Collapse column



POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI

AlbStars/POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI => Alma Papamihali Alma Papamihali Alma Papamihali ka lindur ne Qershor te vitit 1974, ne Tirane. Arti i te shkruarit ne pergjithesi dhe poezia ne

Author Topic: POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI  (Read 1279 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« on: September 05, 2009, 05:31:30 PM »
Alma Papamihali


Alma Papamihali

Alma Papamihali ka lindur ne Qershor te vitit 1974, ne Tirane. Arti i te shkruarit ne pergjithesi dhe poezia ne vecanti, ka qene nje talent i spikatur tek ajo qe ne moshe te vogel. Prezantohet per te paren here perpara lexuesit shqiptar, me nje permbledhje me 100 poezi lirike, nen titullin "Nen tingujt e nates", ne te cilin spikatin poezi me nje tematike te larmishme dhe ndjeshmeri filozofike, ku nder te tjera dallojne tema e dashurise, nostalgjise, mallit per vendlindjen etj.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #1 on: September 05, 2009, 05:33:13 PM »
EMIGRANTI

Diku veē nė tavolinėn
Me mbulesė tė bardhė shtruar,
Birrė tė  huaj ke pėrpara
Dhe njė pamje tė menduar.
 
Diku veē nė tavolinėn
Nė njė qoshe tė lokalit,
Shokun  tėnd se ke pėrballė
Pi vetmuar ti prej hallit.
 
Diku veē nė tavolinėn
Nė njė lagje tė panjohur,
Gjithēka  ėshtė akull e ftohtė
Vetėm birra ėshtė e ngrohur.
 
Diku veē nė tavolinėn,
Qė tė bėn ty shoqėri
Gotėn s“di ku  t“a trokasėsh,
Tavolina s“ėshtė njeri.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #2 on: September 05, 2009, 05:39:56 PM »
    
   Alma Papamihali       
   
   
NĖSE S“KE FJETUR


Mbi liqenin e mbrėmjes,
shelgjet panė nė pasqyrė
si hėna u zgjua...

Nėse ende s“ke fjetur,
fute hėnėn brenda,
bashkė me tė dhe mua...

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #3 on: September 05, 2009, 05:41:44 PM »
    
   
    Alma Papamihali       
   
   
STINA E PESTĖ


Nuk rreshte sė kėrkuari,
Ndaj stinėn e pestė krijove,
Su lodhe sė ecuri,
Me hapa heshtjen sfidove.

Ia zhveshe rrobat vjeshtės,
Pranvera puthje nisi tė pikojė,
Dimrit i dhe lamtumirėn,
Vera tė drithėrojė.

Nuk rreshte sė ecuri
Stinėn e pestė krijove,
Atė tė dashurisė,
Katėr tė tjerat sfidove.

Krijove tė pestėn e vitit,
Tė ndihesha si nė pėrrallė,
Ndaj stinėt kur ndėrrohen,
Tė pestėn pres me mall.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #4 on: September 05, 2009, 05:43:47 PM »
    
   
Alma Papamihali       
   
   
KOHA IME


Sė fundi kuptova,
qė s“ėshtė e thėnė
tė dashurosh sytė,
apo buzėqeshjen...

Ka dhe tė tillė
njerėz nė botė,
qė dashurojnė kohėn,
mė shumė se prekjen...



Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #5 on: September 05, 2009, 05:45:17 PM »
LARG VENDIT

Dimėr paska qenė vėrtetė
Dhe kur verė kam kujtuar,
Dimėr paska qenė vėrtetė
Thjesht se paskam kuptuar.

Se kam ndjerė kohėn tė qeshė
Lėkura s'mu ngroh njėherė,
S'paskam parė diell me sy,
Dimėr paska bėrė nė verė.

Sa e doja ngrohtėsinė
Sidomos kur kisha ftohtė,
Sa doja tė ishte verė,
Gjer nė palcė tė ndieja ngrohtė.

Dimėr paska qenė vėrtetė
Veten thonė se gėnjen dot,
Ja qė ndodh dhe e kundėrta
Nė njė verė shpresova kot.

Ikja, ecja dhe vrapoja,
Vazhdimisht kėrkoja verė,
Dimėr paska qenė ēdo stinė
Si s'u binda menjėherė.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #6 on: September 05, 2009, 05:47:07 PM »
RRUGĖ QĖ SHKELEN


Kjo rrugė ende mė do,
dhe pse ēdo ditė e kam shkelur...

Sa rrugė tė tilla ka nė botė,
qė tė pafjala kanė ngelur...

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #7 on: September 05, 2009, 05:48:46 PM »
KUAJT


Kurrė s“ia qava hallin
kalorėsit pėr kėmbėt,
qė i vareshin.
Netėve ulėriva,
me kuajt nė stallė.

Mė dhimbej,
kurrizi i tyre i dalė..

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #8 on: September 05, 2009, 05:50:25 PM »
    
   
   Alma Papamihali       
   
   
POETĖT


Poetėt...ah...poetėt,
...............ē“njerėz qenkan,
...................................vallė?

Lindin,
..........tė dashuruar,
..................dhe vdesin beqarė.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #9 on: September 05, 2009, 05:55:35 PM »
    
   
   Alma Papamihali       
   
   
KUJDES


Nėse njė degė kėput
mos pyet mė pas,
pema si quhet...

Para se dikė tė lėndosh,
mundohu tė dish,
ēfarė duhet...

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #10 on: September 05, 2009, 05:57:14 PM »
GĖNJESHTRA


Kush thotė kurrė s“ka gėnjyer,
gėnjen!
Kush pyet ē“ėshtė gėnjeshtra,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtėr s“ka dėgjuar,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtrėn ē“e dua,
gėnjen!
Derisa nė njė botė tė gėnjeshtėrt,
rron,
Dhe tė vėrtetėn brenda gėnjeshtrės,
gjen.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #11 on: September 05, 2009, 05:58:53 PM »
SHPIRT I RI


Ēdo mur i dhomės,
ka varur njė pasqyrė,
ku veten sheh ēdo ditė...

Por tė rinohesh,
nuk vlejnė pasqyrat,
qė s“depėrtojnė nė shpirt...

AlbStars

POETJA JONĖ ALMAPAPAMIHALI
« Reply #11 on: September 05, 2009, 05:58:53 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: