
Serbia po e shtyn Luginėn e Preshevės drejt Kosovės
Kryetari i Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa ka akuzuar pjesėtarėt e xhandarmerisė serbe se, nė mėnyrė brutale po hyjnė nė shtėpitė e shqiptarėve nė Komunėn e Preshevės dhe po i maltretojnė madje edhe fėmijėt e vegjėl.
"Nėse vazhdojnė aksionet brutale tė xhandarmerisė, secili oborr dhe shtėpi nė Preshevė dhe rrethinė do tė jenė tė hapur, pasi nuk dėshirojmė qė ata tė thyejnė dyert dhe dritaret pėr tė hyrė. Ēdo gjė do tė jetė e hapur dhe nė disponim tė tyre, ka thėnė Mustafa, transmeton agjencia Fonet.
Mustafa po ashtu ėshtė shprehur se, nuk do tė ketė arsye qė pushteti lokal tė punojė, nėse vazhdon ky represion. "Do tė hapim godinėn e Kuvendit dhe institucioneve tė tjera, dhe le ta vendosė policia dhe xhandarmeria pushtetin e vet. Ne nuk do tė jemi pjesė e kėsaj, ėshtė shprehur ai.
Nė situatėn kur xhandarmeria nė mėnyrė brutale futet nė shtėpitė e njerėzve, dhe maltreton madje edhe fėmijėt e vegjėl, nuk kemi ēfarė tė themi tjetėr pos qė - nėse vazhdon kjo gjė - do tė tėrhiqemi nga organet zyrtare tė pushtetit komunal, ka thėnė Mustafa.
Sipas tij, gjėra tė tilla kanė ndodhur gjatė dekadės sė kaluar nė Kosovės. "Policia njėsoj ėshtė sjellė edhe nė Kosovė, dhe e dimė se ēfarė ka ndodhur atje. Serbia e ka humbur Kosovėn. Mos nė kėtė mėnyrė po e shtyn edhe Luginėn e Preshevės drejt Kosovės, ka pyetur ai.
Mustafa po ashtu ka vlerėsuar se, ėshtė problem i madh qė pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal nuk mund tė arrijnė deri tė pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Serbisė. "Askush nuk flet me ne vetėm nė gazeta lexojmė deklaratat e tyre. Kėtu ekziston njė problem i madh dhe dikush duhet tė flasė me njerėzit, tė shohim si ta zgjidhim atė, ėshtė shprehur ai. /Telegrafi/