Psikologjia!Psikologjia eshte nje subjekt i popullarizuar i cili koheve te fundit eshte duke u rritur interesimi per studimin e saj. Fjala psikologji per te paren here eshte paraqitur ne Angli me 1693 por nuk eshte perdorur dhe nuk eshte kuptuar nje kohe te gjate deri ne vitet 1800. Eshte sinonim i perbere nga dy fjale greke
"psyche" dhe "logos". “ψυχέι” dhe “λόγος”. Psyche ne menyre origjinale nenkupton frymarrje(respiracion) por me vone eshte nenkuptuar si shpirt sepse frymarrja eshte indikuar shpirtit e cila ende nuk e ka leshuar trupin. Ne mitologjine greke Psicho ka qene nje grua e cila ka qene ne mardhenie dashurie me perendine e dashurise Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte nje kusht ndaj saj qe mos t'ia shikonte fytyren e tij kurre. Por nga kurioziteti Psichoja-nje nate vendosi nje qiri per t'ia shikuar fytyren ne momentin kur e kupton Erosi athere e magjepse ate. Per t'ia arritur ngadhenjimit eshte dashur te beje nje lufte te madhe me perplot rreziqe por ne fund ajo eshte transformuar ne perendeshe dhe i'u eshte bashkangjitur Erosit ne parajse. Psycha simbolizon shpirtin njerezor. Gjate shekullit te shtatembdhjete kuptimi i fjales psiche eshte shenderruar ne kuptimin e mendjes. Logos nje fjale tjeter greke ka nenkuptuar shkencen ose arsyen. Sipas rrugeve Greke psikologjia nje kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.
Log, nuk eshte fjale greke. Prejardhja e saj eshte nga ilirishtja e vjeter. Fjala ka mbrritur deri ne diten e sotme ne kuptimin e saj fillestar. Log - lo/gu - lo/gje - gjet... - Shesh i vogel. Logu i fshatit, i kuvendit. U mblodhen ne log. Natyrisht nenkupton edhe lendine. Sie dihet, ne kohen e Sokratit dhe para tij, shkrimi ekzistonte por mundesia per te shkruajtur ishte e pakte dhe thuajse edo gje, qofte edhe diskutimet filozofike(lexo Platonin) beheshin ne vende te posaeme, ne sheshe, ne "Log", e natyrisht meqenese ne nje diskutim ishte e domosdoshme prania e dy e me shume pjesmarresve, lindi fjala "Dialog" dhe shume te tjera, ku rrenja ruhet ne trajte dhe permbajtje e pandryshuar.
Deget e Psikologjise* Psikologjia e komunikimit
* Psikoanaliza
1.Psikologjia Fiziologjike
2.Psikologjia eksperimentale
3.Psikologjia e zhvillimit
4.Psikologjia sociale
5.Psikologjia klinike dhe e keshillimit
6.Psikologjia shkollore dhe psikologjia e edukimit
7.Psikologjia industriale dhe Psikologjia inxhinierike
Shenim: Nje drejtim me ndikim te madh ne shkencen e psikologjise eshte edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan,Xhon Uotson. Bihevioristet e kritikonin shume shpere psikologjine strukturaliste per shkak te metodes se introspeksionin nuk e pranonin si metode shkencore te psikologjisr ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetem ato fenomene qe mund te verehen nga jasht dhe qe mund te regjistrohen. Sipas bihevioristeve, metode shkencore mund te jete vetem te verejturit objektiv.