
Rinia e kryeqytetit, por edhe tė tjerė tė ardhur nga rrethet kanė shijuar dje magjinė e natės sė dytė tė rokut nė stadiumin Qemal Stafa.
Nga ora 20.00 deri nė 20.45, tė pranishmit kanė kėnduar dhe kėrcyer nė shkallėt e stadiumit me Besėn dhe bendin e saj muzikor, tė cilėt kanė hapur koncertin.
Sipas organizatoreve u shiten mbi katėr mijė bileta, kryesisht nė moshat nga 18 deri nė 35 vjeē.
Pas Besės nė skenė kanė zbritur "Planet funk". Grupi italian me sloganin "Ne jetojmė nė kohėn e ndryshimeve, reflektimeve, transformimeve" ėshtė i njohur pėr tė paktėn tre hite. Kėngėt "Non Zero Sumness", "The Illogical Consequence" dhe "Static" ēelėn njė erė tė re nė muzikėn italiane. Grupi ka kėnduar me muzikė tė miksuar nė rock, pop, electronik dhe dance me njė stil thellėsisht evropian.
Ata dje kėnduan hitet si "Chase the Sun", "Inside all the people", "Who Said", "The Switch", etj. Finalja e koncertit ngjiti nė skenė grupin e njohur "One Republic". Ata nuk kanė nevojė pėr reklamė. Kėngėt e tyre janė hitet mė tė preferuara tė muzikės sot. Mė tė suksesshmit janė "Apologize" apo "All the right moves". Grupi "One Republic" ishte kulmi I koncertit tė djeshėm dhe mbyllja mė e mirė e edicionit tė dytė tė festivalit "Rock in Tirana".
Ky ėshtė viti i dytė i festivalit Rock in Tirana. Duke parė kėrkesat e shumta, organizatoret vendosėn qė kėtė herė ta organizojnė nė dy net. Pėr tė hapur natėn e dytė donim qė tė ishte njė bandė shqiptare dhe zgjodhėm Besėn. Ajo kėndoi live kėngėt e saj mė tė mira si dhe disa cover tė grupeve tė njohura. Tė ftuar speciale ishin grupi italian Planet Funk ndėrsa grupi kryesor ishin One Republic. Kėngėt ishin live dhe kjo i dha njė tjetėr atmosferė festivalit, tha njeri prej tyre.
E veēanta e kėsaj nate ishte se pėr herė tė parė i gjithė publiku kėndoi live sė bashku me kėngėtarėt.
Nata e pare nė stadiumin "Qemal Stafa" ishte ne 5 qershor. Besa ka interpretuar kėngėn "In Trance" me Uli Jon Roth, kitarristin e "Scorpions". Kombinimi perfekt i zėrit tė Besės dhe tingujve tė kitarrės sė Uli Jon Roth, e kanė ngritur nė kėmbė publikun e kryeqytetit.
Uli Jon Roth ėshtė njė nga kompozitorėt mė tė suksesshėm gjermanė. Arriti kulmin me "Scorpions" (1973-1978), ku realizoi pesė albume, ndėrsa janė tė shumta performancet e tij nė tė gjithė botėn. Ai ėshtė njė multi-instrumentalist, ndėrsa suksesi i tij muzikor ka vazhduar dhe mbėrriti nė njė perfromancė live edhe nė Tiranė