Collapse column



Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D

AlbStars/Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D =>  Deshirat.............................. Kapeshim aq fort pas deshirave tona te humbura, saqe dhe forcat e mbetura nuk na linin te qete, hidhnim

Author Topic: Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D  (Read 500 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« on: June 17, 2010, 12:26:54 PM »
 Deshirat..............................


Kapeshim aq fort pas deshirave tona te humbura,
saqe dhe forcat e mbetura nuk na linin te qete,
hidhnim pertoke fjalite pambarim te gjata e te kota,
mesonim si t´ia dilnim vete ne kete te ashper jete.

Deshirat e pafundme rrine thelle ne ate imagjinate.
Prisnin kohen e caktuar te dilnin te lira ne horizont,
ne horizontin jo mikprites, te tmerrshem e te thate,
si ushtaret e pergatitur, duke u nisur per ne front.

Ne deshirat tona pasqyrohej e mbytur fantazia.
E embel, terheqese, si hena rrezelluese e nates,
dihej mjaft mire cfare priste ne jeten e vuajtur njerezia,
dhimbje te pasherueshme te gjata, permes shtrengates.

Deshirat e bukura kane sofren e tyre mikpritese,
ne boten e ashper ku mizoria e lakmia skane fund,
kjo sofer te mbron, te dhuron thesare vleresuese,
te cilat nuk gjenden, dhe po ti kerkosh, kurrkund.

Perpjekjet per deshirat e humbura ne jeten qe patem,
na jepnin vetem boshllek te hapur, tmerr ne shpirt.
Lirine e afrueshme, prekese, per to nuk e gjetem.
Kushtet te pengonin te hidhje hapa, te jipje nje britme.
« Last Edit: June 17, 2010, 12:38:33 PM by glori »
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une.
« Reply #1 on: June 17, 2010, 12:27:38 PM »
Helmi i xhelozise.

Te njoha, qysh diten e pare, te njoha,
madje nga era e terbuar, e tera u ftoha.
Se mendja nuk rrinte ne vendin e caktuar,
tek ti perqendrohej, rrinte thuajse e skaduar.

Tek ti gjeta shokun, mikun, dashurine,
mesova nga ti, ate qe kishe pafajesine.
Me the shume fjale, me fale buzeqeshjen,
tutje e hodhe vetmine, e serte, perqeshjen.

Gjithcka e kishe, qe nje vajze e donte,
ate karakter, qe cdo femer e enderronte.
Por dicka kishe, nuk me linte te qete,
si djale qe ishe, ishe shkaterrimi vete.

I dashuruar, u tregoje njerezve pa menduar,
ja e dashura ime, qe e gjeta,qe e kam robetuar.
Si mashkull , nuk doja, qe te ishe mbi mua,
xhelozine e kishe, kontrollin, si te isha grua.

Zjarr te forte e bere, te kunderten e dashurise.
I hape rruge asaj te poshtre, xhelozise.
U be si nje helm ne lidhjen, qe filluam.
As paqe nuk te jipte, vetem u poshteruam.

Paqe, paqe te thosha, hiqe nga zemra zemerimin,
ate xhelozi qe sjell vec grindjen , hidherimin.
Nuk doje me the, je dhe e imja do te jesh,
Ika, lamtumire thashe, rro aq jete sa te kesh.

Si te te dua, kur dashuria eshte vegel xhelozie,
ne vend te sjelle ngrohtesi, atmosfere harmonie.
Po te le, te them lamtumire, te lutem me harro.
Kujtimet, po deshe mbaji,me kurre mos me kerko
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une.
« Reply #2 on: June 17, 2010, 12:28:29 PM »
Kur ike.........


Qe diten qe ike me s´te kam pare
zemren ma vrave, me le duke qare.
Ike kaq larg, me s´te ndiqja dot,
te rrija prane teje te te perqafoja fort

Vete ike, deshe me shume largimin,
une nga ti nuk shmangja dot shikimin.
Me mendje te tymosur, me shpirt te rrezuar,
tek une le gjurmen e nje njeriu te harruar

Me the do vij, te mbaj, dhe pse te lashe,
Te te mbaj ne zemer, vuajtja per ty vashe.
Me force nuk beheshe dot zemerleshuar,
te vetmen grua ne jete nuk ke dashuruar.
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une.
« Reply #3 on: June 17, 2010, 12:29:03 PM »
Gjumi........


Gjumi vjen kur se pret, te merr me vete
te con ne aventura te reja, te cuditshme te pafund
te jep shije te embel, pas kesaj se lodhures jete
te mban te mberthyer, nuk lirohesh as me mund.

Na fton te marrim pjese ne boten e cudirave
Si Liza kur flinte vec nje gje kishte ne koke,
Mes njerezve qe nuk i shihje vec pas pasqyrave,
me realitetin skane te bejne, pale cdo te thote.

Gjumi te merr te duket sikur te mori lumi,
i rrembyeshem, dhe diku larg me force po te con
aq larg , thua ne enderr per pak sa me mbyti
shpejt ngrihu se jeta me zor mbi ty po vigjelon.
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une.
« Reply #4 on: June 17, 2010, 12:30:00 PM »
Enderrat


Ne enderr enderruam te beheshim poete
vjersha te shkruanim, me rima pa fund
vjersha terheqese, te bukura, si kjo jete
vec neper libra i imagjinoje, po nuk i gjeje kund.

Ti vije me thoshe si Arkimedi e gjeta
vjershen e bukur,u perpoqa ti jepja fryme
thua a eshte vjersha ime me e verteta
se nuk bej dot me, ika do fle gjume

Pas kur zgjohesh, vrap merr nje fletore
me lapsin ne dore thua i dermuar
do shkruaj vjershen si rruga ne shenjtetore
qe mua force te me jape, per te vazhduar. :)
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une.
« Reply #5 on: June 17, 2010, 12:31:16 PM »
Dashuria e larget................

Floket e tu ngjyre geshtenje te rrinin ne balle
japin magjepsine e vecante, te viteve me radhe
thua i jetova une ato te ikura vite
se vec mjerime me sollen, vec te pangopura pritje

Shpatullat e mia me jane lodhur aq shume,
nuk kam me te ardhme, nuk kam lene as gjurme
here pas here mendoj ti hedh tutje te gjitha,
pas dore ti le, as me ti perseritja.

Dashurine qe per ty pata e mbajta te gjalle,
qe ty te te shihja, te kisha me prane
prisja te uruaren dite kur para teje te vija,
me mall te puthja me lote te mbeshtillja

Ti me dhe force lere sa larg shkoi dashuria,
nuk me le vetem ne brengat e mia.
Trupi nuk duronte, pranine tende donte
qe prane te te kishte me te mos te leshonte.

Ti me dhe zemer , kur akulli mori dhene
harrova emrin tend, embelsine qe me ke dhene
thashe - oh iku jeta me te vetmen dashuri,
qe me ty e gjetem shume heret ne femijeri.

Jo me the nuk te harrova, lere pse more mergimin,
ne kujtese te forte te mbajta, durova poshterimin.
Se vec ty te doja vec ty doja te te perkisja,
pa ty nuk jetoja me ty doja te vdisja. :D
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une.
« Reply #6 on: June 17, 2010, 12:32:43 PM »
Ti................... ;-}

I skuqur pas nje muri ti rri i fshehur,
nuk guxon dot te me thuash nje fjale
se fjalet e duhura ne gryke te kane ngecur,
nuk i nxjerr dot shpejt por zvarre zvarre

Ti doje te me ftoje te pinim bashke,
nje kafe ose pije sa per tu njohur
por nuk dije si te ma thoje, ate fjale
qendroje me druajtje atje tutje i fshehur.

Guximin nuk e merrje te me afroheshe
mendoje se mos i thoje fjalet gabim
se mos une nuk do pranoja , ti do lendoheshe
do rrije me shume larg, do refuzoje cdo afrim

I heshtur mos rri hajde merr se fundmi force
se cdo gje e veshtire per te gjithe ka nje fillim
thuama te pakten do vish moj goce
kafe te pime, te bisedojme pa mbarim.
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #7 on: June 17, 2010, 12:55:17 PM »
puc puc puc ju kam xhan  ;f ;f ;f ;f ;f ;f
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline alba

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 13262
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #8 on: June 17, 2010, 12:56:53 PM »
shume te bukura glori ;bravo ;bravo :p: :p: :p:

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #9 on: June 17, 2010, 12:59:45 PM »
shume te bukura glori ;bravo ;bravo :p: :p: :p:


kur do vish moj te jap bileta te sjell me nje avion express tek une ::)
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline alba

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 13262
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #10 on: June 17, 2010, 01:06:22 PM »

kur do vish moj te jap bileta te sjell me nje avion express tek une ::)
;) ;) :*(( :*(( :*(( me tremb avioni mi :) 8) 8) 8) 8)

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #11 on: June 17, 2010, 01:11:03 PM »
;) ;) :*(( :*(( :*(( me tremb avioni mi :) 8) 8) 8) 8)


cpo thua moj, ka aspirina qe te vene ne gjume, pa merak, te zgjon stjuardesa, perjashta me ke mua ::)
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline alba

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 13262
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #12 on: June 17, 2010, 01:14:07 PM »
 ;) ;) ;) aspirina te ve ne gjume??? ;) :) :) :) :P
me trembin takimet te reja mua  :) :) :icon_lol2: :icon_lol2: :p: :p: :p:

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #13 on: June 17, 2010, 01:18:10 PM »
;) ;) ;) aspirina te ve ne gjume??? ;) :) :) :) :P
me trembin takimet te reja mua  :) :) :icon_lol2: :icon_lol2: :p: :p: :p:

pse moj cfare kujton ti

mos ki frike nuk jam UFO une ::)
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline alba

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 13262
  • Gender: Female
    • View Profile
Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #14 on: June 17, 2010, 01:19:36 PM »
jo mi  :) e di :p: :p: :p:

AlbStars

Poezi nga une, poezi te ndryshme.. :D
« Reply #14 on: June 17, 2010, 01:19:36 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: