Pėr gruan e pėrfytyrimeve
Shkrimtarja e njohur kanadeze, Margaret Atwood, vlerėsohet me ēmimin e "Principe de Asturias"
"Principe de Asturias", njė nga ēmimet mė tė rėndėsishme letrare tė Spanjės, kėtė vit i ėshtė dhėnė shkrimtares qė ka shkruar me aq shumė dashuri pėr gruan. Margaret Atėood, shkrimtarja me flokėt kaēurrela gjithnjė nėn qafė dhe vėshtrimin e thellė melankolik, ėshtė fituesja e kėtij viti e "Principe de Asturias". Juria e kėtij konkursi ia ka dhėnė kėtė ēmim Atėood me motivacionin "pėr veprėn e shkėlqyer letrare" dhe se ėshtė njė shkrimtare qė ka punuar nė gjini tė ndryshme me mprehtėsi dhe ironi.
"Te veprat e saj jepen nė mėnyrė inteligjente tradita, klasikja, ndėrsa di tė mbrojė me dinjitet ēėshtjen e gruas sot dhe padrejtėsitė sociale", u shpreh njė anėtar i jurisė.
Pas "Booker Prize" qė Atwood mori nė vitin 2000, ky ėshtė njė tjetėr ēmim i rėndėsishėm pėr kanadezen qė shkruan histori tė mrekullueshme. Pėr kritikėt Margaret Atwood ofron nė romanet e saj njė vizion kritik ndaj botės dhe shoqėrisė bashkėkohore, sikurse tek ajo vihet re njė ndjeshmėri absolute.
Ndėr finalistėt qė juria e kėtij viti pėrzgjodhi pėr kėtė ēmim ishte dhe shkrimtari ynė i njohur Ismail Kadare. Kadare ka marrė vlerėsime pozitive nga juria si njė nga kandidatėt mė afėr ēmimit tė madh. Por nė fund juria ka zgjedhur Atwood, e nisur nga pėrpjekjet e saj tė vazhdueshme nė letėrsi pėr tė mbrojtur tė drejtat e gruas dhe pėr lirizmin qė pėrshkruan veprat e saj. Kadare ka qenė nė listėn e emrave pretendues pėr kėtė ēmim pėrkrah shkrimtarėve mė tė njohur sot nė botė si britaniku Ian McEwan dhe spanjolli Juan Goytisolo. Shkrimtarėt, sipas sė pėrditshmes spanjolle "El Pais", u zgjodhėn nga 32 propozime tė ardhur nga 24 vende.
Kandidatura e Atwood u propozua nga Rogelio Blanco, drejtor i pėrgjithshėm i Librit, Arkivave dhe Bibliotekave nė Ministrinė e Kulturės sė Spanjės.
Gjatė diskutimeve tė jurisė, nė kėtė edicion ėshtė debatuar qė nė kėtė ēmim tė pėrfshiheshin ose jo vetėm autorėt e gjuhės spanjolle apo edhe kandidaturat nė gjuhė tė tjera. Hera e fundit kur njė autor spanjoll ka marrė njė ēmim ka qenė viti 2000, me guatemalasin Augusto Monterroso. "Principe de Asturias", njė nga ēmimet mė tė rėndėsishme tė Spanjės, nė edicionet e kaluara ėshtė fituar nga autorė si JosĆ© Hierro, Juan Rulfo, Ć�ngel GonzĆ”lez, Mario Vargas Llosa, Camilo JosĆ© Cela, Claudio RodrĆguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Günter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz, i cili e fitoi nė vitin 2007. Ēmimi "Principe de Asturias" nė letėrsi ėshtė i gjashti nė radhė qė ndahet gjatė kėtij viti. Deri tani janė dorėzuar Ēmimi i Bashkėpunimit Ndėrkombėtar nė Arte, i Kėrkimit Shkencor e Teknik, Komunikimit dhe Njerėzimit dhe Shkencave Sociale. Ēmimet pėr Sportin priten tė ndahen nė muajin shtator.
Po kush ėshtė Margaret Atwood, shkrimtarja 69-vjeēare, shumė e njohur pėr subjektet e librave qė ka shkruar?
Fjalia e parė qė dikujt i shkon nė mendje sapo dėgjon emrin e saj ėshtė pėrkushtimi i saj pėr tė mbrojtur femrat. Pėr kanadezėt por dhe lexuesit e saj kudo nė botė, femrat e letėrsisė sė saj janė personazhe modele tė mėnyrės se si Atwood do ta donte femrėn sot. Margaret Atwood lindi nė Ottawa tė Kanadasė dhe ėshtė fėmija i dytė i Carl Atėood dhe Margaret Killam. Nga fėmijėria ajo kujton dashurinė pėr kafshėt. Ajo u mundua tė depėrtonte nė kėto qenie pėr tė kuptuar ku flinte ndjenja nė to.
Nė vitin 1946, familja e saj u shpėrngul nė Toronto, ku Margaret kaloi adoleshencėn. Koha e studimeve shėnoi njė kthesė nė idetė ku do tė besonte mė pas Atwood. Nė kėto vite ajo u njoh me kritikun e njohur Northrop Fry. Idetė e tij jungiane dhe kritika mitike ndikuan thellėsisht tek ajo. Mė pas, shkrimtarja iu pėrkushtua studimit filozofik dhe nė vitin 1962 ajo pėrfundoi studime tė tjera nė Kembrixh. Gjithnjė e mė shumė Atwood ishte e fokusuar tek e shkuara, mitet dhe njerėzit e rėndėsishėm tė letrave qė kishin ekzistuar dikur. Studimet e saj mbi letėrsinė viktoriane ajo i pėrfundoi nė Harvard. Nė vitin 1967, Atwood pėrfundoi dizertacionin "Metafizika nė romancėn angleze". Formimi i saj akademik do ta ndihmonte qė nė moshė tė re ajo tė kishte njė pozicion tė rėndėsishėm nė fushėn e kėrkimeve letrare nė Kanada. Pak kush do ta besonte se vajza qė i pėlqente aq shumė tė hulumtonte mbrėmjeve pėrsos romancave qė gjente nė letėrsinė viktoriane ulej mbi makinėn e shkrimin dhe ndėrtonte personazhet e saj. Atwood tregon se ka nisur tė shkruajė qė nė moshėn 19 vjeēe poezi. Lidhja e saj e hershme me poezinė shpjegon dhe faktin pse letėrsia e saj ėshtė tepėr poetike.
Letėrsia qė ajo bėn dyzohet mes simbolizmit dhe fiksionit. Vetė Atwood tregon se ėshtė pėrfytyrimi ai qė ndėrton aq lehtė librat e saj. "Mė pėlqen tė fantazoj", shprehej ajo nė njė intervistė kur sapo kishte kaluar tė 30-t. Ajo ka treguar gjithēka nė njė libėr pėr Kanadanė, varfėrinė, martesėn, lidhjen e gjatė me njė burrė dhe vetminė. "Duhet tė kesh gjithnjė njė kėnd vetmie nė jetėn tėnde nėse do tė shkruash", thotė Atwood. Prej vitesh shkrimtarja jeton nė njė fermė nė Ontario me shkrimtarin Graeme Gibson dhe vajzėn e tyre. Atwood ėshtė njė grua qė ka pėlqyer burrat e ndjeshėm. Vetė zgjedhjet qė ajo ka bėrė nė lidhjet e saj dashurore, apo zgjedhjet qė femrat nė letėrsinė e saj bėjnė, tregojnė se Atwood kėrkon tė mbėshtetet gjithnjė te shpirti.
Tashmė rreth tė 70-ave, ēmimi "Principe de Asturias" ėshtė njė tjetėr vlerėsim pėr shkrimtaren, e cila ia kushtoi gjithė jetėn tė shkruarit.