Collapse column



POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU

AlbStars/POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU => LIBĖR ME VARGJE FIGURATIVE DHE INVENTIVE Vėshtrim letrar (Hysen Kėqiku: “Melodi e pritjes”, SHB “Kurora”, Gjilan, 2005) Vargjet poetike, tė

Author Topic: POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU  (Read 2010 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« on: September 11, 2009, 04:58:54 PM »
LIBĖR ME VARGJE FIGURATIVE DHE INVENTIVE

Vėshtrim letrar

(Hysen Kėqiku: “Melodi e pritjes”, SHB “Kurora”, Gjilan, 2005)

Vargjet poetike, tė shkrimtarėve me vlera tė begatshme artistike, qė motivet dhe inspirimet e tyre i paraqesin me anė tė figurave tė sendėrtuara me gjetje letrare. Jetėsimin e figurave dhe gjetjen e vendit aty ku kėrkohet janė vlera tė rralla sepse kėta poetė kanė qėllim sublim ndaj artit tė njėmendėt. Synimi i tyre ėshtė qė pėrmes vargjeve dhe gjetjeve artistike tė tregojnė pėrkushtimin dhe dhuntinė e natyrshme poetike. Ky konceptim i figurave letrare, tė futė thellė nė lexim e meditim tė magjisė poetike dhe na duket se shumė lehtė komunikojnė me lexuesit duke i futur ata nė njė botė imagjinative deri nė zbulimin e magjisė qė herė shkakton dhembje e herė tė vė nė ekstazė. Secili nga kėta poetė qė pėrbėjnė njė Plejadė tė shkrimtarėve, kanė krijuar individualitetin krijues.
Njėri nga kėta poetė, me vlera joshėse, me preokupime qė tė rrėmbejnė, me ndjenjė dhe intimitet qė herė dhemb, herė tė ngritė nė frymėzim, ėshtė edhe shkrimtari Hysen Kėqiku i cili nė bagazhin e vet krijues ka dhjetra tituj zhanresh tė ndryshėm tė krijimtarisė origjinale.
Hysen Kėqiku me shkrime filloi tė merret prej kur ishte nxėnės i shkollės fillore, kurse vjersha e parė iu botua nė vitin 1965, nė revistėn “Zėri i rinisė” nė Prishtinė, ndėrsa me botim tė librit tė parė, para lexuesve doli nė vitin 1994 me vėllimin me poezi “Nėpėrkėmbėsi” (Poezi pėr tė rritur), ku nė lexim tė poezive tė kėtij libri lexuesi gjenė qėndresėn dhe forcėn e autorit se kush ėshtė pikėrishtė ky Nėpėrkėmbės dhe cili ėshtė ai vend gjeografik qė autori e quajti “Nėpėrkėmbėsi”. Kėtė lehtė lexuesi e gjenė nėse e lexon me vėmendje librin, kjo pra ėshtė Kosova ku UĒK-ja ia ktheu lavdin mburrjen dhe krenarinė. Ky libėr i parė si dhe librat tjera nė vazhdim shquhen pėr nga vlerat artistike tė cilat pasqyrojnė realitetin e shprehur nė forcėn e artit.

Ndėrtimi poetik i figurės

Pėr t’i analizuar, kuptuar dhe pėrceptuar poezitė e Hysen Kėqikut duhet sė pari vėshtruar motivet qė ai i trajton nė poezitė e tij, porositė e fuqishme pėrmes vargjeve, gjithnjė tė mbshtjellura me figura tė skalitura nga vetė autori etj., dhe nė poezitė e tija mbizotrojnė motive nga mė tė ndryshmet si nė ato pėr fėmijė ashtu edhe pėr tė rritur si dhe nė zhanre tjera letrare. Ndėrtimin e figurave poetike autori e bėnė nė saje tė situatės nė tė cilėn gjendet, nė dhembjet e tij pėr atdheun e okupuar me shumė ngjyra si dhe nė padrejtėsitė qė e shoqėrojnė atė, nė shumė rrafshe tė inspirimit poetik.
Nė tė gjitha librat me poezi tė Kėqikut kemi njė dendėsi figurash dhe secila figurė ka konceptin e vet dhe pėrkon me ndodhitė reale tė kohės, gjithnjė me imagjinatė poetike. Shembuj qė japin produktivitetin e tij krijues janė edhe vargjet e poezive tė librit “Melodi e pritjes”, tė cilėn autori e ndau nė dy cikle:”Stacion i pritjes”, dhe “Unė e desha zog”.
Qė nė fillim tė librit, nga poezia e parė paraprijėse dhe pėrkushtuese, shohim mjeshtėrinė dhe talentin krijuese tė tij :
“Vetėm edhe pak
Sa t’i herrim therrat livadheve
Sa t’i mkėmbim lulėkuqet e gjakut
Sa tė kthjellohet lumi nė rrjedhė
Sa t’i tretim do zezėre nga qielli
Sa t’i shporrim hijet qė na ndjekin
Sa ta marrim topin nė dorė”
(poezia, “Besė e gjakuar”).
Nė kėto vargje tė dendura me figura tė ndryshme, autori hyn thellė nė konceptin e optimizmit se ēdo gjėje i vie fundi, pra edhe hijeve qė na ndjekin, prandaj edhe pak kur “ta marrim topin nė dorė” s’do tė ketė mė as zezėre nė qiell, as therra qė tė gjakosin, pra do tė pėrfundojnė tė zezat pėr ne, atėherė nė fund tė poezisė, do tė kthehet edhe personazhi poetik i autorit qė e quan ”Ylli im” , i cili kaloi njė oqean+njė kontinent nga dėbimi nė kohėn e luftės. Pėrmes kėsaj figure autori simbolizon birin e vet i cili pikėrisht nė kohėn e luftės u dėbua nga atdheu sikurse edhe shumė shqiptarė, ku shumica e tyre u kthyen menjėherė pas pėrfundimit tė luftės. Dhembjen dhe mallin qė ka autori pėr djalin e paraqet edhe nė vazhdim tė poezive tjera, e merr me mend dhe e parafytyron diku nė njė tokė tė largėt, tė huaj dhe tė lagur. Brenga e autorit ėshtė e madhe ajo ka bėrė banesė nė shpirt, sepse “Ylli i tij” gjendet njė kontinent+njė oqean larg tij (nė poezinė “Pėshpėritjet e lagura”).
Gati tek tė gjitha poezitė e ciklit tė parė autori nuk ndahet assesi nga koncepti i dhembjes qė mbizotron nė shpirtin e tij, nė mėnyrė figurative paraqet largimin e shqiptarėve nga trojet e tyre stėrgjyshore si njė lumė i “dridhėzuar” i cili kalon me gjithė ato gjarpėrime kufij tė shumtė, pa klasifikuar mėnyrėn e largimit tė shqiptarėve, ku pjesė e kėtij “Lumi” ėshtė pikėrishtė edhe protagonisti kryesor “Ylli”. Ky pra ėshtė ai realiteti kolektiv qė autori e shprehė me anė tė vargjeve nė njėrėn anė, dhe dhembja e malli qė e shoqėron pandėrprerė autorin gjatė trajtimit tė kėtij motivi, nė anėn tjetėr:
“Ec shtigjeve tė bukurive tė qelqta
Dhe nuk kėrkon njė gur
Nga vendlindja
Jastėk nėn krye ta vėsh”
(Poezia, “Nė vrojtim”)

Me tė tilla vlera janė edhe poezitė tjera tė po kėtij cikli, tė cilat janė tė shkruara me njė stil tė lartė nga, ku pėrmes vargjeve rrugėton nėpėr tema qė e kanė preokupuar kauzėn kombėtare dhe qė edhe mė tutje e preokupojnė, por mer forma dhe motive tė ndryshme. Kjo shihet qartė nė poezitė: “Bredhje bredharakėsh” , “Kukuvajka”, “Tė dua” etj., ku jepet i tėrė objektiviteti real i kohės.
Me poezinė “Tė dua”, autori i drejtohet Kosovės, atdheut tė tij, me njė dashuri tė madhe, duke ia numėruar tėrė atė dashuri pėrmes vargjeve:

“Tė dua
Aq sa mundem
Tė dua
Aq sa ka shpirti fuqi”.

Me tėrė fuqinė e shpirtit autori pėrqafon Kosovėn, mishėrohet me tė dhe krenohet me vendin e tij, dhe nė vazhdim shprehet:

“Tė desha dje
Dardani
Tė dua sot
Kosovė
Si do qė tė jesh
Do tė tė dua edhe nesėr”.

Ky ėshtė ai mesazhi drejtuar lexuesve se si duhet atdheu, dhe pėrsėri kthehem te “guri jastėk nėn krye”, qė ėshtė njė mesazh i fortė sepse nuk ėshtė e mjaftueshme tė duhet atdheu vetėm me fjalė, edhe pse je largė atdheut pėrsėri guri peshon nė vendin e vet.
Nė vazhdim tė poezive ku gradualisht rritet vlera artistike, intensiteti i gjetjeve tė reja etj., autori nė mėnyrė tė shkėlqyeshme bėnė ndėrtimin e vargut estetik. Kjo shihet qartė nė poezitė e ciklit tė dytė tė po kėtij libri:”Unė e desha zog”.Nė poemėn”Shtegėtarė i shtegut tė shtegėtimeve”, pėrpos vlerave tė paraqitura pėrmes vargjeve, autori ndėrton vargje dhe i rradhitė ato me njė estetikė grafike.Nė kėtė poemė ėshtė pasqyruar tėrė ajo filozofia krijuese e autorit e cila nuk ėshtė e rastit, por poema tė tilla kemi edhe nė librat pėr fėmijė:”Ujėvarė e patharė”, “Qėndresė me besa besė” etj., ku kjo e fundit qė po e trajtojmė vetėmse vulosė suksesin dhe artin e arritur tė autorit:

“Ti o lumth
Ec
Dhe pas
Lė pastėrti”.

Le t’i pastrojė ato tė kėqija, tė zezat qė iu bėnė popullit tonė, e sigurishtė edhe lumthi ishte dėshmitar i kohės, dhe le t’i pastrojė kėto, por jo edhe historinė.
Ose nė vargjet:

“Kush u la
Nė ty
Nė shi
Njollat u mbetėn
Tė pashlyera
Nė histori”.

Kėto janė disa nga shembujt e figurave ndjenjėsore tė autorit. kėshtu vazhdon t’i trajtojė temat deri ”nė kėrkim tė pėrditshmėrisė”.

Cili ėshtė kėrkimi i pėrditshmėrisė?

Autori nė kėrkim tė pėrditshmėrisė e ka kthimin e “Yllit” tė mėrguar, pra birit tė tij tė vetėm tė cilin stuhitė e zeza tė Korbit shkatėrrimtar e larguan nga atdheu, sikur edhe shumė tė tjerė dhe ėshtė optimist se njė ditė do tė kthehet bashkė me kujtimet e pėrtėrira pėr vendlindjen dhe pėr Velia Glauan e tė parėve tė tij.
Sikurse nė kėtė poezi kuptimplote ashtu edhe nė poezitė tjera, autori ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė figurave qė nė vete ngėrthejnė ndjenjė personale dhe motive inspiruese nga pėrditshmėria jonė.
Prej gjithė kėsaj qė u tha deri tani mund tė themi se Hysen Kėqiku do tė vazhdojė tė punojė edhe pas trembėdhjetė veprave letrare dhe se nė dorėshkrim ka njė mori veprash tė zhanreve tė ndryshme dhe sė shpejti do ta shohin dritėn e botimit dhe se lexuesi do ta vazhdojė bindjen, se kemi tė bėjmė me njė shkrimtar qė gjurmon vlera tė mirėfillta letrare.
Arsim Halili

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #1 on: September 11, 2009, 05:00:00 PM »
O lumth
asnjėherė nuk bėre
udhėtim tė shlirshėm
prore nėpėr pėrplasje
me stėrkala shkapėrderdhur

i mbshtjellė
me freskinė
e mjegullės
sė strukur
nė perėndim tė yjeve


nga vrojtimi
i pėrditshmėrisė
do tė ta fal
o lumth
me stėrkala loti

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #2 on: September 11, 2009, 05:00:38 PM »
Rrugės
pėr nė kalvar
tok me ofshamėn
e renkimeve
tė sofėrzbraztėve
pėshpėritė pareshtur
pėr ngarkesėn qė bartė
me kėrcėllimat e dhėmbėve
nga acari dimėrgjatė
bart dhe vetėm bart
rėnkimin e dhembjeve
e unė tė kundroj
po e di
domosdonė e dhembjeve

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #3 on: September 11, 2009, 05:01:20 PM »
Ti o lumth
udhėtimin mos e ndal
se mė nuk do tė jesh lumė
e unė do tė ta kėndoj apokalipsėn
mua mė ke bashkėudhėtar
me rėnkime e stėrkala

e di vetėm ti
e kupton dhe e flet
gjuhėn time
me pėrcėllimat
e acarit veror

nė ty shuajta etjen
nė valėzat e pushimeve tė rrafshta
tė pėrkėdhela dhe tok me ty
nė fushė tė bardhė derdha stėrkala

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #4 on: September 11, 2009, 05:02:08 PM »
Rėnkimet tė mbesin

prapa meje

prapa meje

o lumth

i rėnkimeve tė largimit



ti nuk lodhesh



pėr kėtė po tė lus

ec

dhe mos ke drojė

nga mundimet

pėr nė golgotė



ti ēan brigje

e unė i ēalė



nuk mund tė tė ndjek



ti ēanė brigje

e unė memec

nuk mė del pėrshėndetja



ti ēel rrugė

e unė kėrkoj shtegun

tė tė ndjek

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #5 on: September 11, 2009, 05:02:55 PM »
Ti o lumth

]ēel rrugė

i lagur fare

nga loti yt



ec deri nė cakun

e pafundėsisė



unė bashkėudhėtari yt

t’i dėgjoj

rėnkimet

pėr idilėn



lumthi

i kujtimeve

tė bulėzuara

pranverave

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #6 on: September 11, 2009, 05:03:41 PM »
Thatėsia

mos rėntė nė ty

o lumth



nė ty

Ylberat e njomin ngjyrėn

pas shiut



nė ty

e shuan etjen e dashurisė

shtegėtari i etur



nė ty

bilbili miklon

me sqepin

pendė

pėr pentagram



nė ty

dreri me drenushėn

spėrkatin

kurorėn

deri nė fund

tė kėngės.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #7 on: September 11, 2009, 05:04:40 PM »
E di dhe tė ankoj

lagesh me lotin tėnd

se nuk mund tė kthehesh

pėr t’iu shtrirė

shtratit

me trupin tėnd

e bėre

aq tė pėrshtatshėm

tė tė mos dėgjohet

rėnkima

e ndarjes

nga rrapėt

pjekur e djegur



ti o lumth

ec

dhe pas

lė pastėrti



bredh

edhe nėpėr bukuri

tė akullta



me vėrshima

trotuareve pastron

gjurmė

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #8 on: September 11, 2009, 05:05:51 PM »
Kėndellje

fushės

e sėmurė nga thatėsia



ke kokėdhembje

prandaj

nė ecje

trupi tė avullon



ec o lumth

ec pash burimin

qė nuk t’shterron

ec

dhe nė ecje

bėhu njė

me degėt

qė tė ndjekin



futi thellė

mu nė zemėr

le t’i fshijnė

djersėt e largimit

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #9 on: September 11, 2009, 05:06:57 PM »
T’i dėgjoj

pėshpėritjet

me dėnesje

nga vaji i djeshėm

nėn hijen e rėndė

tė zezėresė



ec dhe pastroji

me kthjelltėsinė tėnde



mos i harro

grafitet ogure

tė katėr esistėve

bredharakė



as llavėrimat

as skėrmitjet

e dhembėve

brejtės

tė brejtėsve

qė nė brerje

brejtėn

ditėt tona

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #10 on: September 11, 2009, 05:08:08 PM »
Bėmirės

i bėmirėsive

ec pash ofshamat

e baladave

tė ruajtura

nga thellėsia e mbamendjes

njomi

me freskinė

tėnde

ngarendjet pas dritės

tė humbur kaherė



mos e ndal atė hap

se m’ndalet ora nė dorė

e rrapave tė tretur

baladave

do t’u shuhet

romanca

e unė

o lumth

mbetem pa pasqyrė

se shoh dot veten

nė vijat e ballit

as shtegun

nga hyra

as nga duhet dalur

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #11 on: September 11, 2009, 05:08:54 PM »
Po tė pyes

o lumth

ēka t’i bėj vetes

i mbetur

diku

vetėm

krejtėsisht i vetėm

me pėshpėritjet e pafundme

tė Velia Glauas

nė bredhje amshimi

pėr njė relikt

tė pėrlotur

ti nė shtratin tėnd

unė pranė teje

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #12 on: September 11, 2009, 05:09:37 PM »
Sa herė u futa

nė ty

o lumth

dikush lėshoi

ushunjėza



dhe po tė mos

pėlcitnin

nga gjaku im

i thithur

do t’kishte

ushunjėza

pėr tėrė gjakun

e gjaqeve

tė gjakut

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #13 on: September 11, 2009, 05:10:19 PM »
Nuk e di

o lumth

aortė e vendit tim

nga mė vjen

njė mendim

tė tė rrėfej

diēka



le tė kalėrojė

me rrjedhėn tėnde

se kush u la



nė ty

nė shi

njollat u mbetėn

tė pashlyera

nė histori



barte me vete

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #14 on: September 11, 2009, 05:10:58 PM »
Ēka tė tė rrėfej

o lumth

me rrudha

nė kėtė pikė

tė gjerė

tė kėsaj bote

tė vogėl

aq tė vogėl

e tė ronitur



me lecka

kėndėve shpėrndarė

si fustani i (Sy)Monikės

nga trillimkeqėt

ogurzi

mendjeprishur

nga njė dashuri

e barabartė me urrejtjen

me helm nepėrke

shtrirė mjerisht

nė rrafshin mesmaleve

Mjellmat pėr t’i helmosur

Pėr syrin e (Sy) Monikės

AlbStars

POETI YNĖ HYSEN KĖQIKU
« Reply #14 on: September 11, 2009, 05:10:58 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: