Collapse column



Rrėfehet – Nazmi Bllaca,(udheheqesit e PDK-se jane "Kriminela" !!

AlbStars/ Rrėfehet – Nazmi Bllaca,(udheheqesit e PDK-se jane "Kriminela" !! => Nėn urdhrat e SHIK-ut kam marrė pjesė nė 17 aksione pėr vrasje, plagosje, rrahje e shantazhim. Eprori im ka qenė Azem Syla”, ka thėnė Bllaca, personi

Author Topic: Rrėfehet – Nazmi Bllaca,(udheheqesit e PDK-se jane "Kriminela" !!  (Read 2830 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline paajttimi

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 687
  • Gender: Male
    • View Profile
Nėn urdhrat e SHIK-ut kam marrė pjesė nė 17 aksione pėr vrasje, plagosje, rrahje e shantazhim. Eprori im ka qenė Azem Syla”, ka thėnė Bllaca, personi i pėrfolur se ka marrė pjesė nė krime politike. Policia nuk ka ndonjė urdhėr arresti pėr tė. .



Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, ka deklaruar tė dielėn nė Prishtinė, para mediave, se “nėn urdhrat e SHIK-ut ka marrė pjesė nė 17 aksione” tė, siē ka thėnė, “vrasjes, plagosjes, rrahjes e shantazhit tė personave tė caktuar, tė parė si kolaboracionistė tė Serbisė, apo si rivalė politikė”.

Kjo paraqitje e Bllacės vjen tri ditė pasi qė deputeti i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Gani Geci, inicioi akuza tė ashpra pėr pėrfshirje nė krime politike ndaj disa deputetėve dhe anėtarėve tė Qeverisė sė Kosovės.

Bllaca e ka pėrmendur emrin e atyre nga tė cilėt ka marrė urdhra.

“Epror kryesor nė SHIK e kam pasur Azem Sylėn. Bėhet fjalė pėr vrasje, plagosje, kėrcėnime, shantazhe, rrahje brutale etj. Ėshtė vėshtirė me ardhė kėtu para parlamentit edhe me thėnė si dėshmitar, mirėpo boll ka shkuar me ata dėshmitarėt e fshehtė. Unė jam penduar pėr punėn qė ėshtė bėrė nga 12 qershori i vitit 1999”, ka thėnė Bllaca, duke mos pėrmendur emrin e personit qė thotė ta ketė vrarė.

Me gjithė pėrpjekjet, Radio Evropa e Lirė nuk ka mundur tė kontaktojė me Azem Sylėn pėr tė dėgjuar versionin e tij nė lidhje me ketė ēėshtje.

Ndryshe, para paraqitjes sė Bllacės, deputetėt Adem Salihaj dhe Gani Geci u shpėrndanė gazetarėve njė CD, qė pėrmban material njėorėsh tė dėshmisė sė Bllacės.

Nazim Bllaca tha se krimet janė kryer pas periudhės sė luftės. Ai aty pėrmendi se pėr aksionet e kryera ka marrė urdhra nga, siē tha ai, "pjesėtarė tė SHIK-ut, qė gjenden nė strukturat udhėheqėse tė Partisė Demokratike tė Kosovės".

Zėdhėnėsi i PDK-sė, Blerand Stavileci, hodhi poshtė kėto akuza dhe ftoi drejtėsinė qė tė merret me rastin nė fjalė.

“Akuzat e tilla jo vetėm tash, por edhe mė herėt, edhe tė formave tė tjera qė i janė adresuar subjektit tonė, i konsiderojmė si njė tendencė pėr ta zhvendosur vėmendjen e opinionit publik dhe ne konsiderojmė se kėto bėjnė dėm dhe u hedhin hije tė keqe nė pėrgjithėsi zhvillimeve nė Kosovė”, tha Stavileci.

Deputeti Adem Salihaj tha se materialin e kanė pasur mė shumė se njė muaj mė parė, duke hedhur poshtė pretendimet se i njėjti po pėrdoret pėr tė pasur ndikim nė fushatėn zgjedhore.

“Pėr ēėshtje tė fushatės nuk lidhet kjo, ne e kemi pasur mė herėt dhe kemi mundur ta dėmtojmė secilėn parti politike nė lidhje me kėtė. S’e kemi shfrytėzuar. Tash ėshtė kryer ajo pjesa kryesore e fushatės dhe ne duhet ta gjejmė momentin”, tha Salihaj.

Nė anėn tjetėr, megjithėse ka pranuar se ka kryer vrasje, Bllaca ka shėtitur lirshėm nė Prishtinė. Policia e Kosovės nuk ka marrė ndonjė urdhėr arresti pėr personin nė fjalė. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, shpjegoi:

“Pala, tė gjitha informacionet, dėshmitė i ka ofruar nė Policinė dhe Prokurorinė e EULEX-it. Policia i ka filluar hetimet e saj. Policia ėshtė nė kontakte me prokurorinė dhe janė organet e drejtėsisė ato qė vendosin a tė lėshojnė ndonjė urdhėr-arrest dhe atėherė policia e zbaton atė”, tha Kelani.

Ndėrsa, zyrtarė tė EULEX-it pranojnė se janė duke hetuar rastin. Pėrfaqėsues tė Zyrės pėr informim tė EULEX-it i kanė thėnė Radios Evropa e Lirė se nuk mund tė komentojnė mbi rastin, ndėrsa ai ėshtė duke u hetuar. (RFE)

Ja dhe rrefimi i tij ne video ;


AlbStars


Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: