Njėzet shtete anėtare tė BE-sė pritet tė njohin pavarėsinė e Kosovės, shtetin mė tė ri tė Evropės. Sipas agjencisė sė lajmeve Reuters, nga 27 shtete tė BE-sė, vetėm 6 prej tyre nuk do e njohin pavarėsinė e Kosovės.
Njė qėndrim tė tillė nuk e mbėshtesin gjashtė shtete tė Unionit: Qiproja, Greqia, Sllovakia, Spanja, Bullgaria dhe Rumania. Shefat e diplomacive tė BE-sė tė hėnėn do tė shqyrtojnė pėrgjigjen e tyre pėr vendimin e Kosovės pėr tė shpallur pavarėsinė. Fuqitė e mėdha evropiane, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, ndoshta do tė deklarojnė se e njohin pavarėsinė menjėherė pas takimit tė sė hėnės, e nė kėtė do ti bashkohet edhe SHBA-ja, njofton Reuters duke u thirrur nė burimet e saja diplomatike.
Misioni i ri
Misioni EULEX zbarkoi nė Kosovė, njė ditė pėrpara shpalljes sė pavarėsisė. Kontingjenti i parė i ushtrisė sė Bashkimit Evropian, EULEX mbėrriti dje pasdite, duke startuar procesin e instalimit tė forcave evropiane nė Kosovės, e cila pritet qė sot tė shpallė zyrtarisht pavarėsinė. Vendimi pėr vendosjen e kėtij misioni nė Kosovės ėshtė miratuar pardje nė mesnatė, pasi qė asnjė nga 27 vendet anėtare tė BE-sė nuk kundėrshtuan planin operacional. Misioni EULEX, i cili do tė zėvendėsojė UNMIK-un, do tė ketė rreth dy mijė pjesėtarė. Misioni ka pėr synim tė ndihmojė autoritetet kosovare nė ndėrtimin e njė sistemi ligjor, qė do tė mbėshtetej nė parimet e multietnicitetit.
Burimet diplomatike nė Bruksel kanė thėnė se misioni ėshtė miratuar sipas tė ashtuquajturės procedurė e heshtur. Nė krye tė kėtij misioni nga ana e Kėshillit tė Evropės ėshtė caktuar holandezi Pieter Feith, si pėrfaqėsues special i misionit. Pritet qė misioni tė marrė kompetencat e UNMIK-ut nė qershor tė kėtij viti. Procesi i zėvendėsimit tė UNMIK-ut pritet tė realizohet gradualisht. Sipas agjencisė sė lajmeve Reuters njė ditė para shpalljes sė pavarėsisė, misioni EULEX do tė vendoset tė shtunėn nė orėn 11:00 tė mbrėmjes. Njėzeteshtatė vendet-anėtare tė BE-sė ranė dakord qė holandezi Piter Feith tė jetė pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE-sė nė Kosovė. Ndėrsa misionin civil tė BE-sė nė Kosovė, EULEX, do ta kryesojė gjenerali francez Iv de Kermabon qė ka komanduar forcat e NATO-s nė Kosovė gjatė viteve 2004-2005. I miratuar nga 27 vendet evropiane detyra e Misionit do tė jetė parandalimi i shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut dhe sigurimi qė institucionet e brishta tė Kosovės tė jenė tė ēliruara nga ndėrhyrjet politike.