Collapse column



Platforma e Shqiperise Natyrale

AlbStars/Platforma e Shqiperise Natyrale => Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Autor I saj eshte politologu Koco Danaj. Pas librave, Shqiperia Natyrale, Te Denuar te Bashkohemi dhe

Author Topic: Platforma e Shqiperise Natyrale  (Read 477 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Cun_Persmari

  • Flying...
  • AlbStars Hero Member
  • ****
  • Posts: 4687
  • Gender: Male
  • Cun Persmari... N`Ven Persmari
    • View Profile
    • my home
Platforma e Shqiperise Natyrale
« on: September 21, 2010, 03:38:40 PM »

Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Autor I saj eshte politologu Koco Danaj. Pas librave, Shqiperia Natyrale, Te Denuar te Bashkohemi dhe Kryengritja e Pambaruar, eshte hartuar nje Platforme me e plote per kombin shqiptar.

Autor: Koco Danaj

Platforma eshte 200 faqe.
Platforma po perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 50 mije kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Bazamenti I PlatformesPlatforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne tarshegimine positive te shqiptareve qysh nga epoka e Seknderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt I Konferences se Londres 1913Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 janar 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterorePlatforma bazohet ne betimin e luftetareve te UCK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves, I cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre

Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te miratuar me referendum Popullor ne 1998, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore.



Pse tani kjo Platforme
Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal. -Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.
-Ne hapsirėn mbarėshqiptare, po bėhet kapėrcimi I madh i kalimit nga Pluralizėm Krahinor nė Pluralizem Politik. Me vėshtirėsi, por progresi duket, ėshtė i pranishėm. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik ėshtė Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatė apo edhe shteti pa komb

-Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.


Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?
-Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.

-Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje. Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare.
Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor


Marrdheniet me fqinjet
-Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluren dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm, I domosdoshem per stabilitetin rajonal.-Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj I neserm. Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale

-Shqiperia Natyrale kėrkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni I tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.


-Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.


Cfare synon Shqiperia Natyrale?


-Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon


Kemi nevoje per nje Londer-2
Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkobetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe I pranojne vete fuqite e medha boterore.

Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Kane mbetur artificiale. Marreveshja e Londres 1913. Marreveshja e Versajes 1919, Marrveshja e jaltes 1945, Marreveshja e Rambujese 1999, marreveshja e Kumanoves 1999. Marreveshja e Konculit 2001, Marreveshja e Ohrit 2001. Shtate Marreveshje per nje komb!!!
Cfare do te thote Shqiperi natyrale?

Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian.
Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.
« Last Edit: September 21, 2010, 03:51:32 PM by Londoner »

AlbStars

Platforma e Shqiperise Natyrale
« on: September 21, 2010, 03:38:40 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: