
Washington, 12 shtator Kompania pėr sigurimin e informatikės, McAfee, ka tėrhequr vėrejtjen pėr pėrhapjen e njė virusi tė ri informatik, i cili sulmon e-mailet, nė tė cilėt ofrohet film erotik gratis, por edhe me pėrmbajtje tjetėr.
McAfee ka njoftuar se virusi here you have, tė cilit iu ka dhėnė emri sipas titullit tė e-maileve tė infektuar, sulmon kompjuterėt me sistemin operativ Windows.
Virusi siē deklarohet nė McAfee, aktivizohet kur shfrytėzuesi i internetit klikon nė postėn elektronike, dhe pas kėsaj virusi pėrhapet nė dollapin pėr pranimin e tė gjitha kontakteve tė shėnuara nė adresėn e shfrytėzuesit tė internetit.
Virusi, veē tjerash, tenton qė tė deaktivizojė sistemet e instaluara tė sigurisė nė kompjuter, theksojnė agjencitė botėrore.
Nė kompaninė tjetėr pėr sigurimin informativ, Kaspersky, kanė ngritur nivelin e gatishmėrisė lidhur me kėtė virus, por tė cilin ata e kanė quajtur VB mania. Kaspersky ka kumtuar se bėhet fjalė pėr virusin, i cili dėrgon numėr tė madh tė e-maileve.
Stacioni televiziv amerikan Fox ka transmetuar se NASA dhe disa kompani tė mėdha, siē ėshtė operatori kabllovik Comcast, tashmė janė bėrė viktima tė kėtij virusi tė rrezikshėm. Nuk ėshtė prezantuar ende ndonjė vlerėsim rreth numrit tė kompjuterėve tė goditur nga ky virus.