Kosovarėt festojnė
Fuqitė ndėrkombėtare njohin pavarėsinė e Kosovės
Shtetet e Bashkuara dhe disa vendeve antėare tė BE-sė kanė njohur zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės.
Ky hap i kėtyre vendeve erdhi menjėherė pas njė takimi tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Bruksel.
"Shtetet e Bashkuara kanė njohur sot zyrtarisht Kosovėn si njė shtet sovran dhe i pavarur," thuhet nė njė deklaratė tė sekretares amerikane tė Shtetit, Condoleezza Rice.
"Ne urojmė popullin e Kosovės pėr kėtė rast historik," tha zonja Rice.
Nė mesin e vendeve tė BE-sė qė kanė njohur zyrtaisht pavarėsinė e Kosovė, janė Britania, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika.
"Nė emėr tė mbretėrisė sė Bashkuara mund tė njoftoj se qeveria britanike ka vendosur tė njohė Kosovėn," tha Sekretari i Jashtėm britanik David Miliband menjėherė pas mbledhjes sė ministrave tė jashtėm nė Bruksel.
"Ne do ta bėjmė kėtė sė bashku me vende tė tjera evropiane, tė paktėn gjysma, do tė vlerėsoja pas diskutimeve tė sotme, do ta njohin Kosovėn kėtė javė," tha ai.
"Ne i kemi shkruar kryeministrit Thaēi pėr ta informuar lidhur me kėtė," tha zoti Miliband.
Ministrat e BE-sė thanė nė njė deklaratė pas mbledhjes nė Bruksel se secili nga 27 vendet anėtare do tė vendosė vetė pėr njohjen e Kosovės.
"Rreth 17 vende kanė vendosur tė reagojnė shpejt pėr tė shmangur krijimin e njė vakumi me sjellje tė pavendosura," tha ministri i Jashtėm gjerman Frank-Walter Steinmeier, vendi i tė cilit e njohu menjėherė pavarėsinė e Kosovės.
Ministri i jashtėm italian Massimo D'Alema tha se Italia e njeh Kosovėn "si njė shtet tė pavarur nėn vėzhgim ndėrkombėtar".