Collapse column



poezi nga poetet librazhdiote LEKA E BLLOSHMI

AlbStars/poezi nga poetet librazhdiote LEKA E BLLOSHMI => SAHARAJA Saharaja, larg ėshtė Saharaja,Saharaja shkėmb e rėrė e gurė,Qė ka shok veē emrin e saja Dhe ngaqė s'sheh ėndrra, s'sheh as drurė. Saharaja

Author Topic: poezi nga poetet librazhdiote LEKA E BLLOSHMI  (Read 1170 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline GENTIAN

  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 15066
  • Gender: Male
    • View Profile
poezi nga poetet librazhdiote LEKA E BLLOSHMI
« on: May 02, 2009, 01:54:27 AM »
SAHARAJA Saharaja, larg ėshtė Saharaja,Saharaja shkėmb e rėrė e gurė,Qė ka shok veē emrin e saja

Dhe ngaqė s'sheh ėndrra, s'sheh as drurė.
Saharaja s'di tė ėndėrrojė.
Ajo bluan gurė nė mėnt' e sajė…
Saharaja s'ka kėngė tė kėndojė,
Saharaja s'ka as lot tė qajė
.Saharaja nuk ka miq e shokė
,Saharaja nuk ka bijė e birė.
Saharaja ėshtė njė copė tokė,
Thonė se dhe natėn nuk shkon mirė.
Natės s'i pėlqen nė Sahara,
S'i pėlqen tė ketė veē gurė pėr shtrojė;

Fjalė e dashuri e njerėz s'ka;

Perē' e sajė e zezė s'ka ē'tė mbulojė
.As dhe njė s'e di si ėshtė kandisur
Me kėt' plagė mbi shpinė rruzullimi,
Porse thonė nė botė ėshtė stisur
Kur i duhej njerėzisė mallkimi.
Kur ai pėr keq e mban nė gojė;
Saharaja e mban vesh e qesh;
Saharaja fillon tė gėzojė
Kur ne tė mallokohemi mes nesh.
E kur bije ndrojtur rrez' e diellit
Dhe mbi gurėt e pamyshkėt ndrit;
I ngjan vello savani i qiellit
,Shkretėtirės shket e shkrepėtit.
Prandaj kur urrejtje e fortė e nxehur
Mbi dikė mallkon e shfryn e shanė,
Qė nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thėrret menjėherė Saharanė.
Kur mallkimi ēfryn e kur kujtimi
Nė pusinė e harresės tret…
Kur hynė dielli e kur hesht thėllimi
Shkretėtirė e shkretė mbetet shkretė.
Vilson Blloshmi25.10.1973
shoket zgjidhi  me te mire se veten,te tille te konsiderojne dhe ata ty

Offline GENTIAN

  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 15066
  • Gender: Male
    • View Profile
poezi nga poetet librazhdiote LEKA E BLLOSHMI
« Reply #1 on: May 02, 2009, 01:58:09 AM »


I tremburi ikėn si i ndjekur prej egėrsisė

N’jerm bėn tunele n’ajėr t’hapėsirės

Si mbas formės sė tij, lėvizjes sė tij.

Ah sikur mbas ēdo hapi

Ajri tė ngrinte-beton,

Duke ruajtur gjithmonė lėvizjen

Kallėp-shabllon

E tė tregojė ta gdhendė Sa kohė iku zvarrė

E sa nė kėmbė.

Sikur tė mbeteshin e shiheshin

Rrugėt nga vjen kujtimi, mendimi

Brenga, shpresa, vegimet

Tė dukej krejt i jetės zigzagu i gjatė

Qė nga ardhja nė kėtė botė e gjer

Tek varri, pikės e llahtartė.



***

A s'e patėt ditėn plot me diell

Qe bėn natė koha dhe e nxin...!

I jep hėnė e yje, lart nė qiell

E, sė fundmi, fare e pėrpin...!?



A se shkuat shpejt ju fėmininė?

Kjo s'u fsheh pėr ju e s'humbi fare?

A s'po mbani mbi sup pleqėrinė,

E nė mendje thellė vitet mitare?



A s'e mbani mend atherė te plepi

Loznit nė oborr me hijen tuaj?

Po tani mė larg nga ju ėshtė djepi

Apo arkivoli, pa mė thuaj?



Gjithēka e marrin vitet duke shkuar,

Sėrish kthen gjithēka qė shkon, humbet

Troket lehtė kujtimi i trishtuar

Mysafiri nė shtėpi tė vet.



***

Sėrish dukesh nė udhė

Qė ngjan si vijė gjaku

Mes gėlbazės sė murrme

Tė pėshtyrė

Nga turbekulė.

I lodhur,

Vetveten mbi kurriz

Shket

Dhe mendja lodhur

Klith: po shkoj,

Mbeē me shėndet...!

Dhe rend barkbosh

Nė zorrėn bosh tė rrugės

Si njė shtrėngatė

E qetė.

Dhe gurėt kthejnė nga ti

Anėn e mprehtė

Dhe njerėzit, ata

Stėrnjerėzit,

Ajkė mbi jetėt-hirrė

E kanė vėshtirė

Mėngjesit.



Edhe mbrėmjes

Vėshtirė,

Kur mbi ju ngecin vėshtrimin

Mbi ju rreckė-njerėzore,

Masė zhelesh mishi e shpirti

E qepur me fije damarėsh

Mendimesh

E hedhur, pa mėshirė

E pa tė drejtė

Nė anė tė rrugės sė ndotur

Ku tė qetė

Ata rrjedhin gjithė nder e dinjitet

Kėllirė.

Dėshirat

Qė i ndez thėngjilli i zemrės,

Mbuluar thellė

Me hirin e trupit...

Dhe brodhe prapė rrugėve

Me bujė e pohe

Kėrkoje ti vetveten

Qė mė nė fund e gjete

E s'e njohe

Ngaqė pandehje

Ėshtė shumė vėshtirė ta gjesh.

Kur tė doli rastėsisht

The: s'ėshtė kjo

Dhe kalove

Dhe u zhy te mes territ

Tė zi pa fund.



Kėrkon - njė dorė e kurm

Dhe njė kėmbė

Dhe mbete cung.

Po prap sulesh pėrpara

Me tallas

Me me gjysmėn e thatė

Dhe gjysmėn e njomė

E at' qė kėrkon e arrin

E lė pas

Dhe zvarrė hiqesh pėrpara

Kėrkon...

Vazhdė lėnė mbi pluhur

Egjak

Gjymtyrėt gjysmė tė thara

Gėrvishtin trak - trak

Dhe gjer thellė tė ngushen

Ato kėr - kėr - kėr - krak.

... kėrkon

Mbi kėtė tokė shkėmb

Mbi kėtė tokė gur

Mbi kėtė tokė kockė

E lėkurė.

E as e di ē'tė dhemb

Veē sulesh para, shkon

Me zemrėn e rėndė plumb

Dhe sa mė shumė kėrkon,

Ē'kėrkon,

Mė tepėr

E humb.

VILSON BLLOSHMI
shoket zgjidhi  me te mire se veten,te tille te konsiderojne dhe ata ty

AlbStars

poezi nga poetet librazhdiote LEKA E BLLOSHMI
« Reply #1 on: May 02, 2009, 01:58:09 AM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: