
Rama vė kushte pėr njohjen e zgjedhjeve, reagon PD
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka reaguar tė shtunėn ndaj deklaratave tė liderit demokrat, Sali Berisha, duke vlerėsuar se zgjedhjet ende nuk kanė mbaruar dhe se Berisha ende nuk ėshtė kryeministėr i vendit.
Pa u hapur kutitė e Beratit, Tiranės dhe Shkodrės, Sali Berisha nuk mund tė jetė kryeministėr. Me katėr ushtarė nė KQZ, tė cilėt i kanė shitur shpirtin Sali Berishės si dhe me ushtarė tė tjerė nė Kolegjin Zgjedhor, ai nuk do tė mund tė mbajė karrigen, tha Rama gjatė njė konference pėr shtyp nga selia rozė.
Kreu socialist tha se do tė pranonte rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, vetėm nėse bėhet transparencė pėr kutitė e kėtyre tre qarqeve. Partia Socialiste do tė jetė e pa kapėrcyeshme pėr tė dhe pėr nusen e tij tė re (Ilir Meta), tė cilėt i dha votėn e mijėra socialistėve, tha mė tej Rama.
Kreu i partisė mė tė madhe nė opozitė, ka kėrcėnuar Berishėn se nuk do tė ketė asnjė lloj bashkėpunimi me tė. Edhe njė herė tjetėr, Rama ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk ėshtė ky qė ėshtė paraqitur deri mė tani, pasi sipas tij ende nuk janė hapur tė gjitha kutitė e votimit.
PD: Mallkimi nuk ndryshon zgjedhjet
Pas deklaratės sė Ramės, i menjėhershėm ka qenė reagimi i PD-sė. Partia Demokratike theksoi se Rama po maskon humbjen, teksa lėshon kėrcėnimin e radhės institucioneve shtetėrore tė vlerėsimit tė rezultatit tė zgjedhjeve.
Pas anatemimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, tė zgjedhur me konsensusin e tė gjitha palėve, presionit dhe paragjykimit tė Kolegjit Zgjedhor, ai bėri tė ditur se nuk ka ndėrmend tė njohė rezultatin e zgjedhjeve e as tė pranojė humbjen. Madje z.Rama, i cili dukej thellėsisht i rrėnuar psikologjikisht deklaroi se do ti padisė komisionerėt e tij socialist, tha zėdhėnėsja e PD-sė Erla Mėhilli.
Ajo tha se trillimet dhe mallkimet janė tė pafuqishme pėr tė ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Je ti ai qė mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti tė pavlefshme. Kutitė e Beratit, Shkodrės apo Tiranės nuk janė si kutitė e Fierit z.Rama. Ato janė tė numėruara, tė certifikuara dhe tė shpallura tashmė, ka potencuar PD.
Ndryshe, Partia Demokratike ka deklaruar mbetet e hapur pėr sa i pėrket bashkėpunimit me Partinė Socialiste nė tė ardhmen. /gazeta start/telegrafi/