
Tash pėr tash nuk ka zgjedhje tė pėrgjithshme nė Kosovė... mirėpo nuk mund tė pėrjashtohet mundėsia e mbajtjes sė tyre prej tash e deri nė pėrfundim tė mandatit katėrvjeēar
Mund tė ketė zhvillime tė reja qė mund ta nxisin presidentin tė caktojė zgjedhjet, ka thėnė pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar, Pieter Feith, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė.
Feith, nė kėtė intervistė ka bėrė njė vijė ndarėse midis pėrgjegjėsive tė presidentit tė Kosovės dhe pėrgjegjėsive tė tij. Sipas pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtar, presidenti Sejdiu ėshtė personi qė pėrgjigjet nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Kushtetutėn, kurse ai flet pėr planin gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit.
I pyetur nėse ky vendim ėshtė i kthyeshėm Feith ka shpjeguar se, ajo qė e ka thėnė ėshtė pikėpamja e tij dhe autoriteti qė i ėshtė dhėnė nė kuadėr tė pakos gjithėpėrfshirėse dhe Kushtetutės. Mė ėshtė besuar pėrgjegjėsia pėr tė qenė autoriteti pėrfundimtar nė zbatimin e planit dhe kėshtu do tė mbetet, ka shtuar ai.
Sidoqoftė, ai ka theksuar se, zgjedhje tash pėr tash nuk do tė ketė, mirėpo ka shtuar se: Nuk mund tė pėrjashtohet mundėsia e mbajtjes sė tyre prej tash e deri nė pėrfundim tė mandatit katėrvjeēar tė Kuvendit dhe Qeverisė.
Natyrisht, mund tė ketė zhvillime tė reja qė mund ta nxisin presidentin tė caktojė zgjedhjet. Por, kjo ėshtė diēka e cila duhet tė dalė nga Kuvendi, prandaj do tė doja ti trimėroj tė gjithė qė ta kthejnė debatin aty ku e ka vendin, nė Kuvendin e Kosovės. Dhe nėse opozita siguron mbėshtetje tė mjaftueshme pėr synimin e tyre qė tė mbahen zgjedhjet, atėherė natyrisht kjo ėshtė diēka tjetėr, ka thėnė ai.