
Policia rrugore, 2 mijė gjoba nė ditė pėr shoferėt.
Policia Rrugore e Shqipėrisė u sulet shoferėve problematikė, duke i ngjeshur me gjoba. Nė instruktimet e fundit ėshtė kėrkuar ndėshkimi maksimal i drejtuesve tė automjeteve tė cilėt shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Vendimi vjen pas situatės sė rėndė tė krijuar nė trafikun rrugor, ku vetėm nė autostradėn Tiranė-Durrės, nė 3 ditėt e fundit janė shkaktuar 8 tė vdekur dhe disa tė plagosur.
Sipas zėdhėnėses sė policisė sė Tiranės, Alma Katragjini, nė autostradėn Tiranė-Durrės u janė vendosur gjithsej 136 gjoba drejtuesve tė mjeteve, kryesisht pėr ecje tej normave tė lejuara tė shpejtėsisė si dhe pėr mos vendosje tė rripit tė sigurimit.
Po ashtu, janė bllokuar 7 leje drejtimi tė drejtuesve tė mjeteve, ku nga konstatimi i bėrė me radar tė shėrbimeve tė policisė rrugore, shpejtėsia e tyre ka qenė mbi 120 km/h.
Ndėrsa nė total, nė njė javė mėsohet se ėshtė vendosur shifra rekord e 14 mijė gjobave, kėto nga shkeljet pėr shpejtėsi tej normave tė lejuara; pėr parakalim tė gabuar; mospėrdorim tė kaskės mbrojtėse; mosvendosje tė rripit tė sigurimit; pėr mospėrdorim tė dritave; pėr pėrdorim tė celularit gjatė dhėnies sė mjetit; pėr mosrespektim tė sinjalistikės rrugore etj.
Ndėrkohė, Drejtoria e Policisė sė Tiranės ka paralajmėruar drejtuesit dhe pronarėt e motoēikletave dhe ēiklomotorėve, qė tė plotėsojnė mjetet e tyre me dokumentacionin e duhur dhe tė respektojnė masat e sigurisė nė pėrdorimin e kėtyre mjeteve.
Kemi njė numėr tė madh aksidentesh rrugore, ku njė pjesė e konsiderueshme e tyre ka pasur si autor drejtues motorėsh, por kemi edhe shumė ngjarje kriminale tė ndodhura (kryesisht nė grabitjet e pasurisė sė qytetarėve), qė kanė si autor drejtuesit e kėtyre mjeteve, qė janė tė patarguara dhe tė paidentifikuara, - thuhet nė njoftimin e Alma Katragjinit.
Zėdhėnėsja ka bėrė publike nismėn qė pritet tė ndėrmarrė policia rrugore nė bllokimin e motorėve pa targa e dokumente, si dhe ndėshkimin e drejtuesve qė nuk pėrdorin kaska mbrojtėse. /GSH/BW/