWeb)