Collapse column



poezi ...

AlbStars/poezi ... => SHPIRTI I GRUAS Brenda nje nate , shpirti i gruas               shperbehet ne copa qelizash te lira Ato udhetojne naten               e prekin

Author Topic: poezi ...  (Read 469 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« on: March 29, 2009, 04:17:41 AM »
SHPIRTI I GRUAS


Brenda nje nate , shpirti i gruas
              shperbehet ne copa qelizash te lira
Ato udhetojne naten
              e prekin agimin çmendurisht te brishta
Magjia e nates shperthen
              te padukshmen e nje gruaje


Ne nje nate me hene
Diku nen nje qiell te prekshem, yje ndezur
Shpirti i gruas vdes e ringjallet
Dashuron e urren
Ben ate qe do e ate qe duhet
Cmendet pas te paekzisueshmes
                               dhe jeton

I rikthehet mengjezit shpirti
              i shperbere ne copeza qeliza te lira
Kerkon zgjimin vetevetja
            dhe pjeset çmendurisht te brishta
 

Nje nate shuan rutinen e shpirtit
E fundoset thellesive thjeshte, qetesiesh
Si anijet e mbytura ne reren e funddetit
Nje nate shumon çastin, permbutjen , endrren

Nje grua mund te te falet brenda nje nate
Po shpirti i saj , si nen uje , mbetet
       i thelle, i pafundem
                  i trazuar, i magjishem
                               tundues e i paprekur

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #1 on: March 29, 2009, 12:27:15 PM »
Duke te pritur ty ...

Ne oren 8 pa 5 mendova me vete:
" Sa e ngathet eshte ora, qe ia mburrin shpejtesine ... "

Ne oren 8 pa 4 lulet veshtrova, thashe:
" Mundet te thahen te gjitha deri ne 8... "

Ne oren 8 pa 3, u tremba per stinen, thashe:
" Do te nderrohet nga padurimi... "

Ne oren 8 pa 2 mendova per vete
" Kushedi sa do te jem plakur " -thashe - " deri ne 8 ..."

Ne oren 8 pa 1 u duke ti
Edhe une u bera prape i ri
         ... si para 100 vjetesh...
                  ... si ne oren 8 pa 5...
                            ... TE PRISJA TY ...

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #2 on: March 30, 2009, 12:24:09 AM »
HORIZONTI

Ti mos me zgjo nga gjum' i embel
Ne çast po shoh, si ne film gjithe boten
Ne enderr prane ...
                       ...ne jete jam larg

Sa u lodha une duke pritur
Dhe pres me shprese nje dite te lumtur
Por sa do te pres..
                      ...ndoshta nje jete 

Nje fjale degjoj: " Nje çast po vjen !!! "
Nuk e besoj, s'e shoh ...
                    ...se prape eshte larg...
                              ... ne horizont 

Dikush me thote: " ndoshta do te vije !!! "
Por çfare te besoj...   

Jo, fjalet me s'i besoj
Une fjalen " ndoshta " , urrej
S'dua ta shoh me ate horizont
Por ate horizont dua ta jetoj
Se une , si gjithmone ...
                 ...ate horizont enderroj   

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #3 on: March 30, 2009, 12:24:54 AM »
Merrme ti mua ....

Ne je i zoti me merr,
Kur shkoj tek parku, lule plot
Merrme ti mua , atje
E lulet lerja kujdo

Kur jam ne enderr ti vjen
Ne zemren time ti kerkon
Enderren e bukur te gjesh...
...merr ti zemren e endrren le..

Merrme ne je i zoti
Kur jam mes enderrash...
             ...ne gjume
Me merr mua ...
    ...por enderrat mos ia lere...
             ... ti jo , askujt !!!

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #4 on: March 30, 2009, 12:25:44 AM »
Shume pak !!!


Si dy gjethe te zverdhura , na degdisi era,
                                             larg njeri- tjetrit
E flijuam me pahir ndjenjat
E ulem kokat, per te mos pare
                              se ç'kishim lene pas
Per te mos kujtuar çfare kishim humbur...
                               ... per te harruar

Na e vrau buzeqeshjen trishtimi
Na u lagen syte pa dashur te qajme
Na u vra zemra pa dashur te vuajme
Sa shume vite na u deshen per t'u dashur
E nje ore .. na mjaftoi per tu ndare

S'do te desha kurre
Qe koha te na therrase sebashku
                                mua e Ty
Do te ndjehemi fajtor
                  kush me shume e kush me pak
                              E syte do i perlotim ne trishtim
Do te ulim koken njeheresh , te heshtur
Me zemren e thyer gjer ne pendim
Dhe ndoshta pa dashur do te pyesnim veten:
" ç'ishte ajo kohe, dashuri apo mjerim  "

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #5 on: March 30, 2009, 12:26:28 AM »
Po te mundja ...


Po te mundja....
      .... shiun do te mbidhja ne nje gote ...
                               ...nga qielli ne toke .....
                                      ... nuk do te rridhnin me lot...
 
 
 

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #6 on: March 30, 2009, 12:27:11 AM »
Dashuri e fjetur .

Flinte dashuria,
     Flinte ne zemren e fjetur
            Flinte pa u ndjere , e heshtur
Ku i dihet
     Ndoshta shpresen per zgjim
             Ne gjume e kishte gjetur ...
 

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #7 on: March 30, 2009, 12:28:07 AM »
Te kisha TY...

Te te kisha TY e bota le te prishej
Te te kisha TY... pse zemra te me qaj

Por ty nuk do te kem...
E bota e merziteshme ..
   ... dhimbjen per mbi shpatull do te vazhdoje ta mbaj !!!

Ata qe duhen pak e kane njeri- tjetrin
Veç ne, zemer coptuar, endemi si hije
E pime ne syte e etur kete pasion te çmendur
S'mund te peshperisim , jo, fjale dashurie ...

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #8 on: March 30, 2009, 12:28:47 AM »
Fushes , kordres permbi ne
Shkon e vjen fluturake
E gjekundi gjurme s'le
Kjo kope me re rudake....

Kur andralla ke mbi koke
Atehere i kujto
E ne rron e je mbi toke
Rro shkujdesur si ato....


    Lermontovi 

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #9 on: March 30, 2009, 12:29:41 AM »
Dhe e shpura ate tek lumi... duke menduar se ishte e virgjer
                                 ...por ajo qenkesh e martuar

Ishte nata e Santiagos
E sikur ta kishin bere me fjale... dritat e rruges zune te zbehen
                                 e bulket nisen te kuqelojne

Matane qoshes se fundit, preka gjinjte e saj te fjetur
E ate çast mu hapen porsi heshtat, zymmylat
Kolla e fustanit te saj tingellonte nen veshet e mi ...
...Si copa te gjata mendafshi nga dhjetra gershere prere
Pemet u rriten pa mase, pa drita argjendi ne dege
E nje horizont...me qene lehte, tutje, shume large lumit

...Atje pas ferrave kallamave e gjembave
Hoqa tutje balten nen tufen e flokeve te saj
...Hoqa kravaten time...Ajo zhveshi rrobet
E une rripin e mezit e koburen
              ...Ajo pjeset e korsese

As lulet, as perlat nuk kishin lekure me te bukur
Edhe as me ate brillante , kristalet e henes nuk shnderisin
...Si peshqit e trembur, papritur, shkane nga une kofshet e saj
Gjusma te lare ne akull e gjusma te lare ne zjarr

... Ne udhen me te mire ate nate kalerova
I hipur mbi nje pele sedefi, pa uzengjine e kapister

...Si purre, nuk do t'i them te gjitha
                                  çfare me tha ajo
Drita e mirekuptimit me ben mua te permbajtur

...Njollosur ate,me rere e puthje,e solla ate nga lumi
Tek sa shpatat e lilave fshikellonin larte ajrin

...Pastaj u solla siç jam, nje cigan i vertete
       Sido qofte i dhashe asaj nje shporte te thurur

                          GARCIA LORCA



Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #10 on: March 30, 2009, 12:33:18 AM »
Me dhane jeten per te ngrene, nje jete
E shijoj , nuk eshte e shijshme
E megjitheate vazhdoj te ha... me nje oreks moskokeçares
 

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #11 on: March 30, 2009, 12:34:19 AM »
JETA ESHTE NJE SHANS KAPE
JETA ESHTE BUKURI ADHUROJE
JETA ESHTE BEKIM SHIJOJE
JETA ESHTE ENDERR BEJE RALITET


JETA ESHTE SFIDE PERBALLOJE
JETA ESHE DETYRE KRYEJE
JETA ESHE LOJ LUJE
JETA ESHTE E C'MENDUR KUJDESU PER TE


JETA ESHE PASURI VLERSOJE
JETA ESHE DASHURI JETOJE
JETA ESHTE MISTER ZBULOJE
JETA ESHTE PRENTIM MBAJE


JETA ESHTE TRISHTIM KALOJE
JETA ESHTE HIMN KENDOJE
JETA ESHTE LUFTE PRANOJE
JETA ESHTE AVENTUR RREZIKOJE
JETA ESHTE JETE MBAROJE!!!

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #12 on: March 30, 2009, 12:35:29 AM »
Buzqeshja jote me thot te dua..
Shikimi yt me tregon se smun pa mua..
Si qershi ishin buzet e tua..
i prita e i prita qe tme puthin mua..
Ti me bere Zemren shkrum..
Dua qe tme thuash Te Dua shum..
Ne boten te humber dhe pa shpres..
Sa shum deshta qe te vdes..
Kur e qeta ENJGULIN qe e kerkova..
Vdekjen me nje her e harrova..
Perqafimi yt me jep ngrohtesi..
Tash pe sho qe esht dashuri..
Vetem nje nga mendja sme hiqet..
Zemra jote per mu a po diqet?
Qfar mendim ke per mua?
Shka ndjen ti me te vertet per mua?
Dua qe tma tregojsh te verteten..
Pe shoh se pa ty nuk mund ta jetoj jeten..
Pa syt e buzet e tua jam e humber..
Kjo dashuria jon esht shum e bukur..
Dashuria jon duk dua qe te shuhet..
Kur nuk do te na humbet..!!

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #13 on: March 30, 2009, 12:36:20 AM »
Fati im



Nje ujevare e vogel vetmon lart ne mal
Dhe lot me ylberet.
Mjegulla e holle, ndane dritares sime
Qan me lot shiu.

Shpirti i vjeshtes, ne shkretetiren e gurit
Ulerin i trishtuar.
Vdekja e ylbereve me ra ne qiell
Dhe vdekja e gjetheve ne duar.

Tere shtegetaret po ikin, ti o zog, mos shko!
Te gjithe e kemi nga nje palme qe diku na therret
Dhe udhe e vjeter rri varur mbi shkrepa,
Si patkoi i fatit tek dera e kenges.

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
poezi ...
« Reply #14 on: March 30, 2009, 12:37:33 AM »
Mos e kerkoni
puthjen!
S’keni per ta gjetur,
ketu,
thelle
e kam tretur…!
Mos e kerkoni
ndjenjen,
kyçur
në shpellen
e mungeses!
Mos e kerkoni
arsyen!
Shtate pashë nen dhe,
ka mbetur…
Mos e kerkoni
moshen!
Me zero
e kam shumezuar.
Mos e kerkoni
Dashurine.
Ju ka harruar...!!!

AlbStars

poezi ...
« Reply #14 on: March 30, 2009, 12:37:33 AM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: