
Gratė tė cilat konsumojnė dy gota tė mėdha qumėsht nė ditė pas stėrvitjeve tė cilat pėrfshijnė ngritjen e peshave, zhvillojnė masė mė tė madhe tė muskujve dhe humbin mė shumė ind yndyror krahasuar me gratė tė cilat konsumojnė pije energjetike me bazė sheqeri, bėjnė tė ditur studimet e reja tė shkencėtarėve kanadezė.
Ngritja e peshave nuk ėshtė njė ushtrim tipik pėr femra, por megjithatė ėshtė shumė e dobishme pėr shėndetin pasi shton fuqinė, forcon eshtrat, muskujt dhe metabolizmin nė njė mėnyrė tė cilėn llojet tjera tė ushtrimeve nuk mund ta arrijnė, bėjnė tė ditur autorėt e studimit.
Nė bazė tė rezultateve tė hulumtimeve tė mėhershme, shkencėtarėt edhe kanė pritur njė rritje mė tė madhe tė masės muskulore te femrat tė cilat vazhdimisht janė stėrvitur dhe qė vazhdimisht kanė konsumuar qumėsht, por janė befasuar me sasinė e indit yndyror tė humbur.
Femrat shpesh shmangin produktet e qumėshtit duke llogaritur se kėto shkaktojnė trashje, por ky hulumtim pohon se ngritja e rregullt e peshave dhe konsumimi i pėrditshėm i qumėshtit, ndihmon femrat tė kenė njė ndėrtim dhe pėrbėrje mė tė mirė tė trupit.