
Pėrkujtohet Dita Ndėrkombėtare e Refugjatėve
Tė shtunėn komuniteti ndėrkombėtar ka pėrkujtuar pėr tė nėntin vit Ditėn Botėrore tė Refugjatėve, duke bėrė tė njohura vuajtjet e miliona njerėzve tė larguar nga shtėpitė e tyre. Angazhimi i Shteteve tė Bashkuara pėr tė mbrojtur dhe ndihmuar refugjatėt ėshtė njė angazhim i madh e detyrues, pjesė e historisė dhe nė thelb tė vlerave tė kėtij vendi.
Kombet e Bashkuara, tė cilat krijuan kėtė ditė nė vitin 2000, caktuan si temė pėr kėtė vit "njerėz tė vėrtetė, nevoja tė vėrteta". Dita Botėrore e Refugjatėve 2009 tėrheq veēanėrisht vėmendjen tek nevojat e papėrmbushura tė rreth 42 milion personave, tė shpėrngulur nga konflikti, persekutimi, katastrofa natyrore dhe mungesa e ushqimeve, dhe si pasojė tė detyruar tė shpėrngulen nė gjithė botėn, duke pritur njė zgjidhje. Kjo ditė synon tė na kujtojė tė gjithėve se refugjatėt nuk janė statistika pa fytyrė, por individė tė vėrtetė me dinjitet, tė drejta dhe nevoja.
"Nė kėtė Ditė Botėrore tė Refugjatėve", tha Komisioneri i Lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt, Antonio Guterres, "le tė mos harrojmė se miliona njerėz, pėr tė cilėt kujdeset agjencia e OKB-sė pėr refugjatėt dhe partnerėt tanė, janė njerėzit mė tė pambrojtur nė planetin Tokė. Secili prej tyre ka njė histori humane pėr tė treguar. Refugjatėt nuk janė statistika pa fytyrė, ata janė njerėz si ti dhe unė, tė cilėt jo pėr fajin e tyre kanė humbur ēdo gjė".
Shtetet e Bashkuara janė krenare pėr faktin qė japin ndihmėn mė tė madhe pėr refugjatėt, mė shumė se njė miliardė dollarė nė vit, pėr tė mbėshtetur pėrpjekjet shumė palėshe nė ndihmė tė lehtėsimit tė vuajtjeve jo vetėm tė refugjatėve, por edhe tė njerėzve tė shpėrngulur brenda vendit tė tyre dhe viktimave tė tjera tė konfliktit.
Ēdo vit, Shtetet e Bashkuara strehojnė mė shumė refugjatė se ēdo vend tjetėr i botės. Sapo vendosen nė kėtė vend, shumė prej kėtyre ish refugjatėve kanė dhėnė njė kontribut tė madh me talentin, punėn e rėndė dhe krijimtarinė e tyre. Nė kėtė Ditė Botėrore tė Refugjatėve, Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe Agjencia e OKB-sė pėr Refugjatėt, i pėrshėndesin kėta ish refugjatė pėr vendosmėrinė e tyre dhe zotimin qė tė vazhdojnė rolin udhėheqės tė qeverisė amerikane pėr tė ndihmuar nė rivendosjen dhe risistemimin e refugjatėve. /VoA/