Collapse column



Poezi nga Lediana Kapaj

AlbStars/Poezi nga Lediana Kapaj => E godita shpirtin pa patur mėshirė, plagėt i lėndova dhe pse pa deshirė... Pashe lotėt te rridhnin...s'munda qė ti ndal,... "Me vrave_tha

Author Topic: Poezi nga Lediana Kapaj  (Read 3624 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« on: July 15, 2010, 07:49:09 AM »
E godita shpirtin pa patur mėshirė,
plagėt i lėndova dhe pse pa deshirė...
Pashe lotėt te rridhnin...s'munda qė ti ndal,...
"Me vrave_tha zemra, _ ētė kam bėrė vallė?

...Pse dorė vė mbi mua,pse plagėt mi hap,
nuk shikon si rrjedhin,po kullojnė gjak?!
Pse s'mė pėrqafon,pse nuk mė mjekon,
askush pėrveē teje,dot nuk mė shėron!"

     Lediana Kapaj



Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #1 on: July 15, 2010, 07:50:45 AM »
Vazhdimi nga una , pas diteve te bukura te pushimeve  :D

Offline alba

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 13262
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #2 on: July 16, 2010, 12:22:30 AM »
 :'( :'( :'( :'( flm :'( :'( :'(

Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #3 on: July 19, 2010, 10:27:06 PM »
Malli per ty!. Nga Lediana Kapaj

YouTube - Broadcast Yourself.

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #4 on: July 26, 2010, 11:00:14 PM »
E kėrkova lumturinė, por vetė dheu e kish pėrpirė,
e lakmova dashurinė edhe pse me akull ngrirė,
kohen doja pak ta ktheja..Lehtė nėnqeshi.. Nuk pranoj!
"Shiko vitet qe ke para...!",_ e pėrlotur bėlbėzoj!

...Plagėt mblodha ti shėroja,por u trėmba!...Ishin shumė!
Gjumin,jetėn kishin vjedhur,lotin e kthyen ne lumė,
veten mblodha, fort e shkunda, i bėrtita qė tė zgjohej,
dhe aty arsyeja doli....me llogjikėn tė martohej!

                                Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #5 on: July 26, 2010, 11:09:49 PM »
Sa enigma!

Se kuptova pse vetė vargu, kaq lėndueshem u shkrua,
e pranova zemrėn time,kur si skllave u gjunjezua,
gishtat pashė qė po mė dridheshin,tek skalisnin jetė nė letėr,
...sytė pėrlota e pėrhumbur....Ndjenja dukej fort e tepėrt!

Se kuptova kurrė lėndimin, as dhe kur ndjenjėn mė zbehėn,
pėrgojosur dashuria.... tė mallkuarit e dehėn,
dhe pse shpirti mė ish pėrflakur,ngrohjen kthyen nė acar,
mėkatare mu duk vetja...E dėnuar nė "litar"!


Se kuptova fjalėn vuajtje dhe pse brengat mė kish dhėnė,
ėndėrrova njė botė tjetėr, ku me rrisnin babė e nėnė,
mike shpresės seē u bėra...Vitet rrodhėn dhe mė kot!!!
Ah si qėnka jeta mike....plot enigma...Si zgjidh dot!

© Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #6 on: July 26, 2010, 11:20:57 PM »
Endacaku......

Fytyrengrysur,i lenduar,lot mbi faqe,
i tmerruar prej nje bote plot me mund,
puthjet jep tek nene e babe,vella e moter,
nisesh vetem drejt nje bote te pafund.....


Nuk e di se ku eshte fati,nuk e di se ku po shkon,
nuk e di se c'rruge te marresh,frike ke se mos gabon,
kishe pare sa nena qanin dhe degjuar c'ish kurbeti,
shume vejusha gjak lotonin,syte i mbanin thelle nga deti.......

Koken mban nga toka meme,sheh mjerim dhe asnje shprese,
lart nga qielli i ngre syte...-pse kjo jete kaq e pabese?
Ska pergjigje,vec nje cast pika shiu te mbulojne,
qan vete toka bashke me qiellin! Por me kot.....Dot ste ndihmojne!

Do te marre malli per guret,malet,pyjet dhe burimin,
diku larg neser do zgjohesh,shoqeruar me trishtimin,
malli zemren do mbuloje dhe vetmia do te munde
endacak drejt te panjohures....A do kete nje dite fund?!

© Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #7 on: July 26, 2010, 11:22:23 PM »
Nėnė....

Me admirim shikoja fytyren e nje engjelli,
bukuri e shenjte qe mbaje emrin "Nene",
ne prehrin tend drejt syve,mahnitur te shikoja,
dhe drita i pershkonte sikur te ishin Hene....


E vogel eren tende sa afer e kam ndjere,
sa puthje te dhuroja,pa ty isha e mjere,
floket te perkedhelja dhe nuk te ndahesha kurre,
i vogel para teje dhe kur u bera "Burre"....

Nje jete me ty moj nene,po s'mund te ēmallem dot,
ty perendeshe hyjnore sa prane te ndej dhe sot,
ska fjale qe te pershkruaj ate qe ndjej ne zemer,
ēdo ēast te ekzistences do ma pushtoj ky emer...


NENE.....Me ler pak qe te ulem,te ndjej prape gjirin tend,
femije dua te kthehem,dua te njejtin vend,
sa fjale kam per te thene,sa shume kam per te dhene,
qortome si dikur....Nuk ēmallem dot moj NENE!


© Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #8 on: July 26, 2010, 11:26:57 PM »
Prape perpelitem ! Sillem e vertitem!
Shoh yje tė humbur,engjej tė merzitur!
Peme qe thahen ,lulet tek veniten,
shikoj varferine... njerez qe permbyten...!

Shoh te deshpėruar qė s'dine nga ia mbajne,
shikoj padrejtesine...shpirtrat qe i thajne,
shoh bukuri perrallore vetem nga nje ane,
por nga ana tjeter,te tjere s'kane ē'te hane!

Dhe mbi shtratin tim befas rrotullohem !
Ēfare ka ndodhur zot? Perse po ndershkohen?
Papritmas klith ! Pse krijesa njerezore,
tė vuaj nga skamja ēmendurise boterore...?!

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #9 on: July 26, 2010, 11:29:01 PM »
Pritje pa shprese...


Ah yll i bukur i hapesires,
me ngjyren tende po me verbon,
a e mban mend sa te kam folur,
a ma sheh shpirtin qe shume rengon?


Ushtar i fatit me plage te thella,
e gjunjezur per dashuri,
nga ty kam pritur e perlotuar,
nje drite,nje shprese,nje ngrohtesi.


Nga lart me dhimbje me ke veshtruar,
po sjam e vetme ne kete bote,
pale sa lutje do kesh degjuar,
pale sa brenga do kete kjo toke!

Jam mrekulluar nga qielli kalter,
qe si nje nene ju mban ne gji,
i arte,i bukur,me driten tende,
si perendi ne "Gjithesi"...

E kam lakmuar vendin tend,
me kete lloj jete jam deshperuar,
me ler te vij,me fal pak vend,
e mjere po ndihem dhe e hutuar...


© Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #10 on: July 26, 2010, 11:30:41 PM »
Dallgė mendimesh!!

Pėrbindshėm mendimet zaptojnė qėnien time,
pa meshirė, pa deshirė.. pa shpresė dhe me lot,
si tė etura turren...porsa nata petkun hedh,
mė mbėrthejnė, desh mė mbytin...si mund dot!!

Si kuēedrat e pėrrallave po mundohen.. mė pėrpijnė,
dhe e vetme lėngoj,dhimbje kam dhe dot s'bertas,
gjakun duan tė ma thithin, eshtrat tė mi bėjnė copė,
i shikoj gojėhabitur,sytė mė hapen...Ulėras!

Sa mizore...gjakatare, ndjenjėn duan tė gllabėrojnė,
me nėnqeshje mė veshtrojnė,duan qė tė bėhen zot,
sa mė fyejnė,mė pėrbuzin,poshtė nė tokė ato mė ulin,
fortė habitem..sytė burojnė..ēfarė ėshtė kjo botė!!

Dhe papritur vjen mėngjesi,ditė e re ku prapė shpreson,
edhe pse torturat,plaget...trupin tim e kane cfilitur,
dhimbja zhduket,qesh fytyra... zemra ndizet,
dritė e shpresės vjen tek unė...fort e bukur.. e papritur!!

© Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #11 on: July 26, 2010, 11:33:33 PM »
Gjumė me humbjen!!

E kishin kryqėzuar dashurinė,
e permalluar shumė dukej,
e heshtur,e vrarė,buzėtharė....
Dhe pak mė tutje..Nėnqeshte,fitimtar trishtimi...N
ėn kėmbė kishte ndjenjėn...
Turfullonte si i marrė..!!!

E kishin gjykuar..
dėnuar dashurinė..
" tė pėrdalė"..."mėkatare"..
"fort e shtirur".." e mallkuar","zemėrvrarė"....!!
Gojėkyēur e ėmbla dot nuk fliste,
dhe mes lotėsh,ndjenjėn ndillte...Pėr ta parė..!!!


Gurėt hodhėn pa meshirė mbi tė,
pėr ta zhdukur,turpėruar,sakatuar....
Si pėrbindėshat diabolikė,
" Nėnshtrim"!_ Thėrrisnin!
Pėr ta vdekur,pėr ta tharė..gjunjėzuar....!!

Dėshmimtare mes turrmės isha,
dhe thėrrisja,bėlbėzoja...shpirtėtharė...
Ngrita sytė e pėrhumbur,shi kėrkova..
plagėt,ėndrrat,gjakun...Pėr t'ia larė sa mė parė!!

....

Befas hapa sytė!
Dreq o punė!....isha nė gjumė!
Fshiva sytė e lemeritur...
"Mos me humbjen flija unė"?!!!


© Lediana Kapaj

Offline ROSSA

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 137
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #12 on: July 26, 2010, 11:35:15 PM »
Puthja magjike!

Nga puthja jote e bukur merr jete ky shpirti im,
Mes flladit te pranveres, te ftova ne vallezim,
ne mes te nje lendine ku endrra lulezonte,
ku bari po shkelqente dhe lulja lehte kendonte!


Ku uji po buronte ,shterimin nuk e njihte,
ku zogjte ciceronin, ku kenga nuk te vilte,
ku dielli po ndriconte, ku rrezet bisedonin,
ku pemet fruta kishin, ku fluturat vallezonin....


Te ky vend po te pres, nje puthje te ma japesh,
te me dhurosh ca lule, me zemren te me flasesh,
te pres une tek ky vend, peshtjelle nga magjia,
te pres te kjo parajse ,e mbytur nga vetmia!!

Te pres ....oh sa shume pres me shpresen qe do vish,
Jo vetem te kalosh...ketu dua te rrish!
Te pres dhe sa shume etje per puthjen tende kam,
kjo enderr kaq magjike kete shpirtin po ma than!

Te lutem eja shpejt dhe falma nje te puthur,
te pres e deshperuar dhe shpirtin e keputur,
te pres duke menduar per dashurine e vrare,
O Qiell!!! .. falma pak vesen.. per shpirtin tim te thare!

© Lediana Kapaj

Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #13 on: July 27, 2010, 07:51:18 PM »
Macke e keqe pse ma more Ledianen  :)
eshte e imja  e nuk ia fal kujt  :P

Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #14 on: July 27, 2010, 08:01:00 PM »
Shikimi im..

E kam parė botėn....njė ēarēaf i bardhė,
e kam ndjerė shiun,pikat permbi ballė,
kam dėgjuar zogjtė sa bukur kendojnė,
...kam vėnė re te femijėt...me ėndrrat lodrojnė!

E sodita diellin dhe kam ndjerė ngrohtesinė,
kam shėtitur yjet ,kam njohur magjinė,
kam lakmuar hėnėn pėr formėn e plotė,
jam larė me burimet...pirė ujin e ftohtė!

Kam lexuar librat dhe mbi to kam qarė,
sa shumė tė vėrteta,zgjuarsi e rrallė,
i kam pare poetėt duke ėndėrruar,
sytė i mbanin mbyllur,vargjet pėr ti shkruar!

E pashė oqeanin shumė tė zemėruar,
dallgėt kundėrshtonin,s'kishin tė pushuar,
vėzhgova ylberin po s'munda ta prek,
mė mrekulloj shqiponja...dhe s'munda ta ndjek!

Kam parė kur lind dita,i ndjeva ndriēimin,
vėshtrova perėndimin,adhurova shkelqimin,
kam parė qiellin blu, sytė ja kėrkova,
doja qė gjithė botėn dhe unė tė shikoja...


Kam parė njė qytet ku lind dashuria,
romantizmi rronte dhe vete lumturia,
kam parė njerėzimin tė qeshin,tė qajnė,
dėgjova Moxartin dhe lotet mė shkanė...!

                        Lediana Kapaj

AlbStars

Poezi nga Lediana Kapaj
« Reply #14 on: July 27, 2010, 08:01:00 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: