Uji ndihmon nė hedhjen jashtė tė lėndėve tė dėmshme nga trupi, mundėson shpėtimin e flokėve nga kėta lėndė duke i ushqyer dhe forcuar edhe mė shumė flokėt.
Specialistėt kėshillojnė njerėzit tė cilėt kanė probleme me flokėt e tyre tė pijnė shumė ujė dhe tė ushqehen nė mėnyrė tė shėndetshme. Anėtar i degės sė Dermatologjisė tė fakultetit tė mjekėsisė nė universitetin Erciyes Prof. Dr. Ekrem Aktaş tha se flokėt me anė tė ujit mund tė marrin ushqimin e mjaftueshėm. Prof. Dr. Aktaş, nėnvizoi faktin se kur ushqimet nuk treten mire dhe lėndėt toksike tė dėmshme nuk hidhen jashtė trupit nuk kemi njė qarkullim tė rregullt tė gjakut dhe pėr kėtė arsye flokėt duke mos u ushqyer mire bėhen ose tė yndyrshėm ose marrin njė ngjyrė tė zbehtė.
Sipas Prof. Dr. Aktaş frutat qė kanė vitaminė C, yndyrnat bimore qė pėrmbajnė vitaminė E , gruri me vitaminė B dhe produkte si orizi, silikoni, seleniumi, hekuri, amino acidet janė produkte bazė pėr shėndetin e flokut. Edhe frutat e freskėta, peshku me yndyrė dhe njė sallatė e freskėt me vaj ulliri janė tė dobishme pėr flokėt tuaj. Pėr tė parandaluar rėnien e flokėve dhe dobėsimin e tyre duhet tė qėndrojmė larg yndyrnave tė ngopura dhe pijeve si kafeja dhe kola.
Ekuilibri acidik i flokėve ėshtė mesatarisht 4,6. Nė shumicėn e shampove alkaline ky ekuilibėr ėshtė 8. Kjo prish ekuilibrin natyral acidik tė flokėve. Dhe veēanėrisht bėhet shkak pėr tharjen e flokėve tė gjatė. Pėr tė rregulluar nivelin acidik natyral tė flokėve do tė ishte mirė qė flokėt ti shpėrlanim me ujė me uthull ose me limon u shpreh Prof. Aktas dhe theksoi se shampot sintetike bėhen shkak pėr prishjen e ekuilibrit natyral acidik tė flokėve."
Aktas pohoi se edhe stresi dhe ndotja e ambientit janė faktorė tė cilėt ndikojnė nė rėnien e flokėve: Irritimi i lėkurės qė shkaktohet nga stresi apo shqetėsimet mund tė jetė fillimi i rėnies sė flokėve. Nė situata tė tilla duhen mundėsuar ajrosja e lėkurės me anė tė mesazheve relaksuese. Edhe tymi, djegiet e kaloriferėve dhe qymyri mund tė ndikojnė nė rėnien e flokėve. Uji qė pėrmban selenium, hekur dhe zink i forcon flokėt. Pėrveē kėsaj flokėt nuk duhen larė mė shumė se dy herė nė javė."
Pse bien flokėt?
Sėmundje si kanceri, ilaēet e kancerit, marrja e njė doze tė madhe tė vitaminės A, sėmundja e tifos, reumatizma, diabeti, sėmundjet e lėkurės, tė tiroideve, anemia, mungesa e zinkut-seleniumit-hekurit, hapat pėr parandalim shtatzėnie, shampot e pėrdorur nė mėnyrė tė gabuar, xhelėt e flokėve qė ndalojnė ajrosjen e tyre, larja e shpeshtė dhe pėrdorimi i krehrave me dhėmbė tė shpeshtė mund tė ndikojnė nė rėnien e flokėve.